Japonia e shqetësuar nga zhvillimet në gadishullin Korean
(last modified Mon, 02 Jul 2018 08:26:13 GMT )
Korrik 02, 2018 10:26 Europe/Tirane

Në këtë seri emisionesh do të njihemi me zhvillimet në Azinë lindore dhe rolin e Japonisë në situatën aktuale në gadishullin Korean.

Shinzo Abe, kryeministër i Japonisë në takimin që pati në Tokio me James Mattis sekretari amerikan i mbrojtjes, ka protestuar kundër presidentit amerikan Donald Trump dhe kjo tregon se qeveria e Japonisë është e shqetësuar mbi zhvillimet në gadishullin Korean për shkak se Japonia nuk është lejuar që të ketë një rol dhe ndërkohë nuk janë marrë parasysh kërkesat e Tokios. Në këtë takim kryeministri i Japonisë deklaroi se Japonia nuk është informuar mbi detajet e takimit të presidentit amerikan me liderin e Koresë së Veriut, takim që u mbajt në Singapor. Takimi në Singapor u nda në dy pjesë, përkatësisht takimi i fshehtë i Donald Trump dhe Kim Jung Un dhe takimi mes delegacioneve politike të Koresë së veriut dhe Amerikës që përfundoi me një akord prej 4 pikash. Koreja e Jugut dhe Japonia janë dy aleatët kryesorë të Amerikës në Azinë Lindore. Në këto vende Amerika ka dislokuar plot 100 mijë trupa ushtarake. Megjithatë qeveria e Japonisë është e mendimit se Amerika e ka mbajtur larg Tokion nga programi për uljen e tensioneve në gadishullin Korean. Japonia ka mosmarrëveshje me Korenë e Veriut një prej të cilave është situata e shtetasve japonezë të rrëmbyer në Korenë e Veriut. Toharo Soiki, një shtetas i Japonisë është rrëmbyer në Korenë e Veriut në periudhën e viteve 1970-1980. Ai duke reaguar ndaj procesit për uljen e tensioneve në gadishullin Korean ka thënë se ndaj Phenianit duhet ushtruar presione për të qartësuar fatin e personave të rrëmbyer. Përveç kësaj qeveria e Tokios është e mendimit se Japonia është më shumë në rrezik nga Koreja e Veriut sesa Koreja e Jugut dhe bazat amerikane në rajon dhe për këtë kërkon që ajo të futet në rrjedhën e zhvillimet të ardhshme në gadishullin Korean. Si rezultat Japonia vazhdon të kundërshtojë heqjen e sanksioneve ndaj Koresë së Veriut nga ana e Amerikës dhe vendeve të rajonit dhe përpiqet që të ngadalësojë procesin e uljes së tensioneve mes Amerikës dhe Koresë së Veriut për aq kohë sa Tokio të marrë garanci për të ardhmen e sigurisë në Rajon. Për këtë arsye Shinzo Abe kryeministër i Japonisë është shprehur i gatshëm për një takim të drejtpërdrejtë me Kim Jung Un, liderin e  Koresë së Veriut për tu njohur direkt me pikëpamjet e tij. Isoko Katajama, ekspert i çështjeve politike thotë: Japonia është e shqetësuar nga fakti se deri tani nuk ka ndonjë zhvillim konkret për çarmatosjen bërthamore të Koresë së Veriut dhe secila palë mund të komentojë ashtu siç dëshiron deklaratën e përbashkët të dy Koreve.

