Përpjekjet e Amerikës për të ndryshuar shtetin në Venezuelë
Zhvillimet në Venezuelë janë bërë jashtëzakonisht të komplikuara dhe të paparashikueshme. Në qëndrimet e fundit, Presidenti i SHBA Donald Trump kërcënoi Venezuelën me ndërhyrje ushtarake.
Gjatë katër viteve të fundit, kundërshtarët e ekstremit të majtë dhe pavarësisë venezuelase brenda dhe jashtë vendit janë përpjekur me çdo kusht që të rrëzojnë presidentin e vendit Nicolas Maduro, të zgjedhur në një proces plotësisht ligjor dhe demokratik. Duke pasur parasysh se premtimi më i rëndësishëm i presidentit të SHBA, Donald Trump ishte që të mos mbështeste ndryshimin e regjimeve në vendet, duket se Trump në ndryshimin e regjimit në Venezuelë po vazhdon rrugën e ish liderëve të mëparshëm të SHBA. Ndërkohë, Trump madje nuk përjashtoi përdorimin e një opsioni ushtarak kundër Venezuelës. Ky qëndrim i Trump bie ndesh me të gjitha premtimet e tij, se nuk do të ndërhyjë në ndryshimin e regjimit të ndonjë vendi.
Shtetet e Bashkuara dhe krahët e tyre të djathta për rreth dy dekada po kërkojnë një ndryshim regjimi në Venezuelë. Nga koha e fitores së Hugo Çavez në zgjedhjet e vitit 1998 e deri në mars 2013, data e vdekjes së tij, fraksionet e djathta venezuelase, me mbështetjen financiare të SHBA, u përpoqën të përmbysin qeverinë e majtë të Çavez. Në atë kohë, amerikanët dhe krahu i djathtë në përpjekjet për përmbysjen e Çavezit ndoqën tre qëllime kryesore: Qëllimi i parë ishte ndërprerja e të ardhurave të naftës; Qëllimi i dytë ishte krijimi i një qeverie të krahut të djathtë në Venezuelë me bazë në SHBA, ndërkohë që krahu i majtë kërkonte të reduktonte varësinë e vendet tek Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetej tek rivalët e saj, si Rusia, Kina dhe Irani. Në fakt, pavarësia nga Shtetet e Bashkuara do të thoshte praninë e rivalëve të saj në një rajon që konsiderohej oborri amerikan që nga publikimi i doktrinës James Monroe. Qëllimi i tretë ishte dobësimi i aksit të majtë në Amerikën Latine duke filluar me Venezuelën dhe Hugo Çavez.
Me vdekjen e Hugo Çavez në maj 2013, Nicolas Maduro u përball po me këto komplote. Por rënia e theksuar e çmimeve të naftës e ka futur pasardhësin e Hugo Çavez në probleme serioze. Në periudhën e Maduros, në Venezuelë kishte një klasë të mesme të fortë dhe të gjerë, që shumica e tyre, në hijen e skemave të shpërndarjes së Çavezit, ishin në gjendje të gjenin një klasë të re dhe të kërkonin përmirësime. Mediat e djathta venezuelase gradualisht u përpoqën të ekzagjeronin çdo mangësi në menaxhimet mikro dhe makro të vendit për të sfiduar kështu legjitimitetin e qeverisë së Maduros.
Rënia e çmimeve të naftës dhe rrjedhimisht, rënia e të ardhurave të naftës në Venezuelë, një vend që ishte shumë i varur nga të ardhurat e naftës, shkaktoi falimentimin e shumë njësive industriale. Të djathtët dhe mediat e tyre të mbështetura, u përpoqën të nxirrni në rrugë njerëzit që ishin dëmtuar nga zhvillimet ekonomike në vend. Ekonomia dhe inflacioni i Venezuelës krijuan mundësitë për organizimin e protestave kundër qeverisë. Nga ana tjetër mbështetësit e qeveriste venezuelase, të cilët gjatë dy dekadave kishin fituar njohuri politike dhe ndërgjegjësim për veprimet e krahut të djathtë dhe qëllimet e tyre, dolën nëpër rrugë në mbështetje të qeverisë. Konfrontimi i të dy palëve formoi kushtet për përleshje të dhunshme në Venezuelë gjatë dy viteve të fundit.
Në njërë anë të këtyre përplasjeve, ishin opozita venezuelase, mediat e tyre të lidhura, Shtetet e Bashkuara, konservatorët britanikë, Bashkimi Evropian, mediat perëndimore, madje edhe disa organizata dhe institucione ndërkombëtare. Mediat përkrahëse të lëvizjeve të djathta në Venezuelë dhe mediat perëndimore u përpoqën të tregojnë se veprimet e opozitës përbënin një lëvizje paqësore dhe ata e prezantuan qeverinë e Venezuelës si një shtet shtypës dhe gjakatar. Edhe institucionet e të drejtave të njeriut kanë mbajtur qëndrime të njëanshme dhe në raportet e tyre, pa ndonjë folur aspak për dhunën e të djathtëve brenda Venezuelës, gjithmonë kanë akuzuar qeverinë për shkelje të të drejtave të njeriut.
