Bitcoin, valutë shumë me vlerë e këtyre ditëve
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i70617-bitcoin_valutë_shumë_me_vlerë_e_këtyre_ditëve
Në këtë edicion shkurtimisht do të paraqesim arsyet e atyre që kundërshtojnë Bitcoin
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 09, 2018 09:39 Europe/Tirane

Në këtë edicion shkurtimisht do të paraqesim arsyet e atyre që kundërshtojnë Bitcoin

Kohëve të fundit Bitcoin, valuta digjitale më e preferuar, ka shënuar rënie të reja në vlerën e saj. Që nga viti 2009 e deri më tani, kjo valutë e koduar "Crypto Currency", në procesin e ndryshimit të vlerës së saj, është shoqëruar me batica dhe zbatica të mëdha. Kjo valutë në vitin 2010 kishte vlerë më pak se 0.3 dollar amerikan, në fund të vitit 2017 arriti çmimin deri në 20.000 dollarë. Mirëpo me fillimin e vitit 2018, filloi edhe rënia e vlerës së Bitcoin-it dhe në dy javët e kaluara vlera çdo Bitcoin-i shënoi rënie deri me 30%. Thuhet se vlera e rrjetit Bitcoin, është rreth 180 mijë miliardë dollarë. Në edicionin e kaluar, kemi folur rreth mendimeve pro Bitcoin-it. Mirëpo në këtë edicion para se të paraqesim mendimet kundër Bitcoin-it, do të hedhim një vështrim mbi dobitë dhe privilegjet e Bitcoin-it.

Në edicionin e kaluar thamë se disa prej karakteristikave të Bitcoin janësi në vijim: kjo valutë nuk prodhohet dhe nuk kontrollohet nga asnjë bankë dhe nga asnjë qeveri, por prodhohet dhe shkëmbehet vetëm nga përdoruesit e internetit të kyçur në rrjet në bazë të një algoritmi të veçantë. Bitcoin prodhohet gjatë procesit të nxjerrjes (Minig), proces ky gjatë të cilit kompjuterët duhet të zgjidhin çështje shumë të ndërlikuara matematikore dhe në shkëmbim të marrin Bitcoin. Kjo valutë digjitale është e varur nga një protokoll i shkruar me kode shumë të ndërlikuara dhe nga një rrjet i kompjuterëve dhe shkëmbimet monetare në këtë rrjet bëhen me shpejtësi dhe me një sasi të madhe, me çmim shumë të lirë dhe në formë të sigurt. Mbetje e panjohur e identitetit të dhënësit dhe marrësit të parave, është një prej karakteristikave që e dallon Bitcoin-in si një valutë digjitale.

Në anën e kundër të përkrahësve të Bitcoin të cilët e konsiderojnë atë si një prej kryeveprave matematikore dhe programuese, qëndrojnë kundërshtarët e Bitcoin të cilët nuk mendojnë se kjo valutë mund të ketë një të ardhme të qartë! Një prej argumenteve të kundërshtarëve të Bitcoin, është rritja marramendëse e çmimit të Bitcoin. Pol Krugman, ekonomist i dalluar amerikan dhe fitues i çmimit Nobel për vitin 2011, në lidhje me Bitcoin thotë: "Ajo çfarë ne presim nga një sistem monetar është kjo që individët të cilët e rezervojnë atë monedhë, të pasurohen. Ne nga sistemet monetare presim që të lehtësojë shkëmbimet dhe të pasurojë të gjithë ekonominë, mirëpo kjo karakteristikë nuk ekziston në Bitcoin".

