Roli i skenarit të Kinës në zhvillimet e Gadishullit Korean
Përshëndetje për ju dëgjues të nderuar, jemi pranë jush me një program të ri ku do të shqyrtojmë zhvillimet në lindje dhe në juglindje të Azisë. Në edicionin e parë të këtij programi, do të flasim për rolin e skenarit të Kinës në zhvillimet e Gadishullit Korean.
Në lidhje me ndikimin e Kinës mbi liderin e Koresë Veriore, ekziston mosmarrëveshje serioze mes Uashingtonit dhe Pekinit. Donald Trump, presidenti i Amerikës, së fundi ka deklaruar se Koreja Veriore ndodhet nën ndikimin e Kinës dhe Shi Xhin Ping, presidenti i Kinës, po imponon pikëpamjet e tij për Kim Jung Un, liderin e Koresë Veriore. Ndërkohë edhe qeveria e Kinës duke hedhur poshtë këto pretendime të presidentit të Amerikës, ka theksuar se Kina ka ruajtur qëndrimin e saj kryesor dhe stabil në lidhje me zgjidhjen e krizës së Gadishullit Korean. Edhe pse vendet e tjera në mënyrë të vazhdueshme ndryshojnë qëndrimet e tyre, mirëpo qëndrimi i Kinës nuk ka ndryshuar dhe Pekini me këtë rast aludon në qëndrimin e jostabil të Uashingtonit dhe sidomos të Donald Trump, presidentit të Amerikës. Në lidhje me ndikimin e Kinës mbi Korenë Veriore nuk ekziston ndonjë dyshim ose dilemë e madhe, sepse qeveria e Pekinit që nga konfliktet në Gadishullin Korean gjatë viteve 1950-1953, duke u inkuadruar në luftë, ka luajtur rol përcaktues në ruajtjen e territorit gjeografik të Koresë Veriore si një vend i pavarur politikisht. Prandaj është shumë vështir të mendohet se qeveria e Kinës ka hequr dorë nga mbështetjet e saj ndaj Koresë Veriore. Megjithëkëtë, Kina në harmoni me rrethanat rajonale dhe ndërkombëtare, gjithnjë është munduar që krizën e Gadishullit Korean ta administrojë në atë mënyrë që të mos rezultojë me shpërthimin e tensioneve ushtarake në rajon.
Alexander Larin, studiues i Institutit për Studime të Lindjes së Largët në Rusi:
Koreja Veriore është një prej vendeve fqinjë të Kinës. Pekini, pavarësisht mosmarrëveshjeve aktuale në lidhje me çështjen raketore-bërthamore të Koresë Veriore, gëzon një kredibilitet dhe ndikim të lartë në këtë vend. Autoritetet e Kinës kërkojnë marrëveshje në radhë të parë me Amerikën dhe më pas me Korenë Jugore në bazë të kushteve të tyre".
Mirëpo në lidhje me këtë çështje ekzistojnë dy pikëpamje. Disa qarqe kryesisht perëndimore besojnë se Kina po shfrytëzon krizën e Koresë Veriore si mekanizëm për të ushtruar presion mbi Amerikën dhe për të kontrolluar politikat agresore të saj kundër Kinës. Disa analistë të tjerë gjithashtu duke theksuar se Koreja Veriore është një vend i pavarur politikisht i cili ka sovranitet kombëtar të pavarur, hedhin poshtë pretendimet e Peniani në mënyrë të gjithanshme i nënshtrohet politikave të Pekini. Ata besojnë se edhe pse familja "Kim" për të vazhduar sundimin e saj në Korenë Veriore, ka nevojë për mbështetjen e Kinës, mirëpo kjo nuk do të thotë dorëzim total i liderëve të këtij vendi para Kinës, por ata marrin qëndrime dhe zbatojnë politika në përputhje me rrethanat rajonale dhe politikat e Amerikës.
