Arabaini, vizita e varrit të Imam Husejnit (a.s.)
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i36661-arabaini_vizita_e_varrit_të_imam_husejnit_(a.s.)
Imam Hasan Askeri (a.s.) ka thënë: "Shenjat e besimtarit janë pesë: falja e 52 rekateve namaz gjatë ditës, vizita e varrit të Imam Husejnit (a.s.) në Arbain, vendosja e unazës në gishtin e dorës së djathtë, vendosja e ballit në dhe gjatë rënies në sexhde dhe shqiptimi me zë të lartë fjalinë "Bismil-lahi rrahmani-rrahim" në namaz".
(last modified 2026-05-02T13:06:07+00:00 )
Nëntor 28, 2016 04:53 Europe/Tirane

Imam Hasan Askeri (a.s.) ka thënë: "Shenjat e besimtarit janë pesë: falja e 52 rekateve namaz gjatë ditës, vizita e varrit të Imam Husejnit (a.s.) në Arbain, vendosja e unazës në gishtin e dorës së djathtë, vendosja e ballit në dhe gjatë rënies në sexhde dhe shqiptimi me zë të lartë fjalinë "Bismil-lahi rrahmani-rrahim" në namaz".

Data 20 Safar sipas kalendarit hixhri kameri që përkon me të dyzetat e martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) dhe shokëve të tij në Qerbela, është një ditë e veçantë për vizitën e varrit të Imam Husejnit (a.s.). Kjo vizitë bëhet për ta kujtuar Husejn bin Ali (a.s.)! Sipas Imam Xhafer Sadik (a.s.), Imam Husejni (a.s.) me sakrificën dhe guximin e tij, ka shpëtuar njerëzit nga injoranca që krijoi pushteti Emevit në lidhje me mësimet islame dhe sunetin e Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Kryengritja heroike e Imam Husejnit (a.s.) zbuloi gënjeshtrat e propagandës së pushtetit Emevit dhe ripërtëriu Islamin e vërtetë.

 

Imam  Hasan Askeri (a.s.) ka thënë: "Shenjat e besimtarit janë pesë: falja e 52 rekateve namaz gjatë ditës, vizita e varrit të Imam Husejnit (a.s.) në Arbain, vendosja e unazës në gishten e dorës së djathtë, vendosja e ballit në dhe gjatë rënies në sexhde dhe shqiptimi me zë të lartë fjalinë "Bismil-lahi rrahmani-rrahim" në namaz".

Për manifestimin e ditës së Arbainit janë shkruar disa lutje me rastin e vizitës në këtë ditë. Një prej këtyre lutjeve e cila u njoh me emrin "Zijareti Arbain", përmban tekstin të cilin e ka shkruar Imam Xhafer Sadik (a.s.). Ky është një tekst me një përmbajtje të thellë dhe plotë me mësime të larta islame. Në këtë lutje, njohja e botës hyjnore, adhurimi, sakrifica, martirizimi dhe përpjekja për të arritur kënaqësinë e Zotit, arrin kulmin e vet. Ky tekst ka vlerë aq të lartë saqë lexuesi i tij shoqërohet me martirët e Qerbelas dhe jep besën që në çfarëdo kushte që të jetë, ai do të vazhdojë rrugën e Imam Husejnit (a.s.).

Lutja "Zijareti i Arbainit" ashtu si lutjet e tjera, fillon me selame. Vizitori me këto selame, deklaron modestinë, përuljen dhe dashamirësinë e vet ndaj Imam Husejnit (a.s.) duke thënë: "Es-selamu ala valijil-lahi va habibihi, es-selamu ala khalilil-lahi va naxhibihi, es-selamu ala safij-jil-lahi va ibni-safijhi". Në këtë përshëndetje, e dedikon Imam Husejnit (a.s.) karakteristikat e profetëve të mëdhenj "Ulul-Azm" si Hazreti Muhamed s.a.v.s. Habibullah, Hazreti Ibrahim a.s. Khalilullah dhe Hazreti Adem a.s. Safijullah. Vizitori me këto shprehje të cilat i ka shkruar Imam Xhafer Sadik (a.s.), deklaron se Imam Husejni (a.s.) është përmbledhje e profetëve të mëdhenj. Në një pjesë tjetër të kësaj lutje thuhet: "Përshëndetja qoftë mbi atë të cilit u janë dhënë të gjitha trashëgimit e profetëve!" Prandaj përkujtimi i Arabinit është i barabartë me përkujtimin e dhe konfirmimin e të gjitha kryengritjeve të profetëve nga Ademi a.s. e deri tek Hazreti Muhamed s.a.v.s..

