Shejkh Behaij, arkitekti i zemrës
https://parstoday.ir/sq/radio/world-i87607-shejkh_behaij_arkitekti_i_zemrës
Data 3 ordibehesht e kalendarit iranian me rastin e përvjetorit të lindjes së Shejkh Behaij, është emëruar “Dita e Arkitekturës”. Me këtë rast në këtë program do të njihemi më shumë me personalitetin e këtij gnostiku dhe shkencëtari të madh të botës islame.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 30, 2019 06:48 Europe/Tirane
  • Shejkh Behaij, arkitekti i zemrës

Data 3 ordibehesht e kalendarit iranian me rastin e përvjetorit të lindjes së Shejkh Behaij, është emëruar “Dita e Arkitekturës”. Me këtë rast në këtë program do të njihemi më shumë me personalitetin e këtij gnostiku dhe shkencëtari të madh të botës islame.

Speciale me rastin e ditës së përkujtimit të Shejkh Behaij

Një prej karakteristikave më të rëndësishme të historisë së njerëzimit, është paraqitja e personaliteteve të cilët nuk mbulohen nga pluhuri dhe nuk harrohet me kalimin e shekujve dhe periudhave historike dhe me ardhjen e gjeneratave të reja, personaliteti dhe sukseset e tyre nuk harrohet. Thuajse dheu i zi i cili tërheq në vete çdo gjallesë dhe e fundos atë në harresë, me disa njerëz ka një metodë tjetër të sjelljes. Ata janë personalitete të mëdha të cilët sa më shumë që jetojnë, vlera dhe pozita e tyre lartësohet më shumë pranë mendimtarëve dhe shkencëtarëve dhe drita e qenies së tyre bëhet më e shkëlqyer dhe aroma e frymëmarrjes së tyre qiellore shpërndahet më shumë në atmosferën e mendimeve burimore dhe të çmuara. Ky është një shembull i pavdekshmërisë së njerëzve atëherë kur i përgjigjen ftesës së Zotit të tyre për të kaluar në botën tjetër. Shejkh Behaij është një prej personaliteteve të shkëlqyera dhe të dalluara i cili është zhvilluar në shkollën islame shiite. Ai është një prej dijetarëve të mëdhenj shiitë që ka jetuar në shek. 10 dhe 11 hixhri kameri, i cili ka thyer kufijtë e shkencave të kohës së tij dhe në veprim gjithashtu ka pushtuar majat më të larta të moralit dhe virtyteve të larta njerëzore Data 3 ordibehesht sipas kalendarit iranian, është përvjetori i lindjes së këtij dijetari të madh dhe në shenjë falënderimi dhe vlerësimi të veprave të çmuara të tij për botën shiite, kjo datë është shpallur data e përkujtimit të Shejkh Behaij dhe dita e arkitekturës në Iran. Gjithashtu në shenjë vlerësimi të shërbimeve dhe kontributit të Shejkh Behaij në shkencën e astrologjisë, organizata UNESCO vitin 2009 e ka emëruar me emrin e këtij dijetarit "Viti i Astrologjisë dhe Shejkh Behaij". Ai është një shkencëtar i njohur i shekullit 10 dhe 11 hixhri kameri, i cili në shkencat e filozofisë, logjikës, gjeometri dhe matematikë kishte një zotërim të madhe dhe konsiderohej pishtar i kohës së vet. Nga Shejkh Behaij kanë mbetur rreth 95 vepra dhe libra në fusha të ndryshme shkencore si në politikë, hadith, matematikë, etikë, astrologji, gnosticizëm, jurisprudencë islame, inxhinieri, art dhe fizikë.

