Pasojat e vendimit të Trump në lidhje me Jeruzalemin
Më 6 dhjetor, Presidenti I SHBA, Donald Trump mori një vendim të njëanshëm duke e njohur Jeruzalemin si kryeqyteti i regjimit të Tel Avivit dhe urdhëroi transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jeruzalemin e pushtuar. Në këtë program, do të shqyrtohen pasojat e këtij vendimi nga perspektiva e interesave të Palestinës.
Padyshim vendimi i Trump për Jeruzalemin e pushtuar do të ketë pasoja pozitive dhe negative për Palestinën. Ndër pasojat pozitive mund të konsiderojmë 1- Kthimi i çështjes së Palestinës nga margjinalizimi në prioritet. Rezultati më i rëndësishëm pozitiv i këtij vendimi për Palestinën është se çështja e Palestinës, e cila është gjatë shtatë viteve të fundit, për shkak të protestave në vendet arabe dhe formimit të krizave të rënda në Siri, Irak, Jemen dhe Libi, ishte kthyer në një çështje dytësore në botën myslimane dhe në arenën ndërkombëtare, tashmë me vendimin e Trump u vendos në prioritet të zhvillimeve rajonale dhe ndërkombëtare. Organizimi i protestave anti-amerikane dhe anti-izraelite në pjesë të ndryshme të botës, diskutimi i çështjes palestineze në Këshillin e Sigurimit të OKB dhe miratimi i rezolutës për Jeruzalemin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB tregojnë se çështja e Palestinës është rikthyer në qendër të vëmendjes. Për herë të parë, ka pasur një konsensus zyrtar dhe jozyrtare midis shteteve dhe popujve përtej fesë, gjeografisë dhe përkatësisë etnike, në mbështetje të Palestinës.
2- Mposhtja e vendimit të Trump në arenën ndërkombëtare nënkupton pronësinë palestineze mbi Jeruzalemin Lindor. Nëse Shtetet e Bashkuara nuk arrijnë të transferojnë ambasadën e tyre nga Tel Avivi në Jeruzalemin e okupuar brenda tre viteve të ardhshëm, kjo do të njihet zyrtarisht si zotërim palestinez i Jeruzalemit Lindor, çka do të jetë një tjetër arritje palestineze pas vendimit të Trump.
Pasojat negative:
Vendimi i Trump për Palestinën do të ketë pasoja negative, të cilat do të kenë një ndikim të rëndësishëm në të ardhmen e Palestinës. Ndër pasojat negative janë: 1- Nëse kryeqyteti i regjimit sionist transferohet nga Tel Avivi në Jeruzalem, një popullsi prej 5 milionë refugjatësh palestinezë do të shtohet, sepse në bazë të këtij plani, rreth 400,000 palestinezë duhet të zhvendosen nga Bregu Perëndimor. Këta njerëz të zhvendosur gjithashtu do të kenë fatin e palestinezëve të tjerë të shpërngulur në Siri, Jordani dhe vende të tjera dhe ky është një kërcënim serioz.
2- Pasoja e dytë negative është se vendimi i Trumpit, do të konsolidojë statusin e Jeruzalemit dhe do e ndryshojë atë nga një qytet i pushtuar nën Konventat e Gjenevës, në normalitet dhe procesi i jahudizimit të Jeruzalemit do të bëhet më i shpejtë, më transparent dhe më autoritar. Me fjalë të tjera, vendimi i Trumpit shkel të gjitha marrëveshjet e mëparshme që e kanë quajtur Jeruzalemin si një qytet të pushtuar dhe qytetet e pushtuara nën Konventat e Gjenevës 4 kanë një status të posaçëm që në asnjë mënyrë nuk mund të manipulohet dhe të ndryshohet.
