Ftesë për muajin Ramazan (Mishërimi me Kur’anin)
(last modified Wed, 06 Jun 2018 09:37:54 GMT )
Qershor 06, 2018 11:37 Europe/Tirane

Në fillim të Islamit, Kur’ani u bë burim i jetës dhe gjallërisë së myslimanëve dhe Kur’ani edhe sot me aftësi dhe potenciale të tilla është burim i forcës, dinjitetit dhe qetësisë së zemrave të myslimanëve.  

Njëkohësisht me ardhjen e muajit të bekuar të Ramazanit, miq të nderuar jemi pranë jush me programin “Ftesë për muajin Ramazan”. Es’ad bin Zarare njëherë shkoi në Mekë dhe shkoi në shtëpinë e mikut të tij Atabe bin Rabi’a dhe i kërkoi ndihmë atij për ta zgjidhur konfliktin mes dy fiseve. Atabe në përgjigje, i tha atij: “Në këto ditë, kemi një problem të ri i cili na ka preokupuar neve shumë dhe nuk kemi mundës t’u ndihmojmë juve”.

Es’ad bin Zarare e pyeti atë: “Ju po jetoni në vendin e sigurt, çfarë problemi keni?” Atabe tha: “Në mesin tonë është shfaqur një njeri i cili pretendon se është i Dërguar i Zotit. Neve po na konsideron injorantë, po ofendon zotat dhe idhujt tanë. Ai ka përçarë shoqërinë tonë dhe po prish të rinjtë tanë”.

Es’ad bin Zarare e pyeti: “Ai nga cila familje është?” Atabe bin Rabi’a tha: “Ai është i biri i Abdullahut nga familja e Abdul Mutalibit dhe me të vërtetë ai është nga një familje e nderuar. Ai tani ka shkuar në Mesxhidul-Haram, por nëse dëshiron ti të shkosh atje, mos dëgjo fjalët e tij dhe mos fol me atë as edhe një fjalë, sepse ai është magjistar shumë i aftë!”.

Es’ad bin Zarare tha: “Unë nuk kamë zgjidhje tjetër, unë kam hyr në ambientin e Shtëpisë së Shenjtë”. Atabe bin Rabi’i tha: “Pra, vendos pambuk në veshë që të mos dëgjosh fjalët e tij!”. Es’ad bin Rabi’i shkoi në ambientin e Masxhidul-Haramit dhe në kohën kur kishte mbyllur të dy veshët e tij me pambuk, filloi të bëjë tavafin rreth Qabes. Ai e pa Hazretin Muhamed s.a.v.s. i cili ishte skaj Qabesë dhe një grup njerëzish ishin mbledhur rreth tij dhe me dashuri dëgjonin fjalët e tij. I hodhi një shikim Profetit s.a.v.s. dhe shumë shpejt u largua nga aty. Në rrethin e dytë të tavafit ai tha me vete: “Askush nuk është më i marrë se unë! A mund të ndodhë një ngjarje kaq e rëndësishme në Meke dhe unë të mos e kuptoj se çfarë është kjo?” Hoqi pambukun nga veshët dhe shkoi pranë Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe filloi të dëgjojë fjalët e tij. Ai nuk pa asgjë nga magjia. Atë çfarë ai dëgjonte ishte një dritë udhëzuese e cila rrezonte mbi zemrën e tij ndërsa edhe mendja dhe zemra e tij konfirmonte fjalët e Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Ai shkoi para dhe e pyeti: “Ti në cilën rrugë na fton neve?” Profeti Muhamed s.a.v.s. tha: “Unë iu ftoj që të dëshmoni se Zoti është një dhe që unë jam i Dërguari i Tij”. Më pas Hazreti Muhamed s.a.v.s. lexoi ajetet 151 deri 153 të sures En’am. Es’ad bin Rabi’i menjëherë u pasionua aq shumë me dëgjimin e këtyre ajeteve kur’anore sa që pësoi ndryshim të thellë në brendësin e vet dhe papritur bërtiti me zë të lartë:

“Esh’hedu en la ilahe il-la All-llahu va esh’hadu en-ne Muhameden resulull-llah”.

“Dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç All-llahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i Dërguari i Tij”.

Në fillim të Islamit, Kur’ani u bë burim i jetës dhe gjallërisë së myslimanëve dhe Kur’ani edhe sot me aftësi dhe potenciale të tilla është burim i forcës, dinjitetit dhe qetësisë së zemrave të myslimanëve. Në këtë mënyrë ajetet e Kur’anit të shenjtë ftojnë njerëzit që të besojnë në një Zot dhe të arrijnë në dinjitet dhe krenari. Kjo thirrje, në muajin e bekuar të Ramazanit manifestohet më shumë. Myslimanët në këtë muaj të bekuar, mishërohen me Kur’anin e shenjtë, ditët dhe netët e tyre i zbukurojnë dhe bekojnë me melodinë e leximit të Kut’anit të shenjtë. Muaji i bekuar i Ramazanit përveç të gjitha gjurmët dhe begatitë shpirtërore dhe metafizike, është edhe një rast i çmuar për ripërtëritjen e pozitës së Kur’anit në jetën shoqërore dhe për korrigjimin dhe forcimin e bazave ideologjike dhe kulturore të shoqërisë islame.

