Fitorja e Shinzo Abe dhe pasojat e militarizimit të Japonisë
(last modified Sat, 24 Nov 2018 22:23:33 GMT )
Nëntor 24, 2018 23:23 Europe/Tirane
  • Fitorja e Shinzo Abe dhe pasojat e militarizimit të Japonisë

Manovra e tij politike rezultoi e suksesshme dhe kryeministri japonez Shinzo Abe është fituesi i qartë i zgjedhjeve të parakohshme në Japoni.

Ishte ai vet që i kërkoi zgjedhjet e parakohshme me shpresën të siguronte një mandat më të fuqishëm për reforma e për t’u përballur me krizat në vend, përfshirë rrezikun në rritje nga Peniani. Ai tha se suksesi i tij bazohet tek reformat ekonomike, kurse analistët mendojnë se këto zgjedhje i rrisin atij fuqinë për të ndryshuar nenin 9 të Kushtetutës së vendit, i cili ndalon Japoninë të marrë pjesë në luftërat jashtë vendit.

Klauzola pacifiste u vendos pas humbjes së Japonisë në Luftën e Dytë Botërore. Mediat japoneze thonë se koalicioni qeverisës i Abes ka marrë dy të tretat e vendeve në Parlament, çka i jep dorë të lirë për të amenduar Kushtetutën pacifiste të pasluftës. Premtimi i parë i tij në vazhdën e triumfit në zgjedhje ishte të merrej me Korenë e Veriut. “Siç u zotova gjatë fushatës, detyra ime më urgjente është menaxhimi i situatës me Penianin. Për këtë nevojitet një diplomaci e fortë. Bëhet fjalë për një krizë kombëtare e cila nuk pret”, tha Abe.

 

Ekspertët mendojnë se fitorja e kryeministrit i detyrohet në një farë mase Koresë së Veriut. Vetëm dy muaj më parë, popullariteti i tij kishte marrë të tatëpjetën pas përfshirjes në dy skandale politike, por gjithçka ndryshoi pas dy raketave që vendi komunist lëshoi drejt ishullit të Hokaidos kohët e fundit. Sondazhet tregojnë se votuesit e konsideruan qeverinë e Abes si zgjedhjen më të sigurtë, ndërsa vendi përballet me shqetësimin bërthamor të fqinjit problematik.

 

Fitorja në zgjedhjet e parakohshme, me shumë gjasë do t’i sigurojë Abes edhe një mandat tjetër 3-vjeçar, si kreu i koalicionit, duke e bërë atë udhëheqësin japonez që ka shërbyer më gjatë në këtë post. Në qendër të fushatës së Abe ishte ekonomia e vendit, por nënteksti i saj sipas analistëve është fuqia për të ndryshuar Kushtetutën. Abe kërkon të ndryshojë nenin 9 të Kushtetutës, të ashtuquajturën klauzolë pacifizmi, e cila e ndalon Japoninë të marrë pjesë në luftërat jashtë vendit. Kjo klauzolë u imponua nga SHBA, pasi Japonia ishte në anën e humbur në Luftën e Dytë Botërore, 70 vjet më parë. Një pjese e konsiderueshme në Japoni e shohin të padrejtë kufizimin, pas rritjes së Kinës dhe kërcënimeve në ishujt e diskutueshëm në rajon.

Deri më sot, Japonia ka pasur një nga ushtritë më të fuqishme të botës, por me një përjashtim. Kjo ushtri nuk është stërvitur dhe nuk është zhvilluar me idenë për të sulmuar, por, vetëm për të mbrojtur vendin. Kështu e parashikonte kushtetuta e pasluftës së dytë botërore, të cilë Japonia e hartoi me imponimin e SHBA-ve. Pikërisht ky premtim i Shinzo Abes, për të rishkruar këtë pjesë të Kushtetutës, mendohet se i ka dhënë atij fitoren dërrmuese në zgjedhjet e parakohshme. Qasja militariste e Japonisë, edhe pse e ndjekur nga partia në pushtet Liberal Demokrate dhe kryeministri i nacionalizmit ekstremist në Japoni Shinzo Abe, padyshim që është në përputhje me bashkëpunimin dhe koordinimin e Amerikës.

