Skllavëria moderne, krim i heshtur
Në vitin 1949, Kombet e Bashkuara me 2 dhjetorin e çdo viti e përkujtojnë si Dita Ndërkombëtare për Heqjen e Skllavërisë. Megjithëse kanë kaluar më shumë se 200 vjet që nga heqja zyrtare e skllavërisë dhe përkundër deklaratave universale kundër skllavërisë, ky fenomen është vazhdon ende.
Krimi i skllavërisë sot ekziston në shumë vende të botës. Duke marrë parasysh ekzistencën e një problemi të tillë, bashkësia ndërkombëtare ka përcaktuar Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Skllavërisë për të luftuar këtë fenomen më shumë se kurrë më parë. Me këtë rast, kemi përgatitur një program të veçantë për këtë ngjarje. Në raportin e tretë botëror të "Skllavërisë Moderne", botuar në vitin 2016, thuhet se në botë ekzistojnë më shumë se 45 milionë skllevër. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO), padronët e skllevërve çdo vit marrin 150 miliardë dollarë fitime të paligjshme nga shfrytëzimi i skllevërve dhe kontrabandës së narkotikëve dhe armëve. Në këtë mënyrë ata kanë krijuar biznesin e tretë më të pistë, por më fitimprurës në botë. Rreth 70 për qind e skllevërve janë të detyruar të punojnë dhe 33 për qind të tyre janë fëmijë. Gjithashtu, gjysma e skllavërisë moderne përbëhet nga gra dhe vajza.

Natyrisht, ky lloj skllavërie nuk është vetëm në vendet në zhvillim, por edhe në vendet e zhvilluara. "Është e vështirë të besohet se vendet e BE-së kanë dhjetëra mijëra njerëz që i shesin si mallra", thotë Cecilia Malmastrow, Komisionare Europiane për Politikat e Brendshme. Ajo në një intervistë të fundit rreth fenomenit të skllavërisë moderne në Evropë ka thënë: Është fakt i hidhur se tregtia njerëzore është kudo rreth nesh (Evropë) dhe është pranë nesh shumë më tepër sesa ajo që ne e mendojmë.
Puna e detyruar është një nga format më të rëndësishme të skllavërisë moderne. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës, sot në mbarë botën ka 21 milionë viktima të punës së detyruar. Azia Juglindore është një rajonet ku puna e skllevërve modernë është në masë të gjerë dhe çdo ditë mediat njoftojnë për punëdhënës që mbajnë në kafaze punëtorë të paligjshëm gjatë periudhave të pushimit, në mënyrë që të shmangin ikjen e tyre. Thuhet se mijëra peshkatarë përdoren si skllevër dhe kur vjen koha që ata të kthehen në tokën e tyre, këta njerëz shumica e të cilëve janë nga Mianmari ose qytetarë të tjerë të rajonit, përsëri futen në kafaz. Puna e detyruar në zonat e largëta të Indonezisë, e cila përdoret për të kapur peshk dhe për të shitur peshk në tregjet botërore, përfshirë Shtetet e Bashkuara, ka vënë në pikëpyetje situatën e të drejtave të njeriut në Azinë Juglindore. Këta skllevër jetojnë nëpër kafaze ku është shumë e vështirë të shtrihesh për të pushuar. Ata hanë pak oriz dhe fasule dhe më pas detyrohen të shkojnë në det me anijet dhe varkat e peshkimit.

Për fat të keq, në këtë biznes fitimprurës fëmijët kanë një vend të posaçëm, sepse fëmijët konsiderohen si shumë të lirë dhe pa punë dhe janë të lehtë për tu abuzuar seksualisht, prandaj edhe kërkesa për ta është shumë e lartë. Sipas Fondit të Fëmijëve të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), një milion dhe 200,000 fëmijë në mbarë botën janë rrëmbyer nga grupet e trafikimit njerëzor dhe janë skllavëruar. UNICEF thotë se këta fëmijë skllavërohen për shërbime të detyruara nëpër kazerma ose për shkëmbimin e tyre me ushqim, medikamente dhe nevojave të përditshme ose për të kryer punë të paligjshme. Shumica e këtyre fëmijëve trafikohen nga Perëndimi dhe Afrika Qendrore nga vende të tilla si Togo "," Mali " , "Burkina Faso" dhe "Gana. "90% e këtyre fëmijëve që janë të punësuar si punëtorë shtëpie të zotërinjve të tyre, janë vajza të reja.
Një formë tjetër e fenomenit të skllavërisë moderne është skllavëria seksuale. Kennel Barry, një profesor në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, në librin e tij të famshëm Prostitucioni dhe Gjinia, shkruan: "Në vendet e varfra apo me një ekonomi të pafavorshme, shumë gra janë tërhequr për nga skllavëria seksuale. Me miliona njerëz nga viti 1970 e deri më sot janë shitur për prostitucion, shumica e të cilëve janë femra nga vendet e Azisë Juglindore, Evropës Lindore, Amerikës së Jugut dhe Afrikës, vende të cilat kanë një ekonomi të pazhvilluar ".
Ndoshta duket e pabesueshme, por tani dhe në shekullin e 21, oportunistët i përdorin këto gra për të tërhequr klientët, madje edhe në disa agjenci, femrat i vendosin për biznes nëpër ankande mujore. Në disa raste, vajzat dhe gratë e trafikuara shpesh shiten tek disa padronë të tyre. Ndonjëherë, si rezultat i rrahjes së vajzave dhe grave, disa prej tyre vdesin ose largohen nga vendi i destinacionit dhe nëse nuk pajtohen dhe refuzojnë të bëjnë prostitucion, sipërmarrësit e seksit i detyrojnë ata ta bëjnë këtë gjë, duke i kërcënuar vajzat me vrasjen e familjeve të tyre. Një zyrtar i ministrisë së drejtësisë suedeze ka thënë: "Është e habitshme që ne po i mësojmë fëmijët tanë në shkolla për format e skllavërisë në shekujt e mëparshëm, por ky edicion modern i skllavërisë ekziston ende mes nesh".

