Mars 09, 2018 09:36 Europe/Tirane

Libia një vend prodhimi i naftës në Afrikën e Veriut që nga janari i vitit 2011 ka përjetuar trazira, paqëndrueshmëri dhe luftë civile.

Pas zgjerimit të protestave popullore në Libi në kontekstin e lëvizjeve popullore apo zgjimit islamik në botën arabe, që çoi në luftën civile midis regjimit të Muamer Gadafit dhe kundërshtarëve të tij, perëndimi kryesisht Shtetet e Bashkuara dhe disa prej aleatëve të tyre evropianë, ndërhynë në Libi në shkurt të vitit 2011. Ndërhyrja filloi pas një rezolute të Këshillit të Sigurimit nr. 1973 të nxjerrë nga një koalicion i disa vendeve në përgjigje të luftës civile libiane. Më 19 mars, një operacion ushtarak u nis nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania i cili u pasua nga koalicioni përbërë nga Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Italia, Norvegjia, Katari, Spanja, Britania dhe Shtetet e Bashkuara. Totali i vendeve të koalicionit arriti në nëntëmbëdhjetë vende, funksioni i së cilës ishte të ndihmojë në kontrollimin e zonës ndalim-fluturuese që ishte edhe një bllokadë detare dhe embargo armësh logjistike. Ndërhyrja vazhdoi deri në fund të tetorit me vdekjen e Muamer Gadafit dhe kështu NATO e mbylli operacionin më 31 tetor 2011. Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj në NATO duke shfrytëzuar Këshillin e Sigurimit ndërhynë në luftën civile në Libi me sulmet ajrore kundër regjimit të Muamer Gadafit. Megjithatë ky nuk ishte fundi i ndërhyrjes sepse edhe pas përmbysjes së regjimit të Gadafit, Libia pësoi kaos dhe trazira masive. Pas një dekade nga përfundimi i sundimit të Gadafit, në Libi nuk është formuar akoma një qeveri e fuqishme kombëtare dhe sistemi politik është zhdukur dhe nuk funksionon për më shumë se pesë vjet ku janë ndërruar 9 kryeministra të cilët nuk arritën të formonin qeverinë kombëtare.

Libia që nga viti 2014 ka pothuajse shtet të shumëfishtë. Libia tani është e ndarë në dy pjesë dhe pjesërisht është nën kontrollin e qeverisë së " Pajtimit Kombëtar " që njihet zyrtarisht nga bashkësia ndërkombëtare. Qeveria Pajtimit e Kombëtar është rezultat i marrëveshjes Sikhirat të dhjetorit 2015. Sipas marrëveshjes Sikhirat, më 30 mars 2016 u formua Këshilli Libian i Presidentit i përbërë nga 9 anëtarë. Ndërkohë, ekziston një tjetër qeveri e cila pretendon se është e njohur si qeveria lindore e Libisë dhe e mbështetur nga komandanti ushtarak libian Khalifa Hatter. Në ditët e sotme, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet dhe bisedimet, Libia ende po përballet me një krizë politike. Posedimi i armëve të paautorizuara në duart e grupeve të ndryshme, pjesëmarrja e fiseve dhe grupeve të ndryshme në pushtet, ndërhyrja e të huajve dhe e mbështetja të huajve ndaj njërit prej dy qeverive në Libi, mungesa e një strukture të fortë politike dhe pushtetare në vend, janë arsyet e krizës politike në Libi. Ndërsa situata kritike vazhdon, kërcënimi për kthimin e terroristëve në Libi dhe ndikimi i tyre në zona dhe vende të ndryshme, është një problem serioz jo vetëm për Libinë, por konsiderohet kërcënim i rajonit dhe botës. "Ahmad Kadhaf Al-Maam, një ish-zyrtar libian, thotë se me qindra pjesëtarë të ISIS u arratisën nga Siria dhe Iraku për të krijuar bazën e tyre në Libi. Roli i faktorëve të huaj në Libi dhe interesat e tyre të ndryshme është një nga faktorët më ndikues në përshkallëzimin e krizës në vendin e pasur me naftë në Afrikën e Veriut. Duke pasur parasysh formimin e trekëndëshit amerikan, saudit dhe sionist nga vizita e Donald Trump në janar 2017 në Arabinë Saudite dhe duke marrë parasysh samitin e Riadit, ky trekëndësh ka luajtur një rol të madh në vende të ndryshme të Lindjes së Mesme dhe Afrikën e Veriut, duke përfshirë Libinë. Një analizim i funksionimit të këtij trekëndëshi në zhvillimet në Libi mund të tregojë rolin e tij shkatërrues në këtë vend.