 

Shqyrtimi i politikës amerikane në rajonin e Azisë Lindore tregon se Shtetet e Bashkuara ndjekin dy parime themelore në strategjinë e tyre ushtarake: Ata përpiqen të forcojnë aleatët e rajonalë, Japoninë dhe Korenë e Jugut, me dallimin se Koreja e Jugut është duke u fajësuar për kërcënimet ushtarake ndaj Koresë së Veriut, me vendosjen e pajisjeve më të fundit ushtarake dhe sistemeve amerikane "Tad" në territorin e saj, ndërsa Japonia, e cila ka një shkallë më të lartë të nacionalizmi sesa Koreja e Jugore, synohet të bëhet një xhandar në rajon. për shkak të rritjes së fuqisë ekonomike dhe ushtarake të Kinës, si dhe për shkak të raketave dhe aftësive bërthamore të Koresë së Veriut, Amerika ndjen rrezikshmërinë në hegjemoninë e saj dhe kërkon ta kthejë Japoninë në një xhandar të rajonit dhe nga ana tjetër, duke pasur parasysh dallimet midis Japonisë dhe Kinës mbi detin e Kinës Lindore, Amerika synon që Japonia të përballet me Kinën.

Kina ka denoncuar strategjinë e re të sigurisë së Japonisë duke e cilësuar atë si ekspansioniste. Japonia rriti shpenzimet për mbrojtjen janarin e kaluar, pas një dekade të tërë shkurtimesh. Kryeministri Shinzo Abe, ka kërkuar që Japonia të zgjerojë aktivitetet e saj ushtarake, diçka që ishte shumë e kufizuar nga kushtetuta e pasluftës. Gjithashtu, ai ka ngritur një Këshill Kombëtar Sigurie për të mbikëqyrur çështjet kyçe. “Aprovimi i strategjisë së sigurisë kombëtare e bën politikën e jashtme dhe ushtarake të Japonisë transparente për popullin japonez dhe gjithë botën”, ka deklaruar Abe. Megjithatë, fryma nacionaliste në Japoni është duke u njësuar me forcën financiare dhe industriale të vendit, të cilat shumë shpejt mund ta kthejnë Japoninë në një vend dhe fuqi me ndikim rajonal dhe madje një vend me fuqi ndërkombëtare.

 

Në fakt, aspekti më i rëndësishëm dhe i shfrytëzueshëm për Shtetet e Bashkuara është frika e rajonit nga një fuqi militariste si Japonia gjë e cila e nxit Amerikën që këtë temë ta përdorë kundër Kinës dhe madje kundër Rusisë. Autoritetet e Japonisë duke mos u kushtuar vëmendje pasojave të militarizmit të qeverisë, janë bërë shkak që qeveritë e Pekinit dhe Seulit të mbajnë akoma qëndrimet e tyre nacionaliste kundër Japonisë.

 

Sigurisht që kjo për qeverinë e Japonisë ka ndikim të dyfishtë. Rreth gjysma e popullit të Japonisë është e shqetësuar nga mundësia e shfaqjes së një lufte mes vendeve të rajonit dhe për këtë arsye janë kundër reformave në kushtetutë dhe veprimtarisë militariste të shtetit. Në të njëjtën kohë ambienti i luftës së ftohtë në lindje të Azisë dhe nxitja e ndjenjave nacionaliste të më shumë se gjysmës së popullit japonez, është bërë shkak që palët e Shinzo Abe me prirje militariste të gjejnë mbështetje. Nga ana tjetër kjo rrjedhë është ndikuar nga nxitjet e Amerikës, por pasojat do ti përballojë rajoni dhe në veçanti marrëdhëniet mes Japonisë, Kinës, Koresë së Jugut dhe Rusisë. Në kuadër të rrezikut të ndryshimit të kushtetutës së paqes në Japoni dhe me forcimin akoma më të madh të pushtetit të Shinzo Abe në këtë vend, situata është një paralajmërim për vendet fqinje të Japonisë dhe për vetë këtë vend. Prandaj militarizmi i Japonisë nuk është në interes të askujt. Përveç Kinës, Japonia ka mosmarrëveshje territoriale edhe me Korenë e Jugut që është një tjetër aleat i Amerikës. Një tjetër pasojë e militarizmit të Japonisë është ndikimi në marrëdhëniet me Rusinë. Të dy vendet kanë mosmarrëveshje mbi sovranitetin e ishujve Kurile.

Programi militarist i qeverisë së Japonisë, është goditje e madhe ndaj paqes dhe stabilitetit në Azi. Kjo është në kohën kur çështjet e rajonit nuk duhet të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet mes fqinjëve. Vendet përreth Japonisë në asnjë mënyrë nuk pranojnë nacionalizimin e bazuar në radikalizëm dhe militarizëm dhe theksojnë se kjo përbën kërcenim serioz që mund të përsërisë katastrofat e historisë.

Tags