Ftesë për muajin Ramazan (Ramazani, pranvera e Kur'anit)
(last modified Wed, 06 Jun 2018 09:37:21 GMT )
Qershor 06, 2018 11:37 Europe/Tirane

Dashamirësit e Kur'anit të shenjtë në këtë muaj më shumë se muajve të tjerë mishërohen me Kur'anin e shenjtë dhe duke lexuar, mësuar dhe perceptuar njohuritë e tij, i japin një gjallëri të re zemrave të veta.  

Njëkohësisht me ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit, miq të nderuar jemi pranë jush me programin “Ftesë për muajin Ramazan”. Në mesin e stinëve të vitit, pranvera ka bukuri dhe freski të pashoq dhe natyre në këtë stinë vishet me gjelbërim. Pranvera sjell mesazhin e dashurisë dhe gjallërisë dhe është faktor i gëzimit dhe pajtimit, prandaj për këtë arsye kjo stinë është e dashur dhe me ardhjen e saj gjallërohen zemrat dhe shpirtrat mbushen me njohuri. Në natyrën e bukur pranverore, njerëzit më shumë se në çdo stinë tjetër kujtojnë mëshirën dhe dashurinë e Zotit. Për të zotët e shijes dhe për njerëzit e dashuruar nuk ka asgjë më të bukur se sa me zhvillimin e bimëve dhe me gjallërimin e botës, të ulën dhe të shikojnë ngritjen e shpirtit dhe të përjetojnë fluturimin e botën metafizike. Të zotët e kuptimit dhe brendësisë, gjithashtu nuk shikojnë asnjë të vërtetë tjetër që ushqen më shumë shpirtin e tyre se sa Kur'ani i shenjtë në të cilin manifestohet butësia, mëshira dhe dashuria e Zotit ndaj besimtarëve dhe duke dëgjuar mesazhin e këtij libri qiellor, i japin freski të re shpirtit dhe zemrës së tyre. Ashtu si dielli që pas natës së errët, me rrezet e ngrohta dhe ndriçuese të tij, gjallëron natyrën e vdekur, edhe rrezet e Kur'anit të shenjtë i freskojnë zemrat e vdekura dhe i japin gjallëri shpirtrave të depresionuar. Kur'ani është pranvera e zemrave dhe muaji i Ramazanit është pranvera e Kur'anit të shenjtë. Imam Muhamed Bagher (a.s.) në një rast ka thënë: "Për çdo gjë ekziston një pranverë dhe pranvera e Kur'anit të shenjtë është muaji i Ramazanit". Në këtë mënyrë në muajin e bekuar të Ramazanit, kur jemi ftuar të gjithë që të marrim pjesë në gostinë hyjnore, mund të gjejmë dhe përjetojmë pranverën e Kur'anit dhe në të vërtetë, bukuritë e pashembullta të tij.

Dashamirësit e Kur'anit të shenjtë në këtë muaj më shumë se muajve të tjerë mishërohen me Kur'anin e shenjtë dhe duke lexuar, mësuar dhe perceptuar njohuritë e tij, i japin një gjallëri të re zemrave të veta. Ashtu si stina e pranverës që është stina e gjallërimit të natyrës dhe ripërtëritjes së saj, leximi i Kur'anit dhe reflektimi në ajetet kur'anore gjatë muajit të Ramazanit, gjithashtu është dhënie e një jete të re shpirtit dhe zemrës së njerëzve. Kjo është për arsye se natyra e njeriut është në harmoni me Kur'anin dhe ajetet hyjnore e përgatitura dhe të gatshme, i bëjnë që të dashurohen në këtë bukurinë hyjnore. Kur'ani i shenjtë në ajetin 23 të sures Zumer ka folur për bukuritë shpirtërore të tij dhe thotë:

اللَّهُ نَزَّلَ أَحْسَنَ الْحَدِیثِ کِتَابًا مُتَشَابِهًا مَثَانِیَ تَقْشَعِرُّ مِنْهُ جُلُودُ الَّذِینَ یَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ ثُمَّ تَلِینُ جُلُودُهُمْ وَقُلُوبُهُمْ إِلَى ذِکْرِ اللَّهِ ...ٍ

"All-llahu e shpalli thënien më të mirë, librin, (fjalët të cilat nga aspekti i butësisë, bukurisë dhe thellësisë së përmbajtjes) janë të ngjashme në mrekulli, të përsëritur herë pas herë (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrëqethen lëkurat dhe zemrat e atyre që janë të përulur para Zotit. Ky (libër) është udhëzim i All-llahut, me të udhëzon atë që do. E atë që All-llahu e le të humbur, për të nuk ka ndonjë udhëzues". 

