Raundi i ri i gjenocidit kundër myslimanëve në Mianmar
(last modified Thu, 28 Sep 2017 10:17:25 GMT )
Shtator 28, 2017 12:17 Europe/Tirane

Ku ndodhet Mianmari? Mianmari apo Birmania e dikurshme, ndodhet në Azinë juglindore.

Mianmari nga veri-lindja kufizohet me Kinën, nga lindja me Laosin, nga juglindja me Tajlandën, nga perëndimi me Bangladeshin dhe nga veriperëndimi me Indinë dhe nga jugperëndimi me  gjirin e Bengalit, ndërsa nga jugu me detin Andaman. Mianmari vend i Organizatës së Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN) ka popullsi prej 55 milion banorësh. 70 për qind e njerëzve në Mianmar janë budistë. Mianmari me një sipërfaqe totale prej 67,8500 kilometra katrorë është vendi i dytë më i madh aziatiko-juglindor. Ky vend ka 1900 kilometra vijë ujore kufitare.

Rohingya

Myslimanët Rohingya kanë jetuar në rajonin Arakan për qindra vjet me radhë. Ata janë vendosur për një kohë të gjatë në perandorinë lokale me qendër qytetin Chittagong, në Bangladeshin e sotëm, i cili ishte në varësi të mbretërve indianë të Baburit. Me fillimin e kolonizimit të Indisë në gadishullin indian, kompania e Indisë lindore mori në dorë menaxhimin e kësaj zone. Për një kohë, japonezët okupuan Birmaninë dhe sipas burimeve japoneze ka ekzistuar një bashkëpunim dhe aleancë mes Japonisë dhe myslimanëve Rohingya. Pas pavarësisë së Birmanisë në vitin 1948 dhe demarkacionit të kufijve të kolonializmit të vjetër britanik, rajoni Arakan u bashkua me Birmaninë. Mirëpo faktet historike tregojnë se rajoni i takon Bangladeshit. Megjithatë në Kushtetutën e vitit 1948, myslimanët njiheshin si një nga pakicat zyrtare të vendit dhe gëzonin nënshtetësinë e plotë. Por pas ndryshimit të ligjeve të shtetësisë në vitin 1982, myslimanët Rohingya u bënë një popull indigjen në vendin e tyre. Sipas ligjeve të shtetësisë së vitit 1982, nga 144 pakicat në Mianmar, 135 pakicat morën të drejtën e shtetësisë dhe nëntë grupe të pakicave u privuan nga shtetësia. Rohingya ishte më e madhja nga këto pakica. Qeveria e Mianmarit i paraqet myslimanët si "bengalas" dhe çdo person që jeton në këtë vend si "Rohingya", konsiderohet  emigrant i paligjshëm. Myslimanët Rohingya përbëjnë një komunitet rreth një milion e gjysmë njerëzish, kryesisht në provincën e Rakhin (Arakan), e vendosur në bregun perëndimor të Mianmarit.

Islami në Birmani u zgjerua dhe zhvillua në shekullin e parë hixhri nga tregtarët dhe marinarët iranianë dhe arabë. Gjuha myslimanëve të këtij vendi është një kombinim i arabishtes, persishtes dhe turqishtes, që tregon se Islami ka hyrë në këtë rajon nga rajoni i Azisë Perëndimore.

Masakrimi i myslimanëve filloi në maj 2012, kur militantët vranë 11 myslimanë. Sulmet e budistëve radikalë kundër myslimanëve vazhduan edhe më pas nën mbrojtjen e ushtrisë, duke vrarë një mijë myslimanë, plagosur 500 dhe rrëmbyer 300 vetë. Kjo masakër vazhdon, por meqenëse qeveria nuk lejon ndonjë gazetar të shkojë  në Arakan, nuk dihet mirë shkalla e katastrofës. Sigurisht, imazhet e postuara në internet tregojnë skena të frikshme dhe të dhimbshme mbi vuajtjet e myslimanëve.

Masakrimi i grave dhe fëmijëve të vegjël, qindra shkolla dhe shtëpi të djegura, vihen re në pamjet dhe fotografitë e publikuara. Qeveria e  Mianmarit ka zbatuar politikën e dëbimit të detyrueshëm të të gjithë myslimanëve nga rajoni Arakan, për të zgjidhur në këtë mënyrë mosmarrëveshjet mes myslimanëve dhe budistëve. Pas zbatimit të kësaj politike qeveritare, rrethi i myslimanëve u ngushta dhe qindra mijëra prej tyre emigruan për në Bangladesh, Tajlandë, Malajzi dhe vende të tjera aziatike. Presidenti i Mianmarit ka thënë se 800,000 myslimanë duhet të dëbohen nga Mianmari, për t'u dhënë fund tensioneve.

