Jezu Krishti, lajmëtari i mishërimit
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i65285-jezu_krishti_lajmëtari_i_mishërimit
Speciale me rastin e ditëlindjes së hazretit Isa (as)
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 26, 2017 06:09 Europe/Tirane

Speciale me rastin e ditëlindjes së hazretit Isa (as)

25 dhjetori përkon me përvjetorin e ditëlindjes së hazretit Isa (as), profetit që ishte burimi i mirësisë dhe mishërimit për të gjithë botën. Ai me vullnetin e perëndisë nisi të flasë kur ishte në djep dhe ka thënë: "Unë jam shërbëtori i Perëndisë. Perëndia më ka dhënë një libër qiellor dhe më ka bërë profet, më ka bekuar kudo që të jem dhe për sa kohë jam gjallë më ka urdhëruar që të lutem dhe të jap zeqatin. Përshëndetjet e (Zotit) për mua, ditën kur kam lindur, ditën kur do të iki dhe ditën kur ngrihem përsëri.

Përshëndetje dhe selamet qofshin  mbi të dërguarit Perëndisë. Përshëndetje për ata që, si shiu, sjellin mëshirë për shpirtrat e etur dhe me shiun e tyre freskojnë shpirtrat me udhëzimin e shenjtë. Përshëndetje dhe selame për Krishtin, i cili ngjalli të vdekurit dhe zgjoi të devijuarit. Përshëndetje dhe selame për nënën e tij Merjmin (paqja qoftë mbi të), e cila një fëmijë sy ai, ia dhuroi të eturve për paqe dhe drejtësi. Përshëndetje dhe selame për ndjekësit e tij të vërtetë, që përcjellin mësimet e Jezu Krishtit (as) dhe të të dërguarve të tjerë hyjnorë.

Sot ndodhemi në një ditë të shënuar. 25 dhjetori është ditëlindja e Jezu Krishtit (as). Profeti që është përcjellës i mëshirës dhe frymës monoteiste për të gjithë botën. Ai me urdhër të Zotit ka folur që kur ishte në djep dhe njerëzve të devijuar u drejtohet me këto fjalë:

30. Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber.  

31. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jem gjallë!

32. Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm!  
33. Selami (shpëtim prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!”  ( ajetet 30-33/surja Merjem)

Urime për ditëlindjen e Jezu Krishtit (as)


Hazreti Isa (as) lindi në një kohë kur disa grupe hebraike kishin mosmarrëveshje mes tyre mbi fenë. Në atë kohë mbizotëronin dy sekte kryesore që quheshin Sadukitë dhe Farisianët. Sadukitë ishin një grup i nivelit të lartë dhe kryesisht klerikë të cilët për të ruajtur traditat e tyre fetare bashkëpunonin me perandorinë Romake dhe nuk kishin asnjë kontradiktë fetare me grekët pasi ishin të mendimit se Zoti parimet e librit të shenjtë i ka përhapur edhe tek jo hebrenjtë. Nga ana tjetër Farisianët përbën një grup jo klerik, mirëpo me më shumë influencë sesa Sadukitët. Ky grup ishte i mendimit se hebrenjtë për të ruajtur pasurinë dhe pushtetin e tyre nuk duhet të heqin dorë nga feja dhe kultura e tyre. Grupi i Farisianëve ishte i përhapur në të gjithë Palestinën dhe në sinagogat që ndodheshin përreth Bejtul Mukadesit përdoreshin për mbledhjen e njerëzve dhe për të influencuar tek njerëzit. Sigurisht që përveç këtyre dy grupeve, gjendeshin edhe grupe të tjera si Samerianët dhe grupi ekstremist i njohur me emrin Zealots. Samerianët nga aspekti i sekteve të tjera konsideroheshin të pafe. Ndërsa grupi Zealot konsiderohet një grup racist të cilët duke kundërshtuar pushtimin e Palestinës nga romakët iu bashkuan terrorizmit. Ata sulmonin jo vetëm romakët por edhe bashkatdhetarët e tyre hebre që sipas këtij grupi nuk ishin mbrojtës të fesë dhe kombit.

Jezu Krishti (as) ka lindur në një periudhë si kjo. Paria e fisi jahud, duke pasur parasysh parashikimet dhe informacionet e mëparshme nga

 

libri i tyre i vjetër, i njihnin karakteristikat e Krishtit mirëpo që në fillim e mohuan atë dhe iu kundërvunë atij profeti. Ata në hapin e tyre të parë, akuzuan Marjam si të ligë me qëllim që atë dhe djalin e saj ta ndëshkonin me gjuajtjen me gurë në sy të publikut. Mirëpo kur Krishti foli kur ishte në djep dhe tha “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber”, komploti i tyre u neutralizua dhe nëna bashkë me djalin shpëtuan.

Hazreti Isa(as) mori profecinë në vitin 30. Ashtu siç thuhet në Bibël ai ka përcjellë misionin e tij tek njerëzit. Ai i ka ftuar njerëzit që të besojnë në Zot. Ai u përpoq që të kthejë jahudët e devijuar dhe atyre u ka bërë të qartë se çfarë është hallall dhe çfarë është haram. Në disa çështje që për jahudët ishte haram, ai hazret i bëri hallall. Në fjalën e parë që përmendet nga Bibla mbi hazretin Isa(as) thuhet se ai hazret iu drejtua njerëzve duke u thënë, pendohuni pasi Perëndia e qiejve është afër.

