Arma për të luftuar djallin
(last modified Sat, 24 Nov 2018 23:48:11 GMT )
Nëntor 25, 2018 00:48 Europe/Tirane
  • Arma për të luftuar djallin

Në emër të Zotit, Mëshiruesit, Mëshirbërësit

Arma për të luftuar djallin

Qyteti Jetrib u kaplua nga qetësia të cilën nuk e kishte para ardhjes së Profetit të nderuar të Islamit. Më në Jetrib për shkak të ardhjes Profetit të Zotit, nuk pati luftëra midis dy fiseve kryesore dhe këto dy fise jetuan në paqe falë të Dërguarit të Zotit Mohammedit (s.a.v.s). Njerëzit e dy fiseve, për hir të Islamit, kishin lënë mënjanë vështirësitë dhe urrejtjen. Kjo qetësi i dha lumturi myslimanëve. Por një ditë, pëshpërimat e djallit në një nga rrugët e Medinës u dëgjuan. Dëgjoheshin britma të mëdha. Njerëzit pyesnin: Çfarë u bë? Pse po përleshen Thalba Osi dhe Asad bin Zarare Khazarxhi? Njerëzit me vete thoshin: Mos dhashtë Zoti të hapen plagët e vjetra. Dhe këto dy fise mos t’i ngjallin luftërat e së kaluarës.

 Thalba njeriu që përfaqësonte fisin e vetë i cili kishte sakrifikuar në rrugën e Islamit dhe kishte shërbyer në ruajtjen e Islamit. Ai thoshte: Hanzale Gasil Al Melaike, Asem bin Sabet dhe Said bin Moaz që erdhën për hakmarrje për Aresh Rahmanin dhe Zoti me urdhër të Tij, në çështjen e bin Gharejze, thotë se janë në mëson tonë.

Hanzale ishte një djalë i ri rreth të 20-ve. Në natën e martesës së tij, u lëshua urdhëroi për të shkuar në drejtim të Uhudit. Kur ai mori urdhrin për xhihad, kërkoi leje nga Profeti i Zotit që të qëndrojë një natë në Medine dhe të nesërmen të shkojë në fushëbetejë. Profeti i Zotit i dha leje atij që të qëndronte një natë në Medine. Të nesërmen Hanzale me nxitim iu bashkua ushtrisë islame, luftoi me guxim të madhe dhe në të njëjtën luftë u martirizua.

Lexojmë ajetin 62 të sures së shenjtë Nur

Besimtarë janë ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarit të Tij, dhe mur janë me të (të dërguarin) për ndonjë çështje të përbashkët (të rëndësishme), nuk largohen pa i kërkuar leje atij. S’ka dyshim se ata që kërkojnë leje prej teje, ata i besojnë All-llahut dhe të dërguarit të Tij. E kur të kërkojnë leje për ndonjë punë të tyre, lejo kë duash, e kërkoi falje All-llahut për ata , se vërtet, All-llahu falë shumë e është mëshirues. 

Thalba Osi gëzonte respekt të madh në mesin e fisit të tij dhe vazhdimisht thoshte se anëtarët e fisi Osi të cilët e konsiderojnë veten se kanë një vend të rëndësishëm në Islam, nuk sulmojnë asnjëherë pjesëtarët e fiseve tjera e sidomos të fisit Khazarxhi. I vetmi pjesëtar i fisot Osi i cili ka sakrifikuar në rrugën e Islamit është Thalba. Para tij, Asad bin Zarare Khazarxhi, tha: Katër persona në fisin tonë kanë dhënë një kontribut të madh në botimin e Kur’anit: Abi ben Kaeb, Moaz bin Xhebel, Zejd bin Sabet dhe Abu Zejd plus Saad bin Abadeh udhëheqës dhe imam i popullit të Medinës.

Pas hixhretit të Profetit Mohammed (s.a.v.s.), Abi ben Kaba i lexonte letrat dhe traktatet që dërgoheshin për Profetin e Zotit. Abi ka qenë përgjegjës për mbledhjen e shkrimeve, mësimin, leximin, komentimin dhe jurisprudencën Kur’anore. Ai ishte një nga ata që mblodhi Kur’anin e shenjtë në kohën e Profetit të Islamit (s.a.v.s). Abi ben Kaba ishte një person i njohur në kohën e Profetit të Islamit.

Thalbe Osi dhe Asad bin Zarare Khazarxhi, secili nga këta gëzonin autoritet të lartë në mesin e fiseve të tyre pas ardhjes së Islamit, dalëngadalë ju kthyen mosmarrëveshjeve dhe konflikteve. Ata u konfrontuan deri në atë pikë saqë thirrën ndihmën e fiseve të tyre. Të dyja grupet u armatosën dhe u bënë gati për betejë. Ky lajm erdhi tek Profeti i nderuar i Zotit. Ai menjëherë shkoi në vendin e ngjarjes dhe me retorikën e tij hyjnore, arriti të shuaj konfliktin dhe të vendoste paqe midis tyre.

Lexojmë ajetin 103 të sures së shenjtë Ali Imran

Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtomie nimetin e All-llahut ndaj jush, kr ju(para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntitë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së Xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju të gjeni të vërtetën e lumtur.