Hapësira virtuale, mundësitë dhe sfidat
Në këtë emision do të njiheni me kërcënimet që vijnë nga hapësira virtuale në stilin e jetës dhe standardet e vlefshme dhe kulturore islamike dhe në ndryshimin e identitetit kulturor dhe social të vendit.
Në botën e sotme, mediat moderne të tilla si interneti luajnë një rol të rëndësishëm në të gjitha vendet, duke përfshirë fushat politike, ekonomike, sociale dhe kulturore. Sot, në të gjitha fushat, diskutohet ndikimi i mediave virtuale dhe mënyra e ndikimit të tyre. Rëndësia e këtyre mediave dhe masmediave është në atë shkallë saqë studiuesit kanë nisur ndarjen e fazave historike të qytetërimit njerëzor. Allison Taffler civilizimin njerëzor e ka ndarë në tre faza: bujqësia, industria dhe post-industriale, ose mosha e komunikimit dhe informacionit. Në epokën post-industriale, pushteti është në duart e atyre që kanë rrjetet e komunikimit dhe të informacionit.
Siç kemi thënë edhe në programet e mëparshme, një nga fushat më efektive që ndikohet drejtpërdrejt nga medias dhe përjeton zhvillime të ndryshme është familja, tek e cila ndryshimet e bëra nga ndikimi hapësirës së madhe virtuale, vihet re në forma të ndryshme. Përdorimi i rrjeteve sociale në mjedisin familjar zvogëlon nivelin e komunikimit emocional, zvogëlon sasinë e bisedave familjare deri në 15 minuta në ditë. Përdorimi i papërshtatshëm i këtyre pajisjeve ka rezultuar me zhdukjen e madhe të intimitetit në familje dhe madje ka shkaktuar divorce dhe raste ndarjesh. Marrëdhëniet e secilit nga çifti me të huajt dhe madje edhe me njerëz të seksit të kundërt në shoqëri dhe të komunitet çon në zvogëlimin e nivelit të besimit në mesin e tyre dhe duke ulur nivelin e besimit në familje, qetësia eliminohet dhe përfundimisht familja dëmtohet dhe shkon drejt shpërbërjes.
Në vijim, mbi disavantazhet sociale të hapësirave virtuale në mjedisin familjar mund të përmendim ndryshimet në stilin e jetesës, vlerat dhe normat kulturore të islamit dhe ndryshimet e identitetit kulturor dhe social. Siç e dini, familja në vendet islamike ka një lidhje të pandashme me kulturën dhe vlerat e standardeve të vërteta islame. Për fat të mirë, këto vlera dhe vepra janë bërë në mënyrë të tillë që familjet në hapësirën moderne dhe sekulare të botës së sotme po vazhdojnë të ndryshojnë në mënyrë jonormale dhe të marrin cilësi të veçanta në kundërshtim me islamin. Zgjerimi i kulturave virtuale të papërshtatshme dhe i përmbajtjes anti-islamike, me kulturën perëndimore në internet dhe ngritja e rrjeteve të reja të komunikimit janë bërë shkak që këto kritere dhe vlera të rrezikohen dhe si rezultat të krijohen konflikte në familje. Siç vërejmë sot, me zgjerimin e këtyre lidhjeve në botën e re, vlerat fetare të tilla si nderi dhe ruajtja e tij kanë filluar të konsideron si të parëndësishëm, gjë që jep rezultate dhe pasoja të ndryshme dhe pastaj shkakton uljen dhe degradimin e kritereve islame dhe fetare në mënyrën e jetesës dhe drejtimin në një jetë sekulare perëndimore dhe moderne.
Feja dhe identiteti fetar luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëritë islamike. Në fakt, identiteti fetar është ndër elementët më të rëndësishëm të stabilitetit, bashkimit dhe kohezionit social në shoqëritë islamike. Në të kaluarën, identiteti u formua nëpërmjet institucionit të familjes dhe prindërve dhe ndërveprimet dhe komunikimi shpesh u formuan fizikisht dhe në një vend specifik, por sot, me ardhjen e një fenomeni të quajtur hapësira virtuale, identiteti fetar është kërcënuar dhe format tradicionale të komunikimit janë sfiduar.
