Isai në pasqyrën e shenjtërimit
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i65273-isai_në_pasqyrën_e_shenjtërimit
Isai është një profet që ashtu si profetët e tjerë, ka lajmëruar për ardhjen e profetit pasardhës të tij d.m.th. hazretit Muhamed (s.a.v.s) që është profeti i fundit i dërguar nga Zoti.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2017 05:56 Europe/Tirane

Isai është një profet që ashtu si profetët e tjerë, ka lajmëruar për ardhjen e profetit pasardhës të tij d.m.th. hazretit Muhamed (s.a.v.s) që është profeti i fundit i dërguar nga Zoti.

«وَ إِذْ قالَ عیسَى ابْنُ مَرْیَمَ یا بَنی‏ إِسْرائیلَ إِنِّی رَسُولُ اللَّهِ إِلَیْکُمْ مُصَدِّقاً لِما بَیْنَ یَدَیَّ مِنَ التَّوْراةِ وَ مُبَشِّراً بِرَسُولٍ یَأْتی‏ مِنْ بَعْدِی اسْمُهُ أَحْمَدُ ...»

6. Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”.  

Ditëlindja e hazretit Isa(as)

Hazreti Isa i cili njerëzve u përcolli dashurinë dhe mëshirën, është ndër ata profetë për të cilin Kurani ka përmendur dy karakteristika të veçanta dhe ka thënë: Së pari ai vetë kishte sheriat dhe ishte plotësues i sheriatit të Musait (as)/ «مُصَدِّقاً لِما بَیْنَ یَدَیَّ مِنَ التَّوْراةِ»؛ . Në Bibël thuhet se hazreti Isa ka thënë: Unë nuk kam ardhur të fshij Tevratin por ta plotësoj atë. Një tjetër karakteristikë e Isait është karakteristika e tij lajmëruese. Ai është profeti që ashtu si profetët e tjerë ka lajmëruar për ardhjen e pasardhësit të tij hazretit Muhamed (s.a.v.s) që është profeti I fundit I dërguar nga Zoti. Ai është profeti i cili ka ngritur flamurin e monoteizmit në të gjithë dhe do të eliminojë njollën e fundit të idhujtarisë së injorancës në botë. Profeti që është i dashuri i Zotit dhe për botën sjell mëshirë. Ai është hazreti Muhamed (s.a.v.s). Në disa fjalë të hazretit Isa (as) thuhet: Nëse ju më doni mua mbani etikën time dhe unë prej Tij do të kërkoj t’iu japë një protektor tjetër që do të jetë gjithmonë me ju. Ai është shpirti i së drejtës dhe vërtetës, që bota nuk mund ta pranojë atë sepse nuk e sheh dhe nuk e njeh mirëpo ai iu njeh dhe qëndron pranë jush dhe do të jenë tek ju.