Bitcoin, valutë shumë me vlerë e këtyre ditëve
(last modified Fri, 09 Mar 2018 08:39:49 GMT )
Mars 09, 2018 09:39 Europe/Tirane

Në edicionin e parë të këtij programi po prezantojmë Bitcoin dhe privilegjet e tij. 

"Sferë virtuale" është një term i cili në vitet 1980-ta u fut në fjalorin shkencor-fantastik dhe aktivistët dhe njerëzit e pasionuar pas kompjuterit, shumë shpejtë e përdoren dhe përhapen këtë term. Një dekadë më vonë, termi "sferë virtuale" ishte plotësisht i përhapur. Sfera virtuale ka krijuar disa rrethana të cilat mundësuan realizimin e shumë ideve dhe fenomeneve të reja. Sot zhvillimet mahnitëse të botës 0 1, kanë shkuar deri në atë masë saqë kjo botë është duke u shndërruar në një fantazmë e botës tonë reale. Tani kjo botë, për vete posedon edhe një sistem financiar virtual: parat virtuale dhe valutat digjitale si Bitcoin. 

Bicoin

Bitcoin kohëve të fundit është bërë subjekt ditor në mbarë botën. Bitcoin është valutë digjitale ose Crypto Currency e cila ka fituar vlerë të lartë materiale dhe natyrisht vazhdon të shoqërohet me shumë paqartësi. Ngritja e madhe e vlerës së Bitcoin në vitin 2017, e ka shndërruar këtë valutë digjitale në një prej ngjarjeve të rëndësishme ekonomike të vitit 2017. Procesi i ngritjes së vlerës së Bitcoin gjatë këtij viti ka filluar me regjistrimin e çmimit 1000 dollarë dhe ka vazhduar ngritja e vlerës së kësaj valute deri në fund të vitit 2017 duke arritur në 20.000 dollarë. Mirëpo zbatimi i politikave të reja nga disa qeveri, marrja e qëndrimeve të institucioneve ndërkombëtare monetare dhe shfaqja e dobësive të valutave digjitale, janë faktorë që kanë shkaktuar rënien e vlerës së Bitcoin në fillim të vitit 2018 dhe nganjëherë vlera e kësaj valute ka rënë deri në 10 mijë dollarë.

Bitcoin është valuta e parë digjitale e cila emrin e saj e ka marrë nga komponimi i fjalës "Bit" me kuptimin e njësisë së informacioneve kompjuterike dhe fjalës "Coin" në kuptimin e monedhës së floririt. Bitcoin si një valutë digjitale, në vete konsiderohet një prej valutave virtuale. Valutë virtuale çdo lloj monedhe e cila mund të transferohet nëpërmjet internetit. Historiku i krijimit të Bitcoin daton rreth 10 viteve më parë. Në fillim të shkurtit të vitit 2009, u prezantua një lloj i valutës në botë që në krijimin e saj nuk vërehej kurrfarë lloj letre ose metali. Mirëpo kjo monedhë përbëhej nga 31 rreshta të programit dhe një deklaratë e internetit dhe kështu hyri në tregjet e botës. Një programues i kompjuterit me emrin Satoshi Nakamoto në një listë të e-mailave të koduara, ka publikuar karakteristikat e Bitcoinit të parë dhe më pas ky projekt u zhvillua nga të tjerët. Nakamoto pretendoi se qëllimi i prodhimit të një monedhe të pavarur nga çfarëdo lloj qendre ose institucioni qeveritar, është krijimi i mundësisë për transferim në formë virtuale me shpejtësinë më të madhe të mundshme. Programi i hartuar, i dha njerëzve këtë mundësi që pa përdorur kurrfarë sistemi bankar ose kurrfarë ndërmjetësuesi, të transferojnë paratë e tyre nga një vend në vendin tjetër të botës.

Bitcoin në realitet është një rrjet jo i centralizuar për pagesë. Kjo do të thotë se asnjë person ose kompani e veçantë nuk ka kontroll mbi procesin e prodhimit dhe ndryshimit të çmimit të kësaj valute. Në këto rrethana çdo person në sferën virtuale, është përgjegjës për të kontrolluar paranë e tij dhe ushtron ndikim mbi sistemin financiar të Bitcoin. Prandaj, transfertat e këtij rrjeti bëhen në formën "homolog në homolog" (P2P) dhe pa pasur nevojë për ndërmjetësues. Kjo do të thotë se ne për të kryer transferta nuk do të kemi nevojë për institucione të centralizuara si bankat. Gjithashtu thuhet se ky rrjet, nuk ka pronar dhe kyçje e përdoruesve në anë e mbanë botës, është ajo që i jep ekzistencë rrjetit Bitcoin. Me fjalë të tjera, personat të cilët kanë programin e Bitcoin në kompjuterët e tyre, nëpërmjet internetit lidhen me njëri tjetrin dhe formojnë rrjetin e pagesave me anë të Bitcoin.