Qasja e Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj krizës së Libisë që filloi në vitin 2011, u përqendruan në miratimin e disa masave demokratike, sidomos masat humanitare, si dhe njohja e opozitës. Kjo qasje gjithashtu hapi rrugën për intervenimin e SHBA dhe disa anëtarë të tjerë të NATO-s në Libi. Në qeverinë e Donald Trump, duket se qëllimi i parë i Shteteve të Bashkuara është për të luftuar ISIS-in në Libi. Në lidhje me këtë, Trump në një intervistë me BBC ka thënë: Shikoni Libinë, shikoni se çfarë kemi bërë. Për të hequr ISIS nga Libi, diçka duhet bërë. " Na u desh t'u vinim revolucionarëve kushtin që të merrnim gjysmën e naftës libiane në shkëmbim të ndihmës për ata në luftën kundër Gadafit ", tha Trump duke iu adresuar vendimit për të ndërhyrë në Libi më 2011. Në kohët e hershme, kur shpërthente lufta, fituese merrte haraç. Trump politikën e jashtme të SH.B.A po e kthen në biznes pasi ai është një kritik serioz për çdo ndërhyrje apo prani ushtarake amerikane në vendet e tjera që nuk sjell përfitime materiale për Uashingtonin. Në përgjithësi, politika e jashtme e qeverisë Trump në Libi, pas Gadafit, është përqendruar në shtypjen e terrorizmit dhe në bashkëveprimin me liberalët e qeverisë së unitetit. Ëalid Fars, këshilltar i politikës së jashtme të SHBA, beson se Tramp do të mbështesë ushtrinë Kombëtare Libiane dhe Gjeneralin Haftar dhe Parlamentin pasi nuk dëshiron që Libia përsëri të dominohet nga milicia terroriste dhe ajo të kthehet në një zonë për depërtimin e tyre. Megjithatë, vija e terrorizmit të ISIS për aleatët evropianë të Uashingtonit, që janë në afërsi me Libinë, është me rëndësi të dyfishtë. Sipas Sabrullah Amber, një ekspert politik, Libia ka potencialin të bëhet baza e ISIS dhe në këtë rast populli evropian është shumë i shqetësuar dhe ka plane të caktuara për t'u marrë me këtë. Në vitin 2018, nëse kriza e brendshme e Libisë mbetet e pazgjidhur dhe e hapur, ne ndoshta do të shohim zhvillimin territorial të ISIS në këtë vend, gjë që paraqet rreziqe për Evropën. Për këtë arsye, ne shohim se pavarësisht faktit se Shtetet e Bashkuara e mbështesin zyrtarisht qeverinë libiane në Tripoli, ata njëkohësisht mbështetin edhe Ushtrinë Kombëtare të Përgjithshme të Khalifa Haftar, i cili është përgjegjës për luftën kundër ISIL dhe grupeve të tjera takfiriste në Libi. Një tjetër çështje e rëndësishme është qasja e Uashingtonit ndaj naftës në Libi gjë e cila është prioritetet i Shteteve të Bashkuara. Në përgjithëshi amerika në Libi synon luftimin e terrorizmit takfirist dhe përfitimin nga ndarja e interesave të naftës libiane.

Por për Arabinë Saudite, çështja e Libisë ka rëndësi nga një perspektivë tjetër. Sauditët kundërshtojnë fuqishëm fuqinë e Vëllazërisë Myslimane në vendet arabe, duke përfshirë Libinë dhe për këtë arsye mbështetin kalifatin e Khalifa Haftar në Libinë lindore dhe veprimet e tij në luftën kundër ISIS dhe grupeve të tjera selefiste, duke përfshirë edhe Vëllazërinë Myslimane. Khalifa Haftar, komandant i Ushtrisë Kombëtare Libiane, njoftoi luftën kundër terroristëve të ISIS-it si një nga qëllimet e tij kryesore. Në dhjetor 2016, çlirimi i qytetit të Saret nga pushtimi i terroristëve të ISIS ishte njoftim për fundin e ISIS në Libi. Megjithëse, krijimi i shtetit të ISIS në Libi ka dështuar, por ky grup terrorist vazhdon përpjekjet me   aktivitetet e tij guerile në Libi dhe ekziston mundësia për rishfaqjen e ISIS. Ndërkohë, Arabia Saudite, e cila është eksportuese e vahabizmit dhe selefizmit në botën islame, ka vendosur politikat e veta për të rritur ndikimin e saj duke mbështetur rrjedhën e selefizmit në Libi. Pas revolucionit në Libi në shkurt të vitit 2011, regjimi selefist i lidhur në Arabinë Saudite në Libi lëshoi ​​fetva të ndryshme për vrasjen e dijetarëve, mbretërve dhe imamëve të xhamive në Bengazi dhe të cilët i burgosi ​​pa gjykim dhe proces ligjor. Këto fetva gjithashtu nxitën njerëzit të sulmonin dhe të vrisnin punonjësit e xhamive dhe personalitete të shquara me pretekstin e luftimit të politeizmit dhe përveç kësaj këto fetva shkaktuan konflikte të armatosura në vend. Lëvizja selefiste nuk hyri në aktivitetet politike të Libisë par ajo u përfshi në operacionet ushtarake të Khalifa Haftar në Bengazi pasi ajo e  konsideron Kaliffa Haftar si udhëheqësin e vet fetar. Ai është gjithashtu në favor të përballjes me rivalët të tij, veçanërisht me Vëllazërinë Myslimane dhe për këtë ka pranuar selefistët e mbështetur nga Arabia Saudite në radhët e trupave të veta ushtarake. Haftar me mbështetjen e sauditëve në vend të presidentit egjiptian Abdul Fattah al-Sissi përpiqet të vendosë përfundimisht pushtetin e tij në Libi.

