Bethati ( Profecia) , pranvera më e madhe e gjithësisë
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i73514-bethati_(_profecia)_pranvera_më_e_madhe_e_gjithësisë
Përshëndetje për Bethatin ( Profecinë) festa e shpëtimit nga errësira dhe humbja, festa e përfundimit të pashpresës, festa e ndarjes së drejtësisë nga padrejtësia, festa e udhëzimit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 20, 2018 11:05 Europe/Tirane

Përshëndetje për Bethatin ( Profecinë) festa e shpëtimit nga errësira dhe humbja, festa e përfundimit të pashpresës, festa e ndarjes së drejtësisë nga padrejtësia, festa e udhëzimit.

27 Raxhabi sipas kalendarit hënor është shfaqja e fuqisë së Zotit në gjithësi. Është dita kur profeti i nderuar i Islamit, hazreti Muhamed (s.a.v.s) u shpall si profet. Ajo është dita kur çeli sythi i profecisë dhe zemra e ndritur e profetit Muhamed (s.a.v.s) u kthye në përcjellësin e emrit të Zotit dhe udhëzimit të Zotit nëpërmjet fesë islame. Kurani Famëlartë këtë eveniment e cilëson të njëjtën me lajmërimin dhe në ajetin 164 të sures Ali-Imran thekson:

 

164. Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi një të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kuranin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur. 

Falënderojmë Zotin për këtë dhuratë të shtrenjtë dhe urojmë të gjithë për ditën e futjes së njeriut në rrezen e ndriçimit dhe udhëzimit. Në kohën kur i dërguari i Zotit, ishte 40 vjeç Zoti zemrën e tij e bëri zemrën më ë mirë ndër të gjitha zemrat. Atë e zgjodhi për të drejtuar njerëzimin. Në atë kohë u dërgua mëshira e Zotit. Muhamedi (s.a.v.s) vuri re Xhebrailin si një dritë që po zbriste nga qielli në drejtim të tij. Xhebraili zbriti dhe pasi e kapi profetin prej krahu, tha: O Muhamed thuaj.

Muhamedi tha: Çfarë të them?

Xhebraili tha: Thuaj në emër të Krijuesit që krijoi. Xhebraili i përcolli Muhamedit atë që i kishte urdhëruar Zoti. Pasi i dha shpalljen Muhamedit ai u ngjit në qiell. Imam Hadi(as) këtë ngjarje e përshkruan kështu: Muhamedi zbriti poshtë nga mali Hera në kohën kur ai ishte mrekulluar nga madhështia. Vështrimi i Xhebrailit dhe marrja e shpalljes hyjnore, ishte aq e vështirë për Muhamedin saqë ai dridhej si një njeri me temperaturë. Më pas ai kërkoi nga Zoti që t’i siguronte zemrën. Për këtë ai kur po kthehej të gjithë shkëmbinjtë dhe gurët dhe çdo gjë ku ai kalonte, e përshëndesnin profetin dhe thonin: Selame o i dërguar i Zotit. Lavdi qoftë shpallja e Zotit për ty, lavdi qoftë kjo shpallje për të gjithë njerëzit nga fillimi e deri në fund.

 

Një prej evenimenteve më të rëndësishme të historisë islame që është një ngjarje e madhe dhe që ka ndikuar shumë në fatin e njerëzve, është shpallja e profecisë së profetit të nderuar të islamit (s.a.v.s). Bethati( profecia) nënkupton ngritjen dhe dërgimin e një njeriu nga Zoti për të drejtuar njerëzit e tjerë. Profecia e profetit nuk mund të përkufizohet në një etni apo fis të caktuar, pasi ai është për të gjithë njerëzit, në të gjithë shekujt dhe epokat. Me shpalljen e profecisë, Zoti përhapi zërin e zgjimit të njerëzve. Shpallja u përcoll nëpërmjet Xhebrailit dhe më pas zëri i saj u përhap në tokë nga goja e pastër e Muhamedit (s.a.v.s).

