Venezuela dhe përballja me komplotet e Amerikës
Venezuela është një vend me rezerva të konsiderueshme të naftës në Amerikën Latine dhe në disa vitet e fundit si pasojë e uljes së çmimit të naftës është përballur me trazira dhe pasiguri të mëdha. Këto pasiguri dhe trazira janë shtuar edhe më shumë duke marrë parasysh mospërmirësimin dhe mosndryshimin e strukturave naftore, inflacionin e pakontrolluar, varfërinë dhe problemet e tjera ekonomike dhe jetësore dhe krizën e artikujve ushqimorë.
Njëkohësisht me këtë ekzistenca e një opozite e cila gëzon mbështetjen e gjerë të jashtme sidomos të Amerikës, është bërë shkak për shpërthimin e protestave të gjera në këtë vend dhe opozitarët po ndjekin përpjekje të organizuara me mbështetjen dhe ndihmën e drejtpërdrejtë të Amerikës me qëllim rrëzimin e presidentit Nikolas Maduro dhe qeverisë majtiste të Venezuelës.
Sipas Hadi A'lami Fariman, ekspert i çështjeve të Amerikës Latine, "SHBA-ja sistemit dhe qeveritë socialiste i konsideron armik të shkallës së parë të saj dhe do të bëjë çdo përpjekje për të shkatërruar këtë të menduar".
Në periudhën aktuale, përpjekjet e opozitarëve të brendshëm dhe veprimeve të Amerikës dhe aleatëve të saj për rrëzimin e qeverisë majtiste të Nikolas Maduro, janë shtuar në masë të madhe.
Fillimi i mandatit të dytë presidencial të Maduros më 10 janar të vitit 2019, ka qenë një kthesë e madhe në shtimin e protestave në Venezuelë. Njëkohësisht me organizimin e ceremonisë së betimit të Nikolas Maduro, Amerika e akuzoi atë për ambicie për pushtet dhe deklaroi se nuk e njeh zyrtarisht qeverinë e re të tij. Pas marrjes së qëndrimit të Uashingtonit dhe aleatëve të tij, Juan Guaidoi (35 vjeçar) nga opozitare ekstremiste "Vendosmëria Popullore" i cili mbanë kryesinë e Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, në deklaratë të pazakontë, e shpalli të paligjshme mandatin presidencial të Nikola Maduro dhe kërkoi nga ushtria e këtij vendi që të mbështesë përpjekjet e tij për ta rivendosur demokracinë në Venezuelë.
Guaido më 23 janar e shpalli veten president të Venezuelës dhe bëri betimin si president i shtetit, veprim ky që u mirëprit nga Amerika dhe aleatët e saj dhe ata e njohën zyrtarisht atë si president të Venezuelës.
Sipas Mansur Moazami, ekspert i çështjeve të Amerikës Latine, "Amerika, aleatët e saj evropian dhe disa shtete të Amerikës Latine duke deklaruar mbështetjen e tyre ndaj një individi i cili ka shpallur vetën president të përkohshëm të Venezuelës, kanë vendosur një risi shumë të rrezikshme dhe nëse Bashkësia Ndërkombëtare nuk do të reagojë në mënyrë të përshtatshme, kjo risi e rrezikshme mund të përhapet edhe në vendet e tjera dhe të godas në mënyrë serioze shpirtin e demokracisë".
Veprimet e opozitarëve kundër Maduros dhe shpallja e tij si "i paligjshëm" nga ana e opozitarëve, Amerikës dhe Perëndimit është bërë në kohën kur ai në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, ka fituar mbi 67% të votave. Aktualisht, gjithashtu pavarësisht të gjitha problemeve ekonomike dhe tensioneve politike jo vetëm pjesa më e madhe e qytetarëve të Venezuelës, por edhe forcat e armatosura të këtij vendi kanë deklaruar mbështetjen ndaj presidentit Nikolas Maduro.