Fjala “uns” do të thotë që njeriu të mësohet, të afrohet dhe të mishërohet me diçka, do të thotë krijimi i një lidhje me të afërt dhe më të madhe se sa një lidhje e zakonshme e cila shkakton pranimin e ndikimit nga një gjë dhe ushtrimit e ndikimit mbi një gjë. Rruga e mishërimit me çdo gjë është lidhja e fortë dhe e madhe me atë. Një gjë e tillë vërtetohet edhe nga psikologjia. Mishërimi është një reagim i natyrshëm i njeriut përball fenomeneve që ka anime ndaj tyre që në disa raste kjo mund të bëhet shkak që ai edhe të zhytet në humbje.  

Duke hedhur një vështrim mbi jetën dhe veprën e Hazretit Muhamed s.a.v.s., vërejmë se niveli më i lartë i dashurisë dhe mishërimit, është dashuria pa ndërmjetësues e njeriut me Zotin. Kjo është një lidhje që realizohet në rrugën më të shkurtë dhe shoqërohet me qasje praktike. Në shkollën e Islamit, Kur’ani është prezantuar si rruga më e shkurt për t’u afruar pranë Zotit të madhëruar. Kur’ani e prezanton Zotin me madhëri, butësi, mëshirë dhe urtësi. Nëse njeriu do të dijë se Zoti i madhëruar manifeston ekzistencën e vet me ato atribute të madhërisë dhe bukurisë që janë përmendur në Kur’an dhe në fjalën e Tij dhe njeriu në çdo çast dhe në çdo kohë mund të komunikojë me Atë pa kurrfarë ndërmjetësues, atëherë çdo fjalë të Kur’anit të shenjtë do t’a shikojë dritë, pastërti, urtësi, këshillë dhe udhëzim.

Njeriu gjithmonë do të ketë nevojë të mishërohet me Kur’anin e shenjtë dhe asnjëherë nga do të jetë i panevojshëm ndaj kësaj çështje, sepse përmbajtja e pasur e Kur’anit të shenjtë është përgjigje për nevojat më të rëndësishme të tij. Për këtë arsye, Kur’ani i shenjtë ka kërkuar nga besimtarët që të lexojë gjithmonë dhe në bazë të aftësisë së tij, këtë burim të dritës dhe udhëzimit dhe të përfitojë nga deti i pafund i tij. Imam Husejni (a.s.) në një kategorizim të njerëzve, njerëzit i ka ndarë në katër grupe që secili prej tyre në bazë të aftësive të veta, mund të përfitojë nga Kur’ani i shenjtë dhe ka thënë:

“Libri i Zotit është i bazuar në katër gjëra: shprehjet, aludimet, urtësitë dhe të vërtetat. Shprehjet e tij janë për t’u shfrytëzuar nga njerëzit në përgjithësi. Aludimet janë të veçanta për besimtarët e veçantë, urtësitë për të dashurit e Zotit dhe të vërtetat për profetët”.

Sipas kësaj thënie të Imam Husejnit (a.s.), Kur’ani i shenjtë ka njohuri të thellë. Njerëzit të cilët kanë njohuri të kufizuar dhe nuk arrijnë të kuptojnë thellësitë e Kur’anit të shenjtë, mund të shfrytëzojnë shprehjet e thjeshta dhe të bukura të tij. Individët që kanë horizont më të gjerë të perceptimit, përfitojnë edhe nga simbolet dhe aludimet e fshehura në Kur’anin e shenjtë, ndërsa të dashurit e Zotit të cilët kanë lidhje më të afërt me Zotin dhe Fjalën e Tij, shuajnë etjen e tyre edhe detajet dhe urtësitë shumë të holla dhe të sakta që janë përdorur në Kur’anin e shenjtë. Profetët e Zotit që drita shpalljes hyjnore në mënyrë të drejtpërdrejtë rezon mbi shpirtin dhe zemrën e tyre, mësojnë të vërtetat nga ky Libër Qiellor të cilat kurrë nuk mund të kuptohen nga njerëzit e tjerë. Në këtë mënyrë mishërimi me Kur’anin e shenjtë krijon një ndryshim gjithëpërfshirës në thellësitë më të mëdha të shpirtit dhe mendimit të besimtarëve të vërtetë dhe hap horizonte të qartë për kërkuesit e të vërtetës.

