Veprimtaria e dyfishtë e perëndimit në çështjen e prirjeve separatist
(last modified Mon, 23 Oct 2017 09:55:13 GMT )
Tetor 23, 2017 11:55 Europe/Tirane

Çështja e ndarjes territoriale dhe e shpalljes së pavarësisë në vende të ndryshme të botës, është kthye në një prej problematikave kryesore për shume qeveri. Përkundër asaj që mendohej se do të ndodhte pas luftës së ftohtë, shpallja e pavarësisë është bërë shkak për ngjalljen e shumë krizave të brendshme dhe luftërave në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Evropë.

Një prej proceseve separatiste në botë është ndarja e Sudanit të jugut nga Sudani, ndarja e Eritresë nga Etiopia, luftërat në Ballkan në vitet 90 dhe ndarja e Jugosllavisë në 5 vende të vogla dhe shumë raste të tjera. Prirja e fundit separatiste është vënë re në rajonin e Kurdistanit të Irakut. Masud Barzani kryetar i këtij rajoni ka deklaruar se me vullnetin e shumicës së popullsisë së rajonit, Kurdistanin kërkon ndarjen nga Iraku. Në njëjtën kohë në shumë rajone të tjera janë vënë re prirje për ndarje dhe pavarësi. Duke qenë se tërësia territoriale është një prej shtyllave bazë të një vendi, çdo qeveri kundërshton menjëherë prirjet separatiste apo lëvizjet për ndarjen apo shkëputjen e një province apo rajoni nga territori i vendit. Në disa raste kërkesa për ndarje, përfundon me një luftë të brendshme dhe luftë mes grupeve të ndryshme militare, ndërkohë që në disa raste si në vendet perëndimore ndarja dhe shpallja e pavarësisë është bërë me anë të procesit politik, ashtu siç ka ndodhur ndarja e Skocisë nga Britania dhe ndarja e Katalonjës nga Spanja.

Një çështje shumë e diskutuar në temën e ndarjes dhe pavarësisë së rajoneve, është qëndrimi i dyanshëm i perëndimit ndaj kësaj teme. Perëndimorët në trajtimin e kësaj çështjeje gjithmonë kanë mbajtur pozicion të dyanshëm. Qëndrimi i dyanshëm i perëndimit, ka ngjallur protestën e madhe të Serbisë ndaj ndarjes dhe pavarësisë së Kosovës, ndarje që është bërë pa pëlqimin e qeverisë qendrore të Beogradit. Në kohën kur BE organizimin e referendumit në rajonin e Katalonjës e ka shpallur të jashtëligjshëm, unioni disa vite më parë ka mbështetur pavarësinë e Kosovës si një rast i veçantë. Kjo ka ngjallur reagimin e ashpër të Serbisë dhe për këtë qeveria e Beogradit ka akuzuar BE për qëndrime dhe standarde të dyfishta.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë në fillim të tetorit 2017 akuzoi BE për dyfytyrësi dhe mbajtjen e standardeve të dyfishta, për arsye se unioni ka njohur pavarësinë e Kosovës mirëpo ka dënuar referendumin e Katalonjës dhe atë e ka cilësuar të jashtëligjshëm. Aleksandër Vuçiç në reagimin e tij ka thënë: Pyetja të cilën duhet ta bëjë çdo shtetas serb ndaj Bashkimit Evropian është: Si është e mundur që referendumi për pavarësi i Katalonjës është i jashtëligjshëm ndërsa pavarësia e Kosovës është e ligjshme edhe pa organizimin e ndonjë referendumi? Si është e mundur që 22 vende të BE kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës dhe kanë shkatërruar ligjet bazë të Evropës? Kjo pyetje kyçe është parashtruar menjëherë pas qëndrimit të Bashkimit Evropian kundër lëvizjes separatiste të Katalonjës. Komisioni Evropian pas organizimit të referendumit të Katalonjës më 1 tetor 2017, përsëriti qëndrimin e qeverisë spanjolle dhe tha se referendumi është i jashtëligjshëm. Ky komision pengimin e organizimit të referendumit nga ana e policisë e cila ka përdorur dhunën ndaj votuesve, e ka quajtur çështje të brendshme të Spanjës. Ndërkohë në vitin 2010, Parlamenti i Evropës me gjithë kundërshtimin e ashpër të Serbisë, u ka kërkuar anëtarëve të tij që të njohin zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Për këtë arsye presidenti i Serbisë duke sinjalizuar sjelljen e Evropës, atë e quajti shembull të qartë të standardeve të dyfishta që ndjek perëndimi në çështje të ndryshme politike botërore.

