Arbaini dhe Hazreti Zejenebe (s.a.)
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i36664-arbaini_dhe_hazreti_zejenebe_(s.a.)
Zejnebja është vajza e Aliut dhe Fatimes. Ajo është mbesa e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Tani pas tragjedisë së Ashuras, filloi roli i pashembullt i saj, një rol që zhvillohet në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë si dhe në vazhdimin e kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) dhe pozitës së Velajatit të Ehli Bejtit (a.s.) dhe arrin kulmin e tij në ditën e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.).
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 28, 2016 08:25 Europe/Tirane

Zejnebja është vajza e Aliut dhe Fatimes. Ajo është mbesa e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Tani pas tragjedisë së Ashuras, filloi roli i pashembullt i saj, një rol që zhvillohet në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë si dhe në vazhdimin e kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) dhe pozitës së Velajatit të Ehli Bejtit (a.s.) dhe arrin kulmin e tij në ditën e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.).

Arbaini i Imam Husejnit (a.s.)

Sot në ditën e dyzetë të martirizimit të Husejn bin Ali (a.s.) që përkon me datën 20 të muajit safar të kalendarit hixhri kameri, besimtarët myslimanë mbajnë zi për një njëri të madh i cili me flijimin e jetës së tij, garantoi jetën e Islamit. Arbaini paraqet përkujtimin e martirizimit të Husejn bin Ali (a.s.) dhe shokëve të tij besnikë në ditën e Ashuras. Arbaini i Imam Husejnit (a.s.) tregon trimërinë, guximin dhe sakrificën e atyre të cilët kanë hequr dorë nga e gjithë ekzistenca e tyre për ruajtjen dhe qëndrueshmërinë e fesë islame dhe të mësimeve kur'anore duke vendosur prioritet të jetës së tyre vetëm të vërtetën dhe të drejtën. Në këtë mes, roli i Hazreti Zejnebe (a.s.) në ngjarjet e Ashuras dhe deri në ditën e Arbainit është shumë i rëndësishëm dhe i ndjeshëm. Ajo e cila edhe në ngjarjet e Qerbelas kishte rol të rëndësishëm, merr një rol të veçantë dhe të pashembullt për vazhdimin e lëvizjes dhe kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.). Zejnebja është vajza e Aliut dhe Fatimes. Ajo është mbesa e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s.. Tani pas tragjedisë së Ashuras, filloi roli i pashembullt i saj, një rol që zhvillohet në ruajtjen dhe mbajtjen gjallë si dhe në vazhdimin e kryengritjes së Imam Husejnit (a.s.) dhe pozitës së Velajatit të Ehli Bejtit (a.s.) dhe arrin kulmin e tij në ditën e Arbainit të Imam Husejnit (a.s.).

 

Zejnebja (s.a.) me trimërinë dhe guximin që buronte nga besimi i saj dhe në kohën kur për 40 ditë ishte e robëruar nga pushteti i Jezidit, duke ruajtur origjinën e vet dhe me logjikën e argumentit, bënë të gjitha përpjekjet për të ruajtur qëllimet e Ashuras dhe të Qerbelas. Në pasditen e Ashuras, ushtria e Jezidit varrosi trupat e të vrarëve të saj, mirëpo trupat e pastër të Imam Husejnit (a.s.), të familjarëve dhe të shokëve të tij besnikë mbetën mbi tokë. Ushtria e Jezidit gjatë largimit nga Qerbelaja, familjen e robëruar të Imam Husejnit (a.s.) dhe pjesëtarët e tjerë të karvanit i dërguan pranë vendit ku ishin vrarë martirët në mënyrë që familja e Imam Husejnit (a.s.) të shijojë më shumë këtë tragjedi. Imam Husejni (a.s.) luftonte për dinjitet në këtë botë dhe në botën tjetër, prandaj ushtria e Jezidit mundohej të paraqes Imam Husejnin (a.s.) të dobët para dhe pas martirizimit. Për këtë arsye ata dërguan grat dhe fëmijët i dërguan pranë trupave të vrarë dhe të masakruar të të dashurve të tyre! Secila prej grave aty kishte të vrarë, vëllain, bashkëshortin dhe fëmijën. Mirëpo ato nuk vajtuan dhe nuk qanë!  Për arsye se të gjithë ato kishin sytë tek Hazreti Zejnebje (s.a.). Ato ecnin prapa Hzretit Zejnebe (s.a.). Kur Hazreti Zejnebe (s.a.) arrin pranë trupit të masakruar të Imam Husejnit (a.s.), vëren se trupi i tij jo vetëm që nuk kishte kokë, por atij nuk i kishte mbetur shëndosh as një gjymtyrë tjetër. Ajo ngadalë u përkul. Largoi gurët dhe shtizat e thyera. Vendosi dy duart nën trupin e Imam Husejnit (a.s.), e ngriti atë dhe tha: "O Zot! Pranoje prej neve këtë sakrificë!" Kjo është fjala e një gruaje që të gjithë e dinë se Husejni (a.s.) ishte gjithçka që kishte ajo! Mirëpo ajo me këto fjalë për të gjithë deklaron: "Ne Husejnin e kemi sakrifikuar në rrugën e Zotit dhe të fesë dhe e lusim Zotin që të paranojë këtë sakrificë prej neve!" Në kuvendin e Ubejdullah bin Zijad kur e pyetën atë se si e shikove atë çfarë ka bërë Zoti me vëllain tëndë? Ajo u përgjigj: "Betohem në Zotin se nuk kamë parë asgjë tjetër, përveç bukurisë! Ata ishin burrat për të cilët Zoti ka caktuar vdekjen dhe kanë shkuar në vendin e prehjes". Me këtë qëndrim të Hazretit Zejnebe (s.a.) ndaj martirizimit të Imam Husejnit (a.s.), edhe grat e tjera e kuptuan detyrën e tyre ndaj dëshmorëve të tyre dhe e kuptuan se nuk është koha për të qarë e vajtuar, por koha është për durim dhe rezistencë. Hazreti Zejnebe (s.a.) dhe shoqërueset e saj me këtë qëndrim të tyre, për të gjithë deklaruan se "ne me vetëdije jemi nisur në rrugën e Imamit tonë dhe nëse feja e Zotit kërkon ndonjë sakrificë më të madhe se kjo, ne jemi të gatshëm!".

