Lufta tregtare Kinë-Amerikë, arsyet dhe pasojat
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i72980-lufta_tregtare_kinë_amerikë_arsyet_dhe_pasojat
Qeveria kineze ka paralajmëruar se çdo tarifë doganore që do të vendoset ndaj mallrave kineze që eksportohen në Amerikë, do të pasohet me të njëjtën tarifë ndaj mallrave amerikane që futen në Kinë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 13, 2018 11:12 Europe/Tirane

Qeveria kineze ka paralajmëruar se çdo tarifë doganore që do të vendoset ndaj mallrave kineze që eksportohen në Amerikë, do të pasohet me të njëjtën tarifë ndaj mallrave amerikane që futen në Kinë.

Cui Tiankai ambasador i Kinës në Uashington ka thënë se nëse Amerika vendos tarifa doganore ndaj mallrave kineze, edhe Kina do të marrë masa reciproke dhe do të japë përgjigjen e duhur. Tiankai me një ton kërcënues ka thënë: Çdo tarifë doganore e Amerikës do të marrë përgjigjen e duhur nga Kina.

Kjo deklaratë u bë vetëm një ditë më vonë pasi Pekini vendosi tarifa tregtare për 128 produkte të eksporteve amerikane në Kinë. Qeveria kineze i është përgjigjur lëvizjes së fundit nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara për të shtuar tarifat për importin e çelikut dhe aluminit nga shumë vende, duke përfshirë Kinën. Trump ka bërë një vendim të tillë për të kapërcyer deficitin tregtar prej rreth 800 miliardë dollarë, ku 500 miliardë dollarë janë vetëm me Kinën. Megjithatë, përpjekja e qeverisë amerikane për të arritur një ekuilibër në tregti dhe për të hequr qafe presionet e rënda mbi suficitet tregtare ka krijuar një perspektivë të një lufte tregtare midis dy fuqive botërore. Këtu lind pyetja sesa e mundshme është kjo luftë dhe kush do të jenë fituesit dhe humbësit përfundimtarë të një lufte të tillë?

Shtetet e Bashkuara të njohura si ekonomia më e madhe në botë, e vetme përbën rreth një të pestën e PBB-së globale. Megjithatë, asnjë vend në botë nuk ka një deficit tregtar aq të madh sa Shtetet e Bashkuara. Amerikanët çdo vit importojnë mallra dhe shërbime nga jashtë me vlerë rreth 800 miliardë dollarë më shumë sesa eksportojnë. Etja e pangopur për konsum brenda Shteteve të Bashkuara, rënia e cilësisë së produkteve vendase, mungesa e fuqisë konkurruese me produktet e huaja dhe miratimi i politikave të keq menaxhimit në biznes dhe sektorët e biznesit, janë faktorë që kanë çuar në këtë situatë. Çdo vit gjithashtu ka një rritje të madhe të deficitit tregtar të SHBA. Një vend që kishte mbajtur pozitën e kreditorit më të madh në botë, në më shumë se gjysmë shekulli më parë, me rezervat më të mëdha prej ari dhe valute, tani është bërë debitori më i madh në botë dhe rastësisht borxhi i madh i SHBA është gjithashtu në dispozicion të vendeve rivale. Për të shpëtuar nga kjo situatë, Donald Trump, që përfaqëson rrjedhën ekonomike nacionaliste amerikane, po lufton për të kapërcyer marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare dhe për të përballuar luftën tregtare me slogane si "Amerika e Para". Mirëpo ekzistojnë dyshime serioze për suksesin e kësaj qasjeje të presidentit amerikan.

