Shpëtoni botën nga plastika
(last modified Sat, 28 Apr 2018 08:24:41 GMT )
Prill 28, 2018 10:24 Europe/Tirane

Sot, më 22 prill, që përkon me 2 Ordibeheshtin sipas kalendarit diellor, është një ditë e shënuar nga Kombet e Bashkuara si Dita Botërore e Botës së Pastër dhe me këtë rast, në shumë vende të botës organizohen ceremoni të veçanta.

Qëllimi i organizimi të këtyre ceremonive është që njerëzit anë e mbanë botës të informohen rreth problemeve që gjithnjë e më shumë rrezikojnë jetën e planetit dhe shkatërruan shumë lloje të kafshëve dhe bimëve. Një nga problemet më të rëndësishme të këtyre problemeve është prodhimi i mbetjeve plastike që ka shkaktuar dëme të mëdha në planet. Për këtë arsye, Kombet e Bashkuara si slogan për këtë vit të Ditës Botërore të Botës së Pastër kanë vendosur përfundimin e ndotjes plastike, gjë e cila mund të ndryshojë perceptimin e njerëzve rreth përdorimit të plastikës. Me këtë rast, kemi përgatitur një program të veçantë për ju.

Planeti Tokë për nga madhësia është plani i pestë më i madh i planetëve përreth diellit, i cili prej miliona vjet është një vend ku mban gjallë miliona lloje të kafshëve, bimëve dhe njerëzish. Në Kuran shumë herë është folur për tokën, krijimin e  tij, rolin e tij në mirësitë hyjnore dhe dhuratat e Zotit dhe toka është quajtur shumë herë si vendi i strehimit, mirëqenies dhe bazë në të cilën njerëzit mund të përfitojnë nga mirësitë e Zotit. Toka është i vetmi planet i banueshëm, mirëpo ai me keqpërdorimin dhe keqtrajtimi që njeriu i ka bërë përgjatë 2 shekujve të kaluar, por përjeton kushte të rënda dhe sfida serioze. Ndryshimet klimatike, shkatërrimi i dheut, zhdukja e specieve dhe gjallesave, përdorimi tej mase i helmeve dhe lëndëve kimike në bujqësi, zhdukja e pyjeve, përhapja e gazrave dëmtues, janë disa nga sfidat kërcënuese me të cilat përballet toka. Këto çështje kohët e fundit kanë tërhequr shumë vëmendjen e ekspertëve të ambienti, por një nga më të rëndësishmet është ndotja e tokës me mbetjet plastike.

Plastika është një produktet e njeriut dhe që përdoret masivisht prej tij. Ky produktet gjendet në masë kudo nëpër botë. Produktet që prodhohen me anë të plastikës më pas hidhen si mbeturina që nuk riciklohen nga natyra dhe qëndrojnë ashtu siç janë. Polimeritë artificiale si plastika, duke qenë se nuk kanë enzima të veçanta, duhet shumë fite që të kthehen nga toka si lëndë e parë. Mbetjet e plastikës janë bërë shkak për shfaqjen e problemeve në kondensimin e ajrit dhe të proceseve të tjera fizike dhe kimike në tokë. Për shkak të hedhjes së mbetjeve plastike në natyre, rrënjët e pemëve thahen, hasin në probleme në thithjen e ujit dhe lëndëve minerale dhe me kalimin e kohës bimët rriten shumë ngadalë për shkak të kufizimeve që krijojnë mbetjet plastike.

Sipas hulumtimeve të ekspertëve, njeriu mesatarisht në vit krijon 275 milion ton mbetje plastike prej të cilave 3% hidhen në det dhe oqean. Niveli i madh i mbetjeve të plastikës që hidhen në det ka krijuar fenomenin e bregdeteve të mbushur me mbetje plastike në shumë vende të botës. Thuhet se Kina rreth 30% të mbetjeve të saj të produkteve të plastikës i derdh në det. Për këtë arsye Kina duhet cilësuar si vendi i parë ndotës i ambientit të deteve dhe oqeaneve me mbetje plastike në botë. Pas saj renditen vende si Indonezia, Filipine, Vietnami, Sri Lanka, Tajlanda, Egjipti, Malajzia, Nigeria dhe Bangladeshi.

