Të drejtat islame të njeriut
Në këtë edicion do trajtojmë lirinë në dy pikëpamjet, islame dhe perëndimore.
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Të drejtat islame të njeriut". Liria është një prej vlerave më kryesore njerëzore dhe lavdërohet nga të gjithë. Me liri zhvillohen idetë dhe lulëzojnë talentet e njeriut. Për këtë arsye, shumë shkolla dhe mendimtarë kanë shprehur mendimet e tyre në lidhje me lirinë. Sot shtetet perëndimore pretendojnë se janë mbrojtëse të lirisë. Politikanët e shteteve perëndimore dhe mendimtarët e këtyre vendeve besojnë se liritë shoqërore dhe individuale për herë të parë janë paraqitur në Evropë. Filozofët perëndimorë për herë të parë në shekullin 18, kanë paraqitur disa mendime në lidhje me lirinë dhe kanë shkruar libra, ndërsa parimet e tyre kryesisht janë paraqitur edhe në Deklaratën Botërore të të Drejtave të Njeriut e cila sot konsiderohet një prej dokumenteve të rëndësishme botërore.
Mirëpo duhet thënë se shumë shekuj para se mendimtarët, intelektualët dhe liderët evropianë të mendojnë për lirinë dhe ta konsiderojnë atë një prej të drejtave themelore të njeriut, kjo çështje është shpjeguar në fetë qiellore. Çështje me rëndësi është kjo që koncepti i lirisë i paraqitur në fund të shekullit 18 në Francë dhe pastaj në të gjithë botën perëndimore, është një koncept më i kufizuar dhe me vlerë më të vogël se sa kuptimi i lirisë në fetë hyjnore.
Liria ka qenë një prej kërkesave të para të feve qiellore për njerëzit dhe profetët hyjnore ishin thirrësit e parë dhe misionarët e parë të lirisë së njerëzve. Në realitet, fjala e parë e të gjithë profetëve të Zotit ishte kjo: "Nënshtrojuni pranë urdhrave të Zotit dhe mos u nënshtroni përpara tiranëve dhe para askujt tjerë përveç Zotit, sepse ata dëshirojnë ta robërojnë njeriun". Në suren Nahl, ajeti 36 në Kur'anin e shenjtë lexojmë: "Ne kemi dërguar profet tek çdo popull (për të thënë): Adhurojeni Zotin Një dhe largohuni nga despotizmi...".
Në këtë kuadër Hazreti Musa a.s. në fillim të kryengritjes së tij, pasi i ftoi njerëzit në besimin monoteist, kumtoi mesazhin e lirisë. Ky mesazh nuk ishte për lirimin e territorit dhe të resurseve ekonomike të Egjiptit, por qëllimi i tij ishte lirimi i popullit të Egjiptit nga robëria e despotizmit. Natyrisht, nëse populli i një rajoni do të lirohet, padyshim se do të lirohet edhe territori edhe resurset ekonomike të tyre. Mesazhi liridashës i Hazretit Musaut a.s. ashtu siç thuhet në ajetin 18 të sures Dukhan, ishte ky: "O despotë! Dorëzojini robërit e Zotit tek unë, sepse unë jam i dërguari i besueshëm për ju!". Përgjigja e Faraonit dhe e funksionarëve të tij ishte: "Ne nuk dorëzohemi pranë atyre që vet ata janë robër tanë!".
