Çarje të reja në Bashkimin Evropian
Bashkimi Evropian si një prej unioneve më të mëdha rajonale në botë, është formuar në bazë të idealit të integrimit të vendeve evropiane në aspekte të ndryshme ekonomike, monetare, kufitare, politikë të jashtme dhe të sigurisë nga 28 vende evropiane. Ndërkohë që me daljen e Britanisë së Madhe nga ky union në mars të vitit 2019, kjo organizatë evropiane do të ketë 27 vende anëtare.
Bashkimi Evropian me 511 milionë banorë në vitin 2017, ka arritur prodhimin e brendshëm bruto mbi 2.17 trilionë dollarë. Në përgjithësi ekonomia e Bashkimit Evropian përbënë mbi 8.27 % të ekonomisë botërore. Gjithashtu 19 vende nga anëtarët e Bashkimit Evropianë janë anëtarë të NATO-së. Bashkimi Evropian gjatë viteve të fundit është përballur me shumë sfida dhe mosmarrëveshjet në trajtimin e këtyre çështjeve kanë shkaktuar çarje për çdo ditë e më shumë në këtë organizatë evropiane. Këto sfida nga pikëpamja e funksionarëve të lartë të BE si dhe nga pikëpamja e disa liderëve evropianë, kanë vendosur një perspektivë të paqartë përpara Bashkimit Evropian. Njëkohësisht me këtë, tensionet mes vendeve të BE në lidhje me çështjet e brendshme të tyre, janë gjithnjë në rritje e sipër. Në këtë drejtim, mund të përmenden tensionet mes Francës dhe Italisë, zhvillimin e paparë të ultranacionalizmit në disa vende të BE dhe shtimin e mosmarrëveshjeve të hapura mes Evropës së re dhe Evropës së vjetër.
Që nga koha kur në Itali ka ardhur në pushtet një qeveri e ekstremit të djathtë, funksionarët e saj të cilët janë nga partitë e djathta, në shumë çështje kanë marrë qëndrime kundër Bashkimit Evropian dhe kundër shteteve të mëdha evropiane siç është Franca dhe kanë theksuar nevojën për krijimin e ndryshimeve fondamentale në Evropë. Protestat e gjera në Francë që janë zhvilluar disa muajve të fundit me emrin lëvizja “Jelek Verdhëve” dhe mbështetja e funksionarëve të qeverisë nga ekstremi i djathtë i Italisë ndaj kësaj lëvizje, i ka futur marrëdhëniet mes këtyre dy vendeve të mëdha evropiane në një fazë me plotë tensione. Në këtë kuadër Parisi së fundi në reagim nda mbështetjes së qeverisë së Italisë ndaj “Jelek Verdhëve”, ka thirrur ambasadorin e vet nga kryeqyteti i Italisë.
Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës thuhet se arsyeja thirrjes së ambasadorit është ndërhyrja e Italisë në çështjet e brendshme të Francës dhe në vazhdim theksohet: “Veprimet e autoriteteve të Italisë krijojnë situatë të krizës dhe krijon pyetja dhe dilema në lidhje me qëllimet e qeverisë së këtij vendi në lidhje me Francën.
Disa kohë më parë gjithashtu Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, ka thirru ambasadorin e Italisë në Parisë të cilit i ka dorëzuar një notë proteste në lidhje me kërkesën e zv/kryeministrit të Italisë që ka bërë ndaj Bashkimit Evropian për ta sanksionuar Francën. Këto tensione gjatë ditëve të fundit janë shtuar edhe më shumë pas takimit të Luigi Di Maio, zv/kryeministrit të Italisë me dy persona nga liderët e lëvizjes protestuese të Francës në zonën e Parisit.
Luigi Di Maio i cili është udhëheqës i partisë “Pesë Yje”, ka thënë: “Bashkimi Evropian duhet të vendosë sanksione kundër Francës dhe të gjithë vendeve të tilla si Franca që po e varfërojnë Afrikën dhe po i detyrojnë njerëzit të emigrojnë. Kjo është për arsye se vendi i afrikanëve është në Afrikë dhe jo në Mesdhe”.
