Të drejtat islame të njeriut
Në këtë edicion do të paraqesim pikëpamjen e veçantë të Islamit ndaj lirisë.
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar jemi pranë jush me edicionin e radhës së programit "Të drejtat islame të njeriut". Në edicionin e kaluar thamë se liria e mendimit dhe e bindjes është një prej lirive themelore të njeriut për të cilën edhe Islami ka një përkushtim të veçantë. Thamë gjithashtu se Islami në lidhje me lirinë e bindjes, ka një vështrim special i cili e dallon atë nga shkollat e tjera njerëzore. Në këtë edicion do të paraqesin vështrimin e veçantë të Islamit në lidhje me lirinë e bindjes.
Bindjet e njeriut mund të jenë të bazuar në dy shtylla kryesore: nganjëherë themel i bindjes së njeriut mund të jetë një mendim i lirë, do të thotë njeriu me një mendje dhe mendim të lirë duke menduar në mënyrë të vërtetë, e zgjedh një bindje për vete. Mirëpo nganjëherë njeriut i imponohet një bindje. Ky imponim i bindjes mund të bëhet nëpërmjet çdo rruge dhe metode si nga imitimi i etërve dhe paraardhësve, pa patur edhe lidhjen më të vogël me forcën e të menduarit të tij. Njeriu ka dashuri ndaj bindjes së tij dhe harmonizohet me atë. Mendimtarët thonë se dashuria e njeriut ndaj një gjëje, është në dy mënyra. Mund të ndodhë që një mëndim të bëhet bazë i bindjes së njeriut dhe në realitet bazë e dashurisë së njeriut që në këtë rast bindja e njeriut është e bazuar mbi të menduar. Mirëpo nganjëherë njeriu fiton një bindje e cila më shumë është rezultat i ndjenjave ose imitimit të prindërve ose rezultat i ndikimit nga ambienti ose rezultat i ndonjë faktori tjetër, por jo rezultat i mendjes. Kjo bindje është e bazuar në faktorë të tjerë, përveç të menduarit dhe mendjes. Bindja në këtë kuptim jo vetëm që nuk është zgjidhje, por përkundër kësaj ajo konsiderohet një nyje dhe pengesë për të menduarin e njeriut. Kjo do të thotë se mendimi i njeriut në rrethana të tilla në vend që të jetë i hapur dhe aktiv, ai mbyllet dhe lidhet. Në këtë rast forca e të menduarit për shkak të mbylljes dhe varësisë, robërohet në brendësinë e njeriut. Liria e bindjes në kuptimin e fundit do të thotë e bazuar në çfarëdo tjetër përveç mendjes dhe të menduarit, jo vetëm se nuk është e dobishme, por ajo sjell pasojat më të dëmshme për individin dhe shoqërinë. Çështje me rëndësi është kjo që nga aspekti i Islamit, esencialisht liria e bindjes në këtë rast nuk ka kuptim, për arsye se liria në këtë rast është e barabartë me qëndrimin në pranga të injorancës dhe paditurisë. Nga pikëpamja e Islamit, pasi mendja dhe aftësia e njeriut për të menduar në mënyrë të lirë është prangosur në zinxhir, paraqitet nevoja për një forcë tjetër për të thyer këto pranga. Natyrisht se lirimi nga këto pranga nuk do të thotë se një mendim dhe bindje e drejtë dhe e bazuar mbi të menduarin logjik dhe racional t'i imponohet njeriut, sepse njeriu duhet të lirohet nga këto pranga në mënyrë që të mund të mendojë vet në mënyrë të lirë dhe ta zgjedhë një bindje të bazuar mbi të menduarin dhe mendjen. Ky është një prej shërbimeve më të mëdha që individi mund t'i bëjë njerëzimit. Një prej veprimeve të profetëve të Zotit ka qenë pikërisht ky që të prishin qendra të tilla të bindjeve të bazuara në imitim dhe besëtytni dhe në injorancë në mënyrë që të lirohen individët dhe në mënyrë të lirë të mund të mendojnë rreth vete, fatit të tyre dhe bindjes së tyre. Prandaj Islami esencialisht është pro lirisë së të menduarit. Islami gjithashtu pajtohet edhe me bindjet të cilat janë krijuar nga mendimi i lirë. Mirëpo çdo bindje nuk është e krijuar nga të menduarit e drejtë. Islami nuk pajtohet me bindjet që nuk janë krijuar në bazë të mendimit të lirë. Ky është një dallim i saktë dhe i hollësishëm që ka islami në çështjen e lirisë së bindjes me të menduarin e mendimtarëve dhe shkollave të tjera.
