Të drejtat e njeriut, nga motoja deri veprim
(last modified Tue, 08 Jan 2019 07:45:17 GMT )
Janar 08, 2019 08:45 Europe/Tirane
  • Të drejtat e njeriut, nga motoja deri veprim

Sot një prej çështjeve më të rëndësishme që lidhje shumë të ngushtë me opinionin publik të popujve dhe me qarqet ndërkombëtare, është çështja e të drejtave të njeriut.

Të drejtat e njeriut është një çështje të cilën Organizata e Kombeve të Bashkuara tre vite pas themelimit e ka vendosur në qendër të prioriteteve të saj dhe ka miratuar Deklaratën Botërore të të Drejtave të Njeriut. Kjo deklaratë qëllimi i të cilës është vendosja dhe garantimi i të drejtave dhe lirive të barabarta për të gjithë njerëzit botës, është miratuar më 10 dhjetor të vitit 1948. Disa vite më vonë OKB datën 10 dhjetor për çdo vit e manifeston si Dita Botërore e të Drejtave të Njeriut.

Qëllimi i shpalljes së kësaj dite është që t’i kushtohet vëmendje e madhe në nivel botëror të drejtave të cilat duhet t’i gëzojnë të gjithë njerëzit. Sot është dhjetë dhjetor dhe me këtë rast kemi përgatitur një program special me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Njeriut.

Neni i parë i Deklaratës Botërore për të Drejtat e Njeriut të OKB thotë: “Të gjithë individët e shoqërisë njerëzore lindin të lirë dhe nga aspekti i dinjitetit dhe të drejtave njerëzore janë të barabartë”.

Pavarësisht kësaj mbështetje të madhe intelektuale e cila është fryt i punës qindra vjeçare të filozofëve dhe mendimtarëve të cilët kanë menduar për të drejtat e njeriut, përsëri ishte e nevojshme që në vitet pas miratimit të Deklaratës Botërore për të Drejtat e Njeriut t’i shtohen asaj nene shtesë në mënyrë që të bëhet e qartë se robërit e luftës, të shpërngulurit dhe refugjatët, kundërshtarët e luftës, viktimat e torturave dhe fëmijët gjithashtu janë njerëz të cilët duhet t’i gëzojnë të drejtat themelore të njeriut. Këto parime të paktën janë regjistruar në letër duke bërë që Deklarata Botërore për të Drejtat e Njeriut të paraqitet një prej dokumenteve më të rëndësishme për të drejtat e njeriut. Kjo deklaratë për shumë vende të botës ka qenë model dhe shembull për hartimin e Kushtetutës kombëtare të tyre.  

Në Deklaratën Botërore për të Drejtat e Njeriut i është kushtuar vëmendje e veçantë për parimet themelore njerëzore. Për shembull, në nenin 25 të kësaj Deklarate thuhet: “Çdo njeri ka të drejtë të gëzojë një nivel për jetë të përshtatshëm për të siguruar shëndetin dhe mirëqenien e vet dhe të familjes së tij, sidomos nga aspekti i ushqimit, veshmbathjes, banimit, përkujdesjes shëndetësore dhe shërbimeve të domosdoshme”. Ose për shembull në nenin 22 të Deklaratës Botërore për të Drejtat e Njeriut thuhet: “Çdo person si një anëtarë i shoqërisë duhet të gëzojë të drejtën për siguri sociale”. Ndërkohë që neni 23 i kësaj Deklarate, thekson të drejtën e punës për të gjithë njerëzit.

Pavarësisht të gjithë nënshkrimeve që kanë vendosur vendet e botës mbi Deklaratën Botërore për të Drejtat e Njeriut, mirëpo në veprim në vende të ndryshme anë e mbanë botës për çdo ditë shkelen të drejtat e shumë njerëzve dhe për fat të keq për çdo ditë me mijëra njerëz në botë vdesin për shkak që urisë dhe një numër i madh i njerëzve humbin jetën për shkak të mungesës së kushteve të duhura shëndetësore ndërsa me mijëra njerëz në të gjithë botën vuajnë nga papunësia.

