Trump dhe “kapitalizacioni” modern për ushtarakët e Amerikës
(last modified Wed, 29 May 2019 10:41:40 GMT )
May 29, 2019 12:41 Europe/Tirane
  • Trump dhe “kapitalizacioni” modern për ushtarakët e Amerikës

Gazeta amerikane “The New York Times” njoftoi se Donald Trump, presidenti i Amerikës, ka kërkuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë të përgatisë formalitet e nevojshme administrative për amnistinë e disa ushtarakëve amerikanë që kanë kryer krime lufte në Afganistan dhe Irak.

Një prej këtyre dosjeve i përket Mateo Golestin nga forcat e ashtuquajtura “Kapelat e Gjelbra të Amerikës” i cili në vitin 2010 ka vrarë një civilë afganistanez. Sipas ekspertëve juridik në Amerikë, amnistia për disa kriminel të luftës është e paparë në historinë e këtij vendi. Prandaj qarqet juridike dhe ligjore në Amerikë janë të shqetësuar për këtë se ky vendim i Donald Trump do të dobësojë legjitimitetin e ligjeve ushtarake dhe gjyqësore përkatëse të këtij vendi.

Krimet e forcave amerikane në Afganistan dhe në Irak nuk kufizohen vetëm me disa raste të cilat është duke i shqyrtuar ushtria e Amerikës me qëllim të uljes së protestave dhe irritimit të qytetarëve të atyre dy vendeve, por e gjithë veprimtaria e ushtrisë amerikane në këto dy vende është e mbushur me veprime të dhunshme dhe krime lufte kundër popullatës civile të këtyre dy vende dhe shumë prej tyre nuk janë lejuar të publikohen në media. Revista amerikane “Roling Stone” ka zbuluar se shumë prej krimeve që kanë kryer forcat ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan, ashtu siç pretendon Pentagoni, nuk janë kryer në mënyrë fshehur dhe kokë në vete, por edhe autoritetet e larta kanë qenë të informuara për ato krime. 

Vrasja e civilëve vetëm për dëfrim, prerja e gishtërinjve të tyre për të regjistruar statistikat e të vrarëve dhe marrja e fotografive për kujtim me kufomat, përkrah përdorimit të uraniumit të varfëruar i cili ka shkaktuar lloje të ndryshme të sëmundjeve të panjohura sidomos atyre kancerioze në shoqërinë e Afganistanit dhe Irakut; përbëjnë vetëm një pjesë të krimeve të forcave ushtarake amerikane në këto dy vende. Përveç kësaj, sulmet e kryera kundër spitaleve dhe tubimeve qytetare, djegia dhe masakrimi i trupave të civilëve, përdorimi i metodave anti-njerëzore të marrjes në pyetje si në mbytja artificiale në ujë, detyrimi të qëndrojnë për orë të gjata dhe moslejimi i të burgosurve që të flenë përgjatë një jave; konsiderohen krime dhe veprime çnjerëzore të tjera që kanë kryer forcat ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në një raport të tij ka deklaruar se të burgosurit në burgjet e organizatës CIA po mbahen në errësirë absolute dhe në mënyrë të vazhdueshme në qelitë e izoluara po torturohen me muzikë dhe zhurmë të keqe me zë të lartë. Përveç kësaj, në disa raste për shkak të mungesës së sistemit të ngrohjes, kanë humbur jetën disa të burgosur.

Muhamed Farhad Azimi, profesor i të drejtës në Universitetin e Belkhit në Afganistanit, në lidhje me këtë çështje thotë:

“Ekzistojnë shumë dëshmi dhe dokumente për krimet e luftës që kanë kryer forcat ushtarake amerikane në Afganistan, mirëpo Shtëpia e Bardhë për të parandaluar zbulimin dhe paraqitjen e tyre në gjykatat e drejtësisë”.

Neglizhenca e qeverisë dhe e gjykatave ushtarake të Amerikës ndaj krimeve të forcave ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan është bërë shkak që Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës të deklaroi se synon të hetojë dosjet në lidhje me krimet e luftës që janë kryer në këtë vend.

Fatou Bensouda, prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në vitin 2007 ka deklaruar se ka filluar të hetojë veprimet e forcave amerikane në Afganistan dhe pas një periudhe, deklaroi se 112 padi janë paraqitur në këtë institucion ndërkombëtar. Edhe pse Amerika aktualisht nuk është anëtare e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, mirëpo prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë deklaroi: “Ekzistojnë arsye të logjikshme për të besuar në këtë fakt se një numër i konsiderueshëm i ushtarëve amerikan në Afganistan kanë kryer krime lufte”. Ajo ka theksuar autoritetin e Gjykatës Ndërkombëtare për të hetuar krimet e luftës që kanë kryer forcat amerikane në Afganistan si gjenocidin, krime kundër njerëzimit dhe agresionin territorial”.

