Drita e Besimit ( Embriologu i njohur kanadez pranon Islamin)
(last modified Fri, 02 Feb 2018 10:00:33 GMT )
Shkurt 02, 2018 11:00 Europe/Tirane

Profesor Keith L. Moore, embriolog që ka pranuar fenë Islam, thotë: "Unë kur vërtetova vërtetësinë e informacioneve mjekësore të Kur'anit i cili në shekullin e VII-të ka paraqitur çështje mahnitëse, ndërkohë që në atë kohë nuk ishte krijuar akoma shkenca e embrionologjisë, u mahnita shumë".

Kur'ani i shenjtë është mrekullia më e madhe e Profetit të nderuar të Islamit s.a.v.s., një libër për të  ftuar njerëzit drejt dritës së udhëzimit në rrugën e drejtë dhe të lumturisë. Në suren Isra ajeti 9 thuhet: "Ky është Kur'ani i cili udhëzon në rrugën me të qëndrueshme..." Ky libër qiellor për udhëzimin e njerëzve, shfrytëzon metoda të ndryshme që një prej tyre është paraqitja e çështjeve shkencore për të cilat deri në kohë nuk kishte informacion askush.  Mrekullia shkencore e Kur'anit të shenjtë deri më tani është bërë shkak për udhëzimin e shumë njerëzve, sidomos të shkencëtarëve. Kur'ani i shenjtë në lidhje me këtë thotë: "Atyre të cilëve u është dhënë dituria, e pranojnë dhe e dinë të vërtetë atë çfarë është zbritur për ty nga ana e Zotit tënd..." (Surja Sebe', ajeti 6). Përgjatë historisë, shumë shkencëtar të drejtë dhe pa qëllime të këqija, pasi janë njohur me mrekullinë shkencore të Kur'anit të shenjtë, u përulën përpara tij dhe një pjesë e tyre pranuan fenë e pastër të Islamit. Një prej çështjeve shkencore për të cilën është folur me precizitet dhe me detaje në Kur'anin e shenjtë, është mënyra e krijimit dhe zhvillimit të embrionit të njeriut, edhe atë para më shumë se 1400 viteve. Ajetet përkatëse me këtë çështje shkencore kanë tërhequr vëmendjen e specialistëve dhe ekspertëve të njohur të embrionologjisë.

Profesor Keith L. Moore nga Kanadaja, është një prej embriologëve më të mëdhenj në botë ndërsa njihet edhe si "Babai i Shkencës se Embrionologjisë". Ai në vitin 1984 mori çmimin e vlefshëm J.C.B. nga shoqata e autopsisë së Kanadasë. Profesor Moore i janë dhënë edhe shumë çmime të tjera të vlefshme shkencore. Ai gjithashtu ka qenë ish-kryetar i shoqatës së autopsisë së Kanadasë, kryetar i anatomisë klinike të Amerikës, zv/kryetar i qendrës së shkencave mjekësore dhe shefi i degës së autopsisë gjatë viteve 1976-1984.

Një ngjarje e papritur ndryshoi rrugën e jetës personale dhe shkencore të këtij shkencëtari të madh. Një grup i shkencëtarëve myslimanë kanë mbledhur të gjitha ajetet kur'anore përkatëse me embrionin dhe zhvillimin e tij dhe vendosën t'i krahasojnë ato me zbulimet më të fundit shkencore në botë. Ata ftuan edhe Dr. Keith Moore që të bashkëpunojë në këtë fushë.