Në anën tjetër të konfliktit, qëndron qeveria venezuelase, mbështetësit socialistë, mediat shtetërore, qeveritë e majta si Bolivia dhe Kuba, Rusia, Kina dhe mediat e pavarura. Në Evropë, vetëm dy zëra të ndryshëm u dëgjuan rreth zhvillimeve në Venezuelë, një prej të cilave ishte deklarata e udhëheqësit të Partisë Laburiste Jeremy Corbin, i cili dënoi veprimet e dhunshme të të gjitha palëve të përfshira në Venezuelë dhe ndryshe nga autoritetet e tjera evropiane, ka vlerësuar përpjekjet efektive të qeverisë venezuelase për të reduktuar varfërinë, ngritur arsimin dhe përmirësimin e jetës së të varfërve. Corbin, gjithashtu e ka mbështetur fuqimisht Venezuelën nën presidencën e udhëheqësit socialist Hugo Çavez dhe i ka frymëzuar të gjithë për të luftuar kundër masave shtrënguese dhe ekonomisë së kursimit në Evropë. Podemos, parti majtiste në Spanjë gjithashtu ka dënuar mbështetjen e Madridit për vendosjen e sanksioneve kundër autoriteteve të Venezuelës.
Qarqet politike dhe të medias amerikane që fillimi i presidencës së Trump, kanë lajmëruar publikisht për ndryshimin e regjimit në Venezuelë. Në këtë drejtim, Kenneth Rapposa, në një artikull më 3 gusht të vitit të kaluar, mbështeti qartazi ndryshimin e regjimit në Venezuelë. Autorja, duke iu referuar deklaratave të Jen Dan, një prej hetuesve të Bankës së Investimeve në Londër, kishte theksuar se Maduro nuk do t'i japë fund mandatit të tij presidencial. Kjo deklaratë u bë vetëm pak ditë pas zgjedhjeve për emërimin e anëtarëve të kuvendit konstituiv dhe fitores së shumicës së kandidatëve të partisë në pushtet. Vënia në dyshim e zgjedhjeve të kuvendit konstituiv duke nxitur bojkotimin e zgjedhjeve nga ana e krahut të djathtë dhe përpjekja për të minuar legjitimitetin e kuvendit konstituiv, ishin qëllimet më të rëndësishme të mediave në Shtetet e Bashkuara. Në anën tjetër, Amerika vendosi embargo ndaj rreth dhjetë zyrtarëve të Venezuelës. Mediat perëndimore dhe mediat e krahut të djathtë brenda Venezuelës gjithashtu transmetuan lajmet e protestave, ndërkohë që ato bënë thirrje për demonstrata të gjera anti-qeveritare.
Pyetja është se, “a do të japin rezultat këto masa amerikane për të ndryshuar regjimin në Venezuelë”? Kuba ka qenë në gjendje t'u rezistojë sanksioneve të njëanshme për gati gjashtëdhjetë vjet edhe pse ky vend ka kaluar kohëra të vështira dhe populli kuban ka jetuar në kushte të rënda sociale, struktura të dobëta shoqërore, ekonomike dhe politike. Por a janë strukturat venezuelase në atë stazh që njerëzit të durojnë sanksionet e Shteteve të Bashkuara dhe sa janë të gatshme vendet aleatë që të mbështesin Venezuelën?
Në natyrën e të djathtëve të Venezuelës, nuk ka pasur shumë ndryshime dhe ata për rreth njëzet vjet kanë luftuar për të rrëzuar majtistët nga pushteti dhe madje për të arritur këtë qëllim kanë bërë edhe një grusht shteti kundër Çavezit, i cili zgjati vetëm 47 orë. Të djathtët në Venezuelë edhe sot po shpresojnë te ndryshimet rajonale dhe rrëzimin e së majtës në Amerikën Latine, si dhe tek mbështetja e miqve të tyre në Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin e SHBA.
Një çështjet tjetër është mundësia e ardhjes së dy faktorëve të tjerë ndërkombëtarë në Venezuelë d.m.th. Kinës dhe Rusisë. Disa indikacione janë se Rusia dhe Kina synojnë të forcojnë ekonominë e Venezuelës. Në gusht, Kina nënshkroi me qeverinë venezuelase memorandum bashkëpunimi për 650 projekte të përbashkëta me vlerë 50 miliardë dollarë. Rusnaft, një kompani ruse, së fundmi ka nënshkruar një kontratë për bashkëpunim në fushat e naftës në Venezuelë. Dalja e Venezuelës nga ngërçi është gjithashtu e mundur nëse institucionet rajonale si ALBA, të cilat janë të bazuara tek Bolivia dhe Kuba, mbështesin Venezuelën. Në sektorin e brendshëm, Maduro dhe asambleja konstituive duhet të kërkojnë zgjidhje për të forcuar unitetin e brendshëm dhe për të kufizuar krizën ekonomike.
Në përgjithësi, Venezuela po përjeton një situatë shumë të komplikuar dhe të gjitha palët e përfshira në zhvillimet aktuale po përpiqen disi të fitojnë nga kjo situatë. Ish presidentja braziliane Dilma Rousseff e ka përshkruar më së miri gjendjen aktuale në Venezuelë. Ajo ka kritikuar rolin e mediave dhe aktivistëve të krahut të djathtë në Venezuelë, të cilët po kërkojnë të përsërisin historinë e Irakut në Amerikën e Jugut. Por pavarësisht se kush është fituesi i fundit, duhet thënë se njerëzit e zakonshëm në Venezuelë janë ata që vuajnë më shumë nga të tilla trazira. Përveç kësaj, nëse një parti e mbështetur nga amerikanët do të mund të arrijë në pushtet, popullin e Venezuelës dhe madje të gjithë popujt e Amerikës Latine do t’i presë një e ardhme e pasigurt dhe e paqartë. Në të njëjtën kohë, nëse konflikti vazhdon, ekziston mundësia e një lufte civile në Venezuelë.