Isai në pasqyrën e shenjtërimit
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i65275-isai_në_pasqyrën_e_shenjtërimit
Shumë nga ndjekësit e hazretit Isa, thonë se mrekullitë e bëra prej atij hazreti vërtetojnë shpirtin e tij të shenjtë dhe për këtë atë e quajnë zot. Kurani në një përshkrim të bukur për hazretin Isa (as), flet për këtë çështje dhe thotë se ai hazreti çdo falje e ka bërë për Zotin e vetëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2017 05:57 Europe/Tirane

Shumë nga ndjekësit e hazretit Isa, thonë se mrekullitë e bëra prej atij hazreti vërtetojnë shpirtin e tij të shenjtë dhe për këtë atë e quajnë zot. Kurani në një përshkrim të bukur për hazretin Isa (as), flet për këtë çështje dhe thotë se ai hazreti çdo falje e ka bërë për Zotin e vetëm.

Hazreti Isa ka jetuar në një epokë të trazuar, ku ndihej nevoja për një lider qiellor, që ai të drejtonte njerëzit që t’i faleshin Zotit të vetëm. Ai ishte ndër ata profetë që është krijuar me mrekulli dhe jeta e tij në këtë botë përfundoi po me mrekulli. Isai (as) ka shëruar të sëmurët dhe të verbrit, ka ngjallur të vdekurit, nga balta ka krijuar pëllumbin të cilit i ka futur shpirt. Shumë ndjekës të Isait, mrekullitë e tij i konsiderojnë arsye për ta quajtur atë zot. Kurani në një përshkrim të bukur për hazretin Isa (as), flet për këtë çështje dhe thotë se ai hazreti çdo falje e ka bërë për Zotin e vetëm.

«إِذْ قَالَ اللَّهُ یَا عِیسَى ابْنَ مَرْیَمَ أَأَنْتَ قُلْتَ لِلنَّاسِ اتَّخِذُونِی وَأُمِّیَ إِلَهَیْنِ مِنْ دُونِ اللَّهِ قَالَ سُبْحَانَکَ مَا یَکُونُ لِی أَنْ أَقُولَ مَا لَیْسَ لِی بِحَقٍّ إِنْ کُنْتُ قُلْتُهُ فَقَدْ عَلِمْتَهُ تَعْلَمُ مَا فِی نَفْسِی وَلَا أَعْلَمُ مَا فِی نَفْسِکَ إِنَّکَ أَنْتَ عَلَّامُ الْغُیُوبِ 

116. Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënës time dy zota pos All-llahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka në mua, e unë e di ç’ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!”  

مَا قُلْتُ لَهُمْ إِلَّا مَا أَمَرْتَنِی بِهِ أَنِ اعْبُدُوا اللَّهَ رَبِّی وَرَبَّکُمْ وَکُنْتُ عَلَیْهِمْ شَهِیدًا مَا دُمْتُ فِیهِمْ فَلَمَّا تَوَفَّیْتَنِی کُنْتَ أَنْتَ الرَّقِیبَ عَلَیْهِمْ وَأَنْتَ عَلَى کُلِّ شَیْءٍ شَهِیدٌ »

117. Unë nuk u kam thënë tjetër atyre, pos asaj që Ti më urdhërove; ta adhuroni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj dhe sa isha ndër ta, kam qenë përcjellës i tyre, e pasi që më more mua, Ti ishe roje (dhe dëshmues) i tyre. Ti je dëshmitar për çdo send!”