Studimet dhe hulumtimet kanë treguar se, për fat të keq, në shumë raste, destinacioni përfundimtar i skllevërve modernë janë vendet e Evropës Perëndimore dhe Amerika dhe sot në këto vende është krijuar një nga krizat më të mëdha të të drejtave të njeriut në epokën moderne. Hulumtimet zyrtare në Amerikë tregojnë se çdo vit më shumë se 100,000 vajza të mitura janë trafikuar si skllave të seksit në Amerikë. Statistikat e Kombeve të Bashkuara gjithashtu konfirmojnë se destinacioni përfundimtar i gjysmës së rreth 3 milion rasteve të trafikimit të qenieve njerëzore që ndodhin çdo vit është Amerika dhe rreth 50 për qind e të miliarda dollarëve të ardhurave nga kjo industri e pistë u përket amerikanëve.
Vendet evropiane gjithashtu janë destinacionet kryesore për skllavërinë moderne dhe sidomos skllevërit seksualë. Burimi kryesor i skllavërisë në këto vende është Evropa Lindore dhe Qendrore (si Moldavia, Shqipëria, Rumania, Ukraina dhe Bullgaria), Afrika (si Maroku, Algjeria, Nigeria, Sudani dhe Sierra Leone), Azia (si Kina, Sri Lanka , Pakistan dhe Afganistan) dhe Amerika e Jugut (si Brazili, Republika Dominikane dhe Ekuadori). Sipas një studimi të kryer në Gjermani, vetëm 10,000 gra nga vende të tilla si Çekia, Polonia dhe Bullgaria punojnë në klube nate, përkundër dëshirës së tyre. Sipas ekspertëve, përfitimet financiare të këtij biznesi të ndyrë, janë faktor në përhapjen e këtij fenomeni ogurzi në këtë rajon.
Është interesante, se për shkak të neglizhencës së qeveritarëve evropianë, çmimi i një skllavi seksual në këtë rajon të botës është barabartë me koston e një makine të përdorur ose telefon smartphone dhe vajzat shiten me rreth 800 dhe 3,000 euro për tregtarët evropianë. Përveç kësaj, rreth një milion fëmijë dhe djem në Bashkimin Evropian zhduken çdo vit, për shkak të ikjes, rrëmbimit, rrëmbimit nga prindërit, fëmijët e zhdukur dhe fëmijët që emigrojnë vetëm. Shumë prej këtyre viktimave janë vajza që bëhen skllave seksuale ose detyrohen të punojnë si lypëse nëpër rrugë, si shërbëtore nëpër shtëpi ose detyrohen të shesin organet e tyre trupore.

Përhapja e këtij fenomeni global ka bërë që Kombet e Bashkuara, nëpërmjet shtyllave të ndryshme, të dënojnë në mënyrë të përsëritur skllavërinë dhe të marrin masa të ndryshme për të parandaluar këtë krim të organizuar, por në botë ende ka shumë njerëz që kërkojnë më shumë përfitime dhe i nënshtrohen këtij fenomeni. Për të zhdukur këtë fenomen është e domosdoshme të mbrohen të drejtat dhe liritë individuale dhe qytetare të njerëzve dhe për të arritur këtë, është e domosdoshme që pushtetet e vendeve dhe qeveritë e ndryshme, pa prirje politike, të ndërmarrin hapa praktikë për t'u përballur me skllavërinë moderne dhe të zbatojnë përgjegjësitë që kanë në mbrojtje të lirive individuale dhe të drejtave të njeriut. Dita Ndërkombëtare për Heqjen e Skllavërisë është me të vërtetë një mundësi për të rikujtuar këtë përgjegjësi.