Dallim tjetër i hollësishëm i Islamit me shkollat dhe në veçanti me mendimtarët perëndimorë, është dallimi i bazave të lirisë së bindjes. Mendimtarët perëndimorë lirinë e bindjes e kanë bazuar në këto tre parime: parimi i respektimit të njeriut, parimi se feja është çështje individuale dhe parimi i imponimit të mendimit, bindjes dhe dëshirës së një personi mbi një person tjetër si përparësia pa superioritet. Parimi i respektimit të njeriut, do të thotë se njeriu është i respektueshëm dhe për ta respektuar njeriun ka nevojë që të respektohet çdo lloj bindje, pavarësisht se a është e drejtë ajo apo jo. Vetëm bindjet të cilat janë të bazuara mbi të menduarin e lirë, janë të pranueshme. Bindjet e bazuara mbi besëtytni ose imitim verbal dhe tradita të injorancës pasi nuk kanë kurrfarë lidhje me mendjen dhe të menduarin e njeriut, esencialisht liria e bindjes në lidhje me bindje të tilla nuk ka kuptim. Nëse një person adhuron gurin ose delen, sipas Islamit nuk mund të thuhet se një person i tillë gëzon të drejtën e lirisë së bindjes dhe bindja e tij është e respektueshme. Kjo është për arsye se nëse ai do të mendojë në mënyrë të drejtë duke përdorur mendjen e tij, do ta kuptojë se kjo bindje e ka burgosur atë në burg dhe është bërë pengesë e madhe në rrugën e lirisë së të menduarit të tij. Kur njeriu e pranon një bindje të padrejtë, efekti i parë i saj është kjo që ajo pengon aktivitetin e mendimit dhe lirinë e të menduarit të njeriut. Kjo është për arsye se njeriu lidhet ngushtë me bindjen e tij. Kjo lidhje dhe varësi tek njeriu krijon fanatizëm, ngurtësi dhe stagnim. Ajo në të cilën dashurohet njeriu dhe lidhet për atë, verbon sytë e vigjilencës së njeriut, shurdhon veshët e dëgjimit dhe në këtë mënyrë njeriu nuk mund të shikojë dhe dëgjojë të vërtetën. A mund të ndodhë që një grup i njerëzve nëpërmjet mendimit të lirë dhe pa kurrfarë pengese, logjike dhe pa kurrfarë të menduari, të arrijnë deri në këtë nivel saqë të adhurojnë lopën? Jo, në asnjë mënyrë mendja dhe mendimi i njeriut edhe nëse ajo do të jetë mendja dhe mendimi më primitiv, përsëri ajo nuk do ta çojë njeriun deri në këtë nivel. Këto bindje kanë rrënjë në diçka tjetër përveç mendjes dhe mendimit. Kryesisht në fillim, individë me interesa materiale dhe kolonialistë të cilët dëshirojnë t'i robërojnë individët e tjerë, përhapin bindje të tilla. Një gabim që ekziston në botën e sotme, qëndron pikërisht këtu. Nga njëra anë thonë se mendja dhe mendimi i njeriut duhet të jetë i lirë, ndërsa nga ana tjetër thonë se bindja duhet të jetë e lirë, edhe idhujtari duhet të jetë i lirë në bindjen e tij, edhe ai që adhuron lopën duhet të jetë i lirë në bindjen e tij. Çdo njeri çfarëdo që adhuron dhe çfarëdo që të ketë zgjedhur për bindje, ai duhet të jetë i lirë në kohën kur bindje të tilla janë kundër lirisë së mendimit. Pikërisht këto bindje prangosin mendimin e njeriut.