Lufta tregtare midis kombeve dhe qeverive ka ekzistuar gjithmonë në histori. Që në kohët e lashta, grupet njerëzore kanë hyrë në garë për përfitime ekonomike. Disa nga këto gara gjithashtu çuan në luftën dhe vrasjen e njerëzve. Historianët, ndër arsyet për shpërthimin e Luftës së Parë Botërore, thonë se ka qenë konkurrenca tregtare midis dy superfuqive britanike dhe gjermane dhe futjen e Shteteve të Bashkuara në Luftën e Dytë Botërore u bë për shkak të tregtisë me fuqinë japoneze në Azinë Lindore. Natyrisht, që nga Lufta e Dytë Botërore, fuqitë e mëdha, me krijimin e organizatave si Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Banka Botërore dhe Organizata Tarifore Ndërkombëtare, që më vonë u bë e njohur si Organizata Botërore e Tregtisë, kanë parandaluar  vetveten që luftërat tregtare t’i kthejnë në konflikte ushtarake mes tyre. Megjithatë, gjatë kësaj periudhe të njëjtë, shumë fuqi ekonomike të klasit të parë kanë hyrë në luftë. Shembulli më i fundit i luftës amerikano-kineze daton në fillim të shekullit para se Donald Trump të vinte në pushtet. Në vitin 2003, Presidenti Xhorxh W. Bush, me të njëjtat justifikime si të Donald Trump, vendosi tarifa për importet e çelikut dhe aluminit ndaj Kinës, duke shpresuar do të mbështeste prodhimet vendase në Shtetet e Bashkuara. Por gati dy vjet më vonë, pas presionit nga veprimet hakmarrëse kinez, tarifat u ulën dhe marrëdhëniet e të dy vendeve u rikonfirmuan në përputhje me OBT-në. Megjithatë, vështirësitë tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë përkeqësuar shumë gjatë 15 viteve të fundit. Shtetet e Bashkuara akuzojnë Kinën për manipulimin e çmimit të juanit me qëllim të ruajtjes së vlerës së mallrave të eksportit dhe uljen e mundësive për të importuar mallra nga vendet e tjera. Ndërsa kinezët thonë se  deficiti i madh tregtar me Shtetet e Bashkuara është për shkak të të reduktimit të efikasitetit ekonomik dhe rritjes në vazhdim të kërkesës për konsum brenda këtij vendi.

Megjithatë, tani bota është në prag të një lufte të re tregtare midis ekonomisë së parë dhe ekonomisë së dytë botërore. Shtetet e Bashkuara kanë shtuar me 10% tarifën e importeve të çelikut dhe 25% tarifës për importet e aluminit. Më parë, tarifat u imponuan për importet e paneleve diellore nga Kina dhe makinat larëse nga Koreja e Jugut. Trump ka kërcënuar se nëse Kina nuk i jep fund vjedhjes së Amerikës, të ndaj mallrave të eksporteve dhe shërbimeve të Kinës në SHBA do të vendosin tarifa të reja me vlerë 60 miliardë dollarë. Në të kundërt, Kina ka vendosur tarifa doganore prej 25% për mallrat amerikane si frutat, arrat dhe bajame, pije alkoolike dhe tuba çeliku, si dhe pesëmbëdhjetë për qind tarifë për produkte të tilla si mishi i derrit dhe alumini. Duke pasur parasysh trilion dollarë vlerë tregtare mes dy vendeve, shuma 3 miliardë dollarë është vetëm një pikë uji në oqeanin e deficiteve tregtare. Megjithatë, kinezët janë të vendosur të vendosin tarifa ndaj atyre produkteve amerikane që nxisin sponsorët kryesorë të presidentit amerikan të ushtrojnë presione ndaj tij.

Donald Trump ka njoftuar në mënyrë të përsëritur planet e tij për të transformuar ekonominë kombëtare dhe për të krijuar vende të reja pune në vend. Ai ndjek deklarata të tilla si "Amerika e Para" dhe "Bli produkt amerikan, Punësim i një amerikani" dhe pretendon se në punën  presidenciale një vjeçare të tij ka krijuar tre milionë vende pune në vend. Përveç vërtetësisë së këtij pretendimi, shumë nga brenda dhe jashtë Shteteve të Bashkuara besojnë se imponimi i tarifave të reja mbi importin e mallrave dhe shërbimeve dëmton ekonominë e këtij vendi, veçanërisht në sektorin e punësimit. Një vlerësim tregon se futja e tarifave të reja për importin e çelikut dhe aluminit do të mbështesë në maksimum 150,000 vende punësimi në industrinë metalurgjike amerikane. Ndërsa të paktën 5 milionë vende pune në sektorë të tjerë të industrisë, bujqësisë dhe shërbimeve të tjera në Shtetet e Bashkuara pritet të ndikohen nga veprimet hakmarrëse nga partnerët afaristë amerikanë. Ndërkohë, me rritjen e kostos së mallrave të importuara të çelikut dhe aluminit, kostoja e jetesës për qytetarët amerikanë, duke përfshirë punëtorët e industrisë metalike, do të rritet dhe disa sipërmarrës do të dëbojnë punëtorët e tyre për të kompensuar humbjet e shkaktuara nga lufta tregtare. Si rrjedhojë, Trump, ndryshe nga premtimi i tij fillestar, përjashtoi tarifimin e çelikut dhe aluminit të importuar nga disa vende të tilla si Kanadaja, Australia dhe Bashkimi Evropian, për të reduktuar kështu pasojat negative të luftës së tregtisë me partnerët e mëdhenj të SHBA.