Në botën e kartëmonedhës, qeveritë duke kontrolluar sasinë e prodhimit dhe të kërkesës, mundohen të kontrollojnë tregun dhe të pengojnë ndryshimin dhe lëkundjen e çmimeve. Ndërkohë që thuhet se në tregun e Bitcoin, nuk ekziston kurrfarë force për të kontrolluar prodhimin dhe kërkesën, prandaj për këtë arsye ndryshimi dhe lëkundjet e çmimit të kësaj valute digjitale në treg në krahasim me monedhat e zakonshme, është shumë më i madh. Shumë ekonomistë si Josef Stiglitz, fituesi i çmimit Nobel për ekonomi në vitin 2001, Bitcoin-in e konsideron "flluskë financiare" dhe duke paralajmëruar për hyrjen në këtë treg, parashikon që pasi një numër i madh i njerëzve të hyjnë në këtë flluskë, ajo do të shkatërrohet.

Një tjetër argument i kundërshtarëve, lëkundjet e mëdha të çmimit të Bitcoin, ndodhin gjatë zhvillimeve globale. Shqyrtimet tregojnë se në periudhat kur tensionet gjeopolitike rriten dhe shtohet sulmet me deklarata mes Amerikës dhe Koresë Veriore dhe në kohën kur shtohet shqetësimi i Bashkësisë Ndërkombëtare për luftë mes këtyre dy vendeve, çmimi i Bitcoin në tregon botëror rritet më shumë se sa çmimi i valutave të zakonshme. Mbetja e panjohur e identitetit të poseduesve të Bitcoin, është një tjetër argument i kundërshtarëve të kësaj valute. Sipas mendimit të tyre, shumica e valutave digjitale përdoren në rrugën e kryerjes së aktiviteteve të paligjshme dhe kundërvajtës ose për ikje nga pagimi i tatimeve, ndërkohë që edhe Bitcoin nuk bënë përjashtim nga ky rregull. Ali Dadpej, ekonomist iranian, mendon: "Bitcoin përkundër valutave të tjera, është monedhë e preferuar shkelësve të ligjeve si hakerët dhe shpëlarësit e parave, sepse paraja që nuk dihet pronari i saj, bëhet interesante dhe tërheqëse për të gjithë ata të cilët dëshirojnë të transferojnë para në mënyrë të paidentifikuar".

Bitcoin gjatë jetës së vet më pak se një dekadë, ka një të kaluar me lëkundje të mëdha të çmimit. Rënia më e madhe e çmimit të Bitcoin në vitin 2018 (së bashku me valutat e tjera digjitale), ka arsye të ndryshme. Përveç qëndrimeve të institucioneve monetare dhe bankare si FMN, një prej arsyeve të rënies së çmimit të Bitcoin janë edhe sulmet kibernetike. Publikimi i lajmeve për sulme kibernetike ndaj serverëve të një qendre për shitjen e Bitcoin-ëve në Japoni dhe vjedhja e informacioneve të një kompanie të madhe japoneze në vlerë 500 milionë dollarë, tregonte kryerjen e vjedhjes më të madhe me sulme kibernetike në historikun e valutave digjitale. Sulme të tilla gjatë viteve të fundit kanë ndodhur disa herë në Korenë Jugore dhe në Japoni, mirëpo përmasat e sulmit të fundit dhe gjithashtu mbulimi i gjerë medial i kësaj ngjarje, është bërë shkak që blerësit e Bitcoin të bëhen shumë të ndjeshëm në lidhje me sigurinë e informacioneve dhe gjithashtu ka shkaktuar frikë të madhe në mesin e përdoruesve të Bitcoin për mundësinë e vjedhjes së kapitalit të tyre, prandaj ata kanë shfaqur interesimin për shitjen e Bitcoin-ëve dhe daljen nga ky rrjet. Këto zhvillime ka ushtruar ndikim shumë të madh në rënien e çmimit të valutës Bitcoin.

Çështje tjetër që ka ushtruar ndikim mbi çmimin e Bitcoin, janë vendimet e bankave dhe të institucioneve monetare me kredibilitet në vende të ndryshme për regjistrimin e identitetit të transfertave të Bitcoin. Zbatimi i këtyre vendimeve, në realitet do të thotë anashkalimi i një prej parimeve më të rëndësishme të valutave digjitale të koduara. Satoshi Nakamoto ka shkruar algoritmin e Bitcoin mbi bazë të të qenët të paidentifikuar e të dy palëve dhe qëllimi kryesor i tij ishte heqja e rolit të ndërmjetësuesve si institucionet bankare nga sistemi monetar i botës. Duke marrë parasysh mbetjen e pa zbuluar të identitetit të përdoruesve një transfertat e Bitcoin, shkelja e këtij parimi është bërë shkak gjithashtu për rënien e çmimit të Bitcoin.  

