Isai në pasqyrën e shenjtërimit
Mrekullia është fenomen i jashtëzakonshëm, e cila nëpërmjet Zotit kryhet nga një person i caktuar si i shenjtë dhe kjo është tregues i shenjtërisë së tij.
Ditëlindja e hazretit Isa (as) është mrekullia e parë e Zotit lidhur me këtë profet hyjnor.
Në tregimin e lindjes së hazretit Isa (as) thuhet se në kohën kur Merjemit të virgjër iu dha lajmi se do të lindte një fëmijë, asaj i iku fytyra dhe e shqetësuar dhe e habitur tha:
قَالَتْ رَبِّ أَنَّى یَکُونُ لِی وَلَدٌ وَلَمْ یَمْسَسْنِی بَشَرٌ قَالَ کَذَلِکِ اللّهُ یَخْلُقُ مَا یَشَاء إِذَا قَضَى أَمْرًا فَإِنَّمَا یَقُولُ لَهُ کُن فَیَکُونُ»
47. Ajo tha: “Zoti im, si mund të kem unë djalë e mua s’më ka prekur njeri (nuk jam e martuar)? Ai (All-llahu) tha: “Ja, kështu, All-llahu krijon çka të dojë. Kur Ai vendos për një çështje, vetëm i thotë: Bëhu! Ajo menjëherë bëhet. ( ajeti 47/surja Al-Imran)
Në fakt, për dijetarët, mënyra e krijimit të Isait (as) është një prej kryeveprave të krijimit dhe një tjetër shenjë për të treguar fuqinë e Zotit. Mirëpo krijimi i atij hazreti me mrekulli, krijon prirje për bindjen se ai është shenjtor. Në epokën e hazretit Muhamed(s.a.v.s), një grup i krishterë shkoi pranë profetit dhe tha: Për çfarë na fton neve? Profeti i nderuar i Islamit (s.a.v.s) tha: Unë ju ftoj tek Zoti një, pasi prej tij kam marrë misionin që të drejtoj dhe udhëzoj njerëzit dhe Isai është një prej krijesave të Tij, i cili kishte karakteristikat e njeriut dhe ushqehej si të tjerët.... Të krishterët nuk i pranuan këto fjalë të Profetit dhe atij i thanë se Isai është krijuar pa baba dhe kjo është shenjë e shenjtërisë së tij. Profeti duke u mbështetur në ajetin 59 të sures Al-Imran dhe tha:
“59. Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) te All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha “Bëhu!” ai u bë”.