Unioni ASEAN dhe programi për tu përballur me ISIS
(last modified Wed, 30 Aug 2017 07:22:09 GMT )
Gusht 30, 2017 09:22 Europe/Tirane

Në këtë emision do të njihemi me zhvillimet në Indonezi dhe Malajzi, ku do të trajtojmë programet e unionit ASEAN në përballje me ISIS, siç është programi për integrim rajonal dhe garantimi i sigurisë në rrugët e kalimit ujor.

Një prej sfidave me të cilat përballen vendet anëtare të ASEAN, është rritja e radikalizmit, grupeve terroriste dhe besnikëria e shprehur ndaj grupit terrorist takfirist ISIS.

Sipas Qendrës për Studime Politike mbi Terrorizmin dhe Dhunën në Singapor, të paktën 60 grupe të ndryshme në Azinë Juglindore janë identifikuar si besnikë ndaj grupit terrorist të ISIS. Shpërthimet e fundit në një klub nate në Kuala Lumpur, Malajzi dhe në terminalin e Xhakartës kryeqyteti i Indonezisë dhe sulmi i grupit terrorist të Mao Tetouan në ishullin Mindanao në jug të Filipineve, grup i cili ka premtuar besnikëri ndaj grupit terrorist ISIS, ka shqetësuar shumë çdo vend anëtar të  ASEAN lidhur me ndikimin dhe praninë e terrorizmit në rajonin e Azisë Juglindore. Përveç kësaj, organizata terroriste ISIS ose deklarata e besnikërisë së grupeve të tjera ndaj saj, për shkak të diversitetit etnik është akoma më shqetësues, sepse lëvizjet e këtyre grupeve, përveç krijimit të paqëndrueshmërisë në siguri, mund të shkaktojnë një lloj konflikti dhe dhune mes myslimanëve dhe jomyslimanëve në rajon. Faktorët destabilizues në rajonet juglindore të Azisë janë:

Së pari, grupe kriminale dhe terroriste në rajon, si grupi terrorist Abu Seifa, të cilët vetëm për përfitime financiare kryejnë rrëmbime, grabitje dhe  vrasin njerëz, kohët e fundit kanë po shfrytëzojnë një mundësi për të përfituar më shumë nga mbështetja ndaj grupit terrorist ISIS.

Së dyti, grupet e reja dhe të panjohura, të tilla si grupi terrorist Mao Tetouan, të cilët gjatë tre viteve të fundit duke paraqitur çështjen e pranisë së grupit terrorist ISIS, kanë shpallur ekzistencën e tyre në rajonin e ASEAN.

Së treti janë grupet e dhunshme dhe ekstremiste që ndikohen nga mendimet e grupeve vahabiste në Indonezi dhe Malajzi dhe që po përdorin mbështetjen financiare të regjimit saudit për të formuar të ashtuquajturin kalifat islamik në rajon. Ndihma e Institucioneve Saudite janë ndihma islamike të mbretit Selman i cili gjatë udhëtimit të tij të fundit në rajon i pagoi myftiut të Malajzisë shumë  250,000$, duke përfshirë donacionet për organizatën Perkim (Organizata Myslimane e Mirëqenies Malajziane), si dhe fondet për krijimin e Universitetit Islam Malajzian, që është ndjekur që nga viti 1983. Në Indonezi, Arabia Saudite ka gjithashtu më shumë se 150 xhami, një universitet privat në Xhakartë dhe disa institute mësimi në gjuhën arabe. Vahabistët, duke nxitur mendime të devijuara, po përpiqen t'i bëjë njerëzit të bashkohen me grupe terroriste dhe të dhunshme siç është ISIS edhe pse deri tani nuk kanë arritur suksese të konsiderueshme.

Kompania e konsultave të sigurisë në SHBA, Sufan Group, me seli në Nju Jork, thotë:

"Disa qytetarë në rajonin juglindor të Azisë besonin se do bëheshin myslimanë nëse lidheshin me grupin terrorist ISIS dhe për këtë u përpoqën të bashkoheshin me grupin takfirist, por në realitet ata u përballën me krime dhe mendime që dëmtuan pozitën e ISIS në rajon".

Përkundër përpjekjeve të grupeve ekstremiste dhe terroriste për ta kthyer Azinë Juglindore në një vend të rëndësishëm dhe të sigurt për elementët e grupit terrorist ISIS në Lindjen e Mesme, ata nuk kanë arritur ta realizojnë këtë objektiv për disa arsye:

Së pari, myslimanët në rajonin e Azisë Juglindore janë njerëz të qetë dhe paqësorë dhe ata kundërshtojnë çdo lloj dhune dhe ekstremizmi. Për këtë arsye, grupet e dhunshme nuk kanë qenë kurrë në gjendje të rriten dhe zhvillohen në Indonezi dhe Malajzi.