Disa besojnë se mirëpritja e madhe aktuale e Bitcoin në një far mënyre është kundërshtim me fuqinë e dollarit. Me fjalë të tjera, ky lloj i reagimit buron nga teknologjia e informacionit e rrënuar të sistemit financiar dhe monetar të botës. Nga pikëpamja e këtij grupi të kundërshtarëve, fenomeni i Bitcoin ka lindur në mendjen e projektuesve dhe shpikësve të tregjeve të reja, pas rënies së parë të tregut të aksioneve në vitin 1998. Pas krizave ekonomike të krijuara nga viti 1998 e më pas, shumë persona dhe institucione u identifikuan dhe u prezantuan si faktorë që kanë ushtruar ndikim mbi rënien e tregut të bursave. Prandaj mbetja e paidentifikuar e projektuesve të Bitcoin, do të thotë se vetë përdoruesit janë përgjegjës dhe të tjerët nuk janë përgjegjës. Kjo është për arsye se sipërfaqësisht asnjë qeveri, bankë qendrore ose institucion i pavarur, nuk kanë marrë përgjegjësinë dhe emri i shpikësit, Satoshi Nakamoto, gjithashtu është vetëm nofkë.

Përkrahësit në mbrojtje të Bitcoin, thonë se askush nuk është pronar i teknologjisë e cila ndodhet mbrapa e-mailit, prandaj edhe Bitcoin nuk ka pronar. Mirëpo kundërshtarët nuk pajtohen me këtë mendim. Ky grup beson se të gjithë e dinë se e-maili është rezultat i një teknologjie të fshehur në rrjetet e internetit. Nëse rrjeti Google ose Yahoo përballet me probleme, atëherë edhe g-mail dhe yahoomail do të humbin funksionin e tyre. Prandaj pronarët e Goole, Yahoo dhe Hotmail janë pronarë të vërtetë të teknologjisë, e-mailave dhe aplikacioneve të krijuara nga këto rrjete. Kështu që nuk mund të pranohet se teknologjia e Bitcoin, gjithashtu është pa pronar. Nuk duhet harruar se siguria e informacionit në Bitcoin, plotësisht varët nga programet që përdoren në këtë drejtim, prandaj projektuesit e programit dhe të rrjeteve të aplikacioneve kanë mundësi t'i shfrytëzojnë këto informacione. Kjo çështje vendos në pikëpyetje sigurinë e lartë të Bitcoin.

Përveç disa vendeve të pakta të cilat kanë zyrtarizuar pagesën me Bitcoin dhe e konsiderojnë të ligjshme një veprim të tillë, përpjekje e shumë vendeve të botës në Evropë dhe Azi për të kontrolluar dhe kufizuar këtë valutë, deri diku është bërë shkak për rënien e legjitimitetit të Bitcoin. Aktualisht shumica e përkrahësve të Bitcoin, janë vetëm një grup i investitorëve aventuristë që heqja e një pjese të kapitalit të tyre nuk ushtron ndikim të madh mbi jetën e tyre. Prandaj sipas mendimit të disa njerëzve, Bitcoin është monedha e ardhshme e botës. Mirëpo duhet pritur se valuta digjitale a do të zëvendësojë valutat e zakonshme në të gjitha shkëmbimet apo mirëpritja e gjerë e Bitcoin është vetëm një ngjarje periodike dhe entuziazëm i përkohshëm dhe do të zhduket? Ndoshta do të vije një kohë që Bitcoin do të përdoret përkrah valutave të tjera gjatë shkëmbimeve dhe pagesave të ndryshme!