Përjashtimi i këtyre vendeve ka treguar se qëllimi kryesor i rrjedhës ekonomike kombëtare të SHBA, të përfaqësuar nga Trump, është Kina që konsiderohet partneri kryesor tregtar i SHBA. Natyrisht, Kina nuk është ndër eksportuesit kryesorë të çelikut dhe aluminit në Shtetet e Bashkuara dhe tarifat e vendosura nga Trump nuk do të ndikojnë në tregtinë midis dy vendeve. Megjithatë, tarifat për importin e çelikut dhe aluminit të SHBA duket të jenë nisja e vendimeve akoma më të mëdha të Trump përballë fuqisë tregtare të Kinës. Për këtë arsye, Kina ka vendosur tarifa doganore ndaj 128 mallrave amerikane për ta parandaluar Uashingtonin që të vazhdojë me të tilla masa, veçanërisht pasi ka vendosur një tarifë doganore prej 25% ndaj importeve të mishit të derrit nga Shtetet e Bashkuara. Kjo masë ka dëmtuar rëndë i fermerët amerikanë në zonat rurale, të cilët votuan për presidentin Donald Trump në 2016. Kina është tregu i dytë më i madh i eksportit të mishit të derrit nga Shtetet e Bashkuara, dhe gjysmën e eksporteve prej 3 miliardë dollarësh në Kinë e përbën ky produkt. Një rritje prej 25 përqind ndaj importit të mishit të derrit nga Kina ushtron presion mbi fermerët amerikanë dhe Pekini shpreson se ky presion të ndikojë tek presidenti Trump. Kjo është e rëndësishme për faktin se për disa muaj Amerika do të organizojë  zgjedhje afatmesme për Kongres dhe që të dy partitë e Kongresit u nevojiten votat e banorëve në  zonat rurale për të ruajtur shumicën dominuese në Kongres dhe Senat. Ndërkohë që Kina pëson më pak dëme nga hakmarrja e SHBA-ve, të paktën nga aspekti politik, për shkak të rezervave valutore prej 2 trilionë dollarësh dhe përdorimit të ekonomisë shtetërore dhe përveç kësaj ajo mund të jetë në gjendje të bëjë një qëndresë të gjatë përballë luftës tregtare.

Përveç faktit se kush do të jetë fituesi i luftës tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, nuk ka dyshim se humbësi kryesor do të jetë rendi aktual i tregtisë në botë. Ky rend bazohet në tregtinë e lirë, në eliminimin e barrierave tarifore, në rrjedhën e lirë të kapitalit dhe në integrimin e më shumë tregjeve të konsumit. Detyra e ruajtjes së këtij trendi është gjithashtu përgjegjësi e Organizatës Botërore të Tregtisë, e cila ka qenë motori i globalizimit për dy dekadat e fundit. Por miratimi i politikave mbështetëse tregtare nga ana e Shteteve të Bashkuara, zbatimi i Brexit nga Britania dhe hakmarrja e Kinës do të përfundojë periudhën e tregtisë së lirë dhe do ta çojë botën në epokën e luftës tregtare. Ndoshta këto luftëra, ashtu si një shekull më parë, nuk mund të çojnë në luftëra ushtarake mbarë botërore, por padyshim që jetët e qindra miliona njerëzve në të gjithë globin do të ndikohen nga presionet e ekonomisë të brishtë sot në botë.

Kryetarja e FMN Christine Lagarde thotë: "Askush nuk do të fitojë nga një luftë tregtare dhe në rast të reagimit të vendeve të tjera ndaj veprimeve të SHBA ndaj tarifave të importit, do të krijohen implikime dhe pasoja serioze për ekonominë globale". Kjo deklaratë në një lloj formë u dëgjua edhe nga kryeministri i Kinës.

Lee Kaching thotë se lufta tregtare kineze-amerikane nuk ka fitues. Megjithatë duket se presidenti amerikan Donald Trump nuk synon të heqë dorë nga lufta tregtare me partnerët e Amerikës sidomos me Kinën.