Regjimi sionist po ndjek gjithashtu synimet e tij në Libi. Pas normalizimit të marrëdhënieve midis pjesëve lindore të Libisë dhe regjimit sionist, Tel Aviv tani po kërkon të përmbushë kërkesat e tjera të tij në këtë vend ndermeje gjeneralit Haftar. Në ishullin grek të Rodosit në vitin 2017, Izraeli organizoi një takim sionist-libian, në të cilin një numër anëtarësh qeveritar të regjimit sionist dhe të parlamentit sionist u takuan me zyrtarët libianë, së bashku me një numër zyrtarësh politikë dhe të sigurisë italiane. Takimi u mbajt nën insistimin e Izraelit për të hyrë në Libi dhe në veçanti nëpërmjet komandantit të Ushtrisë Kombëtare të Libisë, Khalifa Haftar. Qeveria e Libisë Lindore, e cila nuk njihet ndërkombëtarisht, me udhëzimet egjiptiane ka ndërmarrë një hap të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist dhe bashkëpunimin politik me këtë regjim. Ministri sionist i komunikimeve Ayoob Kara ka thënë: Ka ardhur koha që hebrenjtë e Libisë të marrin pjesë në procesin e rindërtimin të vendit të tyre dhe të marrin pjesë në skenën politike. Për këtë arsye janë shtuar kontaktet midis liderëve hebraikë dhe atyre izraelitë me zyrtarët libianë në kabinetin e Saraxhit dhe gjeneralit Haftar që kanë për qëllim zhvillimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe. Për Haftar ka rëndësi afërsia e Izraelit me Amerikën për shkak të lidhjeve strategjike midis Tel Avivit dhe Uashingtonit gjë të cilën ai synon ta shfrytëzojë për të stabilizuar fuqinë e tij dhe për këtë ai po përpiqet të provojë fuqinë e vet për amerikanët. Për të përmbushur këtë objektiv, rruga më e shkurtër për të është Tel Avivi. Si rezultat ai nuk është në kundërshtim për të vendosur marrëdhëniet me Izraelin, me shpresën se qasja ndërkombëtare ndaj tij do të jetë njohja zyrtare si president ose komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura libiane. Në një intervistë të 30 nëntorit 2014, në përgjigje të pyetjes nëse ai ishte i gatshëm të merrte ndihma izraelite, Khalifa Haftar deklaroi në mënyrë eksplicite, “ Armiku i armikut tim është miku im”. Tani regjimi sionist po përpiqet me çdo mundësi të futet në skenën libiane dhe të ndikojë në ekuacionet që qeverisin skenën politike të vendit. Në këtë mënyrë regjimi sionist synon jo vetëm përhapjen e ndikimit të vet në Libi, por edhe në kontinentin afrikan. Gazetari libian Essam al-Zubair thotë se ka parti në Libi që për hir të pushtetit mundohen në çdo mënyrë, përfshirë edhe bashkëpunimin me Izraelin dhe Sionistët. Sidoqoftë, autoritetet sioniste, për shkak të qenies myslimane të popullit libian dhe ekzistencës së një fryme anti-sioniste midis popullit libian, ka frike se në rast të formimit të një qeverie të qëndrueshme në Libi, ky vend së bashku me fqinjët e tjerë të Detit Mesdhe, do t’i bashkohet frontin të armiqve të Izraelit dhe gjë e cila do të ngushtojë akoma më shumë lakun për këtë regjim.

 

Tags