Speciale për ditën botërore të ujit
(last modified Sat, 23 Mar 2019 11:30:10 GMT )
Mars 23, 2019 12:30 Europe/Tirane
  • Speciale për ditën botërore të ujit

Data 13 esfand sipas kalendarit antik iranian, ka qenë festa e ujit dhe lumenjve dhe në Iran kjo datë është emëruar “Dita Kombëtare e Ujit”. Ndërkohë 22 marsi nga ana e Organizatës së Kombëve të Bashkuara është emëruar “Dita Botërore e Ujit”. Informimi i të gjithë qytetarëve të botës për mungesën e ujit dhe gjetja e rrugëve për tejkalimin e krizës së thatësisë, është një domosdoshmëri e rëndësishme të cilës i kushtojmë vëmendje më të madhe në këtë ditë botërore.

Dita Botërore e Ujit për herë të parë është paraqitur për diskutim në vitin 1992, në konferencën e ambientit dhe zhvillimit e zhvilluar nga OKB në qytetin Rio de Janeiro të Brazilit. Në këtë konferencë është kërkuar nga të gjitha vendet e botës që në kuadër të zbatimit të deklaratës numër 21 OKB, kjo ditë ta ndajnë për t’i informuar qytetarët në lidhje me ujin.

Për çdo vit për manifestimin e kësaj date, zgjidhet një moto e veçantë nga ana e OKB. Uji dhe zhvillimi i qëndrueshëm, uji dhe punësimi dhe nevoja e përkushtimit ndaj mbeturinave dhe kanalizimit, janë prej motove të cilat në vitet e fundit janë paraparë për këtë ditë.

Motoja e Ditës Botërore të Ujit në vitin 2019, është caktuar “Ujë për të gjithë” (Water for All) e cila është në përputhje me programin e punës 2030 dhe tregon këtë çështje që njëkohësisht me zhvillimin e qëndrueshëm, çdo individ duhet të përfitojë nga kjo. Qëllimi i gjashtë i zhvillimit të qëndrueshëm, është siguria për të pasur qasje në ujë dhe administrim të qëndrueshëm të ujit për të gjithë qytetarët deri në vitin 2030. Në këtë kuptim në secili person në çdo vend të rruzullit tokësor që të jetë dhe me çfarëdo kombësie dhe etnie të jetë, qasja në ujë është një e drejtë njerëzore për atë.

Aktualisht gjysma e popullsisë së botës po përballen me probleme në sigurimin e qasjes në ujë të shëndosh dhe rreziku nga sëmundjet vdekjeprurëse si pasojë e ujitë jo të shëndoshë, po kërcënon 2.5 miliardë njerëz në botë, një kërcënim ky që ndoshta është shumë më i rrezikshëm se sa çdo lloj armë bërthamore ose armë e shkatërrimit në masë.

70% e rruzullit tokësor është e mbuluar me ujë. Mirëpo ky ujë pavarësisht dallon nga uji për të cilin ne kemi mungesë. Vetëm 3% e ujit të rruzullit tokësor është i përshtatshëm për t’u pirë, për t’u larë dhe për ta shfrytëzuar atë në sektorin e bujqësisë dhe industrisë (do të thotë ajo sasi e ujit që njihet me emrin “uji i ëmbël”) dhe nga kjo sasi, gjithashtu dy e treta e saj ndodhet në akullnajat e polit verior dhe jugor të tokës. Nga këto statistika bëhet e qartë se ne vetëm 1 % e ujit të rruzullit të tokës mund ta shfrytëzojmë me lehtësi dhe pjesa tjetër e tij mund të shfrytëzohet duke bërë më shumë shpenzime dhe pastaj ta shfrytëzojmë atë për disa çështje të veçanta.

Sipas statistikave të OKB, sasia e konsumimit botëror të ujit nga ky 1% i ujit, gjatë 50 viteve të fundit është shtuar tri herë më shumë. Aktualisht rreth 1 miliardë njerëz në botë nuk kanë qasje në ujin e pijshëm dhe mbi 2.5 miliardë njerëz të tjerë të paktën një muaj në vit përballen me mungesë të ujit të pijshëm. Në përgjithësi rreth 2.5 miliardë persona në botë për shkak ujit të papastër, rrezikohen nga sëmundjet e ndryshme si kolera dhe nga kjo shifër 2 milionë njerëz në vit pikërisht për këtë arsye humbin jetën.