Kosova me një popullsi dërmuese shqiptare, në gusht të vitit 2008, pa organizuar asnjë referendum shpalli pavarësinë e saj nga Serbia. Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës ka deklaruar se pavarësia e Kosovës nga Serbia nuk ka qenë e njëanshme sepse ajo është arritur në koordinim me partnerët ndërkombëtarë. Edhe pse Kosova ka shpallur pavarësinë nga Serbia, Beogradi kurrë nuk e ka pranuar këtë fakt dhe atë e konsideron të jashtëligjshëm. Sot më shumë se 113 vende të botës e kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës. Mirëpo disa vende të rëndësishme akoma nuk e kanë njohur Kosovën si vend i pavarur. Amerika, Britania dhe Franca mbështesin pavarësinë e Kosovës në një kohë kur Kina dhe Rusia si dy anëtarë të KS të OKB nuk e kanë njohur këtë pavarësi. Sigurisht që edhe në Evropë ekzistojnë mosmarrëveshje rreth kësaj çështjeje. Spanja, Sllovakia, Rumania, Greqia dhe Qipro janë ato vende të cilat ashtu si Serbia nuk e njohin Kosovës si vend të pavarur dhe sovran. Këto vende ashtu si Spanja e cila përballet me problemin e ndarjes së rajonit të Katalonjës, përballen me problemin e lëvizjeve separatiste. Përveç kësaj ata konsiderohen si partnerë të vjetër të Rusisë dhe Serbisë dhe duke qene se kanë interesa të përbashkëta, mbajnë të njëjtin qëndrim ndaj Kosovës ashtu si Beogradi. Ndër pasojat e ndarjes dhe pavarësisë së Kosovës, proces që u realizua me mbështetjen direkte të Amerikës dhe aleatëve të saj dhe pa kaluar në kanalet e OKB, është sfidomi i normave dhe dispozitave ndërkombëtare. Megjithatë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në vitin 2010 votoi pro pavarësisë së Kosovës të vitit 2008 dhe deklaroi se shpallja e pavarësisë pa pëlqimin e qeverisë qendrore të Serbisë, ishe një veprim i ligjshëm. Mirëpo në atë në kohë në Kosovë nuk është organizuar ndonjë referendum për shpalljen e pavarësisë. Duke qenë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në interes të Amerikës, BE-së dhe vendeve të tjera të bllokut perëndimor dhe në të njëjtën kohë nënkuptonte dobësimin e  një prej aleatëve të Rusisë d.m.th. Serbinë dhe ulte influencën e Moskës në Ballkan, ata e mirëpritën e dhe e mbështetën pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo nga ana tjetër Brukseli dhe Uashingtoni, kundrejt lëvizjeve të tjera separatiste në vendet evropiane si në Spanjë dhe në Britani, kanë mbajtur qëndrim krejtësisht të kundërt. Dr. Sejed Ali’reza Musavi, ekspert i çështjeve të Evropës thotë se rrymat separatiste në Belgjikë vend i vogël multinacional, rrymat separatiste në Itali, ato të Wellsi dhe Skocisë në Britani, gjithashtu me organizimin e referendumit mund të hedhin hapa drejt ndarjes dhe pavarësisë së rajoneve të tyre. Ndërkohë që BE thekson unitetin dhe integrimin e të gjitha vendeve anëtare, ndarja e këtyre rajoneve do të thotë proces i ndërsjellë i rrugës për integrim dhe si rezultat do të thotë shkatërrim i vetë unionit. Për këtë arsye BE për momentin nuk mbështet aspak prirjet separatiste në vendet anëtare. Qeveria qendrore e Spanjës është e njohur mirë me këtë fakt dhe ajo e di shumë mirë se ndarja e rajoni Katalonja jo vetëm që do t’i japë fund aksesit në një prej zonave më të pasura të Spanjës por do të bëhet shkak edhe për inkurajimin e rajoneve të tjera për ndarje dhe pavarësi si rajoni Bask, rajon që për vite me radhë ka përjetuar konflikte të armatosura mes forcave qeveritare dhe anëtarëve të lëvizjes ETA.