Zoti i lartësuar e quan Kur’nin e shenjtë argument të qartë dhe të pastër dhe thotë: “Me të vërtetë nga ana e Zotit ka ardhur një dritë e madhërishme dhe një libër i qartë për udhëzimin tuaj”. (Surja Maide, ajeti 15). Ai gjithashtu thekson: “Zoti i madhëruar nëpërmjet këtij libri udhëzon në rrugët shpëtimit çdo person që dëshiron dhe çdo njeri që kërkon kënaqësinë e Tij”. (Surja Maide, ajeti 16)

Kur’ani i shenjtë i largon njerëzit nga errësira dhe i udhëzon ata drejt dritës së udhëzimit. Në të gjitha vendet islame dhe gjithashtu edhe në Iran muaji i bekuar i Ramazanit, na kujton tubimet dhe kuvendet e organizuara për leximin e Kur’anit të shenjtë dhe për mishërimin sa më shumë me këtë libër. Në këtë muaj, në çdo xhami, shkollë dhe vende të tjera mund të vërehen kuvendet dhe hallkat e organizuara për leximin e Kur’anit dhe për t’u mishëruar me këtë libër në të cilat marrin pjesë pa kurrfarë dallimi pleqtë, të rinjtë, fëmijët dhe të gjitha të tjerët të cilët lexojnë Kur’anin e shenjtë me një melodi të bukur dhe të këndshëm. Një program i tillë krijon një atmosferë shumë të bukur në Iranin Islamik. Në këtë muaj të bekuar në shumicën e xhamive, teqeve dhe në shumë shtëpi organizohen programe për leximin e Kur’anit të shenjtë. Edhe pse leximi i Kur’anit nuk kufizohet vetëm me muajin e Ramazanit dhe në mënyra të ndryshme organizohet në të gjitha muajt e vitit, mirëpo në muajin e Ramazanit ky program organizohet në një atmosferë të veçantë dhe në këtë program marrin pjesë burra, gra dhe fëmijë në mënyrë të veçantë për të lexuar Kur’anin e shenjtë.

Një vështrim mbi jetën dhe veprën e dijetarëve dhe personaliteteve të dalluara të historisë së Islamit tregon se këta njerëz të mëdhenj që nga fëmijëria kanë qenë të mishëruar me Kur’anin e shenjtë dhe në këtë mënyrë ata kalonin rrugën e përkryerjes. Imam Khomejni (ra) vazhdimisht shfrytëzonte raste të ndryshme për të përfituar më shumë nga Kur’ani dhe për t’u mishëruar më shumë me këtë libër të shenjtë. Znj. Fatime Tabatabai, nusja e djalit të Imam Khomejnit, tregon një ngjarje interesante dhe thotë: “Ishim në qytetin Naxhaf, Imam Khomejni kishte dhimbje në sy. Erdhi mjeku dhe pasi bëri vizitën, i tha atij: ju për disa ditë mos lexoni Kur’an dhe pushoni! Imam Khomejni (ra) përnjëherë qeshi dhe tha: O doktor, unë i dua sytë për të lexuar Kur’anin, çfarë dobie ka nëse kam sy, por nuk mund të lexoj Kur’an. Ju bëni diçka që të mund të lexoj Kur’an!”.

Imam Khomejni (ra) përveçse vet kishte një përkushtim të madh ndaj leximit të Kur’anit të shenjtë, inkurajonte të gjitha shtresat e shoqërisë sidomos njerëzit e arsimuar që të lexojnë dhe të mishërohen më shumë me Kur’anin e shenjtë. Në një prej porosive të tij, ai ka thënë: “O biri im! Njihu sa më shumë me këtë libër të madh të njohurisë, Kur’anin e shenjtë. Me leximin e Kur’anit, hape rrugën drejt Zotit të madhëruar dhe mos mendo se leximi i Kur’anit pa njohuri nuk ka efekt, sepse kjo është dilemë e djallit. Në fund të fundit, ky Libër është i zbritur nga ana e Zotit për ty dhe për çdo njeri tjetër. Letra e të dashurit është e dashur. Edhe nëse i dashuruari nuk e di përmbajtjen e saj, por pasi që dashuri për Zotin është dashuria më e përkryer, mund të përfshijë çdo njeri dhe ai të përfitojë nga kjo”.

Bota e sotshme është e etur për Islamin burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s.. Krizat dhe mjerimi që burojnë nga mungesa e spiritualitetit dhe për një kohë të gjatë po shkaktojnë vuajtje për njeriut modern, nuk mund të kurohen përveç me Librin më të fundit hyjnor, Kur’anin e shenjtë sepse në këtë libër ndodhet kurimi i dhimbjeve të brendshme dhe të jashtme. Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me këtë ka thënë: “Të dashurit e mi! Mishërohuni sa më shumë me Kur’anin e shenjtë, për çdo ditë lexoni Kur’anin, të paktën edhe vetëm disa ajete dhe përkushtohuni më tepër në kuptimin e ajeteve të Kur’anit. Kur’ani i shenjtë udhëzon njeriun”.

Tags