Një numër i madh myslimanësh të shpërngulur, aktualisht jetojnë në kampet kufitare afër Bangladeshit, por ata nuk janë të imunizuar dhe të sigurt nga represioni i forcave të Mianmarit dhe nga zemërimi i natyrës. Nga njëra anë, në kampet kufitare ushqimi nuk është i mjaftueshëm, mbizotëron uria, shiu i monsuneve dhe sëmundjet ngjitëse dhe nga ana tjetër, sipas Sunday Times me bazë në Britani, myslimanët përballen me skena si përdhunimi i grave para syve të të tjerëve, vrasje, dhunime dhe keqtrajtime të ndryshme. Nëse myslimanë lundrojnë për në Bangladesh me anije artizanale, ata përballen me rrezikun e mbytjes. Përveç kësaj, ata nuk pranohen në Bangladesh, sepse qeveria e Dakas thotë se nuk ka kapacitet për të strehuar më shumë se 300,000 refugjatë të Mianmarit; Nëse ikin për në Tajlandë ata do të kthehen në det dhe do të vdesin nga uria dhe etja, ose valët e oqeanit do t’i përpijnë. Për këtë arsye ata qëndrojnë në atdheun e tyre dhe presin vdekjen nga mercenarët dhe nga budistët fanatikë dhe ekstremistë ose presin vdekjen nga zemërimi i natyrës, shirat  monsunes dhe sëmundjet e rrezikshme dhe ngjitëse.

Myslimanët e Mianmarit nuk kanë karta identiteti, të drejtë  udhëtimi,  të drejtë studimesh universitare, të drejtë punësimi qeveritar, martesat e tyre janë të palicencuara, nuk përfitojnë nga shërbimet publike si shërbimet shëndetësore dhe arsimi, nuk kanë leje për riparimin dhe rinovimin e xhamive dhe shkollave të tyre dhe nuk kanë leje nga qeveria për shkollat private dhe posedimin e një dyqani  apo prone tjetër. Organizatat ndërkombëtare dhe në krye të tyre OKB, i kanë pranuar këto privime që u bëhen myslimanëve Rohingya, por nuk kanë bërë asgjë për të dhënë të drejtat myslimanëve në Mianmar.

Vala e re e shtypjes

Vala e re e dhunës ndaj minoritetit mysliman Rohingya në provincën Rakhin, është intensifikuar disa javë më parë, pas sulmeve të militantëve të njohur si Ushtria Çlirimtare Rohingya e Arakan, në qendrën e policisë dhe ndaj një baze ushtarake më datë 25 gusht në Mianmarin perëndimor. Numri zyrtar i të vdekurve është konfirmuar 400 vetë. Por raportet e pakonfirmuara thonë se kjo shifër arrin deri në 6,000 vetë. Që nga tetori, më shumë se 350,000 myslimanë Rohingya kanë ikur për në Bangladesh. Kjo është rreth një e treta e popullsisë myslimane Rohingya në Mianmar.

Anëtari i Human Rights Watch, Akshaya Kumar, të shtunën ka analizuar "provat e dokumentuara mbi krimet e tmerrshme të qeverisë së Mianmarit kundër myslimanëve Rohingya".

Sipas qeverisë së Bangladeshit, Mianmari tre ditë më parë ka minuar një pjesë të kufirit të tij me vendin për të parandaluar kthimin e myslimanëve që kanë shpëtuar nga dhuna e fundit në Mianmar dhe kanë shkuar në Bangladesh. Të dielën tre vetë u vranë nga shpërthimi i minave, edhe pse qeveria e Mianmarit e ka mohuar çështjen e minimit të kufirit. Amnesty International të dielën tha se kishte dëshmi se ushtria e Mianmarit kishte vendosur mina anti-njeri në kufirin me Bangladeshin.

Gjatë kësaj periudhe, thuhet se më shumë se 60,000 shtëpi të myslimanëve Rohingya, janë djegur nga forcat qeveritare në Mianmar dhe budistët radikalë.

Qeveria e Mianmarit ka hedhur poshtë raportet e inspektorëve të OKB-së të cilët akuzojnë këtë vend me akuza si përdhunim, torturë dhe zjarr nga forcat e sigurisë kundër myslimanëve Rohingya dhe për këtë ka parandaluar inspektorët e grupit hetues të OKB-së që të hyjnë dhe të kryejnë hetime të pavarura në provincën Rakhin.