"Greg Filli, një islamik dhe dijetar indonezian në Australi, thotë:

"Njerëzit e vendeve të rajonit të Azisë Juglindore nuk pranojnë aspak që të jenë nën flamurin e kriminelëve, përfshirë ISIS dhe terroristët mbështetës të tij."

Së dyti, rajoni i ASEAN është një rajon me bazë ekonomike dhe njerëzit e dinë se dhuna mund të krijojë dëm të pariparueshëm për ekonominë e rajonit.

Së treti, është reagimi i menjëhershëm, objektiv dhe i zgjuar i vendeve të rajonit juglindor të Azisë dhe përballja e tyre me elementët dhe anëtarët e grupeve të dhunshme dhe terroriste.

Pas raporteve për transferimin e elementeve të grupit terrorist ISIS, pas disfatave të njëpasnjëshme në Irak dhe Siri, në juglindje të Azisë, vendet e kësaj zone shumë shpejt morën masat e nevojshme në mënyrë të njëanshme dhe multilaterale për t'u përballur me elementët terroristë. Masa e parë e propozuar nga qeveria malajziane për të luftuar elementë të tillë në zonën ASEAN ishte lufta kibernetike për të luftuar mënyrën e të menduarit radikal të ISIS. Anketat kanë treguar se një nga mjetet e përdorura nga ky grup terrorist për të tërhequr anëtarët e tij dhe për të ushtruar ndikimin tek të rinjtë, është pikërisht hapësira virtuale. Prandaj, Malajzia bëri thirrje për monitorimin e ashpër të rrjeteve sociale dhe në veçanti kontrollin e aplikacionit Telegram të celularit.

Zimaneh Mat’sein Al-Khaari, ekspert i çështjeve fetare në Malajzi, thotë: "Propaganda e terroristëve bëhet përmes rrjeteve sociale dhe qeveria malajziane duhet të përdorë të njëjtën procedurë për të penguar kërcënimin e tyre".

Në të njëjtën kohë, presidenti indonezian Joko Widodo, duke u bërë thirrje dijetarëve islamikë që të mos heshtin përballë mendimeve të dhunshme të disa faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm, paralajmëron njerëzit se terroristët e ISIS po përpiqen të joshin njerëzit.

Melanie Ligna Soharli, zëdhënëse e Asamblesë Konsultative të Indonezisë, tha:

"Studiuesit dhe mendimtarët islamikë të Indonezisë dhe të vendeve të tjera mund të luajnë një rol efektiv në përballjen me mendimet e devijuara të ISIS, sepse në disa zona grupi kërkon të rekrutojë anëtarë nëpërmjet mesazheve të celularit.

Intensifikimi i masave të sigurisë dhe reformimi i ligjeve të brendshme për të trajtuar në mënyrë efektive elementët e grupit terrorist ISIS janë ndër programet e tjera të vendeve të Azisë Juglindore. Kjo sepse ligjet e sigurisë së këtyre vendeve nuk merrnin masa ndaj atyre njerëzve që ishin trajnuar ushtarakisht jashtë vendit.

Përveç veprimeve individuale, është arritur edhe një bashkëpunim i mirë rajonal për t'u ballafaquar dhe përballur me grupet terroriste që kishin premtuar besnikëri ndaj ISIS. Veprimi i parë kolektiv është marrë për shkak të vijës së gjatë kufitare dhe linjave të gjata të kalimit detar, duke përfshirë Ngushticën e Melaka dhe Detin e Silo. Vende si Singapori, Indonezia, Malajzia dhe Filipinet në Detin Silo, në ngushticën e Malakës, vendosën një patrullë të përbashkët detare për të kontrolluar linjat e rëndësishme tregtare të transportit detar.

Duke marrë parasysh se statuti i ASEAN ndalon shtetet anëtare që të ndërhyjnë në punët e tyre të brendshme, 10 vendet e Unionit megjithëse respektojnë këtë pikë ata bashkëpunojnë nga afër për të siguruar sigurinë e kufijve të përbashkët. Prandaj, qarqet politike dhe mediat në rajon besojnë se ASEAN gjithashtu mund të forcojë bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh të sigurisë duke reformuar ligjet aktuale. Edhe pse ndihma e Malajzisë dhe Indonezisë për qeverinë e Filipineve për të mposhtur grupin terrorist Mao Tetouan thuhet se theu barrierën e bashkëpunimit rajonal, mirëpo ballafaqimi dhe konfrontimi serioz dhe rrënjësor me grupet terroriste dhe të dhunshme kërkon bashkëpunim gjithëpërfshirës të inteligjencës dhe sigurisë, veçanërisht bashkëpunimi për të parandaluar devijimin e të rinjve të rajonit nga mendimet devijuese të instrumente të ndryshme, të tilla si të ashtuquajturat institucione islame në rajon.

 

Tags