Për këtë arsye në burime dhe transmetimeve fetare, Kur'ani i shenjë është quajtur "Pranvera e Zemrave".

Kur'ani i shenjtë është mrekulli i madhe hyjnore dhe dokument i pavdekshëm i Islamit. Ky libër hyjnor pavarësisht përpjekjeve dhe intrigave të ndryshme, ka mbetur i mbrojtur dhe i pandryshuar dhe udhëzon shoqëritë njerëzore të largohen nga devijimet dhe të drejtohen në rrugën e drejtë. Karakteristikë e dalluar e Kur'anit të shenjtë, është garantimi i udhëzimit dhe udhëheqjes së njerëzimit. Kur'ani i shenjtë që nga fillimi i shpalljes, zemrat e pastra dhe të pandotura me mëkate i ka tërhequr drejt ajeteve gjallëruese të tij dhe me fenë konstruktive të tij, nga një shoqëri të degjeneruar dhe nga një popull të zhytur në injorancë, ka ndërtuar një shoqëri të civilizuar dhe njerëz të edukuar. Zoti i madhëruar me shpalljen e Kur'anit të shenjtë i cili është i plotë dhe universal, ka plotësuar argumentet e Tij për njerëzit dhe ka deklaruar se asnjë libër si Kur'ani nuk do t'i përgjigjet nevojave të njeriut. Forma dhe struktura novatore e ajeteve të Kur'anit dhe gjithashtu përmbajtja e tyre, tregon se kjo vepër nuk është krijuara nga njeriu, por është një mrekulli e pavdekshme e cila ka burim metanjerëzor dhe metafizik.

Kanë kaluar mbi 14 shekuj nga prania e gjallë dhe efikase e Islamit në botë dhe kjo tregon këtë të vërtetë se Kur'ani i shenjtë me një logjik shkencore dhe me të argumentuar, me koncepte konstruktive, të thella dhe gjithashtu me urdhëresa morale dhe praktike, është libri më i mirë për jetën e njeriut. Nën dritën e udhëzimeve të këtij Libri Hyjnor, fytyra e të vërtetës gjithmonë ka qenë ndritur dhe shkëlqyese dhe ka frymëzuar gjithmonë kërkuesit e të vërtetës. Zoti i madhëruar në prezantimin e Kur'anit të shenjtë thotë: "

وَ إِنَّهُ لَکِتابٌ عَزِیزٌ / لایَأْتِیهِ الْباطِلُ مِنْ بَیْنِ یَدَیْهِ وَ لا مِنْ خَلْفِهِ تَنْزِیلٌ مِنْ حَکِیم حَمِید

Ky është Libri i pamposhtur dhe ngadhënjyes. Atij nuk mund t’i mvishet e pavërteta nga asnjë anë; është i zbritur nga ana Zotit të urt dhe që e meriton falënderimin". (Fusilet, ajeti 41 dhe 42) 

Mesazhi i Kur'anit të shenjtë është i qartë dhe transparentë për të gjithë njerëzit. Ai e thërret njeriun në të mirë, në dashuri e miqësi mes vete, në pastërti dhe për t'u larguar nga të këqijat dhe nga ambiciet dhe nga përdorimi i forcës. Në këtë mënyrë Kur'ani i shenjë në të gjitha periudhat e jetës së njerëzimit dhe në të gjitha sferat individuale, shoqërore, kulturore, politike dhe ekonomike, me të vërtetë është strehimi më i mirë për njeriun. Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. ka thënë: "Çdo herë kur intrigat dhe problemet si pjesët e errësirës së natës vendosen në rrugën përpara ekzistencës dhe jetës tuaj, strehohuni te Kur'ani i shenjtë dhe ju jeni të obliguar që të merrni konsultime dhe këshilla nga Kur'ani". Leximi i fjalës së Zotit në muajin e bekuar të Ramazanit, ka privilegje të cilat nuk i ka gjatë muajve të tjerë. Muaji i bekuar i Ramazanit ka krijuar një atmosferë për frymëmarrje të shëndosh dhe ka krijuar rrethana për të përfituar njeriu më shumë nga afrimi pranë Zotit. Prandaj, mjeti dhe rruga më e rëndësishme për të realizuar këtë qëllim, është Kur'ani i shenjtë. Në lidhje me këtë çështje Profeti i nderuar i Islamit s.a.v.s. në ligjëratën e tij të fundit në muajin Sha'ban, ka thënë se leximi i një ajeti të Kur'anit të shenjtë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, ka shpërblimin si të jetë lexuar i gjithë Kur'ani i shenjtë.