Akoma situata në shumë vende të botës është në atë mënyrë që në disa vende të botës nuk janë të informuar se ata posedojnë të drejta të tilla. Në këtë mënyrë, edhe pse përgjatë të gjitha viteve pas miratimit të Deklaratës Botërore për të Drejtat e Njeriut, në të gjithë botën njerëzit kanë bërë përpjekje për të realizuar qëllimet e larta të Deklaratës Botërore për të Drejtat e Njeriut, por nuk ekziston asnjë vend të botë që të mund të pretendojë se ka arritur të realizojë 100% të neneve dhe rregullave ideale të Deklaratës Botërore për të Drejtat e Njeriut.

Për çdo vit, organizohen shumë konferenca dhe samite dhe publikohen shumë deklarata në lidhje me të drejtat e njeriut. Duke vlerësuar rezultatet e këtyre konferencave dhe metodën të cilën po e ndjek OKB në fushën e të drejtave të njeriut, me plotë keqardhje duhet thënë se këto konferenca dhe samite dhe deklaratave të publikuara deri më tani kanë pasur më tepër aspekt dhe rol propagandistikë ndërsa ndikimi i tyre në praktikë ka qenë shumë i vogël ose në shumë raste kanë treguar rezultat të kundërt. Kjo është për arsye se për fat të keq në epokën bashkëkohore, të drejtat e njeriut janë shndërruar në një mjet për të çuar përpara qëllimet politike të shteteve të ndryshme. Për shembull, mund të përmendet politika dhe veprimi i Amerikës në këtë drejtim. Robert Fantina, studiues dhe aktivist për paqe dhe drejtësi sociale, në një analizë të sjelljes dhe politikës së dyanshme të Amerikës në lidhje me të drejtat e njeriut, në faqen analitike “American Herald Tribun”, ka shkruar:

“Kur të flasim për të drejtat e njeriut, në fillim duhet të shikojmë se çfarë domethënie ka ky koncept. Deklarata Botërore për të Drejtat e Njeriut u miratuar më 10 dhjetor të vitit 1948 në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Paris dhe 48 vende të botës duke përfshirë edhe Amerikën e kanë nënshkruar dhe miratuar këtë Deklaratë. Në këtë Deklaratë janë theksuar me detaje parimet e të drejtave të njeriut të cilat duhet të mbështetur në nivel ndërkombëtar. Mirëpo Amerika nuk ka zbatuar këtë deklaratë të miratuar nga vendet perëndimore”.

Amerika po e prezanton veten si djep i lirive dhe i të drejtave të njeriut dhe mbrojtëse i tyre në botë, ndërkohë që popujt e botës për çdo ditë po vërejnë veprime të kundërta me këto pretendime.

Shkelje e përditshme e të drejtave të zezakëve në Amerikë dhe dhuna historike ndaj popullatë autoktone me ngjyrë në Amerikë si dhe roli i administratës së Amerikës në mbështetjen e regjimeve fëmijëvrasës si regjimi sionist i Izraelit dhe regjimi Al Saud i Arabisë Saudite, përbëjnë vetëm një pjesë të rezultatit të politikës së Amerikës pretenduese për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Akbar Ghafuri, profesor universitar dhe ekspert i çështjeve politike, duke kritikuar standardet e dyanshme të perëndimit në fushën e të drejtave të njeriut, thotë:

“... Shkeljen e të drejtave të njeriut po e vërejmë në Amerikë në masë të madhe sidomos në trajtimin e minoriteteve. Popullata indiane si pronare kryesore e Amerikës gjatë historisë është përballur me vrasje të tmerrshme dhe me shkelje të të drejtave të njeriut në aspekte të ndryshme. Në Amerikë janë djegur për së gjalli 80 persona pjesëtar të komunitetit Davudije ndërkohë që ata ishin në shtëpinë e tyre.

Një prej veprimeve të tjera të Shtëpisë së Bardhë në kuadër të shkeljes së të drejtave të njeriut të cilat gjithashtu nuk janë përballur me ndonjë reagim serioz nga ana e qarqeve ndërkombëtare, është politike “zero tolerancë” e Donald Trump ndaj emigrantëve. Amerikanët përgjatë historisë kanë kryer më së shumti veprime në shkeljen e të drejtave të njeriut dhe kohë më parë gjithashtu Shtëpia e Bardhë me urdhrin ekzekutiv të Donald Trump ka dal nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut të OKB në mënyrë që Uashingtoni më shumë se në të kaluarën, të krijojë kushtet dhe rrethanat e përshtatshme për kryerjen e veprimeve armiqësore dhe kundër njerëzore ndaj vendeve të tjera.

