Ramazani, muaji i Zotit (1)
(last modified Sun, 19 May 2019 07:20:22 GMT )
May 19, 2019 09:20 Europe/Tirane
  • Ramazani, muaji i Zotit (1)

Përshëndetje për Muajin e bekuar të Ramazanit, i cili është plotë me dashuri, bekim dhe mëshirë të Zotit. Heshtja e tij është lavdërimi, gjumi i tij është adhurimi, veprimi dhe lutja gjatë këtij muaji janë plotësisht të pranuara.

Dhe mos e hani pasurinë e njëri- tjetrit në mënyrë të palejuar, e as mos u paraqitni me te (me ryshfet) te gjykatësit për të grabitur në mënyrë të padrejtë një pjesë të pasurisë së njerëzve, kur ju e dini (se pa të drejtë po e hani atë).  (Bekare, ajeti 188).

Përshëndetje për Muajin e bekuar të Ramazanit, i cili është plotë me dashuri, bekim dhe mëshirë të Zotit. Heshtja e tij është lavdërimi, gjumi i tij është adhurimi, veprimi dhe lutja gjatë këtij muaji janë plotësisht të pranuara.

Ju urojmë Muajin e Bekuar Ramazan, muajin e festës së Zotit, muajin e adhurimit dhe të dorëzimit para mëshirës. Zoti ua pranoftë agjërimin!

Imam Aliu (as) ka transmetuar se Profeti (savs) ka mbajtur një predikim në ditët e fundit të muajit Sha'ban në emër të Ramazanit dhe ka thënë:  O njerëz! Me të vërtetë, muaji i Ramazanit ka ardhur tek ju me bekime, mëshirë dhe falje, ky muaj, për Zotin, është muaji më i mirë se muajt tjerë dhe ditët dhe netët e tij janë më të mirat se ditët dhe netët tjera dhe po ashtu ka orët më të mira. Në këtë muaj, ju jeni të ftuar në darkën e Zotit dhe jeni midis bamirësisë të dinjitetit të Zotit, në këtë muaj, fryma juaj është lavdërimi i Zotit dhe gjumi juaj është adhurim dhe veprimet tuaja do të pranohen dhe lutjet tuaja do të m arrin përgjigje. Këtyre ditëve në çdo vend dëgjohet zëri i lutjeve dhe duave të besimtarëve agjërues, të cilët thërrasin “Ja Ali, ja Adhim, ja Ghafurr, ja Rrahim ente rabil-adhim!” Në kohën e iftarit duart janë të ngritura drejt qiellit duke thënë: “O Zot, për Ty kam agjëruar dhe me furnizimin tënd po bëj iftar dhe mbështetëm vetëm te Ti!”.  Feja Islame në të gjitha sferat intelektuale, shkencore dhe individuale dhe shoqërore, krijon jetë aktive dhe zhvillim, krijon ndjenjën e përgjegjësisë përball fatit të njeriut dhe shoqërisë dhe krijon një jetë të vërtetë. Saktësisht për këtë arsye bota e mosbesimit ka frikë nga depërtimi dhe përhapja për çdo ditë e më tepër e Islamit burimor të Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe për këtë arsye ajo kundërshton ashpër ripërtëritjen dhe zhvillimin e popujve mysliman, sepse një gjë e tillë rrezikon interesat e botës së mosbesimit, prandaj ajo bënë të gjitha përpjekjet për zhdukjen e Islamit.

