Isai në pasqyrën e shenjtërimit
Ajeti 87 i sures Bekare vërteton faktin se Isai (as) është pasues i profetëve të kaluar dhe ai është kundërshtuar dhe refuzuar pikërisht ashtu siç ka ndodhur edhe me profetët e mëparshëm.
Kurani në ajete të ndryshme ka folur gjerësisht për rolin profetik, udhëzues dhe drejtues të hazretit Isa. Kurani është burimi më i rëndësishëm që përshkuan saktë jetën e hazretit Isa dhe thotë se Isai ishte lajmëtar i vërtetë i Islamit dhe thekson në dashurinë dhe respektin e veçantë të të gjithë njerëzve për atë profet të cilin Zoti e ka emëruar shpirtin e tij.

Ajeti 87 i sures Bekare vërteton faktin se Isai (as) është pasues i profetëve të kaluar dhe ai është kundërshtuar dhe refuzuar pikërisht ashtu sic ka ndodhur edhe me profetët e mëparshëm.
« وَلَقَدْ آتَیْنَا مُوسَى الْکِتَابَ وَقَفَّیْنَا مِنْ بَعْدِهِ بِالرُّسُلِ وَآتَیْنَا عِیسَى ابْنَ مَرْیَمَ الْبَیِّنَاتِ وَأَیَّدْنَاهُ بِرُوحِ الْقُدُسِ...»
87. Ne i patëm dhënë Musait librin dhe pas tij patëm dërguar shumë pejgamberë. Isait, birit të Merjemës i dhamë argumente (mrekulli) dhe e fuqizuam me (Xhibrilin) shpirtin e shenjtë. E sa herë që u erdhi ndonjë i dërguar me çka nuk u pëlqeu juve, a nuk u bëtë kryelartë dhe disa prej tyre i përgënjeshtruat e disa i mbytët?
Zoti, e përkujton Isain (as) ashtu si Zakarianë, Jahjanë dhe Eliasin dhe ata i konsideron të devotshmit. Ata janë udhëzues në rrugën e së vërtetës dhe së mirës. Ata kanë jetuar ashtu si njerëzit e tjerë, janë ushqyer si të tjerët dhe i janë lutur Zotit në formën më të mirë. Hazreti Isa (as) në ftesën e tij për monoteizëm thotë: Lum si ata që natën e kalojnë duke u falur. Ata me vete marrin një dritë të përhershme. Sa i përket kësaj imam Rezai(as) në një diskutim që pati me një nga klerikët e krishterë ka thënë: Ne, ankohemi ndaj Isait tuaj për shkak të dobësisë që kishte në falje, agjërim dhe namaz. Kleriku i nevrikosur tha: Unë kujtoja se në mesin e ummetit islam, nuk ka asnjë më të zgjuar dhe të ditur sesa ti. Isai netët qëndronte zgjuar dhe ditët i kalonte në agjërim dhe asnjëherë nuk ka neglizhuar duke iu falur Zotit. Imami duke përdorur këto fjalë tha: Nëse është kështu atëherë, hazreti Isa për kë falte namazin dhe mbante agjërim? Ju thoni që Isai është Zoti. Atëherë kleriku uli kokën dhe nuk foli.