Bashkëpunimi i posedueses së medaljes Nobel për Paqe,  me ushtrinë dhe ekstremistët

Aung San Suu Kyi, sekretar r shtetit dhe këshilltare e lartë e qeverisë së Mianmarit, e cila fitoi çmimin Nobel për Paqen në vitin 1991, tani akuzohet nga disa vende për  heshtjen e saj ndaj gjendjes së rënduar të myslimanëve Rohingya. Suu Kyi nuk bën asgjë për të ndaluar këto krime dhe kjo ka ngritur pyetje për vlefshmërinë e çmimit të saj për paqe.

Militantët përkrahës të myslimanëve Rohingya, kanë shpallur armëpushim në formë të njëanshme, por qeveria e Mianmarit e ka kundërshtuar këtë armëpushimin.

Kanali  Al-Jazeera i Katarit njoftoi se i ashtuquajturi grup i armatosur "Ushtria Çlirimtare Rohingya në Arakan" në mënyrë të njëanshme njoftoi për armëpushim një mujor, për tu ardhur në ndihmë njerëzve që mbijetuan nga kriza njerëzore në këtë rajon. Ky grup  gjithashtu i bëri thirrje ushtrisë të bëjë këtë veprim. Gazetari i Al-Jazeera nga Yangoni, qyteti më i madh në Mianmar, të mërkurën tha se Ushtria Çlirimtare Rohingya në Arakan, në një njoftim të saj në Twitter, ka thënë se qëllimi i armëpushimit njëmujor duke filluar të dielën, është të sigurojë futjen e  punonjësve të ndihmës së shpejtë në provincën Rakhin. Në fakt, shpallja e armëpushimit nga grupet e armatosura Rohingya, i ka hequr çdo pretekst ushtrisë së Mianmarit për vazhdimin e operacioneve të saj. Nga ana tjetër, ushtria e Mianmarit ashtu si në të kaluarën, grupet e armatosura Rohingya që i konsideron terroristë, nuk mundet t’i prezantojë si faktorë përgjegjës për djegien e shtëpive.

Ditë më parë autoritetet e Mianmarit kanë kundërshtuar kërkesën për armëpushim

Zëdhënësi i Aung San Suu Kyi, sekretare e shtetit në Mianmar, në një mesazh të tij në Twitter, ka shkruar “ Politika jonë nuk është që të bisedojmë dhe dialogojmë me terroristët” organizatat humanitare për të dërguar ndihma në Mianmar, kanë kërkuar vendosjen e armëpushimit.

Reagimet

Popujt e Iranit, Pakistanit, Afganistanit, Indonezisë, Malajzisë Bahrejnit dhe myslimanët e republikës Çeçene të Rusisë, myslimanët e Austrisë dhe Kashmirit, janë ngritur në protestat për të dënuar vrasjen e myslimanëve Rohingya  nga ana e ushtrisë së Mianmarit. Duhet thënë se edhe ata pak myslimanë Rohingya me banim në Japoni, janë mbledhur përballë ambasadës së Mianmarit dhe kanë protestuar kundër dhunës që ushtrohet ndaj myslimanëve Rohingya. Aktivistë të të drejtave të njeriut, akuzojnë ushtrinë dhe qeverinë e Mianmarit për krime kundër njerëzimit, shumë organizata ndërkombëtare kanë akuzuar ushtrinë e Mianmarit se parandalon futjen e ndihmave humanitare në rajon dhe në shkallë të gjerë kjo ushtri shkel të drejtat e njeriut, kryen krime kundër njerëzimit dhe spastrim etnik. Këto organizata kanë kërkuar vendosjen e sanksioneve kundër ushtarakëve minamaras, parandalimin e qarkullimit të tyre, bllokimin e kapitaleve të tyre dhe ndjekjen penale në gjykatën ndërkombëtare.

Amerika

Amerika gjithashtu ndaj çështjes së myslimanëve Rohingya ka qëndruar indiferente. Sipas një raporti të CNN, departamenti amerikan i shtetit ditën e shtunë edhe një herë ka shprehur shqetësimin mbi gjendjen në Mianmar, por ajo nuk ka kritikuar direkt dhe haptazi qeverinë e Mianmarit. Në deklaratën e lëshuar nga DASH është folur për ndihmat humanitare për të shpërngulurit në Mianmar mirëpo nuk është përmendur aspak krimet që janë kryer ndaj myslimanëve. E njëjta gjë vihet re edhe në mediat perëndimore. Heather Nauert zëdhënëse e DASH më herët ka mbajtur qëndrim të dyfishtë dhe nga njëra anë ka dënuar sulmet e ushtrisë së Mianmarit dhe nga ana tjetër ka kërkuar që të hapet rruga për organet e të drejtave të njeriut në provincën Rakhin.