Ra’d Al-Husejn, komisionari i lartë i të drejtave të njeriut pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në reagim ndaj daljes së Amerikës nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut, ka deklaruar: “Është një lajm zhgënjyes dhe natyrisht jo shumë i çuditshëm. Duke marrë parasysh gjendjen e të drejtave të njeriut në botë, Amerika duhet të bëjë hapa para dhe jo të tërhiqet prapa!”.  

Lufta në Jemen që ka filluar dhe po zhvillohet me mbështetjen e Amerikës ndaj regjimit fëmijëvrasës Al Saud të Arabisë Saudite, është një shembull tjetër nga pikëpamja e Amerikës për të drejtat e njeriut në botë. Sipas raportit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, gjatë katër viteve të kaluara, veprimet luftënxitëse të Arabisë Saudite kundër Jemenit dhe shpenzimet e mëdha të Arabisë Saudite për zbatimin e projektit për shkatërrimin e Jemenit në kuadër të katastrofës njerëzore në Jemen, mund të analizohen në këtë kuadër. Nga çdo pesë civilë të vrarë në Jemen, njëri prej tyre është nën moshën 18 vjeçare. Si një prej shembujve të këtyre krimeve, në sulmin ajror të kryer me 9 gusht të vitit 2018 nga koalicioni saudit kundër një autobusi, janë vrarë 51 civilë jemenas në mesin e tyre ishin 40 fëmijë.

Geert Koplar, drejtori i UNICEF për Lindjen e Mesme, gjithashtu ka paralajmëruar në lidhje me ndikimin e luftës barbare mbi jetën e 11 milionë vajzave dhe djemve jemenas dhe ka deklaruar se kriza e Jemenit është një prej krizave më të këqija njerëzore që është parë deri më tani në botë. Tamer Karlos, drejtor për çështje të Jemenit në shoqatën “Save Children”, gjithashtu thotë se me mijëra fëmijë jemenas kanë humbur aftësinë për të folur, për të lëvizur këmbët dhe duart për të ecur si pasojë e shpërthimit të bombave dhe raketave.

Ekzistenca e një qasje dhe politike dobëson besimin e popujve të botës ndaj mekanizmave dhe qarqeve ndërkombëtare dhe dobëson efikasitetin dhe funksionin e tyre në raste të nevojshme dhe të domosdoshme.

Politika e brendshme e Amerikës është e atillë që në vitin 2015, biografinë e Kris Chail, një oficer i ushtrisë së Amerikës i cili me vrasjen e 160 grave dhe fëmijëve të pafajshëm dhe me vrasjet masive që ka kryer në Irak është njohur me epitetin “Djalli i Ramadit”, e ka shndërruar në një film dhe ai si një hero kombëtar u paraqit në ekranet televizive të Amerikës. Tani paramendoni se Vietnami, Palestina, Iraku, Jemeni dhe Siria ose vendet e tjera të cilat janë sulmuar ushtarakisht nga Amerikës, të prodhojnë një film rreth një heroit kombëtar të tyre i cili të ketë vrarë 160 amerikanë për shkak të agresionit ushtarak të Amerikës ndaj vendit të tyre, vallë a do të mund ata të paraqesin dhe ta transmetojnë një hero të tillë në kinematë e tyre? Për fat të keq në trajtimin e dyanshëm që ekziston në fushën e të drejtave të njeriut në kohën kur vrasjet e Amerikës konsiderohen mbrojtje të të drejtave të njeriut, pse veprime të njëjta të vendeve të tjera konsiderohen krime?

Duhet thënë se edhe pse Deklarata e të Drejtave të Njeriut është hartuar në bazë të respektit ndaj dinjitetit njerëzor, mirëpo për fat të keq kjo Deklaratë akoma nuk ka gjetur pozitën e saj të vërtetë dhe ajo u shndërrua në një mjet politikë për realizimin e qëllimeve të disa vendeve në botë. Ndoshta Dita Botërore e të Drejtave të Njeriut mund të jetë një rast tjetër për të theksuar zbatimin e drejtë të Deklaratës Botërore për të Drejtat e Njeriut në të gjitha vendet me mbikëqyrje të organizatave ndërkombëtare përkatëse pa ushtrimin e kurrfarë diskriminimit.