Rasti Skripal, pikë kulmore në marrëdhëniet Rusi-Perëndim
Marrëdhëniet e ftoha dhe të tensionuara mes Rusisë dhe Perëndimit, janë shtuar akoma më shumë me shfaqjen e rastit Sergei Skripal, ish spiun i Rusisë dhe vajzës së tij Julia që u helmuan më 4 mars në jugperëndim të Britanisë. Kriza aktuale mes Rusisë dhe vendeve perëndimore është në shkallën më të rëndë që nga lufta e ftohtë.
Ndoshta këtë periudhë të marrëdhënieve mund ta quajmë periudhën e hapur të armiqësisë dhe veprimeve reciproke të Rusisë dhe Perëndimit. Në këtë periudhë nuk vihen re veprimet e së kaluarës dhe dëshirën për të eliminuar mosmarrëveshjet pasi të paktën Amerika dhe aleatët e saj si Britania, haptazi shprehin armiqësinë e tyre me Moskën. Skripal në vitin 2010 në kohën e shkëmbimit të spiunëve mes Rusisë dhe Amerikës, u strehua në Britani. Në atë kohë Rusia 4 spiunët e saj i shkëmbeu me 10 spiunë amerikanë. Ai ka qenë agjent informativ i Rusisë dhe për shkak të spiunazhit për qeverinë britanike në vitin 2006 u dënua në Moskë me 13 vjet heqje lirie. Ishte pikërisht Skripal ai që informoi agjencinë informative të Britanisë MI6 mbi identitet e spiunëve rusë që janë aktivë në Britaninë e Madhe. Londra pretendon se Skripal është helmuar mirëpo ekspertët anglezë nuk kanë mundur të gjejnë burimin e helmit të përdorur kundër tij. Me fjalë të tjera ekspertët anglezë nuk kanë mundur të vërtetojnë se gazi helmues nervor që ka helmuar spiunin Skripal është prodhim rus. Megjithatë, qeveria e Londrës ka bërë përgjegjës Rusinë për sulmin kimik ndaj Skripal dhe vajzës së tij.
Akuza e Britanisë për përfshirje të drejtpërdrejtë të Rusisë në helmimin kimik të Skripal është kthyer në një justifikim për Perëndimin për masat ndëshkimore të paprecedenta kundër Moskës, veçanërisht në aspektin diplomatik dhe sportiv, ndërkohë që presidenti rus Vladimir Putin ka mohuar ndërhyrjen e vendit të tij në çështjen e helmimit të Skripalit. Udhëheqësit e BE-së në takimin e tyre në Bruksel e mbështetën hapur Britaninë kundër Rusisë. Ata në një deklaratë të përbashkët në mbështetje të qëndrimit të Londrës thanë se "Rusia ka shumë gjasa" që të jetë përgjegjëse për helmimin e Skripal dhe vajzës së tij.
Theresa May gjithashtu ka thënë se Rusia sot është një kërcënim jo vetëm për Evropën, por edhe për Lindjen e Mesme dhe mbarë botën. Kryeministrja angleze Theresa May thotë: U bëj thirrje të gjithë homologëve të mi në këtë takim që të marrin një vendim serioz kundër kërcënimeve të Rusisë. Federika Mogherini shefe e politikës së jashtme të BE, pasi ka deklaruar mbështetjen e BE për Britaninë e Madhe ka thënë se mënyra më e mirë për t'u përballur me kërcënimet e Rusisë është "bashkimi dhe integriteti" i të gjithë anëtarëve të BE. Konfrontimi Ruso-britanik, të cilët edhe më herë kanë pasur dallime të konsiderueshme, duke marrë parasysh qëndrimin unanim të udhëheqësve të BE kundër Moskës mbi helmimin e Skripal, tashmë është bërë shumë kritike. Qeveria konservatore britanike, e cila marrëdhënie ndërmjet dy vendeve i ka futur në një rrugë pa kthim, bën thirrje për mbështetje universale nga Perëndimi kundër Rusisë.