Associated Press duke analizuar gjendjen në Mianmar dhe shtypjen e myslimanëve Rohingya shkruan: Nuk duhet pritur nga Amerika që të futet në veprim dhe të zgjidhë problemin e spastrimit të myslimanëve Rohingya. Amerika në asnjë mënyrë nuk dëshiron të dobësojë pozitën e Aung San Suu Kyi në Mianmar dhe për këtë është treguar e vetëpërmbajtur dhe e kujdesshme në deklaratat e saj. Për këtë arsye jo vetëm qeveria e Donald Trump por edhe Kongresi nuk janë shprehur të gatshëm që të shtojnë sanksionet dhe presionet e tyre kundër Aung San Suu Kyi dhe qeverisë së Mianmarit.

Qeveria amerikane ka hartuar një plan të cilin ia ka dorëzuar Kongresit për forcimin e bashkëpunimeve ushtarake të Amerikës me Mianmarin. Edhe pse për vite me radhë Amerika veten e ka quajtur iniciatore të përpjekjeve ndërkombëtare për tu përballur me diskriminimin në Mianmar dhe vendosjen e demokracisë në këtë vend, mirëpo mesa duket në qeverinë e Aung San Suu Kyi ajo nuk ka ndërhyrë dhe ka mbajtur qëndrime të errëta dhe të paqarta. Autoritetet amerikane nuk janë të interesuar që të ushtrojnë presione ndaj qeverisë së dobët të Suu Kyi e cila ka ardhur në pushtet pas 5 dekadash të pushtetit të ushtrisë në Mianmar. Ushtarakët në Mianmar për nga aspekti politik janë të fuqishëm dhe njëkohësisht kontrollojnë operacionet e sigurisë në vend. Mirëpo Uashingtoni vazhdon të insistojë se Suu Kyi është kyçi i pushtet civil në Mianmar.

Pakistani

Në Pakistan, pas reagimit të gjerë të myslimanëve të Pakistanit, partitë politike i kanë kërkuar qeverisë së Islamabadit që të ndërpresë të gjitha lidhjet e saj me qeverinë e Mianmarit dhe të dëbojë ambasadorin e këtij vendi nga Islamabadi. Qeveria e Pakistanit, thirri ambasadorin e Mianmarit për të shprehur shqetësimet e saj lidhur me gjendjen e rënduar të myslimanëve Rohingya. Megjithatë qeveria e Mianmarit në përgjigje ndaj protestave të pakistanezëve, arrestoi një grup gazetarësh të kanalit televiziv pakistanez ARY News dhe pasi e mbajti këtë grup 8 orë në aeroport e ktheu mbrapsht në Pakistan.

Bangladeshi

Eksodi i myslimanëve Rohingya për në Bangladesh, për tu shpëtuar sulmeve të ushtrisë së Mianmarit, ka krijuar mjaft probleme për Bangladeshin, sidomos në strehimin dhe garantimin e ushqimeve për njerëzit e shpërngulur.

Mahmud Ali ministër i jashtëm i Bangladeshit, krimet e qeverisë së Mianmarit ndaj mijëra myslimanëve Rohingya i ka quajtur gjenocid. Ai në një intervistë për gazetarët në Daka kryeqytetin e Bangladeshit, u kërkoi ushtrisë dhe budistëve radikalë që t’i japin fund shtypjes dhe vrasjes së myslimanëve Rohingya. Ai gjithashtu nga organet ndërkombëtare sidomos OKB dhe OBI kërkoi që të ushtrojnë presion ndaj qeverisë së Mianmarit dhe të ndalojnë sulmet dhe krimet e ushtrisë s këtij vendi ndaj myslimanëve në provincën Rakhin. Ditën e enjte ministria e jashtme e Bangladeshit gjithashtu thirri ambasadorin e Mianmarit në Daka të cilit i kërkoi që sulmet ndaj myslimanëve Rohingya të ndërpriten menjëherë.