Bota në prag të ditës së profecisë së hazretit Muhamed (s.a.v.s), po përballet me kriza dhe peripeci të shumta. Injoranca, zhvatja, shtypja dhe sundimi, korrupsioni dhe degjenerimi, diskriminimi dhe padrejtësia, distancimi nga morali dhe humanizmi, ka përfshirë të gjitha shoqëritë në botë. Në këtë mes rajoni i gadishullit arab dhe në veçanti Hexhazi për nga aspekti kulturor, politik, ekonomik dhe social në atë kohë ndodhej në gjendjen më të rëndë. Femrat jo vetëm që nuk kishin të drejta themelore, por ato shiteshin e bliheshin sikur të ishin mallra ndërsa vajzat varroseshin për së gjalli. Në ajetet 58 dhe 59 të sures Nahl thuhet:

58. Kur ndonjëri prej tyre lajmërohet me (lindjen) vajzë, fytyra e tij i prishet dhe bëhet plot mllef.  
59. Fshihet prej njerëzve, për shkak të asaj të keqeje me të cilën u lajmërua (e konsideron bela, e jo dhuratë prej Zotit). Mandej, (mendon) a do ta mbajë atë, ashtu i përulur, apo do ta mbulojë atë (të gjallë) në dhe. Sa i keq është ai gjykim i tyre.

Kurani në ajete të ndryshme ka folur për qëllimin e profecisë. Qëllimi kryesor i profecisë së profetit është ftesa që njerëzit t’i bashkohen monoteizmit dhe që ata të heqin dorë nga çdo mëkati dhe shirku. Në ajetin 36 të sures Nahl, Kurani thekson:

36. Ne dërguam në çdo popull të dërguar që t’u thonë: Adhuroni vetëm All-llahun, e largojuni djajve (adhurimit të tyre)! Por, pati nga ata që All-llahu e udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fundi i gënjeshtarëve? 

 

Mund të thuhet se një prej detyrave kryesore të profetëve të shenjtë, ishte eliminimi i faktorëve të injorancës dhe veprimeve të padrejta dhe zëvendësimi i tyre me vlerat hyjnore. Një tjetër qëllim i profecisë së profetëve është vendosja e drejtësisë në shoqëri. Profetët morën profecinë që të zbatojnë etikën hyjnore dhe të eturit për drejtësi t’i ngopin me burimin hyjnor ndërsa jetës së njeriut t’i japi nuanca hyjnore. Ajeti 25 i sures Hadid thotë:

25. Ne i dërguam të dërguarit Tonë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz, e edhe për t’u ditur te All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e Tij duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim se All-llahu është furnizues, mbizotërues.

Profeti i nderuar i Islamit, qëllimin kryesor të profecisë konsideron plotësimin e logjikës dhe arsyes pasi përhapja e monoteizmit në shoqërinë njerëzore, është e lidhur ngushtë me logjikën, këndvështrimin dhe arsyen. Ai njeri që nuk ka kuptuar vlerën e tij, përkulet përpara gurit dhe lules, mirëpo njerëzit e lartë dhe të zgjuar, të cilët kanë kuptuar burimin e gjithësisë, falënderojnë dhe i luten Krijuesit të gjithësisë. Profeti(s.a.v.s) në një prej haditheve të tij thotë: Zoti nuk ka zgjedhur asnjë profet dhe të dërguar përveçse që të plotësojë logjikat, logjikat t’i ngrejë lart dhe për këtë logjika e tij duhet të jetë mbi logjikën e kombit të vet.