 

Çdo kush që dëgjon emrin e Imam Husejnit (a.s.) dhe tragjedinë e Qerbelas, i rrjedhin lotët prej syve. Këta lot kanë shumë dallim nga lotët që rrjedhin për shkak të vdekjes së të afërmve të njeriut. Lotët që rrjedhin në përkujtim të tragjedisë dhe vuajtjeve që ka përjetuar Imam Husejni (a.s.), nëse shoqërohen me njohje dhe vigjilencë të thellë, mund ta dërgojnë njeriun nga kjo botë materiale në botën metafizike dhe hyjnore. Në ajetin 83 të sures Maide në Kur'anin e shenjtë thuhet: "Dhe (këta) kur të dëgjojnë atë çfarë është shpallur për Muhamedin s.a.v.s., vëren që i mbushen sytë e tyre me lot për arsye se e dëgjojnë të vërtetën (dhe) thonë: O Zot, ne kemi besuar, prandaj na shëno neve në mesin e dëshmitarëve!". Vizitori për këtë arsye sëbashku me selame dhe përshëndetje, vë në dukje vuajtjet që ka përjetuar Imam Husejni (a.s.) dhe thotë: "Es-selamu ala el-Husejnil-madhlumi shehid, es-selamu ala esiril-kerubati va kutilil-aberati" – Përshëndetja qoftë mbi Husejnin e përvuajtur nga padrejtësia dhe përshëndetja qoftë mbi atë bujar dhe të nderuar i cili u përballë me vuajtje dhe u vra nga lotët e shumtë që rridhnin nga sytë.

Në frazën e dytë të kësaj lutje, vizitori vë në dukje Velajatin, fisnikërinë dhe pastërtinë e Imam Husejnit (a.s.) dhe thotë: "O Zot, unë dëshmoj se Husejni (a.s.) është mëkëmbësi yt dhe i biri i mëkëmbësit tënd. Ai është i zgjedhuri yt dhe i biri i të zgjedhurit tënd i cili me mirësinë tende gjeti rrugën e shpëtimit. O Zot, unë dëshmoj se atë e nderove me martirizim dhe i dhurove atij lumturinë dhe e ke lindur atë nga një familje dhe origjinë të pastër dhe e ke bërë atë një njeri të madh nga njerëzit e mëdhenj, e ke bërë atë një lider nga mesi i liderëve, e ke bërë atë një mbrojtës nga mesi i mbrojtësve dhe i ke dhuruar atij të gjithë trashëgiminë e profetëve duke e bërë atë argument për krijesat e tua dhe mëkëmbës tëndin".

Husejni është edukuar dhe rritur nga Profeti Muhamed s.a.v.s. të cilin Zoti e ka quajtur "Rahmetul-lilalemin" dhe i ka thënë atij: "Dhe Ne ty nuk të kemi dërguar, përveçse të jesh mëshirë për të gjithë botën". (Enbija 107). Prandaj Imam Husejni (a.s.) me mëshirën më të madhe ka folur përpara ushtrisë së Jezidit. Ka këshilluar ata që të udhëzohen. Ai edhe në çastet kur ishte rrëzuar në tokë, përsëri ka shprehur dëshirën e tij për t'i udhëzuar njerëzit. Ai në fund dhuroi edhe gjakun e tij të pastër për të udhëzuar dhe shpëtuar njerëzit nga injoranca dhe rruga e humbur. Prandaj në këtë lutje thuhet: O Zot, Husejni ka plotësuar të gjithë atë që nevojitet për udhëzimin e njerëzve. Ai, padyshim se ka kërkuar vetëm të mirën për njerëzit dhe ka sakrifikuar jetën e tij në rrugën tënde!

Imam Husejni (a.s.) para se të largohet nga Mekja, i ka shkruar një testament vëllait të tij Muhamed bin Hanefije në të cilin tregon edhe qëllimet e kryengritjes së vet ku thotë: "Unë po bëj kryengritje për të korrigjuar devijimet që janë bërë në fenë e gjyshit tim të Dërguarit të Zotit dhe për të udhëzuar njerëzit në veprat e mira dhe për t'i larguar ata nga veprat e këqija". Kjo është për arsye se në kohën e Imam Husejnit (a.s.) ishin bërë ndryshime dhe risi të mëdha në fenë islame. Imam Husejni (a.s.) për ta mbrojtur të vërtetën e fesë së Profetit Muhamed s.a.v.s. dhe për të mbetur një fe e shëndosh për gjeneratat e ardhshme, nuk kishte asnjë rrugë tjetër përveç kryengritjes që të deklaronte për të gjithë se "feja tani ka pësuar ndryshime dhe është larguar shumë nga feja e të Dërguarit të Zotit". Prandaj, vizitori në këtë frazë më të bukur të kësaj lutje paraqet qëllimet e kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) duke thënë: "O Zot! Husejni ka sakrifikuar jetën e tij për Ty dhe ka flijuar të gjithë ekzistencën e vet për të shpëtuar robërit e Zotit nga injoranca dhe rruga e humbur".

