Racizmi në Amerikë dhe përballja me rrezikun e tij
Më 28 gusht të vitit 1963, vendi i statujës së Abraham Linkoln në Uashington, u kthye në podiumin ku Martin Luther King përballë 200 mijë njerëzve të mbledhur për punë dhe liri, mbajti një fjalim mbresëlënës dhe tha:
Mos lejoni të zhytemi në zhytemi në pesimizëm. Unë ju drejtohem juve miqve të mi sot, që më gjithë vështirësitë aktuale dhe të nesërmes, kemi përsëri një ëndërr. Kjo ëndërr është ajo ëndërr që i ka themelet në “Ëndrrën Amerikane”.
Më pas lideri i drejtave civile në Amerikë foli mbi disa nga ëndrrat e tij dhe tha: Unë e kam një ëndërr se një ditë ky komb do të ngrihet dhe të jetojë kuptimin e vërtetë të kredos së tij se: “Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme: Se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë.” Unë kam një ëndërr se një ditë në kodrat e kuqërremta të Xhorxhias, bijtë e ish skllevërve dhe bijtë e ish-pronarëve të skllevërve do të mundin të ulen së bashku në tryezën e vëllazërisë. Unë kam një ëndërr se një ditë edhe shteti i Misisipit, një shtet nën trysninë e ferrit të padrejtësisë, nën trysninë e ferrit të shtypjes, do të transformohet në një oaz të lirisë dhe drejtësisë. Unë kam një ëndërr se katër fëmijët e mi të vegjël një ditë do të jetojnë në një vend ku nuk do të gjykohen për nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga thelbi i karakterit të tyre.
Unë kam një ëndërr sot.
Unë kam një ëndërr se një ditë, poshtë në Alabama, me racistët e saj të mbrapshtë, me guvernatorin e saj nga goja e ndyrësirë e të cilit dalin fjalë poshtëruese dhe asgjësuese; një ditë, pikërisht në Alabama, vogëlushë e vogëlushe zezake do të mundin t’i bashkojnë duart e tyre si motra dhe vëllezër me vogëlushë e vogëlushe të bardha.
Unë kam një ëndërr sot.
Unë kam një ëndërr se një ditë çdo luginë do të lartësohet, se çdo kodër e mal do të bëhet lehtësisht i ngjitshëm, se vendet e ashpra do të zbuten dhe vendet e nxehta e torturuese do të bëhen rrugë të drejta dhe lavdia e Zotit do të zbulohet e ne të gjithë së bashku do ta shohim.
Kjo është shpresa jonë. Ky është besimi që unë të kthehem në Jug. Me këtë besim do të jemi në gjendje që ta shndërrojmë malin e dëshpërimit në një gur shprese. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje t’i transformojmë mosmarrëveshjet çjerrëse të kombit tonë në një simfoni të bukur të vëllazërisë. Me këtë besim ne do të jemi në gjendje të punojnë së bashku, t’i lutemi Zotit së bashku, të luftojmë së bashku, të shkojmë në burg së bashku, të ngrihemi në emër të lirisë së bashku, duke e ditur se ne do të jemi të lirë një ditë.
Sigurisht që Martin Luther King nuk qëndroi aq gjallë saqë të shihte vetë heqjen e simboleve raciste në Amerikë të cilën ndaluan futjen e zezakëve dhe qenve nëpër restorantet e Amerikës dhe nuk lejon nxënësit zezë që përkrah nxënësve të bardhë të ulen në një bankë shkolle apo të notojnë së bashku. Mirëpo fjalimi i tij, në kulmin e lëvizjes kundër racizmit në Amerikë, mbeti i përjetshëm në historinë e Amerikës. Thuhet se fjalimi “ Unë kam një Ëndërr” është fjalimi i tretë më i rëndësishëm pas fjalimeve të Xhorxh Uashington dhe Abraham Linkoln. Për këtë arsye, çdo vit 28 gushti në Amerikë kujtohet dhe vlerësohet nga grupet pro barazisë dhe kundër diskriminimit dhe racizmit. Kjo ditë është një mundësi për të analizuar rrënjët e diskriminimit dhe racizmit në Amerikë dhe një ditë për nxjerrjen e rrugëve për eliminimin e pabarazisë sociale dhe ekonomike në shoqëri.
Kur kanë kaluar 54 vjet fjalimi "Unë kam një ëndërr" i Martin Luther King, Shtetet e Bashkuara kanë përjetuar një president zezak dhe eliminimin e shumë diskriminimeve dhe pabarazive ndaj njerëzve me ngjyrë, por megjithatë në këtë vend ende ekziston një traditë e diskriminimit racial. Vitet e fundit, punonjësit e policisë kanë shtënë me armë ndaj rinjve zezakë dhe nxjerrja e verdikteve që falin policët shkelës të ligjit dhe vrasës të zezakëve kanë treguar një imazh të ndryshëm të racizmit dhe diskriminimit racial në Shtetet e Bashkuara. Nëse, në të kaluarën, njerëzit e zakonshëm diskriminonin bashkëqytetarët e tyre me ngjyrë dhe ushtronin dhunë fizike ndaj tyre, këtë herë janë agjentët e rendit dhe të drejtësisë ata që janë ndotur me ide dhe mendime të diskriminimit racor. Statistikat tregojnë se në Amerikën e sotme dhe në prag të hyrjes në dekadën e tretë të shekullit XXI, të rinjtë zezakë janë 9 herë më shumë të ekspozuar ndaj shtënave të panevojshme me armë të policisë në krahasim me të rinjtë e bardhë. Me fjalë të tjera, të qenit zezak në Amerikë është e mjaftueshme për t'u vrarë në rrugët e vendit. Megjithatë, përkundër përmirësimit në jetën e elitave me ngjyrë, për miliona njerëz me ngjyrë sidomos nga komunitetet e varfra dhe me të ardhura të ulëta, jeta nuk ka ndryshuar aspak. Zezakët paguhen më pak sesa njerëzit e bardhë për punën që bëjnë dhe përfitimet e tyre nga mirëqenia sociale si pronat, makina, shtëpia ose letrat me vlerë, janë shumë herë më pak se përfitimet e të bardhëve. Në dallim nga burgjet amerikane, shumica dërrmuese e të burgosurve janë zezakë , si dhe numri i njerëzve të dënuar me burgim afatgjatë ose dënim me vdekje është më i lartë tek zezakët sesa tek të bardhët. Përveç kësaj zezakët përballen me nivel më të lartë anomalish sociale, si përdorimi i drogës në shoqëri.