Fatkeqësisht, karakteristikat e plastikës janë të atilla që edhe mbetjet e saj groposen, përsëri ata krijojnë probleme për ambientin pasi riciklohen tepër vonë, kanë përbërje nafte dhe ato mund të lindin një lloj rrëshire e cila nëse futet në ujërat nëntokësore krijon probleme në ciklin e jetës në tokë dhe më pas në ciklin ushqimor të njeriut. Përveç kësaj djegia e lëndëve plastike përsëri krijon dëmtime serioze për ambientin. Për shkak të djegies së produkteve polimerike në ambient përhapen gazrat karbonikë dhe anhidrit sulfat si dhe gazrat helmues këllirë të cilat janë tepër të rrezikshme për ajrin dhe ambientin. Duhet thënë se gazrat që çlirohen nga reaksioni i mbetjeve nëpër vendet ku përqendrohen mbetjet e njeriut, depërtojnë në shtresat e ndryshim të tokës dhe më pas krijojnë probleme për tokat pjellore. Studimet e bëra në vendet përreth qendrave të hedhjes së mbetjeve tregojnë se sasia e gazit metan është 60% dhe e gazit karbonik 20%, gazra që pengojnë dhe parandalojnë rritjen e bimëve në zonat përreth.

Në mesin e produkteve të plastikës, qesja plastike me një rezistencë prej 500 vjet, është produkti më ndotës i tokës dhe ambientit. Sipas statistikave në vit në natyrë lëshohen më shumë se 4 miliard qese si mbetje plastike të cilat nëse lidhen me njëri tjetrin mund të krijojnë një shirit që e përshkon tokën 63 herë. Këto qese plastike nëpërmjet erës përhapen kudo dhe përfundojnë në lumenj dhe kanalet rrjedhëse të ujit. Prania e këtyre mbetjeve plastike jo vetëm që bllokon ujin dhe e ndot atë por zakonisht bëhet shkak për ndotjen e deteve dhe të ciklit ushqimore të gjallesave në det. Për çdo vit me mijëra lloje gjallesash ujore, si delfinët, breshkat e ujit dhe shpendët ujorë, mbyten për shkak se plastikës dhe qeseve plastike.

David Lice, studiues I ambientit në një raport të tij shkruan: Plastika ashtu si rrjedhja e naftës, metaleve të rënda dhe helmeve të tjera, shkakton vdekje për gjënë e gjallë. P.sh. kandili i detit është ushqim për breshkat dhe shpendët. Breshkat dhe shpendët në vend të kandilit shumë lehtë mund të hanë qeset e plastikës. Deri tani 42 lloje shpendësh detarë, kanë ngrënë qese plastike. Me gjithë ligjet ndërkombëtare që ndalojnë hedhjen e mbetjeve në oqean, në formë të garantuar anijet për çdo ditë hedhin mbi 500 mijë enë plastike dhe qese plastike në det.

Një grup hulumtuesish dhe ekspertësh të ambientit, të cilët kanë analizuar algat e detit në rajonin Great Barrier Reef ne verilindje të Australisë, që është një prej vendeve më të mira për jetesën e algave, ka deklaruar se grimcat plastike qe gjenden në ujërat e kësaj zone, janë një prej faktorëve kryesore që kërcënojnë jetën e algave. Mia Hoogenboom, kryetare e këtij grupi dhe profesoreshë e universitetit James Cook University, njëkohësisht drejtoreshë e institutit detar ARC, thotë: Algat e detit, përdorin lëndët dhe grimcat mikroskopike në det. Për këtë arsye prania e mikro-plastikëve në ujërat e detit, së bashku me materialet e tjera mikroskopike dëmton rëndë sistemin e vogël të tretjes së algave dhe me kalimin e kohës ato akumulohen në një vend të caktuar pa u tretur. Kjo mund të shkaktojë zhdukjen e algave nëpër dete.

Kjo katastrofë është bërë shkak që shumë dashamirës të ambientit, plastikën ta quajnë si vrasës të ambientit. Nga pikëpamja e tyre për tu përballu me këtë katastrofë, duhen përdorur sa më pak qese plastike dhe thonë se çdo përpjekje për të ruajtur tokën dhe ambientin duhet të nisë me ngritjen e nivelit të kulturës dhe të kthehet në një traditë për të gjithë njerëzit. Aktivistët mbrojtës të ambientit thonë se ka kaluar koha e sloganeve, simpoziumeve, fjalimeve dhe e thirrjeve, sepse tani është koha që njeriu të veprojë dhe të pengojë zhdukjen e burimeve që na ka dhuruar Zoti. Sigurisht në këtë mes roli i secilit prej nesh është i rëndësishëm dhe në pozitën e një njeriu është e nevojshme të parashtrojmë pyetjen se për aq sa kemi rol në shkatërrimin e tokës, vallë luajmë po aq rol në ruajtjen e saj? Me padyshim përpjekjet e secilit prej nesh do të rezultojnë me mbrojtjen e tokës.

 

Tags