Vladimir Perdinho Lopez, ministri i mbrojtjes së Venezuelës, më 25 janar të vitit 2019, përkrah funksionarëve të larta të ushtrisë së këtij vendi, e ka quajtur Nikolas Maduro president legjitim të Venezuelës dhe ka deklaruar: "Do të mbështesë atë përball grusht shtetit".
Aktualisht duke marrë parasysh këto dëshmi, mund të thuhet se ushtria e Venezuelës nuk ka hequr dorë nga mbështetja ndaj Maduros dhe kjo do të thotë se ai praktikisht ka në dorë pushtetin në Venezuelë.
Amerika që nga viti 1999 kur Hugo Çavez morri pushtetin dhe u bë president i Venezuelës, ka ndjekur një qasje politike të përballjes, dobësimit dhe rrëzimit të qeverisë majtiste të Venezuelës. Në realitet idealet anti-kolonializëm dhe liridashëse të qeverisë majtiste të Çavez dhe Maduros nga njëra anë dhe nga ana tjetër pasuria dhe rezuset e mëdha të naftës së këtij vendi, është bërë shkak që Uashingtoni nëpërmjet rrugëve të ndryshme si mbështetja ndaj opozitarëve të brendshëm të Maduros dhe mobilizimi i organizatave dhe institucioneve rajonale, ka synuar rrëzimin e presidentit Maduro dhe vendosjen e një qeverie djathtiste dhe të varur për perëndimin.
Amiro Fons, analist i çështjeve të Amerikës Lative, më 24 janar në një intervistë me kanalin Press Tv, theksoi: "Prej arsyeve më kryesore të qeverisë së Amerikës nga akuzat e tilla si diktator dhe shtypës që po përdor kundër Maduros, është kjo që ai është përfaqësues i interesave të popullit, të shtresës së punëtorëve dhe të shtresave të ulëta të shoqërisë së këtij vendi që natyrisht kjo është në kundërshtim me interesat e Uashingtonit dhe të Trump. Shteti i Venezuelës me rezerva të mëdha të naftës në rast se do të arrijë një nivel të lartë të zhvillimit dhe progresit, do të konsiderohet një kërcënim potencial për hegjemoninë e Amerikës në rajonin e Amerikës Latine".
Politika e Amerikës ndaj Venezuelës ka dy dimensione: të brendshëm dhe të jashtëm. Në dimensionin e brendshëm, kjo politikë është e bazuar mbi mbështetjen ndaj veprimeve të hapura dhe të fshehta të opozitës që bëhen për rrëzimin e qeverisë majtiste të Venezuelës. Në këtë kuadër, Amerika si dhe Organizata e Vendeve Amerikane kanë mbështetur qëndrimet dhe veprimet e opozitarëve në Venezuelë.
Në dimensionin e jashtëm, gjithashtu Uashingtoni po vazhdon t'i zbatojë sanksionet e veta kundër Venezuelës me qëllim të dobësimit të qeverisë së Venezuelës dhe shtimin e pakënaqësive të qytetarëve të këtij vendi. Nga pikëpamja e Uashingtonit, veprimet e koordinuara të opozitës brenda vendit dhe sanksionet e jashtme në fund mund të rezultojnë me rrëzimin e Maduros. Natyrisht se Uashingtoni kërkon edhe eliminimin fizik të Maduros.
Presidenti i Venezuelës ditën e martë më 29 janar 2019, ka deklaruar se Donald Trump, presidenti i Amerikës, e ka urdhëruar qeverinë e Kolumbisë që nëpërmjet mafies së saj, të vrasë atë.
Maduro deklaroi: "Nëse më gjen ndonjë e keqe mua, përgjegjës do të jetë Trump dhe Ivan Duke, presidenti i Kolumbisë".
Siç duket Uashingtoni synon t'i shfrytëzojë të gjitha kartat në lojën e tij për ta ndryshuar situatën në Venezuelë. Aktualisht qeveria e Trump në qasjen armiqësore kundër Maduros, ka parasysh shfrytëzimin e forcës gjysmë të fortë, do të thotë forcës ekonomike me zbatimin e sanksioneve dhe bllokimit të pasurive dhe shfrytëzimin e forcës së fortë, do të thotë përdorimi i forcave ushtarake ndërhyrja ushtarake në Venezuelë.