Muhamed bin Husejn Abdusamed Harethi i njohur me epitetin Behaudin dhe Shejkh Behaij, ishte një prej dijetarëve të mëdhenj dhe ekspert i Islamit dhe shkollës shiite. Ai ka lindur në vitin 953 hixhri kameri në qytetin Balbak të Libanit. Ai fëmijërinë e tij e ka kaluar në rajonin mysliman shiit "Xhebel Amel", një qytet i cili pas pushtimit të turqve Selxhuk të cilët pretendonin se janë mbrojtës të Khalifatit Abasit dhe ushtronin politikë dhe presion të ashpër ndaj myslimanëve shiitë, nuk ishte vend i sigurt për dijetarët dhe personalitetet e shquara shiite islame. Pikërisht për këtë arsye, Behaudin së bashku me familjen e tij, në moshën 13 vjeçare shpërngulet në Iran dhe vendoset në qytetin Kazvin i cili në atë kohë ishte kryeqytet i administratës shtetërore të mbretit Tahmasb të dinastisë Safavite dhe njëkohësisht qendër e mbledhjes së mendimtarëve shiitë. Babai i tij quhej Izudin Husejn Ameli i cili në Liban ishte një dijetar i njohur dhe nxënës i Shehid Thani. Prandaj ai për këtë arsye gëzonte një reputacion të madh në Iran dhe tërhoqi vëmendjen e shumë autoriteteve shtetërore. Sulltan Muhamed Khodabende, babai i mbretit Abasi i Madh i dha Shejkh Izudin Husejn Ameli titullin "Shejkhul-Islami Daru-Salltane Herat". Ky titull pas tij u trashëgua nga Shejkh Behaij.

Shejkh Behaij me përpjekje dhe përkushtim të madh u mor natë e ditë me mësimin dhe studimin e shkencave të ndryshme. Pjesa më e madhe e studimeve të Shejkh Bahij janë bërë në qytetin Kazvin në të cilin në atë kohë kishte një shkollë fetare shumë aktive. Pas Kazvinit, ai vazhdoi studimet e tij në qytetin Esfahan. Mësuesi i parë dhe më i rëndësishëm i Shejkh Behaij ishte babai i tij pranë të cilit ai mësoi shkencat islame si komentimin e Kur'anit dhe hadithin si dhe shumë shkenca të tjera si letërsinë arabe dhe filozofinë. Prandaj Shejkh Behaij nga babai i vet mori lejen për transmetimin e haditheve profetike. Shejkh Behaij kishte një zotërim të madh në të gjitha shkencat e kohës së tij dhe në disa prej tyre ishte i pashembullt. Ai përveç shkencave dhe njohurive islame, ishte profesor i madh edhe në shkenca të tjera si në matematikë, arkitekturë dhe inxhinieri, gjeografi dhe në astrologji. Veprat e tij në arkitekturë edhe sot pas disa shekujve akoma vlerësohen lartë nga ekspertët e kësaj shkence. Disa prej veprave të tij në arkitekturë të Shejkh Behaij janë si në vijim: projekti inxhinierik për ndarjen e ujit të lumit Zajande Rud në Esfahan për 7 zona të rrethit të Esfahanit me llogaritje shumë precize shkencore, planifikimi i kanaleve në Zarinkemer, ndërtimi i objektit "Minarxhonban" (minaret lëvizëse) në mënyrë që nëse lëviz një minare e këtij objektit historik, në të njëjtën kohë lëviz edhe minarja tjetër në kohën kur distanca mes këtyre minareve në objekt është 9 metra dhe lartësia e tyre është 17 metra, projektimi i kupolës së xhamisë së Imamit në Esfahan e cila reflekton zërin shtatë herë, ndërtimi i një ore e cila nuk kishte nevojë për kurdisje, ndërtimi i hamamit të njohur Shejkh Behaij i cili njihet se për një kohë shumë të gjatë uji i tij ngrohej vetëm me flakën e një qiri. Projektimi i salloneve dhe ambienteve të Mauzoleut të Imam Ali Reza (a.s.) në qytetin Mashhad, si dhe projektimi i një muri në Mauzoleun e Imam Aliut (a.s.) në qytetin Naxhaf në një mënyrë që përcakton kohën e ezanit të drekës në të gjithë ditët e vitit.