Xhang Fil në një artikull të publikuar në agjencinë e lajmeve të Koresë Veriore e cila publikon qëndrimin zyrtar të qeverisë së këtij vendi, ka shkruar:
"Nëse Kina do të vendos sanksione ekonomike kundër Koresë Veriore dhe të ndjekë politikë të harmonizuar me Amerikën, atëherë kjo çështje do të shkaktojë kënaqësinë vetëm të armiqve të Koresë Veriore. Nëse Kina dëshiron të vazhdojë këtë sjellje të saj, atëherë duhet të përgatitet për t'u përballur me rezultate katastrofale në marrëdhëniet me Korenë Veriore".
Në këtë kuadër disa qarqe mediale flasin për qëndrimin e fundit të Koresë Veriore në lidhje me vendosjen e sanksioneve ekonomike nga ana e Kinës kundër Penianit, gjë që ka shtuar shqetësimet Penian për ndonjë marrëveshje të mundshme të Kinës dhe Amerikës në lidhje me të ardhmen e zhvillimeve të Koresë Veriore.
Autori i editorialit të gazetës amerikane "New York Times", ka pikëpamje më të ndryshme në lidhje me këtë çështje dhe beson:
"Kina në diplomacinë ndaj Koresë Veriore vazhdon të ketë një pozitë më superiore, megjithëkëtë ekziston ky shqetësim në Pekin se lideri i Koresë Veriore nëpërmjet ofrimit të kontratave për Trump të cilat përfshinë edhe anulimin e një pjese të programit të armëve bërthamore të Koresë Veriore në shkëmbim të marrjes së ndihmave të Amerikës, synon të reduktojë varësinë e Koresë Veriore ndaj Kinës".
Megjithëkëtë nuk ekziston asnjë dyshim se politika e Uashingtonit është ndarja e Koresë Veriore nga Kina. Donald Trump, presidenti i Amerikës, për këtë arsye ka premtuar investime të SHBA-ve në Korenë Veriore në shkëmbim të ndaljes së programeve bërthamore të këtij vendi. Duke marrë parasysh këtë fakt se Amerika gjithnjë ka shkelur marrëveshjet e saj me Korenë Veriore duke përfshirë edhe marrëveshjen e vitit 1994 duke i çuar ata në dështim të plotë, lideri i Koresë Veriore e di shumë mirë se Amerika jo vetëm që nuk është faktor i besueshëm, por edhe imazhi i presidentit të SHBA është njollosur në masë të madhe për shkak të mospërfilljes së marrëveshjeve të saj me vendet e tjera dhe për shkak të mosrespektimit të ligjeve ndërkombëtare. Prandaj është shumë vështirë të paramendohet se Kim Jung Un, lideri suprem i Koresë Veriore, mund të bie nën ndikim të pretendimeve boshe të Trump dhe t'i kthejë shpinën aleatit të tij të vjetër. Konsultimet e vazhdueshme të liderit të Koresë Veriore me presidentin e Kinës gjatë muajve të fundit në lidhje me hartimin e programit për uljen e tensioneve me Amerikën, janë bërë pikërisht në kuadër të këtij qëllimi. Megjithëkëtë disa ekspertë si Samir Saran, kryetari i Fondacionit Hulumtues Observer në Nju Delhi të Indisë, beson se Amerika sa i përket Kinës, ka shqetësime shumë më të mëdha se sa Korenë Veriore.
Ai shtoi: "Amerika është e shqetësuar për këtë se Shi Xhin Ping, presidenti i Kinës dhe funksionarët e tjerë të lartë të shtetit të Kinës, janë duke ndjekur dhe zbatuar pikëpamjen e vjetër të Pekinit për zotërim të plotë ekonomik, kulturor dhe ushtarak mbi botën, ndërsa projekti i korridorit ekonomik "Një rrip, një rrugë" i Kinës drejt Perëndimit po realizohet me qëllim të reduktimit të varësisë së shteteve evropiane për Amerikën".
Sidoqoftë, Amerika synon që duke shfrytëzuar mekanizmat si Koreja Veriore, Tajvani dhe mosmarrëveshjet e Kinës me vendet e tjera rreth Detit Jugor të Kinës në rajonin e Azisë Lindore, ta detyrojë Kinën që ec drejt rivalitetit dhe garës së armatimeve.