Sipas disa statistikave të tjera të Organizatës për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomit të OKB, deri në vitin 2030, rreth 47 % e popullsisë së botës jetojnë në rajone në të cilat përballen me problemin serioz të mungesës së ujit. Për fat të keq përgjatë gjithë viteve të fundit, kjo shifër është shtuar për çdo vit dhe nëse do të shkon para me këtë intensitet, shpejt ose vonë do të hidhemi në një luginë të thatë dhe vdekjeprurëse.

Mungesa e ujit ose pakësimi i ujit është një gjendje që si rezultat i saj, çdo person të ketë qasje në më pak se 1000 m3 ujë për t’i plotësuar nevojat e veta vjetore, ndërsa nëse ky nivel arrin në më pak se 500 m3, atëherë kjo gjendje quhet “pa ujë”. Qysh në këto ditë, Nju Delhi, kryeqyteti i Indisë e cila konsiderohet prej vendeve sapo të zhvilluara në grupin G-20, problemet e sistemit të ujësjellësit i janë shtuar vapës së madhe dhe njerëzit po përballen me mungesën e paparë të ujit. Në këtë mes grupet mafioze janë aktivizuar dhe me 2000 cisterne po marrin ujë në mënyrë të paligjshme nga gypat e ujit dhe po e shesin atë me çmim shumë të lartë për njerëzit të cilët nuk kanë qasje në gypat e sistemit të ujësjellësit apo atyre që u është ndërprerë uji. Kjo është veç prej 900 tankerëve të cilat i dërgojnë autoritetet zyrtare për t’i dërguar ujë njerëzve në zona të ndryshme.

Mungesa e ujit në Nju Delhi

Ndoshta personi i parë që ka paralajmëruar për rrezikun e shtimit të popullsisë në relacion me burimet e pakta, ka qenë Thomas Robert Malthus në shekullin 18. Me siguri e dini që në 50 vitet e fundit, popullsia e botës është dyfishuar. Njërin prej faktorëve kryesor të këtij fenomeni, duhet kërkuar në rritjen e nivelit të higjienës dhe shëndetësisë publike sidomos në reduktimin e nivelit të vdekjes së foshnjave, fëmijëve dhe nënave. Në realitet lindjet nuk janë rritur, por është reduktuar numri i vdekjeve.  

Nga ana tjetër, bujqësia po konsumon rreth 70% të ujit të pijshëm të rruzullit tokësor dhe rreth 3/5 e kësaj sasie shpërdorohet!  Shkaku i këtij shpërdorimi ose humbjes së kësaj sasie të ujit nganjëherë është shumë i thjeshtë si pikatja ujit nga gypat dhe nganjëherë është më e ndërlikuar si përshtatshmëria e bimëve me tokën. Në realitet disa bimë të cilat kanë nevojë për më shumë ujë, mbillen në tokat e thata dhe kjo krijon nevojën e konsumimit të sasisë më të madhe të ujit. Të gjithë janë duke u mundur që duke përhapur metodat moderne të ujitjes dhe intervenimit gjenetik në bime për të shtuar frytin e tyre, të reduktojnë sa më shumë sasinë e ujit të nevojitet të përdoret në bujqësi.

Bujqësia aktuale jo vetëm që humb shumicën e burimeve të ujit, por shkakton edhe dëme të konsiderueshme si pasojë e përdorimit të plehrave artificial të cilat pasi të lirohet, depërtojnë në ujërat sipërfaqësor dhe i ndotin ato. Industria e gjerë në vendet e zhvilluara dhe në zhvillim e sipër gjithashtu për të reduktuar shpenzimet e prodhimit të tyre, po kursejnë administrimin e mbetjeve të tyre dhe me pakujdesje po i hedhin ato në lumenj, liqene dhe dete. Njerëzit përveçse me shtimin e popullsisë janë bërë shkak të zgjerohen edhe industritë për sigurimin e ushqimit, shtëpive dhe veshjeve të tyre, në mënyrë jo të drejtpërdrejtë kanë shtuar edhe konsumimin e ujit ndërsa me kanalizimet e papërpunuara të tyre, në mënyrë të drejtpërdrejtë po shkaktojnë ndotjen e ujërave.

Këtyre çështjeve duhet shtuar edhe ngrohja e atmosferës së tokës. Industritë e gjera dhe gazrat serë sidomos dioksidi i karbonit, kanë shtuar temperaturën mesatare të rruzullit tokësor. Si rezultat i kësaj, edhe pse janë reduktuar reshjet, për shkak të temperaturës së lartë e cila shton distancën e molekulave të ujit, akullnajat në të dy polet po shkrihen për çdo ditë e më tepër dhe niveli i ujërave të lira po rritet gjithnjë e më shumë. Prandaj shumë prej qyteteve bregdetare duhet të evakuojnë banorët e tyre. Kontradiktë tjetër është kjo që këto ndryshime janë bërë shkak për thatësinë në disa pjesë të rruzullit tokësor dhe shtimin e vërshimeve dhe përmbytjeve në pjesë të tjera të tokës.