Në fazën tjetër, Perëndimi ndërmori masa diplomatike kundër Rusisë. Në këtë drejtim, qeveria britanike dëboi nga vendi 23 diplomatë rusë dhe sigurisht veprime të ngjashme u ndërmorën edhe nga partnerët evropianë dhe perëndimorë të Londrës. Rreth 30 vende nisën deportimin e përfaqësuesve diplomatikë rus dhe më shumë se 150 diplomatëve rusë u dëbuan nga vende të ndryshme. Gjashtëdhjetë diplomatë rusë që banonin në Shtetet e Bashkuara, përfshirë 12 punonjës të Përfaqësisë së Përhershme të Rusisë në Kombet e Bashkuara, u dëbuan nga Amerika. Kryeministrja e Mbretërisë së Bashkuar, këto dëbime të diplomatëve rusë i konsideroi masën e dëbimeve më të mëdha në histori.
Sipas Ministrit të Jashtëm britanik Boris Xhonson, këto deportime janë një "moment historik" në marrëdhëniet perëndimore me Rusinë dhe një "goditje" të cilën agjencia e inteligjencës ruse ka nevojë për shumë vite për ta rikuperuar. Më e rëndësishmja, është se një zyrtar i lartë britanik ka thënë se qeveria angleze u kishte siguruar aleatëve të saj informacione të pashembullta për agjentët e fshehtë në rastin e Skripal. Marrja e këtij informacioni siguroi arsyet për dëbimin e një numri të madh diplomatësh rusë nga vendet perëndimore. Qeveria britanike, me gjithë kërkesat e përsëritura të Rusisë për të siguruar dëshmi të përfshirjes së Moskës në rastin e sulmit kimik ndaj Skripal, ajo nuk e ka bërë këtë dhe pas një lufte propagandistike, si dhe për të bindur opinionin publik, deklaroi se informacionet e veta sekrete rreth përfshirjes së drejtpërdrejtë të Moskës në rastin Skripal ua ka dorëzuar aleatëve të saj.
Lidhur me qasjen dhe performancën e qeverisë britanike, analistët vënë në dyshim pretendimet e Londrës rreth rolit të Rusisë në incidentin e helmimit të Skripal. Mirëpo qëllimi i Londrës më shumë sesa ndjenja njerëzore dhe madje siguria për shkak të përdorimit të lëndëve kimike në territorin e një vendi evropian siç pretendon Britania, është posedimi i arsyeve dhe justifikimeve të mjaftueshme për të vendosur sanksione të mëtejshme dhe gjithëpërfshirëse kundër Moskës, në veçanti embargon ndaj Rusisë për Kupën e Botës 2018. Londra është seriozisht në kërkim që të bojkotojë Kupën Botërore FIFA-2018 në Rusi. Mbretëria e Bashkuar ka bojkotuar në aspektin shtetëror Kupën e Botës së bashku me gjashtë vende të tjera si Polonia, Islanda, Danimarka, Suedia, Australia dhe Japonia, të cilat janë kualifikuar për Kupën e Botës. Zyrtarët e këtyre vendeve pritet të mos jenë të pranishëm në ceremoninë e hapjes së Kupës Botërore.
Nikita Simonyan, nënkryetare e Federatës së Futbollit të Rusisë, lidhur me kërkesën e Anglisë drejtuar partnerëve të saj për të bojkotuar Botërorin thotë se ata pretendojnë se sportet duhet të jenë të ndara nga politika. Perëndimorët, pavarësisht pretendimeve të tyre, e përdorin sportin si armë politike dhe propaganduese kundër shteteve të tjera. Nga këndvështrimi i Moskës, përpjekjet e koordinuara të Perëndimit për të dëbuar diplomatët rusë janë tregues i një përpjekjeje të organizuar dhe të planifikuar që ka për qëllim të ushtrojë presion ndaj Rusisë dhe ta izolojë atë ndërkombëtarisht. Sipas zëdhënëses së ministrisë së jashtme ruse Maria Zakharova, pas këtij aksioni, qëndrojnë elementë të fuqishëm në Britani dhe në Shtetet e Bashkuara.