Profesor Keith Moore

Ishte e natyrshme që Prof. Moore në fillim të çuditej nga kjo ofertë. Nga pikëpamja e tij, informacionet në Kur'an të cilat rreth 1400 vite më parë kanë trajtuar çështjen e embrionin të njeriut, duke marrë parasysh zhvillimet e reja shkencore, nuk do të mund të ishin të vërteta dhe të vlefshme. Ai thotë: "Unë që nga e kaluara isha njohur me zhvillimin e madh shkencor të myslimanëve në shekullin 10 dhe e dija se ata kanë dhënë kontribut të çmuar për shkencën mjekësore, mirëpo unë nuk kisha shumë informacione në lidhje me të vërtetat fetare dhe idetë shkencore-mjekësore që ekzistojnë në Kur'an dhe në hadithe të Profetit Muhamed s.a.v.s.". Dr. Moore me insistimin e atyre personave, më në fund pranoi që të analizojë ajetet e Kur'anit të shenjtë rreth embrionologjisë. Përkushtimi i saktë në kuptimin dhe domethënien e këtyre ajeteve kur'anore, ngjalli befasinë e tij. Ai vet është një embriolog i njohur botëror dhe kur lexoi informacionet e sakta shkencore të cilat i ka sjell Kur'ani i shenjtë në lidhje me këtë çështje, është mahnitur jashtë mase. Sidomos kur shkenca informacionet e paraqitura në Kur'an i ka zbuluar vetëm në periudhën moderne. Për shembull në ajetet 12 deri 14 të sures Mu'minun thuhet: "Ne krijuam njeriun nga ajka (lëngu) e një balte. Pastaj atë (ajkë) e vendosëm në një vend të sigurt (në mitër). Më pas, atë pikë uji e bëmë copë gjaku, e atë gjak të ngjizur e bëmë copë mishi, e atë copë mishi e shndërruam në eshtra, dhe eshtrave ua veshëm mishin, pastaj atë e bëmë krijesë tjetër (me shpirt). I lartë është All-llahu, më i miri Krijues!".

Dr. Moore pas shqyrtimit të saktë të përkthimeve të ajeteve të caktuara kur'anore, deklaroi: "Kryesisht informacionet embrionologjisë në Kur'an janë në mënyrë shumë të bukur dhe në përputhje të lartë me zbulimet shkencore të reja dhe moderne të embrionologjisë dhe në asnjë mënyrë nuk ekziston kontradiktë mes tyre". Mirëpo ai akoma nuk e kuptonte konceptin e disa çështjeve shkencore të Kur'anit në lidhje me zhvillimin dhe përkryerjen e embrionit. Ai në lidhje me këtë thotë: "Ekzistojnë disa ajete të caktuara për të cilat unë nuk kam arsyetim të saktë shkencor dhe duke marrë parasysh faktin se edhe në studimet e reja shkencore të embrionologjisë akoma nuk ekzistojnë informacione të sakta në lidhje me këtë çështje, unë nuk mund të japë mendim në vërtetësinë ose përgënjeshtrimin e këtyre informacioneve në Kur'an. Për shembull mund të përmenden ajetet 1 dhe 2 të sures Alak ku thuhet: "Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili të krijoi. Zoti i cili krijoi njeriun prej gjakut të ngjizur". Një prej kuptimeve të fjalës alak është shushunjës. Dr. Moore në lidhje me këtë se embrioni në fazën fillestare duket si një shushunjës, nuk ka patur kurrfarë para-hipotezë. Ai në laborator fazën fillestare dhe mikroskopike të embrionit e ka krahasuar me formën e një shushunjës dhe ka mbetur i mahnitur nga ngjashmëria e madhe e tyre. Në realitet ai me këtë studim, ka nxjerr informacione dhe konkludime të reja nga Kur'ani për shpjegimin e embrionit të cilat deri atëherë ishin të panjohura për atë.

Dr. Keith Moore pasi u informua rreth mrekullisë shkencore të Kur'anit të shenjtë rreth shkencës së embrionologjisë, thotë: "Kur e kuptova vërtetësinë e të dhënave mjekësore të Kur'anit të shenjtë që i kishte ofruar në shekullin e VII-të, do të thotë atëherë kur shkenca e embrionologjisë akoma nuk ekzistonte fare, u befasova shumë". Natyrisht se ai nuk u mjaftua vetëm me vërtetimin e këtyre ajeteve të Kur'anit të shenjtë, por këto informacione ai i ka paraqitur edhe në librin e tij. Në vitin 1981 libri "Njeriu në zhvillim e sipër" i Dr. Moore i cili ishte ribotuar me njohuri të reja nga Kur'ani, fitoi çmimin libri më i mirë në fushën e mjekësisë. Ky libër u përkthye në disa gjuhë të botës dhe u përdor si libër mësimi në shkencën e embrionologjisë. Natyrisht se hulumtimet e Dr. Moore vazhduan edhe më tej në lidhje me embrionologjinë në Kur'an dhe dhanë rezultate të tjera të rëndësishme. Ky embriolog kanadez thotë: "Studimet dhe shqyrtimet e mia voluminoze në katër vitet e fundit në lidhje me Kur'anin dhe hadithet islame, kanë treguar një sistem të klasifikuar dhe sistematik i cili nuk mund të jetë i marrë nga shkenca ekzakte". Në këtë mënyrë ai pohon se ofrimi i këtyre të dhënave të sakta rreth krijimit dhe procesit të përkryerjes së embrionit edhe atë në 14 shekuj më parë, nuk është punë e njeriut por është vepër e një fuqie mbi njerëzore. Profesor Moore në një konferencë të zhvilluar në Kajro të Egjiptit në lidhje me këtë çështje ka thënë: "Qartësimi i vërtetësisë së ajeteve të Kur'anit në lidhje me zhvillimin e njeriut, për mua ishte diçka shumë e gëzuar. Për mua u bë e qartë shumë mirë se të dhënat e tilla duhet të jenë nga ana e Zotit të madhëruar, sepse pjesa më e madhe e këtyre të dhënave kanë mbetur të pazbuluara deri disa shekuj më vonë dhe kjo vërteton se Muhamed s.a.v.s. është i dërguar i Zotit".