Nga ana tjetër autoritetet evropiane janë të shqetësuar shumë edhe për faktin se ndarja e rajonit Katalonja do të inkurajojë rajonet e tjera separatiste në Evropë që të ndërmarrin të njëjtin hap për pavarësi. Në krye të këtyre rajoneve është Skocia. Pas organizimit të referendumit Brexit në Britani, Skocia është treguar akoma më e interesuar për të shpallur pavarësinë e saj nga Britania dhe për t’iu bashkuar BE si një vend i pavarur. Në rast se pavarësia e Katalonjës zbatohet, atëherë autoritetet e Skocisë mund të kërkojnë përshpejtimin e procesit për ndarjen nga Britania. Nga ana tjetër prirje për ndarje dhe pavarësi vihen re edhe në Belgjikë dhe në Itali dhe kjo prek një prej parimeve kryesore të BE që është ruajtja e unitetit dhe integrimit. Megjithëse kreu i rajonit të Katalonjës ka kërkuar më shumë vëmendje të BE në çështjen e këtij rajoni, Brukseli zyrtar nga ana e tij asnjëherë nuk është përkushtuar në kërkesat e banorëve të Katalonjës për pavarësi dhe ka kërkuar që çështja e këtij rajoni të zgjidhet me mjete politike dhe në formë paqësore me anë të bisedimeve mes Katalonjës dhe Madridit. Autoritetet evropiane kërkojnë nga Spanja zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit të krijuar pas organizimit të referendumit të pavarësisë së rajonit Katalonja.

Ndjekja e standardeve të dyfishta nga perëndimi në çështjen e pavarësisë është një temë shumë e diskutuar. Perëndimi jo vetëm në këtë çështje por edhe në çështjen e terrorizmit ndjek standarde të dyfishta. Kjo sjellje e perëndimi vihet re në qëndrimi ai mban ndaj terrorizmit dhe zgjerimit të faktorëve terroristë në Lindjen e Mesme. Perëndimorët dhe aleatët e tyre në rajon, për të realizuar qëllimet dhe objektivat e tyre të caktuara në vend që të përballen me terrorizmin radikal, mbështesin grupet terroriste. Ivan Ipolitov, ekspert i çështjeve politike thotë se vitet e fundit Amerika, terrorizmin radikal e ka përdorur si mjet të saj për të realizuar objektivat dhe politikat e saj të jashtme dhe për të dobësuar vendet e rajonit. Pasojat e mbështetjes së perëndimit ndaj terrorizmit radikal është kthimi i terroristëve takfiristë në vendet perëndimore dhe kryerja e akteve terroriste të elementëve terroristë kryesisht të ISIS, brenda në Evropë dhe në Amerikë. Petter Neuman, ekspert gjerman duke përmendur mënyrën e formimit të ISIS dhe përhapjen e këtij grupi terrorist thotë: Pasojat e asaj që ndodhi në Siri, për vite me radhë do t’i përballojmë ne. Në realitet perëndimorë kurrë nuk e mendonin se pasojat e mbështetjes së tyre ndaj terroristëve në Lindjen e Mesme një ditë do të ktheheshin kundër tyre. Sot autoritetet e sigurisë flasin për seriozitetin e kërcënimeve të ISIS dhe kjo do të thotë ulje e nivelit të sigurisë në vendet perëndimore. Në përgjithësi përdorimi i standardeve të dyfishta nga ana e perëndimit në përballje me çështje të ndjeshme dhe serioze si prirja separatiste dhe terrorizmi, jo vetëm që nuk ndihmon në zgjidhjen e këtyre çështjeve por bëhet shkak për zgjerimin e ndikimit të pasojave negative të tyre dhe kthimin e këtyre çështjeve në një sfidë për vetë perëndimin.

 

Tags