Thonë, numrat nuk gënjejnë
Në këtë emision do të bëjmë një krahasim të thjeshtë të eliminimit të varfërisë në Afrikë me shpenzimet elektorale në Amerikë.

Qendra dhe perëndimi i Afrikës, janë rajonet më të varfra në botë. Këto rajone vuajnë nga lufta e brendshme, thatësira dhe varfëria ekstreme. Në perëndim të Afrikës ndodhen 16 vende, prej të cilëve vendi më i pasur për nga renditja e mirëqenies në mesin e 185 vendeve, renditet i 122-i. https://www.gfmag.com/global-data/economic-data/worlds-richest-and-poorest-countries
Në qendër të Afrikës ndodhen vende si Çadi dhe Kameruni që për nga renditja botërore ndodhen në vendin e 154-ët dhe 149-të.
http://www.unicef.org/appeals/files/HAC_Overview_2015_WEB_27_01_15.pdf
Fëmijët e këtij rajoni në Afrikë janë fëmijët më të privuar në botë. Organizata UNICEF e OKB e cila ka përgjegjësinë të mbrojë të drejtat e fëmijëve dhe tu vijë atyre në ndihmë, është krijuar për të plotësuar nevojat elementare të fëmijëve.
http://www.unicef.org/about/who/index_mission.html
Në vitin 2015 kjo organizatë ka akorduar një fond prej 973 milion e 211 mijë e 942 dollarë për këto rajone.
http://www.unicef.org/appeals/files/HAC_Overview_2015_WEB_27_01_15.pdf

Shpenzimet elektorale të kandidatëve për president në Amerikë, të cilët garojnë për tu futur në Shtëpinë e Bardhë deri tani ka arritur në 1 miliard e 494 milion dollarë.
http://www.opensecrets.org/pres16/
Kjo shumë është 1.5 herë më shumë sesa buxheti i UNICEF-it për zonat perëndimore dhe qendrore të Afrikës, ose thënë ndryshme është i barabartë me buxhetin e 18 sektorëve të UNICEF që u vijnë në ndihmë fëmijëve në qendër dhe perëndim të Afrikës.
http://www.unicef.org/appeals/files/HAC_Overview_2015_WEB_27_01_15.pdf