Ajo beson se NATO qëndron prapa masave të BE-së dhe se organizata po kërkon të nxijë imazhin e Rusisë. Zëdhënësja Zakharova thotë se është NATO ai që ka organizuar dëbimin e një numri të diplomatëve rusë. Dmitry Igorçenkov, një ekspert rus, beson se rasti Skripal është një justifikim për të zgjeruar NATO-n dhe për të shtuar sanksionet kundër Rusisë, duke shtuar se Uashingtoni e konsideron Evropën si vijën e frontit të një "lufte të kombinuar" kundër Rusisë. Moska këmbëngul në faktin se Londra nuk ka ofruar ndonjë dëshmi themelore të përfshirjes së qeverisë apo zyrtarëve të qeverisë ruse në sulmin ndaj Skripal dhe helmimin e vajzës së tij me agjentë kimik nervorë. Sipas Leonid Rink, një ekspert kimik, Rusia nuk ka të bëjë fare me çështjen e helmimit të Skripal dhe nga ana tjetër, Rusia nuk mund të ndërmarrë një veprim të tillë në një situatë aq të ndjeshme të organizimit të zgjedhjeve presidenciale dhe organizimit të ndeshjeve të futbollit për Kupën Botërore.
Në të njëjtën kohë, nuk duhet të harrohet se Britania, e cila po përballet me një presion të madh për shkak të debatit të madh me Bashkimin Evropian mbi tërheqjen nga ky bashkim dhe rritjen e kritikave në këtë fushë, tani ajo ka gjetur mundësinë që duke u përpjekur të zmadhojë incidentin e helmimit kimik të Skripal të rifitojë bashkëpunimin me vendet e BE dhe në të njëjtën kohë të rindërtojë marrëdhëniet e saj me Shtetet e Bashkuara. Në anën tjetër, ne kemi qenë dëshmitarë të veprimeve reciproke dhe hakmarrëse të Rusisë kundër vendeve perëndimore. Në radhë të parë, Rusia, përveç dëbimit të 23 diplomatëve britanikë, njoftoi mbylljen e Qendrës Kulturore Britanike (British Consilium) në Moskë. Qeveria ruse pastaj mori masa kundër partnerëve perëndimorë të Anglisë. Në lidhje me këtë, të enjten, më 29 mars, Rusia dëboi 60 diplomatë amerikanë nga Rusia në kuadër të kundërveprimeve kundër SHBA dhe mbylli konsullatën amerikane në Shën Petersburg.
Ministria e jashtme e Rusisë të premten, më 30 mars, duke thirrur ambasadorët e vendeve evropian në Moskë, njoftoi dëbimin e 59 diplomatëve nga 23 vende të ndryshme. Vendimi i Moskës për të reaguar ndaj dëbimit të diplomatë rusë nga vendet e tjera, ishte dëbimi i 41 diplomatëve të vendeve evropiane nga Rusia. Moska gjithashtu urdhëroi dëbimin e 50 diplomatëve të tjerë britanikë nga Rusia. Pozita e vendeve të Bashkimit Evropian në trajtimin e Rusisë me pretekstin e përfshirjes në helmimin e Sergei Skripal nuk ka qenë i njëjtë. Megjithëse shumica e vendeve të këtij unioni morën qëndrim të njëjtë kundër Moskës vende si Qiproja, Sllovenia, Greqia dhe Austria nuk thirrën ambasadorët e tyre nga Moska dhe nuk dëbuan diplomatët e Rusisë nuk vendi i tyre. Kjo pasqyron një mosmarrëveshje rreth trajtimit të Rusisë në Bashkimin Evropian. Përveç kësaj, disa partnerë të Bashkimit Evropian nuk kanë ndjekur shembullin e dëbimit të diplomatëve, përfshirë këtu Turqinë dhe Serbinë. Ata kundërshtuan dëbimin e diplomatëve rusë. Çështja e vazhdimit të sanksioneve kundër Rusisë dhe kuadri i përgjithshëm për ruajtjen e marrëdhënieve me Rusinë ka çuar në divergjenca midis shteteve anëtare të BE. Natyrisht, këto dy perspektiva në Evropë kanë çuar në ndasi dhe mospërputhje në qëndrimet e BE-së ndaj Moskës. Çështja e sulmit me helmimit kimik ndaj Skripal ka forcuar superioritetin e fraksionit anti-rus në Bashkimin Evropian. Megjithatë, disa vende të BE-së ende kundërshtojnë sulmet në marrëdhëniet me Moskën.