Në fillim të Janarit të vitit 2019, mbështetja e Matteo Salvini, ministri i brendshëm i Italisë dhe lideri i partisë së ekstremit të djathtë “Lega Nord”, ndaj lëvizjes anti-kapitaliste në Francë dhe kërkesa e tij nga Emmanuel Macron, presidenti i Francës që të largohet nga pushteti, ka rezultuar me kritika të ashpra të autoriteteve franceze. . Nga pikëpamja e Salvinit, vendet e Bashkimit Evropian po përballen me partitë tradicionale të korruptuara BE gjithashtu më shumë se sa të merret me veprime themelore dhe reformat e duhura, është e zhytur më shumë në burokraci.
Duke marrë parasysh këtë qasje, funksionarët e qeverisë djathtiste të Italisë kanë mbështetur protestat e fundit në Francë ose lëvizjen e “Jelek Verdhëve” dhe e kanë konsideruar si një lëvizje në rrugën e protestës kundër partive tradicionale dhe qeverive të cilat veprojnë përkundër kërkesës dhe dëshirës së qytetarëve.
Me padyshim kjo kërkesë e funksionarëve të qeverisë djathtiste të Italisë nuk është në kuadër të qëndrimeve dhe politikave të Bashkimit Evropian në fushën e integrimit evropian, por konsiderohet një hap në rrugën e shtimit të çarjeve dhe mosmarrëveshjeve mes shteteve evropiane.
Për këtë arsye, Nathalie Loiseau, ministrja e çështjeve evropiane të Francës, në një mesazh të saj të publikuar në Twitter, i është drejtuar funksionarëve italianë, ka shkruar: “Më mirë është që të pastroni oborrin tuaj”.
Me fjalë të tjera, ajo kërkon që funksionarët italianë në vend të këshillave dhe të caktimit të detyrave për qytetarët e vendeve të tjera evropiane, më mirë është të merren me çështjet dhe problemet e Italisë dhe të shqyrtojnë kërkesat e qytetarëve të këtij vendi.
Richard Ferrand, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Francës, gjithashtu në një intervistë me revistën franceze “Journal de Dimanch”, duke kritikuar sjelljen dhe deklaratat e fundit të disa funksionarëve të qeverisë së Italisë, ka theksuar se Bashkimi Evropian ka më shumë merita se sa marrëzitë e funksionarëve të Italisë.
Një prej çarjeve më të rëndësishme të Bashkimit Evropian në aspektin politik dhe shoqëror që ka shkaktuar shqetësime të mëdha dhe të hapura të autoriteteve të lartë të Bashkimit Evropian, është shtimi për çdo ditë e më tepër i nacionalizmit dhe populizmit i cili manifestohet me praninë dhe depërtimin në rritje e sipër të partive dhe lëvizjeve të ekstremit të djathtë dhe hyrja e tyre në parlamentet e vendeve evropiane si dhe shfaqja e politikanëve populistë në krye të këtyre partive. Kjo çështje është përballur me reagim negativ të Angela Merkel, kancelares së Gjermanisë, si ekonomia më e madhe dhe vendi më i rëndësishëm i Bashkimit Evropian.
Në këtë kuadër, Merkel në fund të janarit të vitit 2019, ka paralajmëruar në lidhje me pasojat negative dhe katastrofale të nacionalizmit dhe populizmit në përhapje e sipër në Evropë dhe në botë si dhe ka theksuar nevojën e bashkëpunimeve ndërkombëtare për të luftuar me këtë fenomen.
Sipas Merkel, në shumë vende duke përfshijë edhe Gjermaninë po vërejmë një populizëm në rritje e sipër dhe një nacionalizëm ekstrem.
