Vdekja e moralit në Perëndim
(last modified Thu, 13 Jul 2017 08:14:38 GMT )
Korrik 13, 2017 10:14 Europe/Tirane

Në këtë program do të  hedhim një vështrim mbi lajmet përkatëse me miratimin e ligjit për lejimin e homoseksualizmit në Parlamentin e Gjermanisë dhe marshin e homoseksualëve në Madrid, si dhe do të flasim rreth zyrtarizimit të veprimeve të tilla amorale dhe në kundërshtim me natyrën qenësore të njeriut dhe me normat dhe mësimet e feve hyjnore.

Parlamenti i Gjermanisë të premten më 30 qershor miratoi planin për njohjen zyrtare të martesave mes homoseksualëve. 393 deputetë të Parlamentit të Gjermanisë votuan pro këtij plani dhe 226 deputetë votuan kundër këtij plani. Partitë social-demokrate, partia e të majtëve dhe Partia e Gjelbër në kohën kur kanë një shumicë të brishtë në Parlamentin e Gjermanisë, me koordinim mes vete, arritën të miratojnë planin për njohjen zyrtare të martesave homoseksuale në Bundestag. Rreth 70 deputet nga Partia Demokristiane dhe Social-Kristiane, gjithashtu votuan pro këtij plani. Partitë Demokristiane dhe Social-Kristiane janë kundër miratimit të planit për njohjen zyrtare të martesave të homoseksualëve. Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë dhe liderja e demokristianëve është kundër njohjes zyrtare të martesave mes homoseksualëve. Angela Merkel, kancelarja e Gjermanisë, par votimit në Parlamentin e Gjermani pro ligjit për martesën mes homoseksualëve në vendin e saj, përkrahu martesën mes mashkullit dhe femrës dhe deklaroi unë besoj se martesa në Kushtetutë është marrëdhënia mes burrit dhe gruas.

Martesa mes homoseksualëve bëhet ligjore edhe në Gjermani

Martesa mes homoseksualëve deri më tani nuk ka qenë veprim ligjor në Gjermani dhe ata vetëm lejoheshin të regjistrojnë vetëm si një partneritet në jetë dhe jo martesë zyrtare. Me zbatimin e këtij plani, homoseksualët edhe në Gjermani mund të birësojnë fëmijë. Dy ditë pas miratimit të ligjit për njohjen zyrtare të martesës mes homoseksualëve, me mijëra homoseksualë me një gjendje shumë të degjeneruar dhe për kundër shpirtit dhe natyrës qenësore të njeriut, marshuan nëpër rrugët e Parisit. Megjithë propagandën e gjerë të homoseksualëve dhe përkrahësve të tyre për ta paraqitur si normale këtë sjellje jashtë normave morale, pjesa më e madhe e qytetarëve në Perëndim nuk mendojnë kështu dhe homoseksualizmin e konsiderojnë në kundërshtim me natyrën qenësore të njeriut dhe në kundërshtim të plotë me mësimet e feve qiellore. Mirëpo megjithëkëtë aktualisht në shumicën e vendeve evropiane martesa mes homoseksualëve për fat të keq është bërë zyrtare.

Mirëpo kjo pyetje shtrohet në opinionin publik të botës se pse shtetet perëndimore në mënyrë ekstreme në të gjitha fushat politike, shoqërore, kulturore dhe morale po mbështesin homoseksualët? Sistemi politik i Perëndimit çfarë dobie fiton nga homoseksualizimi i individëve që po përkrahë kaq shumë organizatat mbështetëse të këtij veprimi jonatyror dhe po insiston që me metoda të ndryshme dhe me pretekste të gjera, të paraqesë këtë fenomen si veprim normal për qytetarët? Nëse vetëm vështrimi njerëzor dhe me qëllim të të drejtave të njeriut, u bë shkak që të krijojë këtë nivel kaq të gjerë të veprimtarisë përkrahëse, atëherë pse nuk shikohen këta individë si persona që për çfarëdo arsyeje kanë dalë nga rruga e ekuilibrit dhe natyrës njerëzore dhe kanë nevojë për ndihmë dhe kurim?