Është e qartë se qëllimi i Faraonit nga këto fjalë dhe nga pretendime të ngjashme me këtë, ishte ky që ai veten e konsideronte krijues të njerëzve. Faraoni pretendonte: "Unë jam zoti më i mirë i juaji". Mirëpo qëllimi i tij nga ky pretendim ishte që çështjet e jetës së njerëzve janë në duar të tij dhe vet ai duhet t'i sistemojë ligjet jetës së tyre. Faraoni dhe ndjekësit e tij ishin idhujtarë dhe e veten e tyre e konsideronin robër të idhujve. Për këtë arsye ndjekësit e Faraonit i thoshin atij: "A po lejon Musaun dhe ndjekësit e tij që të anashkalojnë ty dhe Zotin tënd!" (Surja A'raf, ajeti 127). Në këtë mënyrë Musau a.s. me vështirësi rezistoi përballë këtij pretendimi të faraonit dhe kërkoi lirimin e njerëzve nga ky robërim. Në realitet fjala e Musaut a.s. ishte kjo që askush tjetër përveç Zotit të lartësuar, nuk e meriton që njeriu të nënshtrohet para tij. Prandaj të gjithë njerëzit duhet të lirohen nga këto pranga dhe të mos ndjekin urdhrat dhe ligjet e ndërtuara nga njerëzit.
Rrënja e lirisë në kulturën e Islamit është e bazuar në vizionin monoteist. Prandaj në thirrjen e profetëve të Zotit sipas ajeteve kur'anore, janë ftuar njerëzit që ta adhurojnë Zotin Një. E vërteta e besimit në një Zot është kjo që të mohohet adhurimi i çdo gjëje tjetër përveç Zotit. Do të thotë se kuptimi i besimit në një Zot në çdo fe dhe në thirrjen e çdo profetit është ky që njeriu nuk duhet t'i nënshtrohet dikujt tjetër, përveç Zotit, pavarësisht se ai mund të jetë një person si Faraoni ose Namrudi, apo të jetë një strukturë ose sistem shtetëror. Ajo që është tjetër përveç Zotit, mund të jetë një gjë, mund të jenë dëshirat e egos së njeriut ose edhe traditat dhe zakonet jo hyjnore të përhapura tek njerëzit.
Kur'ani në suren Ali Imran, ajeti 64, duke iu drejtuar ndjekësve të feve qiellore, paraqet këtë propozim: "(O Profet) Thuaj o ndjekësit e librit ejani të mblidhemi rreth fjalës e cila është e njëjtë tek ju dhe tek ne, që të mos adhurojmë zot tjetër përveç Zotit Një dhe të mos i bëjmë Atij shok; dhe disa prej nesh të mos pranojmë gjë tjetër për Zot – përveç Zotit Një...".
Kjo është një e vërtetë e cila ka ekzistuar në të gjitha fetë hyjnore si në fenë hebraike, krishtere dhe Islami që është pionier i besimit në një Zot, thekson se njeriu është lirë dhe nuk duhet të nënshtrohet dhe të bëhet rob i askujt dhe i asgjëje, përveç i Krijuesit të tije, do të thotë Zotit Një. Me fjalë të tjera, njeriu adhurimit të Zotit nuk duhet t'i shoqërojë asgjë si dëshirat e tij, egon e tij, arbitrarizmin, traditat dhe zakonet e injorancës, pasurinë dhe pozitën e tyre shoqërore. Kjo do të thotë që asnjë njeri të mos ketë kurrfarë zotërie tjetër, përveç Zotit. Kjo është motoja dhe Karta botërore e Islamit. Islami i jep njerëzve një personalitet dhe vlerë të lartë qenësore dhe atë nuk e konsideron rob të askujt tjetër, përveç rob të Zotit. Liria në Islam do të thotë lirimi i njerëzve nga prangat e robërimit dhe sundimit të dikujt tjetër, përveç Zotit. Liria në Islam është një dhuratë hyjnore që njeriu me anë të saj e zgjedh rrugën e lumturisë së tij. Islami është thirrës i lirisë, për arsye se njerëzit janë lënë të lirë në rrugën e zgjedhjes së lumturisë dhe përkryerjes së tyre duke mënjanuar pengesat dhe duke krijuar kushtet e duhura. Prandaj, liria në Islam do të thotë lirim nga çfarëdo kushti dhe zotimi. Është e pamundur që një qenie qoftë ajo njeri ose jo njeri, të mos pranojë kurrfarë kufiri dhe njëkohësisht të mund të kalojë rrugën e përkryerjes së vet. Liria do të thotë lirim nga prangat dhe pengesat të cilat pengojë zhvillimin dhe shfaqjen e talenteve të njeriut. Njeriu në bazë të talenteve arbitrare, edhe nga aspekti mendor, fizik dhe shpirtëror posedon talente dhe aftësi të cilat duhet t'i shfaq. Njerëzit e tjerë nuk duhet të bëhen pengesë për shfaqjen e këtyre talenteve. Prandaj liria do të thotë lirim nga pengesat dhe vështirësitë.