Mendimtarët perëndimorë thonë se njeriu është i respektuar për faktin se ai është njeri, prandaj çfarëdo që ai vet e zgjedh për vete dhe çfarëdo bindje që ai zgjedh për vete, ajo duhet të jetë e respektuar. Fjalia e parë do të thotë "njeriu është i respektuar" gjithashtu është e pranueshëm edhe nga Islami. Islami gjithashtu ka respekt të veçantë për njeriun dhe respekton dinjitetin njerëzor të tij, mirëpo në lidhje me fjalinë e dytë do të thotë "çdo bindje që zgjedh për vete, është e respektuar", Islami ka pikëpamje të veçantë sepse liria e bindjes nuk përfshinë të gjitha bindjet. Kjo është për arsye se mund të ndodhë që vet njeriu të zgjedh prangat për vete dhe ta prangosë veten. Nga pikëpamja e Islamit, për të qenë njeriu i respektuar, duhet ta udhëzojmë njeriun në rrugën e progresit dhe përkryerjes. Nëse do ta respektojmë çdo bindje të bazuar në injorancë dhe në besëtytni, atëherë ky respektim në realitet është mosrespektim ndaj talentit njerëzor dhe ndaj karakteristikës njerëzore që është mendimi. Prandaj duhet të thyen këto pranga në mënyrë që të lirohet mendimi i njeriut dhe ai të mundë të mendojë drejtë. Mendimtarët perëndimorë besojnë se imponimi i mendimit, i bindjes dhe i dëshirës së një personi mbi një person tjetër, është një përparësi pa superioritet. Preferimi pa preferencë do të thotë t'i jepet përparësi një personi ose një gjëje ose një vendimi ndaj një tjetri pa patur ai ndonjë superioritet. Mirëpo Islami beson se deri në kohën kur të mos zbulohet rruga kryesore, çdo njeri propozon një rrugë dhe ndërton një hipotezë. Në këtë formë hipoteza, bindja dhe mendimi i çdo kujt është i vlefshëm për vete dhe askush nuk mund ta imponojë bindjen e tij për të tjerët, për arsye se imponimi i bindjeve të tilla është imponim i vullnetit të një personi për një person tjetër. Në çështjet e vërtetuara shkencore deri diku mund të pranohet ky mendim. Natyrisht duhet thënë se në raste të tilla gjithashtu nuk është imponim i vullnetit dhe dëshirës së një personi, por imponim i të vërtetës së vërtetuar në mënyrë të prerë. Për shembull, kur të njihet një sëmundje e rrezikshme dhe të njihet rruga e kurmit të saj, çdo mjek ka për detyrë që ta ndjekë këtë rrugë të njohur. Përkundër të menduarit të mendimtarëve perëndimorë të cilët e konsiderojnë të imponuar mendimin e shumicës mbi pakicën, Islami nuk e pranon gjithashtu as imponimin e mendimit të shumicës mbi pakicën. Islami beson se në lirinë e bindjes, nuk duhet të jetë standard shumica dhe numri më i madh. Do të thotë se njeriu pa menduar dhe pa logjikuar, nuk duhet ta ndjekë shumicën në shoqëri dhe nuk duhet ta ndjek në jetë të njëjtën rrugë të cilën e ndjekin të gjithë njerëzit. Nga pikëpamja e Islamit, kjo është sikur imitimi. Kjo është për arsye se shumica e njerëzve ndjekin supozimin dhe nuk ndjekin mendjen dhe shkencën dhe besimin e sigurt. Çështje tjetër është kjo që as gjykimet e njerëzve rreth vetes, nuk duhet të jenë standard. Për shembull, njeriu zgjedh një model rrobe për vete dhe përcaktimi i tij është ky që ai ka zgjedhur ngjyrën e mirë. Mirëpo mund të ndodhë që miqtë e tij ose individët e tjerë të besojnë se kjo nuk është ngjyrë e përshtatshme. Këtu Islami thotë se njeriu nuk duhet të bie nën ndikimin e gjykimeve të njerëzve, për arsye se opinioni i njerëzve nganjëherë deklarohet për t'i ndryshuar bindjen njeriut dhe jo në bazë të bindjes së tyre.