Marshi i lirë i simboleve të homoseksualizmit në perëndim

Homoseksualët në perëndim po mundohen që sjelljen e tyre jashtë numrave morale ta paraqesin në formën e një lëvizje. Ata kundërshtimin ndaj homoseksualizmit e shikojnë si prapambetje dhe diskriminim ndaj homoseksualëve kurse përkrahjen e homoseksualëve e paraqesin të barabartë me intelektualizmin. Kjo propagandë e homoseksualëve ka vendosur një hije aq të rëndë mbi shoqëritë perëndimore saqë edhe Kisha Katolike po ndjek qëndrime konservatore ndaj zyrtarizimit me ligj të martesës së homoseksualëve në vendet perëndimore. Papa Françesko, lideri i katolikëve të botës, tre vite më parë dha një deklaratë përkundër standardeve dhe normave të fesë së krishtere dhe kërkoi hapjen e dyerve të kishave për homoseksualët. Lideri i katolikëve të botës në një intervistë të paparë e cila u publikua në 16 revista të krishtera, duke thënë se kisha e ka për detyrë të hapë dyert për personat homoseksualë, theksoi: "Kisha nuk duhet të dënojë këta persona". Papa argjentinas i Vatikanit tha: "Nëse një individ është homoseksual, por bënë përpjekje që ta fitojë kënaqësinë e Zotit, pse duhet të jap mendim unë kundër atij?" Lideri i katolikëve të botës në reagim ndaj përhapjes së homoseksualizmit si një prej degjenerimeve më të mëdha morale në perëndim, ka shkelur edhe normat kryesore të fesë së krishterë dhe në mënyrë të paqartë vulosi dhe legjitimoi këtë veprim. Në lidhje me këtë çështje Lucetta Scaraffia, gazetare e gazetës më të rëndësishme të Vatikanit të quajtur "Osservatore Romano", në një artikull ka analizuar deklaratat e Papës dhe shkroi: "Papa në deklaratat e tij të fundit ka bërë dallim mes mëkatit dhe mëkatarit".

Papa Françesko

Në bazë të mësimeve të fesë së krishterë, homoseksualizmi është një veprim mëkatar. Të gjitha sektet kryesore të fesë krishtere, kanë një qëndrim të tillë. Në rregulloren e besimit të Kishës së Romës thuhet: "Veprimet homoseksualiste janë në kundërshtim me ligjin e natyrës dhe në asnjë mënyrë nuk mund të pranohen veprime të tilla". Qëndrimi i Kishës Ortodokse është i qartë në po këtë masë dhe thotë: "Kisha Ortodokse mbështet fuqimisht qëndrimin e atij grupi të të krishterëve të cilët e konsiderojnë homoseksualizmin veprim destruktiv dhe mëkat". Qëndrimi i kishave protestante si ajo ungjillore dhe ajo Baptist, gjithashtu është shumë i qartë. Për shembull, rregullorja e kishës ungjillore thotë: "Homoseksualizmi është në kundërshtim me vullnetin e Zotit për njerëzimin... Veprimet homoseksuale janë mëkat". Kishat e shoqërisë së murgjve që konsiderohet sekti i katërt më i madh i krishterizmit në botë, besojnë se: "Homoseksualizmi nuk është mëkat ndaj Zotit, por është mëkat ndaj njerëzimit". Edhe pse Kisha e Vatikanit në perëndim deri diku ka treguar tolerancë ndaj kësaj çështje, mirëpo qëllimi i përgjithshëm i Kishës Anglikan është ky: "Kjo kishë e hedh poshtë dhe e refuzon homoseksualizmin si një veprim që është në kundërshtim me Librin e Shenjtë". Një qëndrim i tillë jo vetëm që aktualisht është qëndrim zyrtar i të gjitha sekteve të fesë së krishterë, por ky ishte edhe qëndrimi i Kishës përgjatë gjithë historisë. Krerët e Kishës të gjithë kanë dënuar homoseksualizmin. Tortulian një prej liderëve të mëdhenj të krishterë i cili ka jetuar në fund të shekullit të dytë dhe në fillim të shekullit të tretë të erës së re, në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Homoseksualizmi më tepër se çfarëdo lloj mëkati tjerë seksual, shkel ligjin e natyrës". Thomas Akuinas, një prej krerëve të njohur të shenjtë të Kishës në shekujt e Mesjetës, homoseksualizmin e ka quajtur "e keqe e egos, e keqe kafsharake dhe egër". Reformatorët e dalluar të renesancës së protestantëve si Lother, Kalvin dhe Zuingli që të gjithë kanë folur për dënimin e homoseksualizmit. Personalitete të tjera të shquara të krishtere si John Vasili, Georg Vitfild, Mudi dhe Bili Graham gjithashtu kanë të njëjtin qëndrim. Kisha në mënyrë të vazhdueshme përgjatë 2000 viteve kishte një pikëpamje të tillë rreth homoseksualizmit.