Betohem në Zotin se nuk kam pa asgjë tjetër, përveç bukurisë

Damasaku, qendra e pushtetit të Jezidit, gjithashtu trazohet me fjalët e guximshme të Hazretit Zejnebe (s.a.). Një qytet që deri dje ishte veshur ngjyra-ngjyra, përnjëherë vishet e tëri në të zezë! Pushtetarët e dinastisë Emevite të mahnitur për faktin se deri dje ishin të gëzuar shumë nga fitorja në luftën e Qerbelas, tani ishin robëruar nga Hazreti Zejnebe dhe Ehli Bejti (a.s.). Zejnebja është vajza e Ali bin Abu Talibit që është shëmbëlltyrë në guxim dhe trimëri. Ajo nuk kishte frikë nga armiqtë e armatosur deri në dhëmbë dhe i bërtiste atyre me zë të lartë dhe poshtëron ato. Ajo në kuvendin e Ibën Zijadit, pa marrë parasysh fuqinë sipërfaqësore të tij, e quan atë degjenerues dhe i pamoralshëm dhe thotë: "E falënderoj Zotin që na ka nderuar neve me profecinë dhe na ka pastruar neve nga papastërtitë! Me të vërtetë vetëm i pamoralshmi skandalizohet dhe i ligu gënjen dhe ai nuk është prej neve". Ajo edhe në pallatin mbretëror të Jezidit tregon qëndresën heroike dhe thotë: "Nëse presioni i kohës më ka detyruar mua të flasë me një njeri si ti, dije se pozita jote për mua është e pavlefshme, mirëpo e konsideroj të çmuar rastin për të qortuar ty". Jezidi përpara saj u poshtërua aq shumë saqë u detyrua sa më shpejtë të largojë Hazretin Zejnebe (a.s.) dhe pjesëtarët e tjerë të karvanit të Qerbelas nga qendra e pushtetit të tij. Kjo është për arsye se Damasku ishte qendra e pushtetit të tij ku qarkullonin përfaqësuesit dhe ambasadorët e vendeve të tjera, tregtarët vendor dhe të huaj, prandaj kjo situatë në asnjë mënyrë nuk ishte në favor të tij. Kështu që ai dha urdhër që ta kthenin Hazretin Zejnebe (s.a.) dhe robërit e karvanit të Qerbelas në Medine.