Ramazani është muaji i nëntë dhe është muaji më i mirë dhe më i zakonshëm. Tabela e mëshirës dhe e bekimit hyjnor bën thirrje për të gjithë shërbëtorët entuziastë. Engjëjt zbresin dhe janë më afër njerëzve! Dije se në këtë muaj, dyert e xhehennemit janë të mbyllura dhe djalli është në zinxhirë dhe dyert e xhenetit janë hapur për shërbëtorët, kështu, me agjërimin dhe adhurimin, përgatituni për t'i pëlqyer Zotit dhe Parajsës. Muaji i bekuar i Ramazanit, është muaji i shpalljes së Kur'anit. Kur'ani, është  një libër i shenjtë i cili urdhëron ata të cilët besuan që ta agjërojnë këtë muaj. Ajetet kur'anore të cilët flasin rreth Ramazanit, të gjithë janë renditur në suren Bekare afër njëri-tjetrit dhe i pari prej tyre është ajeti 183 i sures Bekare të cilin e dëgjuam më parë.

Profeti (savs) dhe imamët e pagabueshëm kanë theksuar rëndësinë e Ramazanit në shumë hadithe.

Muhammedi (savs) thotë: "Dyert e qiellit do të hapen në natën e parë të Ramazanit dhe nuk do të mbyllen deri në natën e fundit të këtij muaji". Respektimi i edukatës dhe rregullave të këtij muaji, gjithashtu, është porositur nga ana e shumë mendimtarëve dhe prijësve të fesë, gjë që na ndihmon neve në shfrytëzimin sa më mirë të muajit të Ramazanit. Një prej këtyre porosive, është kjo që besimtarët përveçse duhet të largohen nga veprat e ndaluara, duhet të kujdesën edhe për konsumimin e ushqimit hallall. Duhet t'i falin namazet në kohën e duhur dhe gjatë ditës e natës, disa herë të lexojnë Kur'anin e shenjtë. Në muajin e Ramazanit nëse nuk do të kemi program të drejtë shëndetësor, përkundër asaj që mendohet, agjërimi jo vetëm që nuk rezulton me humbjen e peshës, por disa njerëz gjatë këtij muaji fitojnë peshë më shumë. Kjo është për arsye se ata konsumojnë sasi më të madhe të artikujve ushqimorë dhe sheqer, ndërsa nga ana tjetër, çrregullimi i sistemit të gjumit, ndihmon shtimin peshës.

Por besimtarët e vërtetë nga muaji Sha'ban përgatiten për muajin e shenjtë të Ramazanit. Ata këndojnë lutjen: “O Zot, largoje çdo të keqe nga unë dhe çdo gjë që Ti n uk e do, më bashko me botën e lavdisë Tënde!”.

Besimtari i vërtetë gjatë muajit të Ramazanit nëpërmjet adhurimit dhe robërisë ndaj Zotit, është vënë në rrugën e të qenit i privuar nga gjërat materiale dhe negative. Duke iu përgjigjur urdhrit të Zotit, besimtari heq dorë nga dëshirat e veta trupore, heq dorë edhe nga gjërat të cilat jashtë muajit të Ramazanit Zoti ia ka bërë të lejueshme. Thënë edhe më qartë: çështjet e veta ia ka besuar Zotit, e kjo është një sprovë nëpërmjet së cilës manifestohet sinqeriteti që i fle në thellësinë e shpirtit të tij ndaj besimit, kurse dihet se vetëm nëpërmjet detyrave – obligimeve zbulohen fshehtësitë që flenë në brendinë e njeriut. Agjërimi është një adhurim i jashtëzakonshëm, ngase është veprim i fshehtë, është një çështje që i është besuar njeriut, askush tjetër nuk di nëse është duke agjëruar apo jo. Në anën tjetër, agjërimi është një adhurim që nuk ka kurrfarë përkrahjeje nga jashtë: agjëruesit nuk i brohorit askush. Ai të cilit i ka dhënë Zoti i madhëruar jetë të mirë, nuk kërkon asgjë tjetër përveç kënaqësisë së Zotit dhe në vështrimin e tij asgjë nuk duket e mirë, përveç asaj të  cilën Zoti e ka bërë të mirë dhe asnjë çështje në vështrimin e tij nuk është e qortuar dhe e keqe përveç asaj të cilën Zoti e ka konsideruar të keqe.

Tags