Në realitet, përkundër rrugës së dëshiruar të Bashkimit Evropian, do të thotë forcimin e integrimit evropian, aktualisht në disa vende po vërehet një rrugë e kundërt do të thotë shtimit i nacionalizmit dhe urrejtjes ndaj të huajve. Njëkohësisht me këtë, në vitet e fundit partitë e ekstremit të djathtë që kanë qasja të urrejtjes ndaj të huajve në Evropë në vendet si në Gjermani, Francë, Itali, Austri, Poloni, Hungari, Republikën e Çekisë, kanë gjetur një pozitë më të mirë. Parashikohet se në zgjedhjet e majit të vitit 2019, një e treta e Parlamentit të Evropës do të jetë në dispozicion të partive të ekstremit të djathtë.
Përveç kësaj, hyrja e këtyre partive në arenën politike dhe fitoret dhe pjesëmarrja e tyre në qeveritë dhe prania e tyre në parlamentet e vendeve evropiane është bërë shkak për shtimin e politikave dhe veprimeve nacionaliste dhe kundër integrimit evropian.
Autoritetet e larta të Bashkimit Evropian gjithashtu kanë theksuar në rreziqet e përhapjes së nacionalizmit ekstremit dhe urrejtjes ndaj të huajve. Jean Claud Junker, kryetari i Komisionit të Evropës, në fjalën e tij ka paralajmëruar për pasojat e ultranacionalizmit në rritje e sipër në Evropë dhe ka theksuar se ultranacionalizmi kurrë nuk ka zgjidhur probleme, por vetëm ka krijuar probleme të reja.
Junker beson se populistët në Evropë vetëm kërkojnë fajtorë dhe po paraqesin rrugëzgjidhje të cilat janë në kundërshtim të plotë me politikën e Komisionit të Evropës.
Pavarësisht bindjes së Junker, procesi i zhvillimeve aktuale në shumë vende të Evropës tregon se ekziston një mirëpritje publike e partive populiste. Motot e paraqitura nga partitë e ekstremit të djathtë janë tërheqëse për shumë qytetarë evropianë.
Forcimi i prirjeve nacionaliste mund të kërcënojnë disa ligje të Bashkimit Evropian siç është Pakti Schengen dhe mund të bëhet shkak për shtimin e prirjeve divergjence të shteteve anëtare dhe të dobësojë procesin e integrimit të Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër, shtimi i pranisë dhe propagandës së lëvizjeve dhe partive politike të ekstremit të djathtë është bërë shkak për inkurajimin dhe shtimin e veprimeve të dhunshme nga ana e anëtarëve dhe përkrahësve të tyre kundër emigrantëve dhe refugjatëve si dhe kundër qendrave islame dhe myslimanëve.
Veprimet e dhunshme të përkrahësve të partive të ekstremit të djathtë janë si një alarm për shtetet dhe popujt evropianë në mënyrë që sa më shpejtë të marrin masa serioze për të parandaluar zgjerimin dhe përhapjen e këtij fenomeni.
Një çarje tjetër që është bërë shkak Bashkimi Evropian të përballet me një kërcënim serioz, është çarja për çdo ditë e më e madhe mes Evropës së Vjetër dhe Evropës së Re. Evropa e Vjetër përbëhet nga shtetet e mëdha dhe të mesme të Evropës Perëndimore të cilat janë bashkuar që nga fillimi i themelimit të këtij Unioni dhe qysh në periudhën e Luftës së Ftohtë. Evropa e Re përbëhet nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore të cilat që nga viti 2000 e këndej janë anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
Aktualisht shpërthimi i krizave si kriza e emigrantëve, kriza ekonomike dhe paraqitja e pikëpamjeve të ndryshme në lidhje me rolin e Amerikës në Evropë, janë bërë shkak për çarjen për çdo ditë e më të madhe mes Evropës së Vjetër dhe Evropës së Re. Njëkohësisht me këtë shtimi i hapur i çarjeve dhe mosmarrëveshjeve mes vendeve të pasura dhe të varfra të Bashkimit Evropian, gjithashtu konsiderohen prej faktorëve të tjerë përçarës në Bashkimin Evropian. Vendet e pasura në këtë organizatë evropiane më shumë ndodhen në perëndim dhe në veri të Evropës dhe vendet më të varfra të BE më shumë ndodhen në lindje dhe në jug të Evropës.