Futja dhe dominimi i hapësirës kibernetike çon në transformimin e identiteteve, veçanërisht të nivelit fetar sidomos tek të rinjtë, gjë e cila më shumë sesa të krijojë mundësi, ajo krijon krizë identiteti fetar midis njerëzve. Natyrisht, domosdoshmëria e të qenit në një hapësirë të tillë në vetvete nuk krijon krizë; Kriza e identitetit fetar krijohet kur përdoruesit e internetit në formë të padëshiruar bien në grackën e rrjeteve dashakeqe virtuale, të cilët po tërheqin gjithnjë e më tepër njerëz duke rrezikuar identitetit e tyre.
Sot, bota dominuese e perëndimit për të rritur ndikimin e saj në botë, po kërkon të zgjerojë kulturën e saj duke përdorur mjete efikase siç është interneti. Siç e shohim sot, kultura perëndimore me aftësinë e saj të medias dhe me objektet që zotëron, ka nivelet më të larta të reklamimit dhe promovimit në hapësirën kibernetike dhe kërkon të bëhet një kulturë globale. Rrjedhimisht, interneti luan një rol të rëndësishëm në procesin e globalizimit të kulturës. Për këtë arsye duhet të themi faktin se rrjeti informativ kompjuterik ndikon dhe kërcënon traditat dhe kulturën e komuniteteve dhe identitetet etnike dhe lidhje e tyre drejtpërdrejt me internetin minon themelet e koherencës dhe identitetit në nivel kombëtar dhe në këtë mënyrë përfitojnë kulturat dhe identitetet ndërkombëtare dhe globalizimi i tyre ecën përpara.
Nëpërmjet internetit, modeli i sjelljes dhe stili perëndimor i jetesës u paraqitet anëtarëve të komuniteteve të tjera dhe veçanërisht familjeve, duke përfshirë këtu edhe familjen iraniane dhe gradualisht ai pranohet si një model që dominon në shoqëri të ndryshme. Kështu, stilet e jetesës perëndimore po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Sot, marrëdhëniet familjare perëndimore po bëhen modeli dominues në shoqëritë e tjera, duke përfshirë edhe komunitetin iranian.
Përveç kësaj, vëmendje duhet t'i kushtohet edhe ndryshimit të identitetit personal të individit në internet. Identiteti ka tre elementë: Element personal, kulturor dhe social. Secila prej tyre luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e personalitetit të njeriut. Interneti është një skenë kulturore dhe shoqërore që e vë individin përballë një shumëllojshmërie rolesh dhe stilesh të jetesës. Në këtë hapësirë publike nevojiten aftësi të reja dhe aftësi kulturore për të punuar me parametrat simbolikë. Faqja personale është një shembull modern se si përdoruesi i internetit futet në një audiencë globale dhe përdor mjete të ndryshme për të shprehur mendime, ndjenja, interesa dhe ide. Psikologu amerikan Miller thekson rëndësinë linkeve dhe lidhjeve personale në internet dhe thotë: "Më tregoni se cilat janë linket dhe lidhjet tuaja që t'ju them se kush jeni."
Mundësitë dhe opsionet e shumta që mediat publike dhe interneti vënë për të rinjtë dhe anëtarët e familjes, ata vazhdimisht njihen me shembuj të rinj dhe lloje të ndryshme sjelljesh. Një atmosferë e tillë krijon një identitet të pasigurt, gjithnjë në ndryshim, veçanërisht për gjeneratat e reja të cilët kanë shumë herë më shumë shembuj dhe simbole krahasuar me gjeneratat e mëparshme. Gjithashtu përmes masmediave, njerëzit vendosin një kufi imagjinar midis ambientit publik dhe atij privat dhe kjo është një mundësi të cilën të rinjtë e përdorin në mënyrë aktive. I riu, sidomos gjatë periudhës pubertetit, që është edhe faza e formimit të identitetit të tij, ku ai gjithnjë përpiqet të zbulojë vlerat dhe t'i përvetësojë ato, përballet me një sasi të madhe informacionesh në internet dhe si rezultat ai është i detyruar ta gjejë vetveten dhe identitetin e tij në këtë sasi të madhe informacioni të botës virtuale. Pra, interneti mund të ketë edhe një ndikim negativ në identitetin e të rinjve.
Përveç kësaj, disa veçori të personalitetit siç janë mosha, arsimi, vendi i banimit ose gjinia, në internet nganjëherë zhduken. Për shembull, shumë njerëz që bisedojnë në dhomat e komunikimit apo chatit mund të jenë jo real dhe flasin me identitet të rremë. Ata me audiencën e tyre flasim me një personalitet të paidentifikuar dhe pikërisht ky identitet i fshehtë, ka efekte të jashtëzakonshme tek të tjerë dhe mund të ketë pasoja negative për individin dhe familjen.