Për fat të keq, sipas llogaritjeve të bëra, mungesa e ujit në botë është një problem serioz i cili ka krijuara pengesa të konsiderueshme në rrugën e qasjes së të gjithë njerëzve në ujë. Natyrisht se gjendja pa ujë nuk është ndonjë fenomen i ri. Kanë qenë edhe shumë civilizime të tjera të cilat kanë jetuar me qindra vite dhe kanë krijuar vepra të çmuara të cilat i kanë lënë pas vete dhe ato vepra akoma po mahnitin shkencëtarët edhe sot. Mirëpo për shkak të ndryshimit të klimës dhe mungesës së ujit, ata civilizime janë fshi nga faqja e historisë dhe kanë lënë pas vete vetëm keqardhjen dhe çuditjen.

Ndoshta rasti më i çuditshëm në këtë drejtim është civilizimi i luginës Send. Kjo zonë e cila shtrihet nga India deri në Iran, është me plotë ultësira të gjelbëruara dhe të njohura të cilat nganjëherë për shkak të reshjeve të mëdha, përfshihen nga vërshimet e lumenjve dhe përmbytjet. Mirëpo civilizimi i luginës Send është shkatërruar 3000 vite më parë. Shkencëtarët shkakun kryesor të shkatërrimit të këtij civilizimi, e konsiderojnë ndryshimin e modelit të shiut dhe reduktimin e produkteve. Është e natyrshme se popullsia 5 milionë banorësh e tij, shifër kjo shumë e madhe për periudhën e vet dhe të paktën në atë kohë konsiderohej 10% e tërë popullsisë së botës, ka pasur nevojë për sasi të madhe të ujitë dhe ushqimit. Edhe sot një prej problemeve kryesore të mungesës së ujitë është popullsia shumë e madhe e rruzullit tokësor.

Një tjetër civilizim i cili kishte shpërfillur dhe anashkaluar ndryshimet klimatike dhe ashtu si shoqëria njerëzore e sotshme pavarësisht të gjitha kërcënimeve natyrore, kanë shkatërruar njëri-tjetrin, është civilizimi Maja në Amerikën qendrore. Qytetet, rrugët, objektet historike me inxhinieri të zhvilluar, fushat e gjëra pjellore për bujqësi, përdorimi i gjerë i matematikës, vëzhgimi i gjerë i qiellit dhe i yjeve etj., janë elementë që mahnitin çdo njeri. Qytetet e civilizimit Maja rreth vitit 900 të erës së re u zbrazën nga banorët dhe aktualisht ka mbetur vetë[m gjuha Majase dhe disa tradite e zakone të tyre.

Sasia e ujit në tokë është stabile dhe në mënyrë të vazhdueshme qarkullon brenda një orbite të mbyllur. Vetëm 3% e të gjithë ujërave të përshtatshëm për konsumimin njerëzor si për bujqësi, industri dhe pije, është e ëmbël që nga kjo sasi rreth tre e katërta e tyre ndodhet në akullnajat polare dhe jashtë qasjes së njeriut. Në bazë të kësaj, një përqindje shumë e vogël e ujit të botës është e përdorshme për ne.

Parashikimet e hulumtuesve pohojnë se rezervat e ujit të ëmbël të botës po reduktohen për çdo vit e më shumë dhe deri në 25 vitet e tjera, gjysma e popullsisë së botës do të përballen me problemin e mungesës së ujit të ëmbël. Aktualisht gjysma e popullsisë së botës së tretë nuk kanë qasje në ujë të pastër as sa për të pirë dhe pavarësisht se një e treta e sëmundjeve njerëzore janë për shkak të mungesës së ujitë të shëndoshë, mirëpo rreth dy e treta e popullsisë së botës së tretë është e privuar nga posedimi i ujit të shëndetshëm dhe të higjienik.

Askush nuk ka dyshim se uji është burim i jetës dhe vlerën e tij do ta ndjejmë në kohën kur e do ta humbim atë. Shkak i kësaj është ky që asgjë nuk e zëvendëson ujin. Prandaj ejani dhe të shfrytëzojmë në mënyrë të drejtë këtë mirësi të madhe të Zotit dhe të mos e përballim jetën tonë të ardhshme dhe të fëmijëve tan me krizën e mungesës së ujit dhe të mos e bëjmë atë të hidhur.

Tags