Në kuadër të luftës ekonomike me Venezuelën, Uashingtoni ka vendosur në zbatim edhe sanksione shumë të ashpra për ndërprerjen e burimeve financiare të Maduros si dhe shtimin e presionit mbi popullin e Venezuelës. Veprimet e Amerikës kundër Venezuelës bëhen në kohën kur Maduro qysh shumë kohë më parë ka paralajmëruar për politikat e Uashingtonit kundër Venezuelës dhe fillimin e luftës tregtare kundër këtij vendi.
Uashingtoni gjatë viteve të fundit ka vendosur në zbatim politikat sanksionuese kundër Venezuelës dhe zbatimi i këtyre politikave është bërë shkak të shtohet presioni ekonomik mbi Karakasin. Megjithëkëtë, Maduro me shtimin e nivelit të pjesëmarrjes ekonomike me vendet si Rusia dhe Kina si dhe me zbatimin e programeve të ndryshme ekonomike, ka arritur që deri diku të kontrollojë situatën ekonomike, mirëpo rritja e inflacionit, mungesa e artikujve themelor dhe medikamenteve si dhe shtimi i varfërisë, ka shtuar pakënaqësitë dhe është bërë shkak që opozitarët e qeverisë ta shfrytëzojnë këtë situatë si pretekst për realizimin e qëllimeve të tyre.
Alfred de Zayaz, ish-raportuesi special i OKB-së, më datë 28 janar, në një intervistë me gazetën "The Independent" ka thënë: "Sanksionet e Amerikës kundër Venezuelës janë të paligjshme dhe në bazë të ligjeve ndërkombëtare janë shembull i "krimit kundër njerëzimit". Në realitet këto sanksione kanë dëmtuar ekonominë e këtij vendi dhe kanë shkatërruar popullin e Venezuelës".
Në realitet Uashingtoni po bënë përpjekje duke mbyllur rrugët e të ardhurave dhe duke bllokuar pasuritë e këtij vendi, të shtojë sa më shumë presionet kundër Venezuelës. Përveç kësaj, qeveria e Donald Trump synon që pasuritë e konfiskuara të Venezuelës në Amerikë t'ia dorëzojë Juan Guaidos që ai të mund t'i shfrytëzojë ato për ta rrëzuar Maduron.
Megjithëkëtë, Venezuela në kuadër të përballjes me sanksionet e reja naftore të Amerikës, po kërkon oferta të reja për nënshkrimin e kontratave me disa blerës naftorë të rëndësishëm duke përfshirë edhe rafineritë amerikane.
Gabriel Hetlend, ekspert i çështjeve të Amerikës Latine, më 28 janar 2019, në një intervistë me kanalin televiziv Russia Today, ka thënë: "Të besosh këtë çështje se Amerika po thotë se dëshiron të krijojë mirëqenie për popullin e Venezuelës, është diçka shumë e vështirë. Vuajtja e popullit të Venezuelës nuk për shkak të veprimeve të qeverisë së Maduros, por për shkak se në 18 muajt e fundit sanksionet e Amerikës kundër Venezuelës kanë ushtruar ndikim shumë të konsiderueshëm mbi të ardhurat dhe burimet financiare të qeverisë së Venezuelës për të ofruar shërbime për qytetarët e thjeshtë të këtij vendi".
Një aspekt tjetër i përpjekjeve të Amerikës për të ushtruar ndikim sa më të madh mbi situatën në Venezuelë, lidhet me kryerjen e veprimeve ushtarake. Autoritetet amerikane shumë kanë deklaruar se përballje me situatën kritike në Venezuelë, kanë mbi tryezë të gjitha opsionet dhe natyrisht se kjo çështje do të thotë përdorimin e mundshëm të forcave ushtarake për rrëzimin e Nikolas Maduro. Natyrisht kjo çështje është përballur me reagim të ashpër të Rusisë si mbështetëse kryesore Nikolas Maduro, presidentit të Venezuelës.