Karakteristikë e Bitcoin është kjo që emri i dërguesit dhe i pranuesit në çdo shkëmbim, njihet me anë të një varg numrash, prandaj identiteti i dërguesit dhe i pranuesit të parave mbetet i fshehur. Përdoruesit pa pasur nevojë për regjistrim, me instalimin e badifokës së Bitcoin në kompjuterin ose celularin e vet, mund të kryejnë transfertat e tyre pa ndërmjetësues. Gjithashtu ky program për shkak të përdorimit të Block Chain, nuk lejon shpenzimin e një monedhe dy herë. Block Chain është një vend ku regjistrohen transfertat e përgjithshme i cili shpërndahet në mesin e përdoruesve. Block Chain mund të konsiderohet si një "libër i financave" në të cilin regjistrohen të gjitha transfertat e konfirmuara në këtë rrjet dhe të gjitha anëtarët e rrjetit mund të vërejnë transfertat e parave. Rëndësia e çështje është kjo, pasi që Bitcoin është valutë digjitale, ekziston mundësia që një individ të shpenzojë disa herë një bitcoin. Block Chain tregon se në çdo transafertë bitcoin-ët e shpenzua i përkasin me të vërtetë poseduesit të tyre ose jo. Në rast të parregullsisë, ky program i eliminon ato.

Privilegj tjetër i faqes së të dhënave Block Chain, është ky që të dhënat shpërndahen mes miliona kompjuterëve. Sipas përkrahësve të Bitcoin, faqja e të dhënave Block Chain nuk ka pronar të caktuar dhe zhvilluesit e rrjetit duke marrë parasysh tekstin e Bitcoin, përmirësojnë vetëm kushtet e rrjetit dhe protokolli kryesor nuk mund të ndryshohet në asnjë mënyrë. Hakerimi i Block Chain është i pamundur dhe nëse një individë dëshiron të hakerojë Block Chain, ai në këtë drejtim duhet të hakerojë mbi 50% të kompjuterëve ekzistues në rrjet të cilët kanë një sistem të kodimit të sofistikuar. Për këtë arsye Block Chain, mundësinë për falsifikim ose për gabime, e ka reduktuar në masë shumë të madhe. Përveç kësaj, pasi kjo valutë është e koduar, mundësia për vjedhje elektronike të saj është shumë e vogël. Karakteristikë tjetër e Bitcoin-it është kjo që, ky sistem ka eliminuar problemet për shkëmbimin e një valute në një valutë tjetër. Kur shkëmbimet të kryhen me Bitcoin, nuk ekziston nevoja të blihet valuta e vendit me të cilin bëhet shkëmbimi, sepse Bitcoin-i mund të përdoret dhe shpenzohet në çdo vend të botës. Mundësia për shtimin e shpejtësisë dhe precizitetit në transferimin e financiar, pamarre parasysh bankat qendrore dhe me një pagesë shumë të ulët, janë karakteristika të tjera me të cilat përshkruhet Bitcoin.

Në bazë të protokollit të përkufizuar, për të fituar Bitcoin, individët kompjuterët e tyre të fuqishme i vendosin në dispozicion të rrjetit në mënyrë që duke ndihmuar rrjetin, të formohet edhe prodhimi dhe shpërndarja e Bitcoin (Mining). Në rrethana të tilla, individët në shkëmbim të llogaritjeve dhe transfertave të konfirmuara në rrjet, marrin Bitcoina të ri si shpërblim. Në bazë të të dhënave të paraqitura, monedhat prodhohet një herë në një minutë dhe në formë lotarie hidhen në treg. Gjatë këtij procesi, ata të cilën kanë në dispozicion kompjuterët më të shpejtë me përdorimin e programeve të veçantë, fitojnë shumën më të madhe të parave dhe të tjerët në bazë të shpejtësisë së veprimit, do të marrin para. Vlen të theksohet se lloji i mekanizmit për hartimin e Bitcoin është në atë mënyrë që prodhimi i tij përfundon deri në vitin 2140 me tavanin e caktuar 21 milionë Bitcoin. Duke marrë parasysh këtë kufizim, duket se ajo çfarë përcakton çmimin e kësaj valute digjitale, nuk janë shkëmbimet tregtare, por prodhimi i vogël dhe kërkesat e mëdha për Bitcoin.

Politikat e shteteve ndaj pranimit të Bitcoin, janë të ndryshme. Disa shtete kanë ndaluar shkëmbimet me Bitcoin dhe disa të tjera po mundohet të përshtaten me këtë lloj valute, mirëpo nuk kanë program ekzekutues në këtë fushë. Shumica e shteteve të botës Bitcoin-in nuk e kanë njohur zyrtarisht ose po heshtin rreth kësaj valute. Në mesin e drejtuesve të shteteve të botës po vërehen edhe mosmarrëveshje të mëdha. Për shembull, Rusia është një prej shteteve ku funksionarët e lartë tij kanë mbështetur përdorimin e valutës digjitale, mirëpo ekspertët dhe autoritetet ekonomike të këtij vendi duke kundërshtuar Bitcoin, kanë hedhur poshtë mundësinë e përdorimit zyrtar të kësaj valute në Rusi. Pavarësisht faktit se sasia e shkëmbimeve me Bitcoin në Kinë është e lartë, qeveria e Kinës kohë më parë ka vendosur në zbatim disa ndalesa për shkëmbime me Bitcoin. Thuhet se edhe Bashkimi Evropian synon të kufizojë përdorimin e Bitcoin në zonën e BE. Fonti Ndërkombëtar Monetar ka kërkuar shtimin e mbikëqyrjes së Bitcoin-in. Facebook është një prej faqeve më të rëndësishme për reklamimin e e valutave virtuale, por ka ndaluar marketingun për këtë lloj të aktivitetit ekonomik. Ky lloj i qëndrimeve ka ushtruar ndikim negativ mbi çmimin e Bitcoin këtë vit.

Tags