Hapësira virtuale, mundësitë dhe kërcënimet
Në vazhdim të emisionit të kaluar përsëri do të flasim mbi ndikimin e hapësirës virtuale në familje.
Familja si një institucion themelor i shoqërisë ka funksione dhe role të caktuara që drejtpërdrejt ose tërthorazi, çojnë në dinamizimin e komunitetit. Prandaj, mbrojtja e këtij funksioni dhe rolit të familjes nga dëmtimet e mundshme, është i nevojshëm për shkak të rreziqeve ndaj shoqërisë.
Ndër çështjet që ndikon tek familja sot dhe pavarësisht nga disa funksione pozitive të saj, është hapësira virtuale dhe interneti të cilat kërcënon themelin e familjes. Kjo teknologji e re është e lidhur me jetën e përditshme të një familjeje dhe të të gjithë anëtarëve të saj dhe ajo ka ndryshuar ndikimin mbi marrëdhëniet e anëtarëve të familjes, rolet dhe detyrat e tyre, mënyrën e jetesës dhe marrëdhëniet e brendshme dhe të jashtme të familjes.
Prandaj, analiza e efekteve dhe pasojave negative të këtij rrjeti masiv të komunikimit është faktor që analizohet nga sociologët dhe mendimtarët. Shqyrtimi i kërcënimeve dhe dëmtimeve të teknologjisë së internetit në komunitetin njerëzor dhe brenda familjes është një çështjet e rëndësishme dhe kryesore që duhet të adresohet dhe të monitorohet me kujdes në menaxhimin kulturor të shoqërisë së sotme. Ndër kërcënimet më të rëndësishme të internetit për familjen dhe i përdorimit të jashtëzakonshëm dhe varësisë së në internet, mund të theksojmë kërcënimin në marrëdhëniet familjare, ndërhyja në kufijtë dhe hapësirat brenda familjes, ndryshimi i stilit të jetesës dhe i vlerave kulturore islame, ndryshimi i identitetin social të individëve, shfaqja e anomalive dhe e çrregullimeve abuzuese etike dhe shfaqja e marrëdhënieve jomartesore.
Më tutje, ne jemi përqendruar në çështjen e dobësimit të marrëdhënieve familjare dhe marrëdhënieve të anëtarëve të familjes; Familja është vendi ku anëtarët janë të lidhur me njëri-tjetrin dhe secili luan një rol të veçantë dhe ka marrëdhënie të ngushta me njëri-tjetrin brenda strukturës së familjes. Duke i thyer këto lidhje, familja zvogëlohet ose shpërbëhet. Për këtë arsye, mbajtja e marrëdhënieve dhe forcimi i bërthamës së familjes konsiderohet të jetë çështja më themelore për këtë institucion social.
Brenda këtyre marrëdhënieve dhe roleve sociale në familje fëmijëve u mësohet integrimi social dhe në vazhdimësi brenda familjes krijohen themelet e pranimit të shoqërisë. Por sot, përdorimi i tepruar i internetit nga anëtarët e familjes ka dëmtuar lidhjet dhe marrëdhëniet e individëve brenda familjes. Ndërsa disa sociologë kanë frikë se përhapja e teknologjisë së internetit do të çojë në rritjen e izolimit dhe individualizmit social. Sipas tyre, një nga ndikimet negative të rritjes së qasjes së familjes në internet është se njerëzit sot shpenzojnë më pak kohë me familjen dhe miqtë e tyre.
Ajo që i bën njerëzit të vetmuar është formimi i një lloj marrëdhënieje të ndryshme nga hapësira reale që është marrëdhënia online në internet. Si rezultat, në hapësirën reale marrëdhëniet individuale me të tjerët zvogëlohen, sepse njeriu është i varur në hapësirën kibernetike me një lloj tjetër kulture të internetit që është e panjohur për të tjerët në hapësirën reale. Për këtë arsye, individët hezitojnë të bashkëveprojnë me anëtarët e tyre të familjes.
Kjo gjithashtu sot ka çuar në dobësimin e marrëdhënieve të familjeve në rrjetin e farefisnisë, sepse në të kaluarën anëtarët e familjes mbanin komunikime dhe kontakte me të tjerët dhe ishin aktiv në marrëdhëniet kolektive. Por sot, duke përdorur rrjetet virtuale dhe softuerin, marrëdhëniet familjare shmangen dhe këto mjete zëvendësojnë vizitat dhe kontaktet e afërta personale. Si rezultat, përfitimet e rëndësishme në zgjidhjen e problemeve familjare ose në transferimin e kulturave dhe traditave, për shkak të kësaj hapësire janë harruar.
Çështja tjetër që do të trajtojmë sot është depërtimi i kufijve dhe hapësirave brenda familjes. Interneti dhe hapësira kibernetike, kanë si tipar që nuk varet nga kufijtë hapësinorë dhe tokësorë dhe mund të shfrytëzohen në çdo kohë dhe në çdo vend. Për këtë arsye, interneti ka eliminuar kornizat dhe kufijtë e ndryshëm dhe ka shkaktuar ndërthurjen e tyre me njëri-tjetrin. Sot njerëzit shumë punë që janë jashtë shtëpisë, të tilla si puna e biznesit dhe zyrës, i kryejnë nëpërmjet internetit nga brenda shtëpisë. Përveç përfitimeve pozitive të internetit për përdoruesit, ai mund të jetë një bazë për dobësimin e marrëdhënieve familjare ose për krijimin e problemeve në ambientet e punës.
Përveç kësaj, anëtarët e familjes kanë nevojë që të krijojnë marrëdhënie emocionale në familje dhe mund të themi se përgjigjja e kësaj nevoje është një nga funksionet më të rëndësishme të familjes. Shfrytëzimi i tepërt i internetit dhe i rrjeteve virtuale i bën anëtarët e familjes më pak të vëmendshëm dhe vetëdijshëm për plotësimin e kësaj nevoje të rëndësishme. Sot anëtarët e familjes, dhe sidomos bashkëshortët dhe bashkëshortet ankohen për këtë çështje dhe nuk janë aspak të kënaqur.
Të dashur miq, emisionin do ta vazhdojmë javën e ardhshme, deri atëherë, Zoti ju bekoftë.