Në këtë kuadër, Sergei Riabkov, zv/ministri i punëve të jashtme të Rusisë, ka kërkuar nga shtetet perëndimore që të heqin dorë nga paraqitja e çfarëdo lloj plani ose hipoteze për ndërhyrjen ushtarake në Venezuelë.
Reagimi i Moskës për ndërhyrjen e mundshme ushtarake të Amerikës në Venezuelë, ka ardhur duke marrë parasysh ekzistencës e dëshmive në këtë drejtim. Në konferencën për shtyp të 28 janarit 2019, John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, i cili kishte dalë para gazetarëve për të deklaruar sanksionet e reja ekonomike kundër Karakasit, janë forcuar edhe më shumë spekulimet në lidhje me përdorimin e forcës ushtarake nga Uashingtoni për ta rrëzuar qeverinë në Venezuelë.
Bolton në këtë konferencë për gazetar, duke deklaruar vendosjen e sanksioneve kundër kompanisë së naftës dhe gazit të Venezuelës, theksoi se ashtu siç ka deklaruar presidenti amerikan Donald Trump, në lidhje me Venezuelën të gjitha opsionet janë mbi tryezë. Disa orë pas kësaj konference, u publikua një fotografi e Bolton në këtë konferencë e cila tregon se ai mbi një flet që mbante me vete, ishte shkruar: "Dërgimi i 5000 forcave ushtarake në Kolumbi". Publikimi i kësaj fotografie u bë shkak që në rrjetet sociale të publikohen spekulime të shumta për dërgimin së shpejti të forcave ushtarake të Amerikës në Kolumbi e cila është në kufi me Venezuelën. Shteti i Kolumbisë pavarësisht se ka deklaruar mbështetjen e vet ndaj Juan Guaido, ka hedhur poshtë mundësinë e dislokimit të forcave amerikane në këtë vend për ndërhyrje ushtarake kundër Venezuelës.
Në bazë të një marrëveshje që ekziston mes vendeve të kontinentit të Amerikës, asnjëri prej vendeve nuk duhet të dislokojë forca ushtarake në vendin tjetër. Amerika në rast të dislokimit të forcave ushtarake në Kolumbi, shkel këtë marrëveshje. Megjithëkëtë janë shtuar kërcënimet e drejtpërdrejta të Amerikës kundër qeverisë majtiste të Venezuelës.
John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, e ka kërcënuar qeverinë e Karakasit duke thënë: "Nëse e burgos Juan Guaido, do të përballet me pasoja serioze".
Aktualisht më shumë se në çdo kohë tjetër që nga fillimi i krizës politike në Venezuelë, është shtuar mundësia për ndërhyrjen ushtarake të Amerikës në këtë vend me qëllim të rrëzimit të Maduros. Natyrisht se kjo çështje ka shkaktuar shqetësime të partnerëve të Venezuelës si Rusisë. Nga pikëpamja e Moskës, qeveria e Trump në kuadër të politikave armiqësore dhe ndërhyrëse të saj në Amerikën Latine, synon të dobësojë dhe në fund të rrëzojë qeverinë majtiste në Venezuelë dhe të sjellë në pushtet një qeveri djathtiste dhe të varur plotësisht në këtë vend të Amerikës Latine.
Kjo qasje e Amerikës është në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe standardet ndërkombëtare dhe konsiderohet ndërhyrje e drejtpërdrejtë në çështjet e brendshme të një vendi të pavarur. Prandaj shumë vende të botës si Rusia, Kina, Meksika, Irani, Kuba, Bolivia dhe Turqia duke dënuar qëndrimet e Uashingtonit në mbështetje ndaj opozitarëve për rrëzimin e qeverisë majtiste të Maduros, këtë veprim e kanë quajtur në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe parimit për respektimin e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të vendeve.