Hazreti Isa (as), përveçse ka drejtuar dhe udhëzuar njerëzit, ai ka shëruar të sëmurët, u ka dhënë shikimin të njerëzve që kanë lindur të verbër dhe ka shëruar njerëz me sëmundjen leucemisë. Ai prej dheut nxori pëllumbin dhe duke i fryrë me vullnetin e Zotit menjëherë jepte shpirt. Hazreti Isa (as) ishte mbrojtës i të përvuajturve dhe nevojtarëve dhe ndihmonte tejmase femrat dhe fëmijët. Ai gjithashtu kundërshtonte vështirësitë e krijuara nga Farsianët dhe ekstremistët Zealots.

 

Krishti për të drejtuar popullin, ka përballuar shumë vuajtje që atij ia imponuan hebrenjtë. Në mesin e kësaj vuajtje dhe dhimbjeje, ai hazret arriti të kuptojë se një grup nga fisi bin Israil nuk heq dorë nga mëkati, kundërshtimi dhe devijimi. Për këtë ai u ngrit në këmbë në mes të fisit dhe tha: Kush është ai që më ndjek mua në rrugën e Zotit. Disa prej tyre u përgjigjën pozitivisht dhe pranuan këtë ftesë. Këta njerëz ishin të pastër të cilët Kurani i quan “Havarijun” (apostujt). Havarijunët u shprehën të gatshëm për të ndihmuar Krishtin dhe thanë;

52. E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: ‘Kush janë ndihmëtarët e mi për në rrugë të All-llahut?’ Havarijunët thanë: ‘Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, nei besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi myslimanë (të bindur, të dorëzuar)!

53. Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë)!’   ( ajetet 52-53/ surja Ali Imran)

Krishti së bashku me havarijunët( apostujt ), shkoi në veri të Palstinës dhe njerëzit i njohur me fenë e vërtetë. Udhëzimet e shenjta që Krishti ua përcolli njerëzve, i habiti të gjithë njerëzit dhe nevrikosi pushtetarët e shoqërisë, kjo sepse ai hazret kundërshtonte ashpër dëfrimet e të mëdhenjve të hebraizmit. Për Krishtin asnjë lloj korrupsioni nuk mund të justifikohet. Ata për të realizuar qëllimet e tyre intriguese, e nxitën Cezarin e Romës dhe atij i thanë: Nëse kjo situatë vazhdon kështu, perandoria jote do të fundoset. Prandaj për të ruajtur perandorinë nuk ke rrugë tjetër dhe duhet të vrasës Krishtin.

Hazreti Isa(as) i cili ishte në dijeni të komplotit të tyre së bashku me apostujt e tij, shkoi në një lëndinë dhe atje u fsheh. Mirëpo një person i quajtur Jahuda zbuloi vendin ku qëndronte Krishti. Ushtria e pushtetit i sulmoi ata dhe rrethoi apostujt. Apostujt kur panë se u rrezikohet jeta, Krisshin e lënë të vetëm. Mirëpo në ato çaste Zoti nuk e la Krishtin të vetëm dhe atë e fshehu nga sytë e agresorëve. Me ndryshimin e pamjes së Jahudës me atë të Krishtit,  agresorët morën Jahudën në vend të Krishtit. Ai njeriu u frikësua dhe u tmerrua aq shumë saqë goja iu mbyll dhe nuk mund të tregonte se kush ishte. Në kohën kur nisi të flasë dhe të mohojë, askush nuk i besoi fjalët e tij dhe u kryqëzua. Të pranishmit të gjithë menduan se u Krishti u vra por siç thekson Kurani, Krishti as nuk u vra dhe as nuk u kryqëzua por mbi ta u zbatua vullneti. Pas ngritjes së hazretit Isa drejt qielli, apostujt vazhduan rrugën e Krishtit. Në mesin e tyre Piteri, që ishte i pari që kishte krijuar besim tek Krishti, mori përsipër drejtimin e njerëzve dhe ai u kthye në një prej apostujve më të mirë. Ai i drejtoi apostujt e tjerë që të shkojnë tek pjesëtarët e fisit bin Israil në vende të ndryshme të botës që ata t’i njihnin mbi Biblën.

Urimet për ditëlindjen e hazretit Isa(as)

Duke iu uruar për ditëlindjen e hazretit Isa(as), emisionin po e përfundojmë me një tregim mbi Krishtin. Një ditë Krishti shkoi pranë apostujve të tij dhe tha: Unë kam një kërkesë dhe mision. Nëse betohuni se do ta kryeni, atëherë jua them. Apostujt thanë: O profet i Zotit, çfarë të urdhërosh ne do të bindemi. Krishti (as) u ngrit në këmbë dhe më pas u përkul në drejtim të këmbëve të tyre dhe nisi të lajë këmbët e njërit prej apostujve. Apostujt u ndien ngushtë dhe të turpëruar, mirëpo duke qenë se ishin betuar dhe kishin pranuar atë që Krishti u kishte kërkuar, u dorëzuan dhe ai hazret lau këmbët e tyre. Kur mbaroi punë apostujt thanë: O profet i Zotit. Ti je mësuesi ynë. Ishte e denjë që ne të lajmë këmbët e tua dhe jo ti këmbët tona. Hazreti Isa bin Merjem (as) tha: Këtë e bëra për t’iu treguar se nga të gjithë njerëzit më i denjë dhe i ditur është ai që u shërben njerëzve. Këtë e bëra që të jem i përulur dhe përuljen t’ua mësoj juve. Pas meje ju do të keni përgjegjësinë e drejtimit dhe mësimit të njerëzve dhe metoda juaj duhet të jetë përulja dhe shërbimi për Zotin. Dinjiteti rritet nëpërmjet përulësisë dhe jo nëpërmjet mburrjes. Pikërisht ashtu siç lulja që rritet në një tokë të botë dhe jo në një tokë të fortë shkëmbore.