Zoti i madhëruar në suren A'raf ajeti 157 në Kur'anin e shenjtë flet për misionin e Profetit dhe rezultatet e fesë islame dhe thotë se Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. duke ftuar njerëzit në besimin Islam, ka thyer dhe hapur prangat dhe zinxhirët të lidhur në këmbët e njerëzve dhe që pengojnë lëvizjen dhe ecjen e njeriut në rrugën e përkryerjes. Për këtë arsye nga pikëpamja e Islamit, ngjyra dhe raca, gjinia dhe dallimet e tjera sipërfaqësore nuk bëhen shkak për dallimin dhe superioritetin e asnjë njeriu ndaj njerëzve të tjerë, sepse Islami të gjithë njerëzit i konsideron të lirë. Kjo fjali që "çdo njeri ka lindur i lirë" e cila ekziston në dokumentet shumë të rëndësishme të Revolucionit të madh të Francës dhe sot në botë transmetohet gojë më gojë, është një fjalë e cila është thënë nga Imam Aliu (a.s.) para më shumë se 1400 viteve në kohën kur i drejtohet të birit të tij Imam Hasanit (a.s.) duke i thënë: "Mos u bë rob i askujt tjetër, përveç i Zotit, për arsye se Zoti të ka krijuar ty të lirë!". Vërejmë se në këtë mesazh liria shkurtimisht përshkruhet në lirimin e njeriut nga robëria ndaj dikujt tjetër, përveç Zotit. Imam Aliu (a.s.) për këtë arsye, dinjitetin dhe krenarinë e tij e konsideron pikërisht në këtë liri dhe ka thënë: "O Zot! Mua më mjafton kjo madhëri që unë jam rob i yt dhe më mjafton kjo krenari që ti je Zoti im!".
Tani pasi njohëm rëndësinë e lirisë si një e drejtë legjitime në fetë monoteiste, është me rëndësi që të trajtojmë dallimin mes bazave të lirisë nga pikëpamja e feve hyjnore dhe sidomos të Islamit me lirinë perëndimore.
Liria islame dhe liria perëndimore, dallojnë nga njëra-tjetra edhe në burim edhe në rezultate. Liria në perëndim është krijuar nga kërkesat dhe dëshirat e egos së njeriut. Në të vërtetë filozofia e lirisë në perëndim, është humanizmi dhe dëshirat e njeriut. Njeriu, dëshirat dhe kërkesat e tij janë përcaktuese të lirisë. Në këtë pikëpamje, njeriu duhet të jetë i lirë dhe të veprojë çfarë të dëshirojë. Megjithëkëtë, ky lloj i përkufizimit të lirisë kurrë nuk është zbatuar në praktikë në shoqëri. Në këtë mënyrë askush në mënyrë sipërfaqësore nuk e përkrah lirinë dhe nuk është i mundur realizimi i këtij lloji të lirisë.
Në shoqërinë njerëzore nëse supozojmë se një njeri është i lirë të veprojë çfarë të dëshirojë dhe të mos ekzistojë kurrfarë pengese përpara tij, natyrisht se vet kjo liri do të kufizojë lirinë e shumë njerëzve të tjerë, si dhe do të prishë qetësinë dhe sigurinë e tyre. Edhe anarkistët të cilët u shfaqen në Evropë në shekujt 19 dhe 20 dhe hodhën moton e lirisë nga të gjitha ligjet dhe rregullat shoqërore, përsëri besonin në disa kufizime dhe kanë respektuar ato në praktikë.