Dr. Moore me këto deklarata në realitet ka vërtetuar të vërtetën e Islamit. Ai në një konferencë tjetër të zhvilluar në Moskë në lidhje me mrekullinë shkencore të Kur'anit, duke iu përgjigjur një gazetari i cili e pyet atë se a kishte pranuar fenë Islame, ai tha: "Jo, mirëpo dëshmoi se Kur'ani është libër i Zotit dhe Muhamedi është profet i Zotit". I është thënë atij se me këtë bindje, ti je mysliman! Dr. Moore tha: "Unë, edhe aktualisht kur nuk kam deklaruar në mënyrë të hapur pranimin e Islamit, jam nën presione të mëdha shoqërore, mirëpo mos u çuditni nëse një ditë do të dëgjoni "Keith Moore u bë mysliman"". Me fjalë të tjera, pranimi i Islamit nga një profesor i njohur i embrionologjisë, për kundërshtarët e Islamit ishte zhgënjim dhe pesimizëm i madh, prandaj ata kanë ushtruar presion mbi atë në mënyrë që të mos deklarojë pranimin e fesë Islame në mënyrë publike. Mirëpo një vit me vonë në një konferencë shkencore, Keith Moore deklaroi se kishte pranuar fenë islame dhe ishte bërë mysliman dhe ky veprim i tij u bë shkak që edhe disa shkencëtarë të tjerë të njohur në fushën e embrionologjisë të pranojnë fenë Islame si bashkëpunëtori i tij T.V.N. Persaud.

Profesor Persaud

Profesor Persaud është specialist i anatomisë, i lindjes së foshnjës dhe i shëndetit të fëmijës dhe profesor në Universitetin Mani Tubay në Kanada. Ai përveç se ka shkruar me dhjetëra libra dhe artikuj shkencorë, ka bashkëpunuar edhe me Dr. Keith Moore në shkrimin e disa librave dhe vet ai në vitin 1991 ka marrë çmimin J.C.B.. Dr. Persaud beson se: "Numri i koncepteve dhe çështjeve shkencore të paraqitura në Kur'an është i madh dhe ashtu siç vë në dukje Profesor Keith Moore, edhe unë pohoj se këto koncepte kanë rrënjë në një shpallje hyjnore dhe nuk mund të jenë marrë nga një burim tjetër, përveç shpalljes hyjnore".  Në këtë mënyrë, ai deklaroi hapur besimin e tij në fenë e pastër Islame. Persaud në lidhje me të dhënat shkencore të pasura të Islamit në fushën e shkencës së embrionologjisë, përveç Kur'anit tregon një përkushtim të madh edhe ndaj haditheve të Profetit Muhamed s.a.v.s. siç është rasti i këtij hadithi ku Hazreti Muhamed s.a.v.s. thotë: "Pasi embrioni të kalojë 42 net, Zoti i madhëruar e dërgon një engjëll që embrionin ta kthejë në formë të njeriut dhe i zhvillohen atij organet e trupit të njeriut ..." Ky profesor kanadez në shpjegimin shkencor të këtij hadithi thotë: "Nëse do ta vëzhgojmë formën e embrionit për 35 ditë, nuk e dallojmë akoma formën e njeriut në atë dhe derisa embrioni të bëhet 42 ditë përsëri nuk vërejmë formën e njeriut. Mirëpo gjatë javës së shtatë dhe pasi të kalojë 42 ditë, embrioni ndryshon formën tërësisht dhe bëhet në formën e njeriut".

Në këtë mënyrë mrekullia shkencore e Kur'anit të shenjtë i njohu profesorët famshëm si Keith Moore dhe Persaud me të vërtetën e Islamit dhe i udhëzoi ata drejt dritës së udhëzimit hyjnor!