Çështja që ka qenë shqetësuese gjatë javëve të fundit mbi pabarazitë racore në Shtetet e Bashkuara ka qenë ringjalljes së atmosferës së epërsisë së bardhë dhe aktiviteti i dukshëm racist në vend. Incidenti i Charlotteville tregoi se jo vetëm shoqëria e Amerikës është ende larg nga ëndrrat e Martin Luther King, por ndoshta vendi përsëri përballet me trazirat në lëvizjen e të drejtave civile. Në vitet 1950 dhe 1960, shumica e qyteteve amerikane ishin arenë përplasjeje mes racistëve dhe grupeve mbrojtëse të të drejtave të njerëzve me ngjyrë. Në ato vite, madje edhe autobusët që transportonin përkrahësit e barazisë racore nuk ishin të sigurt nga sulmet raciste në shtetet jugore të Shteteve të Bashkuara, pasi në përleshjet mes dy grupeve u vranë dhe u plagosën shumë njerëz. Përfundimisht, fituesi i Çmimit Nobel të Paqes, Martin Luther King, u vra nga grupet raciste. Tani, pothuajse gjysmë shekulli pas trazirave gjatë lëvizjes për mbrojtjen e të drejtave civile, gjigandët e racizmit janë zgjuar përsëri. Triumfalët e bardhë, nacionalistët e bardhë, neonazistët dhe së bashku me mbetjet e lëvizjes Ku Klux Klan dhe disa grupe militante po përpiqen të intensifikojnë ndasitë në vend me pretekstin e mbrojtjes së simboleve të luftës civile. Ky veprim filloi me veprimin e një të riu racist në shtetin e Karolinës së Jugut në vitin 2015, kur ai nxori nëntë besimtarë zezakë nga kisha në Charleston dhe i vrau ata.
Incidenti racist i Charlestonit ishte një alarm për grupet mbrojtëse të të drejtave të njerëzve me ngjyrë, që ata para se të ishte tepër vonë të merrnin masat për ndaluar rritjen e ekstremizmit racist në Amerikë. Për këtë arsye, lëvizjet e barazisë sociale filluan një lëvizje masive për të hequr simbolet e mbetura të epokës së zezë të skllavërisë dhe luftës civile, duke përfshirë edhe flamurin e Konfederatës. Ky veprim në vetvete nxiti reagimin e dhunshëm të rrjedhave ekstreme të krahut të djathtë që kulmi u shënua në ngjarjen e përgjakshme të qytetit Charlottesville. Mbrojtja e statujës së gjeneralit Robert E. Lee, komandanti i ushtrisë pro-skllavërisë në jug të Amerikës, në një park me të njëjtin emër në mesditë në Charlottesville, ishte një justifikim për të synuar bashkimin e krahut të djathtë të Shteteve të Bashkuara për t'iu kundërvënë grupeve të barazisë sociale dhe racore. Nga pikëpamje ekstremistëve të krahut të djathtë në Amerikë, ata që nuk kanë prejardhje të bardhë dhe evropiane nuk janë amerikanë dhe nuk kanë vend në Amerikë. Ndërkohë shoqëria e tanishme amerikane, shumë më tepër se në kohën e lëvizjeve për të drejtat civile, është një shoqëri multietnike dhe multikulturore.
Ajo që kërcënon më shumë se çdo gjë tjetër ëndrrën e Martin Luther King është prania e një personi në Shtëpinë e Bardhë, i cili ka një zemër që përputhet me epërsinë e bardhë. Donald Trump ka shkuar në Shtëpinë e Bardhë me ndihmën e këtyre grupeve supremaciste dhe tani ai bën çdo përpjekje për të zvogëluar presionin e opinionit publik ndaj lëvizjeve të ekstremit të djathtë. Për shembull, presidenti i Shteteve të Bashkuara i dënoi grupet raciste dhe anti-raciste në reagimin e parë të tij ndaj ngjarjeve të përgjakshme në qytetin Charlottesville. Pastaj, disa ditë më vonë, ai aprovoi arsyetimin e krahut të djathtë për trazirat në Charlottesville dhe tha se George Washington dhe Thomas Jefferson ashtu si Gjenerali Lee, ishin përkrahës të skllavërisë. Megjithëse kjo deklaratë është në përputhje me faktet historike, megjithatë, ky qëndrim është konsideruar si një mbështetje për racizmin dhe u vlerësua nga udhëheqësit e grupeve raciste. Vazhdimi i kësaj qasjeje, rrit probabilitetin e vazhdimit të tensioneve raciste në Amerikë, gjë e cila do të fshijë ëndrrën e Martin Luther King-ut që " një ditë në kodrat e kuqërremta të Xhorxhias, bijtë e ish skllevërve dhe bijtë e ish-pronarëve të skllevërve do të mundin të ulen së bashku në tryezën e vëllazërisë ".