Isai në pasqyrën e shenjtërimit
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i65277-isai_në_pasqyrën_e_shenjtërimit
Në Kuran, Zoti e quan Isain një prej krijesave madhështore të Tij dhe thotë se çdo njeri besimtar dhe i lirë mund të jetë i denjë për këto bukuri në jetën e vet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2017 05:58 Europe/Tirane

Në Kuran, Zoti e quan Isain një prej krijesave madhështore të Tij dhe thotë se çdo njeri besimtar dhe i lirë mund të jetë i denjë për këto bukuri në jetën e vet.

Isai erdhi dhe ardhja e tij përhapi dritë, dashuri, urtësi, dashamirësi, sinqeritet dhe mirësi për njerëzimit. Ai duart e tij i shtriu në ndihmë të të gjithë të varfërve dhe nevojtarëve. Ai gjatë gjithë kohës që ka qenë në mesin e njerëzve, asnjë herë nuk ka neglizhuar në përballjen me të keqen dhe në dhënien e ftesës për të mirën. Në Kuran, Zoti e quan Isain një prej krijesave madhështore të Tij dhe thotë se çdo njeri besimtar dhe i lirë mund të jetë i denjë për këto bukuri në jetën e vet.  Përkushtimi dhe vlerësimi i prindërve, largimi dhe distancimi nga e keqja dhe nënshtrimi në jetë, janë disa nga karakteristikat e veçanta të hazretit Isa (as) të cilat Zoti i ka përcjellë për robërit e vet dhe thotë se virtyti është një karakteristikë të cilën njerëzit duhet ta kenë në jetën e tyre personale dhe sociale. Në ajetin 31 dhe 32 të sures Merjem, Zoti thotë:

" وَ جَعَلَنی‏ مُبارَکاً أَیْنَ ما کُنْتُ وَ أَوْصانی‏ بِالصَّلاةِ وَ الزَّکاةِ ما دُمْتُ حَیًّا / وَ بَرًّا بِوالِدَتی‏ وَ لَمْ یَجْعَلْنی‏ جَبَّاراً شَقِیًّا - "(و خداوند) مرا وجودی پربرکت قرار داده در هر کجا که باشم / و مرا توصیه به نماز و زکات کرده تا زمانی که زنده ام مرا درقبال مادرم ، نیکوکار، قدردان و خیرخواه قرار داده و مرا ، جبار و شقی قرار نداده است.

32. Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!  
33. Selami (shpëtim prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!”  

Isai në Kurani, është prezantuar një prej personave të respektuar në këtë botë dhe në ahiret dhe një prej të zgjedhurve të Perëndisë. Në mësimet e tij thuhet: Me të vërtetë juve ju them se nëse një dhomë përfshihet nga zjarri, zjarri përhapet nga një dhomë në tjetrën. Pastaj shumë dhoma digjen vetëm në rast se që në dhomën e parë kuptohet situata dhe zjarri shuhet i tëri. Pikërisht kështu është e keqja e shfrytëzuesit dhe sunduesit, e cila nëse parandalohet pas tij nuk do të vijnë sundues nënshtrues të tjerë. Ashtu si zjarri që nëse nuk gjen dru dhe krevate në dhomë, nuk ka se çfarë të djegë.