Image Caption

Hamami i Shejkh Behaij një prej kryeveprave të arkitekturës në Esfahan

Falë aftësisë së lartë të Shejkh Behaij, qyteti i Esfahanit në kohën e mbretit Abas arriti në një zhvillim të madh në fushën e arkitekturës. Në këtë qytet i cili ishte kryeqytet i administratës shtetërore të mbretit Abas, janë ndërtuar shumë xhami, pallate, ura, rrugë dhe kopshte dhe epoka e artë e arkitekturës së dinastisë Safavite ka filluar pikërisht me këtë personalitet dhe ky art është bërë një prej karakteristikave të arteve me identitet iranian. Arkitektura Safavite ka ushtruar ndikim mahnitës edhe në periudhat e tjera deri në atë masë sa që ky ndikim u shtri edhe mbi arkitekturën e Indisë, Irakut, Kaukazit, Uzbekistanit, Perandorisë Osmane, Lahurit, Florancës së Italisë etj.. Stili i arkitekturës së periudhës së dinastisë Safavite edhe brenda në Iran ishte aq shumë i përkryer dhe tërheqës sa që ai është imituar në të gjitha periudhat historike të mëvonshme si të dinastisë Afsharije, Zandije dhe Ghaxharij. Për këtë arsye përvjetori i lindjes së Shejkh Behaij në Iran është emëruar "Dita e Arkitekturës".

Edhe pse Shejkh Behaij ishte pishtar në shkencat e kohës së tij, mirëpo rëndësia e këtij shkencëtare të madh në botën e shiizmit është shumë më e madhe se sa aftësitë e tij në arkitekturë, astrologji dhe matematikë. Ai ishte një dijetar i madh edhe në shkencat islame si në jurisprudencë, shkenca kur'anore dhe në komentim, në apologjetik, në lutje dhe dua, në filozofi dhe konsiderohet një prej dijetarëve që kanë dhënë kontributin më të madh për shkenca në botën islame nga aspekti i veprave të shkruara dhe larmisë së punës së tyre. Numri i veprave të shkruara të Shejkh Behaij konsiderohet 123 vepra që përfshinë edhe risalet dhe komentimet e veprave të tjera. Libri "Xhame'e Abasi" është një tjetër vepër e njohur e këtij shkencëtari të madh e cila konsiderohet vepra më e dalluar e Shejkh Behaij në fushën e jurisprudencës islame e cila është shkruar në gjuhën persiane dhe nga ky aspekt konsiderohet një iniciativë e re në shkrimin e veprave të shkencës së jurisprudencës islame në gjuhën persiane për përdorimin e shtresave të ndryshme të shoqërisë. Disa prej kritikëve dhe mendimtarëve mendojnë se me këtë vepër ka filluar periudha e parë e shkrimit të veprave të jurisprudencës islame në mënyrë të argumentuar dhe në formë të udhëzimeve praktike. Shejkh Behaij gjithashtu ka edhe një personalitet të dalluar letrar. Libri i tij "Keshkul" dhe poema "Nan va Halva" (Bukë dhe Hallva) dhe "Shir va Sheker", gjithashtu konsiderohen prej veprave më të rëndësishme letrare të Shejkh Behaij në gjuhën persiane.