Por Rusia duke marrë një qasje vendimtare për të dëbuar diplomatët e saj nga vendet evropiane, ka treguar se nuk do t'u lëshojë pe perëndimorëve, duke përfshirë edhe evropianët, ndaj të cilëve ka ndërmarrë strategjinë e hakmarrjes. Megjithatë, Moska gjithmonë ka theksuar mundësinë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe. Megjithëse tensionet e fundit politike dhe diplomatike shpërthyen midis Rusisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, duke abuzuar me këtë çështje, u përpoqën të merrnin udhëheqjen e fushatës së fundit anti-ruse në botën perëndimore, e cila u përdor për të dobësuar pozicionin dhe imazhin ndërkombëtar të Moskës, si dhe për të intensifikuar presionet kundër Rusisë. Duke pasur parasysh qëndrueshmërinë e dallimeve dhe ndasive në kontekstin e Moskës dhe Uashingtonit, shumë çështje ndërkombëtare dhe tani kriza e sulmit kimik nuk pritet të përmirësojë situatën aktuale dhe fillimin e një epoke të re të përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Vazhdimi i veprimet armiqësore të Uashingtonit kundër Moskës tregon se amerikanët janë të vendosur të sfidojnë rusët në aspekte të ndryshme. Veprime që pasuan me masat reciproke të Moskës.
Sergei Rogov, eksperti rus, beson se sot po zhvillohet një luftë e re e ftohtë midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. Me gjithë vazhdimin e politikës së intensifikimit të presionit të Shteteve të Bashkuara ndaj Rusisë, Moska jo vetëm që u rezistoi këtyre presioneve, por gjithashtu ka ndërmarrë veprime reciproke dhe ka reaguar ndaj çdo veprimi armiqësor të Uashingtonit. Dëbimi i diplomatëve amerikanë dhe mbyllja e konsullatës amerikane në Shën Petersburg është tregues i vendosmërisë së Rusisë për t'u ballafaquar me veprimet armiqësore të Amerikës.Kriza aktuale diplomatike midis Rusisë dhe Perëndimit ka arritur në një pikë kritike me veprimet e palëve. Brenda kuadrit të fushatës masive anti-ruse perëndimore, këtë herë britanikët morën në dorë në skenën dhe bashkërendimi i pozicionit të krerëve të qeverive perëndimore kundër Rusisë gjithashtu tregon se Perëndimi synon të ushtrojë më shumë presione ndaj Rusisë dhe presidentit Putin sidomos tani pas fitores së paparë të presidentit Putin në zgjedhjet presidenciale rus ,që në vetvete ishte një shenjë e përbuzjes që populli i Rusisë i ka bërë propagandës perëndimore anti-Putin dhe anti-Moskë. Ndërkohë, Perëndimi tani ka gjetur një justifikim të madh për fushatën masive politike, diplomatike dhe propaganduese kundër Moskës. Konfrontimi ruso-perëndimor mbi çështjen Skripal është e barabartë me futjen e Lindjes dhe Perëndimit në një epokë të re të tensioneve dhe ndasive që nuk mund të zgjidhen lehtë dhe mund të parashikohet që fushëveprimi, intensiteti dhe dimensionet e tyre shtohen akoma më shumë në të ardhmen.