Isai në pasqyrën e shenjtërimit
Zoti i Plotfuqishëm, duke krijuar hazretin Isa(as) tregoi fuqinë e Tij dhe duke e mbajtur atë gjallë, hapi një faqe të rëndësishme dhe të veçantë në sistemin e krijimit.
Krijuesi i Vetëm, deri në ditën e premtuar po e mban hazretin Isa pranë vetes së Tij dhe pas shfaqjes së imam Mehdiut, atë do ta zbresë në tokë që të jetë mbështetës i Mehdiut në zgjerimin dhe përhapjen e drejtësisë në botë. Masih (as) është përcjellës i shëndetit të shpirtit dhe mendimit ndërsa Mehdiu(as) është rezerva e pashoq hyjnore i cili përhap mëshirën dhe dashamirësinë në të gjithë botën dhe zbaton dispozitat e hazretit Isa dhe të të gjithë profetëve të tjerë të botës. Sipas disa shkrimeve në islam, hazreti Isa (as) do të kthehet për të përfunduar misionin e feve bin Israil dhe kthimin e tyre drejt islamit dhe të falë namazin pas imam Mehedit (as). Si rezultat shumë të krishterë dhe disa hebrenj do të ndjekin atë hazret dhe do të kthehen në besimtarë, armiqësitë do të ulen dhe paqja do të mbizotërojë. Imam Mehdi, është trashëgimtar i virtyteve dhe karaktereve të hazretit Isa dhe zbatues i dispozitave të tij. Ai në pushtetin e vet do të zbatojë dhe realizojë të gjitha dispozitat dhe dëshirat e hazretit Isa(as) dhe botës do t’i japë dashamirësi, mëshirë, urtësi, paqe dhe dashuri.
Në ajetin 55 të sures Ali-Imran thuhet;
إِذْ قَالَ اللَّهُ یَا عِیسَى إِنِّی مُتَوَفِّیکَ وَرَافِعُکَ إِلَیَّ وَمُطَهِّرُکَ مِنَ الَّذِینَ کَفَرُوا وَجَاعِلُ الَّذِینَ اتَّبَعُوکَ فَوْقَ الَّذِینَ کَفَرُوا إِلَى یَوْمِ الْقِیَامَةِ ثُمَّ إِلَیَّ مَرْجِعُکُمْ فَأَحْکُمُ بَیْنَکُمْ فِیمَا کُنْتُمْ فِیهِ تَخْتَلِفُونَ ﴿۵۵آل عمران ﴾
55. (Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: ‘O Isa, Unë po të marr ty, po të ngre tek Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t’i ngre lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kiametit , pastaj vetëm tek Unë është kthimi juaj, Unë gjykoj mes jush për atë që kundërshtoheshit.