Shejkh Behaij në fushën e politikës, konsiderohet një prej mendimtarëve të mëdhenj të epokës së dinastisë Safavite, i cili për shumë vite ka mbajtur përgjegjësin e autoritetit më të rëndësishëm politik-fetar do të thotë Shejkhul-Islam gjatë sundimit të mbretit Abasi i Parë, qeverisjes më të fuqishme shtetërore të dinastisë Safabvite dhe ka gëzuar besimin dhe reputacion të madh për konsultim pranë mbretit Abas. Shejkh Behaij i cili në Iran përkundër Libanit të asaj kohe, gëzonte një siguri të veçantë dhe e shikonte të përshtatshme atmosferën për shprehjen e bindjeve dhe ideve të shkollës shiite, bëri të gjitha përpjekjet e tij për të përhapur kulturën e shiizmit dhe autoritetin e shtetit islam shiit në dinastinë Safavite. Ai shumë shpejtë arriti të gjejë rrugë depërtim në oborrin mbretëror të dinastisë Safavite dhe ka luajtur rol pozitiv në të gjitha sferat politike, shoqërore dhe kulturore. Shejkh Behaij mori titullin "Shejkhul-Islam" nga mbreti Abas dhe ky ishte titulli më i lartë fetar në oborrin mbretëror. Detyrë e Shejkhul-Islam ishte mënjanimi i padrejtësisë, urdhërimi në veprat e mira dhe ndalimi i veprave të këqija, si dhe hulumtimi dhe shpjegimi i dispozitave islame për qytetarët. Imam Khomejni (ra) në lidhje me motivet e Shejkh Behaij që u afruar pranë oborrit mbretëror të mbretërve të dinastisë Safavite, beson se ky veprim i Shejkh Behaij dhe i mendimtarëve të tjerë të ngjashëm me atë, ka qenë një kontribut i madh për përhapjen e shkollës shiite. Imam Khomejni (ra) thotë: "Një grup i dijetarëve në realitet kanë sakrifikuar reputacionin e tyre dhe janë afruar pranë disa mbretërve vetëm me qëllim të përhapjes së fesë dhe përhapjes së shkollës shiite islame. Ata i kanë inkurajuar mbretërit për përhapjen e shkollës shiite. Dijetarë të tillë nuk kanë "hoxhallarë të oborrit mbretëror". Ata nuk kishin nevojë për post dhe pozitë të pushtetit, por ata kanë zhvilluar një luftë me egon në mënyrë që kjo shkollë fetare të përhapet nëpërmjet atyre mbretërve".

Image Caption

Shejkh Behaij

Shejkh Behaij përveçse në shkencat fetare dhe jofetare që ishte pishtar i kohës së tij, ndërkohë që kishte aftësi të mëdha edhe në politikë dhe në çështjet për administrimin e vendit dhe kanë qenë një konsultues i besueshëm i mbretërve, ai ishte përkushtuar edhe në vetëndërtimin dhe arritjen e shkallëve të lartave të përkryerjes shpirtërore. Afërsia e tij me oborrin mbretëror dhe përkushtimi në shkencat fetare nuk e pengoi atë që të arrijë edhe në shkallët e larta të përkryerjes shpirtërore në gnosticizëm dhe në afrimin pranë Zotit. Ata të cilët e njihnin Shejkh Behaij, e konsideronin atë si një njeri me virtyte të larta njerëzore dhe morale dhe pa interesim për emër dhe famë, i cili me modestinë më të madhe e me sjellje të mirë me të tjerët, ka kaluar rrugën e përkryerjes shpirtërore dhe nuk ka qenë në kërkim të pushtetit dhe pasurisë. Ai ndiqte rrugën e gnosticizmit dhe asketizmit, por njëkohësisht me këtë në veprat e tij është distancuar nga disa sufistë për shkak të devijimeve që kanë pësuar ata në fe. Gjithashtu janë transmetuar edhe shumë vepra e qeramete nga ai që kanë tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve. Dashuria dhe besnikëria e Shejkh Behaij për Ehli Bejtin (a.s.) manifestohet në shumicën e veprave të tij dhe disa prej poezive të këtij gnostiku me ndërgjegje të pastër që ka krijuar për Imam Mahdiun (a.xh.), vazhdojnë të këndohen edhe sot nga persishtfolësit. Këtë program po e përfundojmë duke cituar disa vargje poezie nga Shejkh Behaij në lidhje me Imam Mahdiun (a.xh.).

Deri kur do të mbesim me dëshirë për t'u bashkuar me ty

Loti ime pika-pika bëhet si një lumë i vërshuar

A do të përfundojë ndonjëherë kjo natë e ndarjes nga tij?

Pikëllimi i mallit për ty ka goditur zemrat e të gjithë të dashuruarve

Të gjithë njerëzit në kërkim tëndin ndërsa tij i zhdukur nga ky mes.

***********

Bilbili në livadh e pa shenjën e asaj lule të kuqe

Flutura në zjarr por i pa sekretet e zbuluara.

Gnostiku i pa cilësitë e fytyrës tënde në plak e në të ri

Do të thotë çdo kund mund të shikohet pasqyrimi i fytyrës së mikut

Unë jam i çmendur që shkoj të kërkoj në çdo shtëpi.