India

Prej disa ditësh, populli indian është ngritur në protesta në kryeqytet dhe qytete të tjera të vendit për të protestuar kundër vrasjes masive dhe gjenocidit që kryhet ndaj myslimanë Rohingya. Ata prej kryeministrit të Indisë kërkuan që gjatë vizitës në Mianmar të ushtrojë presione ndaj qeverisë së këtij vendi që tu japë fund krimeve të ushtrisë ndaj myslimanëve Rohingya. Më në fund ministria e jashtme e Indisë duke reaguar tepër vonë doli me një deklaratë ku kërkoi që t’i jepet fund dhunës në provincën Rakhin dhe gjendja në këtë rajon të normalizohet. Javën e kaluar në kulmin e krimeve kundër myslimanëve Rohingya, Narendra Mudi kryeministër i Indisë zhvilloi një vizitë në Mianmar. Mudi në Yongun kryeqytetin e Mianmarit u takua me Aung San Suu Kyi sekretare e shtetit dhe këshilltare e lartë e qeverisë së Mianmarit me të cilin diskutoi mbi bashkëpunimin dypalësh në luftën kundër radikalizmit dhe terrorizmit. Në këtë vizitë u nënshkruan 11 kontrata dhe marrëveshje bashkëpunimi mes Indisë dhe Mianmarit.

Marrëdhëniet e regjimit sionist me Mianmarin

Ekzistojnë shenja për implikimin dhe rolin e regjimit sionist në krimet kundër myslimanëve në Mianmar. Një prej këtyre shenjave është se regjimi sionist është një prej shitësve më të mëdhenj të armëve për ushtrinë e Mianmarit. Përveç kësaj sjellja e ushtarakëve të Mianmarit me myslimanët Rohingya ngjason shumë me veprimet e grupeve terroriste sioniste ndaj myslimanëve palestinezë, veprimet që i ka detyruar myslimanët të largohen dhe shpërngulen nga vendi i tyre. Një nga mësimet që myslimanët e Mianmarit kanë marrë nga çështja palestineze është se ata nuk duhet të largohen nga atdheu i tyre, sepse në rast të kundër nuk ekziston asnjë garanci për të drejtën e tyre të kthimit. Marrëdhëniet mes regjimit sionist dhe Mianmarit kanë nisur në vitet 50 me nënshkrimin e një kontrate të Mianmarit për blerjen e armatimeve nga regjimi sionist. Këto marrëdhënie u forcuan edhe më shumë me grushtin e shtetit të vitit 1988 në Mianmar, ku përsëri u nënshkruan kontrata armatimesh. Takimet mes autoriteteve ushtarake dhe politike të të dy palëve nisën në vitet 90. Kompanitë private izraelite gjatë kësaj kohe nënshkruan shumë kontrata për shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake në Mianmar dhe për trajnimin e ushtarakëve të këtij vendi. marrëdhëniet ushtarake mes Izraelit dhe Mianmarit u gjeruan aq shumë saqë pjesën më të madhe të armëve të ushtrisë së Mianmarit e plotësojnë armët izraelite. Sipas raporteve ndërkombëtare gjeneral Min Onk Hilink, një prej autorëve kryesorë përgjegjës për krimet ndaj myslimanëve në Mianmar, kohët e fundit ka vizituar Izraelin dhe është takuar me presidentin e regjimit sionist dhe kreun e shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të këtij regjimi. Gazeta sioniste Haaretz në një artikull të vitit 2016, ka njoftuar përdorimin e armëve izraelite të llojit Carner Shoot nga ushtria e Mianmarit. Gazeta angleze Indepedent në një raport ë saj ka pohuar faktin se ushtria e Mianmarit në provincën Rakhin, ka ngritur një qendër të dhunës raciste në këtë vend, qendër që administrohet nga një kompani ushtarake izraelite. Agjencia egjiptiane e lajmeve Mena në një raport të saj ka njoftuar mbi rezultatet e një hetimit të kryer nga organizatat mbrojtëse të të drejtave të njeriut ku thuhet se kompanitë izraelite të armëve, i kanë shitur Mianmarit më shumë se 100 tanke, anije dhe armë të lehta dhe të rënda. Ndërsa kompania Tar Ideal Concepts, është aktive në trajnimin e forcave ushtarake të Mianmarit dhe ka bashkëpunuar në vrasjen e myslimanëve në provincën Rakhin. Kjo kompani në faqen e saj të internetit ka publikuar foto nga personali i saj gjatë trajnimit të taktikave ushtarake dhe metodave të përdorimit të armëve nga ushtarakët në Mianmar. Amerika dhe BE e kanë ndaluar shitjen e armëve dhe pajisjeve ushtarake për Mianmarin.

 

Tags