Sipas Sejed Hadi Sejed Ofokhi, ekspert i çështjeve politike: “Amerika dëshiron të krijojë një sistem mes Evropës së Re dhe Evropës së Vjetër. Amerika me termin “Evropa Plak” ka për qëllim Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Spanjën ndërsa me termin “Evropa e Re” ka për qëllim vendet e Evropës Lindore. Është në interes të Amerikës nëse do të mund të krijojë çarje mes vendeve të vogla të Evropës Lindore dhe Evropës Perëndimore dhe gjithashtu mes këtyre vendeve me Rusinë dhe në këtë mënyrë të pengojë krijimin e një Evrope të Bashkuar dhe të Unifikuar në mënyrë që të mos humbë interesat”.
Vendet e mëdha evropiane si Gjermania dhe Franca kanë arritur në këtë konkludim se duke marrë parasysh potencialet dhe kapacitetet e ndryshme të vendeve të Bashkimit Evropian që përfshinë ekonomi të fuqishme si Gjermania e deri të vendet e varfra si Bullgaria, të pritet lëvizje paralele e të dy grupeve të këtyre vendeve në projektet evropiane duke se është një pritje e pavend dhe jo reale.
Prandaj krerët e vendeve të mëdha evropiane aktualisht kërkojnë që në vend të insistimit në pjesëmarrjen e të gjitha vendeve evropiane në projektet dhe planet e parapara të Bashkimit Evropian, shtetet më të fuqishme të BE-së të çojnë përpara planet e përbashkëta në fushat e mbrojtjes dhe të sigurisë si formimin e ushtrisë së përbashkët evropiane, në sferën shoqërore si përballjen me krizën e emigrantëve, në sferën ekonomike si marrjen e masave të përbashkëta për forcimin e euros dhe në sferën politike ndjekjen e qasjes dhe politikave të përbashkëta ndaj çështjeve dhe krizave ndërkombëtare.
Edhe pse vendet se Gjermania dhe Franca kërkojnë unifikimin sa më të madh të vendeve anëtare të BE dhe në fund shndërrimin e këtij Unioni në një ekzistencë politike federale e cila do të ketë unitet ekonomik, ushtarak dhe në sferën e politikës së jashtme. Megjithëkëtë siç duket liderët evropian kanë harruar këtë realitet se pranimi me nxitim i vendeve lindore dhe qendrore të Evropës në BE në vitet 2000 pa marrë parasysh kriteret e duhur për anëtarësimin e këtyre vendeve, mund të krijojë probleme serioze dhe shumë prej tyre të pazgjidhura për BE.
Ashtu siç është parë deri më tani, në përballje me probleme dhe kriza që u shfaqen për BE, kemi vërejtur mosmarrëveshje dhe çarje të konsiderueshme mes vendeve të Veriut dhe Jugut të BE. Në realitet pas krizës ekonomike të vitit 2008, mosmarrëveshjet në lidhje me politikën e kursimeve ekonomike, ofrimi i pakove për shpëtimin ekonomik nga ana e vendeve të pasura të Evropës Veriore për vendet e varfra të Evropës Jugore si dhe dorëzimi i një pjese të sovranitetit dhe kompetencave kombëtare te institucionet e BE dhe në fund krijimi i krizës së emigrantëve dhe në periudhat e mëpasshme ndjekja e politikës së Amerikës nga ana e disa vendeve si Polonia, ka bërë që aktualisht të paraqiten kritika dhe dilema serioze për mbetjen e Bashkimit Evropian në formatin aktual. Sidomos kur merret parasysh fakti se Evropa e Re përkundër vijës politike të përgjithshme të BE e cila kërkon të ketë politika të pavarura nga Amerika, praktikisht dëshiron ndërhyrje sa më të madhe të Uashingtonit në çështjet e Evropës sidomos në fushën politike dhe ushtarake.