Njerëzit që luftuan kundër Imam Husejnit (a.s.) dhe e martirizuan atë, ishin njerëz të cilët i kishte mashtruar bota. Stomakët e tyre ishin mbushur me ushqim të ndaluar. Ata kanë lëntë botën tjetër për një çmim të vogël. Prandaj vizitori në vazhdim të lutjes thotë: "Ata njerëz të mashtruar nga kjo botë, ndoqën robërit e tu të cilët ishin hipokritë dhe përçarës, mbanin mbi supe peshën e mëkateve dhe e merituan dënimin me zjarr. Prandaj Imam Husejni (a.s.) me durim dhe vuajtje të mëdha, luftoi kundër tyre në rrugën e nënshtrimit ndaj urdhrave hyjnor derisa u martirizua dhe armiqtë përdhosen dinjitetin e tij".

Deklarimi i besnikërisë në Qerbela, sidomos në natën e Ashuras nga Ehli Bejti dhe shokët e Imam Husejnit (a.s.), i

 

shte i pashembullt që u përsërit edhe në ditën e Ashuras. Ndërkohë që besnikëria e Imam Husejnit (a.s.) ndaj besëlidhjes që kishte bërë me Zotin, ishte më e madhe nga të gjitha këto. Prandaj vizitori edhe njëherë e përshëndet Imam Husejnin (a.s.) dhe thotë: "O Husejn (a.s.), unë dëshmoj se ti je besniku i Zotit dhe i biri i besnikut të Zotit, ke jetuar me lumturi dhe je martirizuar dhe ke ndërruar jetë i lavdëruar në kohën kur larg vendlindjes je përballur me padrejtësi dhe dhunë! Zoti le të realizojë premtimet që ka dhënë për ty dhe ta shkatërrojë çdo kënd që të ka lënë ty vetëm dhe le ta dënojë atë që të ka vrarë ty dhe dëshmojë se ti ke zbatuar besën e dhënë dhe ke luftuar në rrugën e Zotit deri në kohën e martirizimit!

Në miqësitë e vërteta, njeriu ka dashuri edhe ndaj miqve të mikut të tij ndërsa ka urrejtje dhe armiqësi ndaj armiqve dhe dashakeqësve të mikut të tij. Në vazhdim të kësaj lutje dëshmohet dashuria ndaj të dashurve të Imam Husejnit (a.s.) dhe armiqësia ndaj armiqve të tij dhe thuhet: "O Zoti! Bëhu dëshmitar se çdo kush që e do Husejnin, edhe unë e dua atë dhe çdo kush që është armik i Husejnit (a.s.), unë jam armik i tij".

Vizitori gjatë këndimit të lutjes së Arbainit pas përmendjes së një varg virtytesh të larta morale të Imam Husejnit (a.s.), shpreh bindjet e tij të zemrës dhe thotë: "Sheriati im dhe rezultati i veprave të mia është me udhëzimin tënd dhe dëshira ime zemërore dorëzohet përpara dëshirës tënde të zemrës dhe në të gjitha çështjet të ndjek ty dhe jam i gatshëm që me lejen e Zotit, të bashkohem ty dhe jo armiqve të tu!" Vizitori pas shprehjes së kësaj besëlidhje të zemrës me Imam Husejnin (a.s.), lutjen e tij të Arbainit e përfundon duke dërguar përshëndetje dhe salavete për Ehli Bejtin (a.s.) dhe thotë: "Përshëndetja e Zotit qoftë mbi ju, mbi shpirtrat e shenjtë dhe trupat tuaj të pastër, për të pranishmin dhe jo të pranishmin, për të fshehurin dhe të dukshmin tuaj!" Vizitori kështu tregon dashurinë dhe besimin e tij ndaj Imam Husejnit (a.s.) në mënyrë që të jetë në mesin e ndjekësve të tij, ashtu siç ka thënë Xhabir Abdullah Ansari në frazën e fundit të lutjes së tij pranë varrit të Imam Husejnit (a.s.): "Betohem në Zotin i cili me të vërtetë ka zgjedhur dhe dërguar Muhamedin profet për njerëzit! Edhe ne jemi pjesëmarrës në atë që keni hyrë ju dëshmorët!" Pas këtyre fjalëve, shoqëruesit e pyetën Xhabir bin Abdullah Ansari se si është e mundur që ne të jemi shoqërues dhe partnerë të tyre në kohën kur ne nuk kemi luftuar në rrugën e Zotit? Xhabir u përgjigj: "Unë kam dëgjuar nga i Dërguari i Zotit i cili ka thënë: "Çdo kush që e do një grup, do të ringjallet me atë grup dhe çdo kush që pëlqen veprimin e një grupi, ai do të jetë pjesëmarrës në veprën e atij grupi".

Në fund po dëgjojnë lutjen e vizitës së varrit të Imam Husejnit (a.s.) në Arbain.