 

Në këtë mënyrë profecia e hazretit Muhamed (s.a.v.s), është pikënisja e shfaqjes së islamit dhe lëvizjeve islame, burim I civilizimit dhe kulturës së gjerë islame, burim I formimit të kombit unik islam dhe nga ky aspekt asnjë lëvizje tjetër nuk mund të krahasohet me atë. Në fakt profecia, bëri ndryshime tek të gjitha shoqëritë dhe tregoi se edhe ato shoqëri fanatike që frikësoheshin nga ndryshimi i traditave të tyre, mund të ecin në drejtim të vlerave të larta hyjnore. 23 vjet përpjekje të profetit(s.a.v.s) ishin aq efikase saqë pas një periudhë të shkurtër myslimanët arritën kulmin e madhështisë, fuqisë dhe civilizimin më të lartë në botë. Hazreti Muhamed (s.a.v.s), si i dërguari i fundit i Zotit njerëzve u solli perfeksionimin më të plotë dhe më të pranueshëm. Sa më shumë njeriu të përfitojë nga burimi hyjnor i Profetit, aq më shumë njerëzimi pastrohet nga papastërtia e shoqërisë njerëzore dhe e gjitha botë bëhet akoma më e bukur. Hazreti Muhamed (s.a.v.s) përcjellës i islamit, në një kohë të shkurtër ndryshoi shoqërinë e dhunshme dhe agresive dhe për 13 vjet themeloi pushtetin e bazuar në dije, drejtësi, monoteizëm, spiritualitet dhe moral. Me krijimin e kushteve për formimin e shtetit islam, pas kalimit nga Meka për në Medina, profeti i nderuar i islamit (s.a.v.s), në hapin e parë krijoi lidhje vëllazërore mes myslimanëve dhe hoqi prej tyre mëritë dhe armiqësitë e vjetra. Më pas ata i pajisi me armën e dijes dhe njohurisë. Muhamedi (s.a.v.s) botës i dha një doktrinë që është garantuese e lumturisë, mirësisë dhe perfeksionimit të njerëzimit. Ai nevojave të njeriut nëpërmjet faljes tek Zoti iu përgjigj në formën më të plotë dhe në këtë mënyrë njeriun e ruajti nga falja tek çdo gjë tjetër jashtë Zotit. Profeti (s.a.v.s) me profecinë e tij krijoi një revolucion të madh në kuptimin dhe vlerat e njerëzimit dhe botën e njohu me dashurinë, humanizmin, dashamirësisë, besimin dhe drejtësinë. Will Durant historian i njohur amerikan shkruan: “Nëse analizojmë nivelin e ndikimit të këtij njeriu të madh tek njerëzit, duhet të themi se hazreti Muhamed(s.a.v.s), është një prej njerëzve të mëdhenj të historisë së njerëzimit. Ai u përpoq të ngrejë nivelin e njohurive dhe moralit të atyre njerëzve që për shkak të nxehtësisë së shkretëtirës ishin zhytur në errësirë. Në këtë mes ai ishte më i suksesshëm se çdokush tjetër. Janë të paktë ata që kanë arritur të realizojnë dëshirat e tyre në rrugën e fesë. Pasi ai kishte bindje tek feja. Ai ktheu një komb nga një komb që u falej idhujve nëpër shkretëtirë në një komb unik dhe monoteist. Ai krijoi një fe më të lartë sesa feja hebraike, e krishterë dhe feja e vjetër e Arabisë. Krijoi një fe të mbushur me spiritualitet të bazuar në trimëri dhe në prirjen kundër racizmit. Ai në periudhën e një brezi fitoi me qindra beteja ushtarake dhe në periudhën prej 1 shekulli krijoi një perandori të madhe dhe të gjerë dhe në epokën tonë ajo është një forcë e rëndësishme me influencë në gjysmën e botës”.

 

Në përgjithësi mund thuhet se Profeti i Zotit (s.a.v.s) me profecinë e tij botës i dha jetë materiale dhe spiritualë, jetë kulturore, ekonomike, jetë politike, morale dhe sociale. Është i lumtur ai njeri i cili i përgjigjet pozitivisht kësaj jete. Pikërisht ashtu siç Kurani thotë: O ju që krijuat besim. Zbatoni ftesën e Zotit dhe të profetit në kohën kur ju iu thërret për diçka që juve t’iu ngjallë.

Ju ftojmë të ndiqni një pjesë të bukur në gjuhën arabe mbi profecinë e hazretit Muhamed (s.a.v.s).