3- Megjithëse pas vendimit të Donald Trump u krijua një rrymë masive kundër Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist dhe në mbështetje të Palestinës, vlerësimi i cilësisë së reagimeve sugjeron që këto reagime do të kenë efekt të kufizuara, afatshkurtër dhe me ndikim të ulët, sepse këto reagime kryesisht ishin formale dhe vetëm e dënonin vendimin e Donald Trump, por nuk u ndërmor asnjë veprim konkret për të mbështetur Palestinën. Ajo që ndodhi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në kuadër të rezolutës mbi Jeruzalemin ishte vetëm një akt simbolik dhe demonstrativ. Në këtë kuadër, analisti arab, Adel Rashed në një artikull në sajtin ‘Arabia 21’ shkroi: "Vendimi i AP të OKB-së nuk është i detyrueshëm dhe nuk ka fuqi ekzekutive. Rezoluta është vetëm një rekomandim që në fakt nuk ndryshon situatën. Me fjalë të tjera, kjo rezolutë ashtu si rezolutat e mëparshme, nuk do të ndikojë. Por ajo që është më e rëndësishme se kjo është fakti se politika e shantazhit dhe e kërcënimeve të ushtruara nga presidenti amerikan Donald Trump ndaj shteteve të varfra që marrin ndihmë nga vendi i tij, ka pësuar një humbje dërrmuese dhe një shuplakë të fuqishme në sy të gjithë botës. Kjo është një arritje e paprecedentë. Përballë këtij qëndrimi historik që hedh poshtë kërcënimin shantazhues, presidenti Trump duhet të ndihet i turpëruar, së bashku me dhëndrin e tij Jared Kouchner dhe mikun e tyre të vyer Benjamin Netanjahun. Këta dhe ata që mbështesin politikat e tyre janë të përjashtuar nga e gjithë bota dhe ky, në vetvete, është mësimi më i mirë për të gjithë ata që i kalojnë caqet dhe sillen me prepotencë. Vendet evropiane kanë votuar në favor të rezolutës së OKB dhe kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj planit Trump në një kohë që shumica e këtyre vendeve evropiane kanë qenë që nga fillimi i formimit të tyre, të orientuara drejt regjimit sionist. Prandaj, kundërshtimi i tyre ndaj vendimit të Trump ka të ngjarë të jetë pak real dhe më shumë synon të kontrollojë emocionet e popujve të këtyre vendeve, të cilët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Trump”.
4- Reagimet që u bënë nga qeveritë arabe për vendimin e Trump tregojnë se çështja e Palestinës është bërë një çështje e dorës së dytë për sundimtarët arabë. Sundimtarët arabë nuk morën ndonjë veprim praktik, serioz dhe me ndikim në mbështetje të Palestinës. Ky veprim mund të merrej në formën e ndërprerjes së çdo marrëdhënieje me regjimin sionist, bojkotimin e mallrave izraelite, thirrjen e ambasadorëve amerikanë në vendet arabe, shmangien e iniciativave verbale në forumet ndërkombëtare dhe kalimin në masa praktike siç janë përkrahja ushtarake për Intifadën palestineze, por asnjë nga këto nuk shihet në vendimet e sunduesve arabë dhe vendeve islamike, përfshirë Turqinë. Muhamed Saleh al-Mofasar, një profesor i shkencave politike në Universitetin e Katarit, në gazetën Al-Sharq të Katarit, shkroi:” "Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përdorur veton mbi 80 herë kundër projekt-rezolutave të OKB që dënojnë Izraelin dhe autoritetet arabe nuk kanë marrë asnjë qëndrim politik ndaj Shteteve të Bashkuara. Në takimin e jashtëzakonshëm të Asamblesë së Përgjithshme më 21 dhjetor, delegacionet arabe nuk kanë thënë asgjë. Disa përfaqësues arabë duke justifikuar mosmbajtjen e fjalimeve në këtë sesion, u mjaftuan duke cekur fjalimet e kreut të grupit arab dhe përfaqësuesit jemenas, si dhe pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Venezuelës në emër të vendeve të paangazhuara!”.
Konkluzioni
Padyshim vendimi i Trump për Jeruzalemin e pushtuar do të ketë pasoja pozitive dhe negative për Palestinën. Duket se pasojat pozitive të këtij vendimi do të jenë të shkurta dhe të përkohshme, sepse reagimet ishin më shumë një dënim i vendimit të Trump, sesa iniciativa për mbështetje praktike dhe konkrete për Palestinën. Ndërkohë, disa vende janë përafruar me administratën amerikane për lëvizjen e ambasadës së tyre në Jeruzalem, dhe madje qeveria e Guatemalës zyrtarisht njoftoi se do të transferojë ambasadën e saj në Jeruzalem. Vendimi i Presidentit të Shteteve të Bashkuara për Jeruzalemin do të jetë joefikas, nëse qeveritë islamike, posaçërisht qeveritë arabe, do të miratojnë një qëndrim të integruar në mbështetje të Palestinës dhe do të tejkalojnë fazën e politikës së deklaratave formale dhe do të hyjnë në një politikë veprimi në mbështetje të Palestinës.