Profetët e Zotit janë dërguar për ta shpëtuar njerëzimin nga injoranca dhe për ta çuar njeriun në përkryerjen e madhe morale. Misioni i Hazretit Isa a.s. ishte pikërisht ky dhe ai konsiderohet një prej profetëve të mëdhenj në kuadër të këtij misioni. Hazreti Isa a.s. ishte dërguar për ta shpëtuar nga errësira dhe devijimi popullin Beni Israil të futur në errësirë dhe injorancë. Profetë e Zotit dhe dijetarët fetarë janë misionarë të dinjitetit moral, të spiritualizmit dhe largimit nga mëkati. Kjo është për arsye se shoqëritë njerëzore janë ndërtuar mbi bazën e familjes. Familja është e përbërë nga një burrë dhe një grua që sipas ligjit të çdo feje, janë martuar dhe kanë pranuar zotime dhe përgjegjësi ndaj njëri tjetrit dhe zhvillojnë jetën e tyre përkrah njëri-tjetrit. Domethënia dhe e vërteta e martesës nga pikëpamja e Islamit përkufizohet në tre çështje: plotësim i njëri-tjetrit, qetësim për njëri-tjetrin dhe lindja e gjeneratës së ardhshme. Plotësim për njëri-tjetrin do të thotë se asnjë njeri nuk është i plotë në mënyrë të vetme dhe vazhdimisht mundohet që të plotësojë mungesat e tij. I riu synon të arrijë pavarësinë mendore dhe të sigurojë nevojat e tij sipas instinktit. Ai për të plotësuar mungesat e tij dhe për të siguruar nevojat e panumërta të tij, drejtohet drejt martesës dhe duke zgjedhur një bashkëshorte të merituar, krijon kushtet e duhura për zhvillimin dhe përkryerjen e vet.  Prandaj, martesa mund të konsiderohet si një kapital për zhvillimin dhe plotësimin ose përkryerjen e njeriut. Në realitet Zoti i madhëruar njeriun e ka krijuar në atë mënyrë që ai është i mangët pa gjininë e kundërt dhe me gjininë e kundërt plotësohet. Burri ka nevojë për gruan dhe gruaja për burrin. Ndikimi i dytë i martesës është qetësia. Nevoja më e rëndësishme e cila plotësohet nëpërmjet martesës, është nevoja për qetësi dhe ndjenja e sigurisë dhe e lehtësisë. Kjo nevojë e cila buron nga natyra qenësore e njeriut, është e rëndësishme aq shumë saqë Zoti i madhëruar në ajetin 21 të sures Rum në Kur'anin e shenjtë ka thënë: "Dhe një prej argumenteve të Tij është kjo që ai ka krijuar bashkëshorte për ju nga lloji i juaj në mënyrë që të gjeni qetësi pranë tyre dhe ka vendosur dashuri mes juve. Në këtë ekzistojnë argumente për ata të cilët mendojnë!".

Pozita e tretë dhe roli i martesës mes gruas dhe burrit në shoqëri, është lindja e gjeneratës së re. Një prej dobive të mëdha të martesë është ekzistenca e fëmijëve dhe vazhdimi i gjeneratës njerëzore. Lindja dhe shtimi i gjeneratës njerëzore, nuk duhet të konsiderohet një gjë e vogël dhe e parëndësishme. Kjo është për arsye se qëllimi i krijimit të botës, është ekzistenca e njeriut, zhvillimi dhe përkryerja e tij. Martesa është kalimi i një rruge të drejtë, racionale dhe sipas natyrës qenësore. Me siguri se me martesën e dy personave të gjinisë së njëjtë, jo vetëm që nuk realizohen asnjë prej këtyre qëllimeve, por për kundër kësaj, dëmtohen rëndë këto qëllime. Nga një vështrim më i përgjithshëm, homoseksualizmi është një veprim në kundërshtim me natyrën qenësore të njeriut dhe çfarëdo lloj veprimi që nuk është në harmoni me natyrën njerëzore, ka ndikim të keq. Shkatërrimi i institucionit me plotë dashuri të familjes dhe kriza morale dhe shoqërore, si dhe zhvlerësimi i vlerave të larta morale dhe shoqërore në shoqëritë perëndimore, përbëjnë ndikimin më të vogël shkatërrues të përhapjes së homoseksualizmit në perëndim dhe zyrtarizimi me ligj i kësaj sjellje të keqe është në kundërshtim me natyrën qenësore të njeriut.

Theksimi në martesën e burrit dhe gruas me njëri-tjetrin n ë Islam