Ajetullah Khamenei, lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit, gjithashtu porosit gjithmonë që të përfitohet sa më shumë nga leximi i Kur'anit të shenjtë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit dhe ka thënë: "Shpirti i agjërimit është muaji i bekuar i Ramazanit sepse ai krijon rrethanat e veçanta shpirtërore dhe ndriçuese për agjëruesin dhe përgatit atë për të pranuar mirësitë hyjnore. Muaji i Ramazanit me namaz dhe detyrat dhe obligimet e caktuara, me agjërimin dhe lutjet e tij, është shumë i vlefshëm për njeriun, por nëse këtyre veprave i shtohet edhe leximi i Kur'anit të shenjtë – sepse kanë thënës e muaji i ramazanit është pranvera e Kur'anit – atëherë njeriu gjatë këtij muaji kalon një periudhë të plotë për rindërtimin, rigjetjen e vetës dhe për të shpëtuar nga të gjitha lidhjet dhe prangat e kësaj bote materiale. Kjo është një periudhë shumë e çmuar. Prioritet i këtij programi është që ne gjatë muajit të Ramazanit të arrijmë të kalojmë këtë rrugë drejt Zotit".

Muaji i Ramazanit është muaji i shpalljes së Kur'anit të shenjtë në ajetin 185 të sures Bekare thuhet:

« شَهْرُ رَمَضانَ الَّذی أُنْزِلَ فیهِ الْقُرْآنُ هُدىً لِلنَّاسِ وَ بَیِّناتٍ مِنَ الْهُدى‏ وَ الْفُرْقان...»

“Muaji i Ramazanit, është muaji në të cilin është shpallur Kur’ani për t’i udhëzuar njerëzit dhe për të qenë argument për udhëzim (në të drejtën dhe në të vërtetën) dhe për të dalluar të drejtën nga e padrejta”. (El-Bekare, ajeti 185.) Shpallja e Kur'anit të shenjtë në muajin e bekuar të Ramazanit, tregon një potencial të veçantë që ndodhet në këtë muaj të bekuar në mënyrë që në këtë muaj të shpallet libri qiellor Kur'ani i shenjtë. Përveç kësaj, edhe librat e tjerë qiellorë janë zbritur në muajin e bekuar të Ramazanit. Imam Xhafer Sadik (a.s.) në një rast ka thënë: "Teorati ka zbritur pasi kanë kaluar gjashtë net nga Ramazani. Inxhili ka zbritur pasi kanë kaluar 12 net të muajit Ramazan dhe Zeburi ka zbritur në natën e 18-të të muajit Ramazan ndërsa Kur'ani i shenjtë ka zbritur në natën e Kadrit". Gjithashtu, në ligjëratën e 110-të të Nehaxhul-Balagha është porositur në këtë mënyrë: "Mësojeni Kur'anin e shenjtë sepse ai është fjala më e mirë dhe mendoni e reflektoni në atë sepse ai është pranvera e zemrave".

Pjesa më e madhe e begative të muajit të Ramazanit lidhet me madhërinë e Kur'anit të shenjtë. Agjëruesit në këtë muaj, mbjellin farën e mësimeve të ndritshme të Kur'anit të shenjtë në zemrën e tyre në mënyrë që nën dritën e ajeteve kur'anore, të kultivohet dhe zhvillohet shpirti i tij. Zëri i leximit të Kur'anit të shenjtë nëpër xhami, shtëpi dhe në vende të tjera, i jep aromë të bukur muajit të Ramazanit dhe shton shumë fish më tepër begatitë shpirtërore të tij. Kjo mirësi arrihet vetëm duke u mishëruar në mënyrë të vërtetë me Kur'anin e shenjtë, duke lexuar dhe duke reflektuar në ajetet kur'anore. O Zot i madhëruar! Dërgo përshëndetjet tona më të ngrohta për Muhamedin dhe Ehli Bejtin e tij dhe neve na vendos në grupin e atyre që kapën për litarin e Kur'anit të shenjtë dhe qetësohen nën hijen e tij dhe që udhëzohen me rrezet e tij ndriçuese!

Tags