Isai në pasqyrën e shenjtërimit
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i65271-isai_në_pasqyrën_e_shenjtërimit
Ndodhemi në ditët e lindjes së një prej të dërguarve dhe profetëve të Zotit. Isai, flamurtari i madh i mëshirës dhe mirësisë, i cili u mëson mirësjelljeve dhe dashuri të pastër pasuesve të të gjitha feve. Duke uruar të gjithë të krishterët për ditëlindjen e hazretit Isa (as) kemi përgatitur tetë programe të shkurtra për të përshkruar imazhin e Isait, frymën e Perëndisë dhe Fjalën e Perëndisë, nga pikëpamja e Kuranit të Shenjtë.
(last modified 2026-04-21T17:45:03+00:00 )
Dhjetor 26, 2017 05:56 Europe/Tirane

Ndodhemi në ditët e lindjes së një prej të dërguarve dhe profetëve të Zotit. Isai, flamurtari i madh i mëshirës dhe mirësisë, i cili u mëson mirësjelljeve dhe dashuri të pastër pasuesve të të gjitha feve. Duke uruar të gjithë të krishterët për ditëlindjen e hazretit Isa (as) kemi përgatitur tetë programe të shkurtra për të përshkruar imazhin e Isait, frymën e Perëndisë dhe Fjalën e Perëndisë, nga pikëpamja e Kuranit të Shenjtë.

Kur Isai lindi, Marjami shkoi te njerëzit e saj duke e mbajtur hazretin Isa në krahë. Ata i thanë: "O Marjam, ke bërë një punë shumë të çuditshme dhe të keqe. As babai yt nuk ishte një njeri i keq dhe as nëna jote nuk ishte një grua e ligë". Marjami, që heshti për hir të Zot, sinjalizoi fëmijën. Ata thanë: "Si mund të flasim me një fëmijë që është në djep?" Papritur Isai nisi të flasë dhe tha:

Unë jam rob i All-llahut,....

 

 إِنِّی عَبْدُ اللَّهِ آتانِیَ الْکِتابَ وَ جَعَلَنی‏ نَبِیًّا 

30. Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.  (ajeti 30/surja Merjem)

Kjo ishte mrekullia e parë e madhe që u shfaq nga Isai (as). Pika më e rëndësishme është se në fjalën e parë, ai u prezantua si shërbëtor i Perëndisë. Ky është elementi më i rëndësishëm i profetëve hyjnorë, të cilët ishin profetë monoteistë dhe ata donin që njerëzit e tyre të adhurojnë Allahun, krijuesin e njeriut, të tokës dhe të qiejve. Isai (as) është një nga profetët, i cili e thirri popullin e tij drejt tevhidit (monoteizmit) dhe theksoi se rruga e çlirimit të njerëzimit nga mëkati dhe devijimi, është vetëm besimi tek Zoti Ai thotë: «Lum ata që e ndiejnë nevojën e tyre për Perëndinë, sepse poseduesi i qiejve është Zoti. Lum ata që janë të mirë dhe të falshëm, sepse do të falen nga të tjerët. Zoti rrezaton diellin e tij për të gjithë, si për të mirët ashtu edhe për të këqijtë dhe lëshon shiun e Tij si për të drejtët ashtu edhe për keqbërësit. Kërkojuni t'ju jepet, kërkoni që të gjeni, trokisni derën që ajo  t'ju hapet, sepse kushdo që kërkon do ta gjejë atë që do, kushdo që dëshiron do të marrë atë që do. Mjafton të trokisni dhe porta për ju do të hapet”.