Presidenti amerikan Donald Trump shprehet se në besimet e tij me liderin e Koresë së Veriut nuk ka asgjë për të fshehur dhe se ata kanë ndërmend që mosmarrëveshjet t’i zgjidhin gradualisht. Mirëpo mesa duket Koreja e Veriut, çështjet e Gadishullit Korean synon t’i trajtojë në një formë tjetër. Pheniani, problemet e tij me vendet e rajonit synon t’i zgjidhë veç e veç me qëllim që problemet të mos ndërthuren me njëri tjetrin. Lideri i Koresë së Veriut dhe presidenti i Koresë së Jugut, për momentin po mundohen të zgjidhin problemet e tyre hap pas hapi dhe deri në fund të vitit 2018 armëpushimin mes dy vendeve ta kthejnë në marrëveshje të paqes. Në të tilla kushte Koreja e Jugut ka luajtur rolin e inkurajuesit të bisedimeve të Amerikës me Korenë e Veriut me qëllim uljen e tensioneve në gadishullin Korean. Interesimi i liderit të Koresë së Veriut për tu takuar me kryeministrinë  Japonisë tregon se Kim Jung-un po mundohet të zgjidhë problemet dhe mosmarrëveshjet e Phenianit me Tokion. Lideri i Koresë së Veriut për takimin e tij me kryeministrin e Japonisë ka vendosur si kusht ndërprerjen e programit të përbashkët ushtarak të Amerikës dhe Japonisë. Takimi mes liderëve të Koresë së Veriut dhe të Japonisë ndihmon pozitivisht në zhvillimet mbi Korenë e Veriut. Në këtë mënyrë lideri i Koresë së Veriut do t’i japë garanci kryeministrit Shinzo Abe që të futet dhe kontribuojë në procesin e zgjidhjes së problemeve në gadishullin Korean. Ken Jimo, profesor i universitetit Kio thotë: Deklaratat që bëhen mbi çarmatosjen bërthamore të Koresë së Veriut, janë të paqarta dhe kjo tregon se negociatat ndiqen me kufizime.

Koreja e veriut, Koreja e Jugut, Kina, Rusia, dhe Amerika janë vendet të grupi gjashtëpalësh që përpien për zgjidhjen e krizës në gadishullin Korean, krizë që është sajuar për shkak të sabotimeve të Amerikës. Rusia dhe Kina futen në kampin e Koresë së Veriut dhe që përputhen me politikat e Phenianit, ndërsa Koreja e Jugut dhe Japonia futen në kampin e Amerikës ku në këtë mes Japonia akoma nuk ka krijuar besim. Në këtë mes ekzistojnë disa çështje. Së pari Japonia është e shqetësuar nga fakti se Amerika pa marrë parasysh kërkesat e Tokios do të çojë përpara programin për uljen e tensioneve me Korenë e veriut. Së dyti për partinë Liberal-Demokrate në pushtet në Japoni, çështja e Koresë së Veriut dhe e shtetasve japonezë të rrëmbyer në Korenë e Veriut, është kthyer në një çështje nderi për Japoninë. Së treti Japonia është e shqetësuar se në rast të ndonjë akordi, Japonia dhe kompanitë e saj do të mbahen larg nga procesi për rindërtimin e Koresë së Veriut. Së katërti Japonia është e shqetësuar se Koreja e Veriut duke luajtur me Korenë e Jugut dhe Amerikën nuk do të japë asnjë favor dhe pasi sanksionet të hiqet ajo më pas të njihet nga Amerika dhe Koreja e Jugut si një vend bërthamor. Për këtë arsye Japonia i ka dhënë  një propozim Amerikës dhe i ka thënë se është e gatshme të ofrojë ekspertët e saj bërthamore në procesin e çarmatosjes bërthamore të Koresë së Veriut. Karin Nishio Rapopeh, ekspert politik thotë: Abe kujton se Japonia është lënë mënjanë nga loja dhe për këtë ai mundohet që të mos jetë i distancuar nga zhvillimet në rajonin e  gadishullit Korean.

Më shumë se 40 mijë forca ushtarake amerikane janë dislokuar në Japoni dhe Japonia duhet të paguajë një pjesë të madhe të shpenzimeve të këtyre forcave. Si rezultat për Japoninë është e papranueshme që Amerika të futet në bisedime me Korenë e Veriut dhe të arrijë marrëveshje të fshehtë me këtë  vend. Si rezultat qeveria japoneze është futur në bisedime me vendet evropiane për të penguar anulimin e sanksioneve kundër Koresë së Veriut si dhe për të penguar ndërprerjen e manovrave dypalëshe dhe shumëpalëshe në rajon. Kjo është në kohën kur Amerika dhe Koreja e Jugut, janë të vendosur për uljen e tensioneve me Korenë e Veriut dhe realizimin e këtij qëllimi në formë graduale. Ky qëndrim është pikërisht ai faktor që po shqetëson autoritetet e Tokios sa i përket zhvillimeve në gadishullin Korean.

 

Tags