Karvani i robërve të Qerbelas ishte dërguar në Damask me shumë keqtrajtime dhe torturime. Mirëpo në kohën e kthimit ishin reduktuar këto tortura. Jezidi nga frika e një revolucioni tjetër, kishte urdhëruar përgjegjësin e këtij misioni që të sillet me butësi me pjesëtarët e Ehli Bejtit. Prandaj ai u mundua që karvanin e të mbeturve nga tragjedia e Ashuras me respekt ta dërgojë në Medine. Ata gjatë rrugëtimit nga Kufa në Damask, ishin detyruar të kalonin nëpër shumë qytete, gjatë kthimit kaluan një rrugë më të shkurtë për të arritur më shpejtë në Qerbela. Karvani për tu kthyer në atë vend të përgjakshëm nxitonte me padurim dhe kalonte më lehtësi më të madhe vështirësitë e rrugës. Në këtë mënyrë karvani i Qerbelas më 20 Safar ditën e Arbainit, do të thotë dyzetë pas martirizimit të Imam Husejnit, përsëri arritën në fushën e Qerbelas e cila në dialektin lokal quhej "Kerbu Bela"

 

Vizitori i parë i varrit të Imam Husejnit (a.s.) ishte Xhabir bin Abdullah Ansari. Ai kishte qenë shok i Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s. dhe ndjekës i rrugës së Ehli Bejtit (a.s.). Ai ishte personi i parë i cili 40 ditë pas martirizimit të Imam Husejnit (a.s.) arriti në Qerbela dhe themeloi traditën e vizitës së Arbainit. Personi që kishte shoqëruar Xhabir bin Abdullah në këtë rrugëtim ishte Atije Aufi. Ai ishte shërbyes i Xhabir bin Abdullah dhe komentues i Kur'anit. Atije Aufi në lidhje me këtë thotë: "Sëbashku me Xhabir bin Abdullah Ansari arritëm në Qerbela për ta vizituar varrin e Imam Husejnit (a.s.). Xhabir shkoi pranë degës së lumit Eufrat. U pastrua dhe veshi rroba të pastra... Pastaj u nisëm drejt varrit të Husejnit (a.s.). Xhabir çdo hap që bënte, përmendte emrin e Zotit. Derisa arritëm pranë varrit. Pastaj më tha mua. Më dërgo pranë varrit. Unë mora dorën e tij dhe e vendosa mbi varr. Atëherë ai tha tre herë: "O Husejn!" dhe pastaj humbi vetëdijen. Kur u zgjua, ju drejtua varrit të Imam Husejnit (a.s.) duke thënë: "O Husejn! Pse nuk më përgjigjesh mua?" Pastaj vet i dha përgjigjen fjalëve të veta duke thënë: "Si mund të më përgjigjesh kur të kanë prerë damarët e qafës dhe tani ka një largësi të madhe mes kokës dhe trupit tënd. Unë dëshmoj se ti je bir i Vulës së Profetëve dhe i Zotërisë së Besimtarëve... Përshëndetja dhe kënaqësia hyjnore qoftë me ty!"

Xhabir bin Abdullah pastaj shkoi pranë varreve të shokëve besnikë të Imam Husejnit (a.s.) dhe iu drejtua atyre: "Përshëndetje o shpirtrat që jeni martirizuar në rrugën e Imam Husejnit (a.s.)! Unë dëshmoj se ju keni falë namazin dhe keni dhënë zekatin dhe keni urdhëruar veprat e mira dhe keni ndaluar veprat e këqija dhe keni luftuar me jobesimtarët dhe me idhujtarët derisa ju u ka ardhur vdekje!"

Qerbelaja në Arbain

Arbain, dita e kthimit të Zejnebes (s.a.) në Qerbela. Zejnebja (s.a.) kishte kaluar 40 ditë të vështira dhe torturuese me plotë pikëllim. Ajo ishte një grua që duhet të ishte kulm të thyerjes. Mirëpo ajo kthehet kokëlartë dhe ngadhënjimtare. Ai kishte kryer shumë mirë detyrën e saj gjatë këtyre 40 ditëve. Mirëpo pikëllimi për tragjedinë e Imam Husejnit (a.s.), ishte një flakë që ndizte në zjarr çdo zemër, e sidomos zemrën e Zejnebes! Ajo kishte përjetuar vuajtje të panumërta, ishte keqtrajtuar e rrahur, kishte përjetuar urinë e robërinë, mirëpo asnjëra prej këtyre vuajtjeve nuk e kishte munduar atë më tepër se sa ndarja nga vëllai. Prandaj kur ajo arriti në Qerbela, shkoi pranë varrit të Imam Husejnit (a.s.) dhe me një zë përvëlues thirri vëllain e vet duke thënë: "O i dashuri i zemrës së të Dërguarit të Zotit! O i biri i Mekës dhe i Minas dhe o i biri i Fatime Zahra (s.a.) dhe Ali Al-Morteza (a.s.), ah!". Këto fjalë që duken të thjeshta, dolën nga një zemër e mbushur plotë me pikëllim dhe të gjithë të pranishmit plasën në vaj dhe filluan të vajtojnë me zë të lartë.

Qerbela në ditën e Arbainit