Amerika në hapin e parë që ka bërë për të penguar hyrjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në dosjet e krimeve të forcave amerikane në Afganistan dhe Irak, ka anuluar të drejtën dhe vizën e Fatou Bensouda për të hyrë në Amerikë. Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, gjithashtu ka njoftuar zbatimin e kufizimeve për autoritetet e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rast të kryerjes së hetimeve në lidhje me dosjet e krimeve të luftës së forcave ushtarake amerikane dhe NATO-s. Ndërkohë, John Bolton, këshilltari për siguri kombëtare të Amerikës, ka deklaruar se nëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të vazhdojë të hetojë krimet e forcave amerikane në Afganistan, do të marrë qëndrime agresive kundër Gjykatës Ndërkombëtare dhe të vendosë sanksione ndaj këtij institucioni ndërkombëtare.

Në lidhje me arsyet më të rëndësishme të kundërshtimit të Amerikës me hyrjen e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në hetimin e dosjeve për krime lufte që kanë kryer forcat ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan, duhet thënë se qeveria e Amerikës këtë veprim e konsideron shkelje të sovranitetit kombëtar dhe thyerje të hegjemonisë së saj. Pikërisht për këtë arsye, Uashingtoni imponon për vendet e tjera në të cilën ka prani ushtarake, ligjin e “Kapitalizacionit” në një formë moderne të ashtuquajtur “marrëveshja apo pakti i sigurisë” me qëllim të mbrojtjes juridike dhe ligjore të shtetasve amerikanë.

Përveç kësaj, në lidhje me arsyen e vendimit të Trump për amnistinë e ushtarakëve kriminelë amerikanë nuk duhet anashkaluar as qëndrimet raciste të Amerikës sidomos nga ana e Donald Trump i cili amerikanët i konsideron racë superiore ndaj popujve të tjerë të botës dhe synon të imponojë superioritetin e këtij vendi në të gjithë botën.

Sipas ekspertit të çështjeve të Afganistanit, Vahid Mozhdeh, moslejimi i Amerikës që të hetohen krimet e forcave ushtarake amerikane nga autoritetet gjyqësore në rajone të ndryshme të si në Afganistan, në mënyrë të qartë tregon se ushtarakët amerikanë kanë kryer krime të panumërta dhe Shtëpia e Bardhë tani me çdo kusht mundohet të mos zbulohen ato.

Nuk ekziston dyshim se Donald Trump, presidenti i Amerikës, me anë të amnistisë së ushtarakëve kriminelë amerikan, personalisht ndjek qëllime të caktuara që i pari dhe më i rëndësishme prej tyre është fushata elektorale për zgjedhjet e ardhshme. Donald Trump i cili akoma nuk ka kurrfarë suksesi rajonal dhe ndërkombëtar për ta paraqitur në fushatën elektorale të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, synon që me amnistinë për ushtarakët kriminelë të tërheqë vëmendjen e grupeve të ekstremit të djathtë në Amerikës. Dhënia e një lloj sigurie dhe qetësie veteranëve ushtarakë amerikanë të cilët për shkak të krimeve të panumërta që kanë kryer në Afganistan dhe Irak, pas kthimit në Amerikë po përballen me lloje të ndryshme të depresionit dhe shqetësimit për shkak të hetimeve të mundshme nga ana e autoriteteve gjyqësore të ushtrisë, është prej qëllimeve të tjera të Donald Trump për të treguar se ai nuk i ka harruar veteranët ushtarakë amerikanë dhe në këtë mënyrë mundohet të tërheqë vëmendjen e atyre.

Përveç kësaj, Trump duke moslejuar hyrjen e autoriteteve ndërkombëtare gjyqësore si të Gjykatës Ndërkombëtare për Krime Lufte në dosjet e krimeve të luftës që kanë kryer ushtarakët amerikan, mundohet të paraqesë veten si pionier të mbrojtjes së superioritetit të amerikanëve sidomos para gjeneratave të reja dhe të ngjallë ndjenjat nacionaliste të tyre për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020. Kjo është për arsye se motot e fushatës elektorale të zgjedhjeve të kaluara si urrejtja ndaj Kinës, më nuk mund ta ndihmojnë Trumpin në zgjedhjet e ardhshme. Nuk ekziston dyshim se vendimi i paligjshëm dhe jo njerëzor i presidentit të Amerikës për amnistinë e kriminelëve të luftës së këtij vendi në Afganistan dhe Irak, do të ketë pasoja që e para dhe më e rëndësishme prej tyre është dhënia e lejes për forcat ushtarake amerikane që të vazhdojnë krimet e tyre të luftës në këto dy vende dhe në vende të tjera të botës.

Përveç kësaj, Trump me këtë vendim të tij për të cilin thuhet se është i paparë në historinë e Amerikës, po paraqet një lloj të ligjit “Kapitalizacioni modern” në bazë të të cilit ushtarakët kriminelë të Amerikës të mos gjykohen dhe të mos dënohen as edhe nga gjykatat e këtij vendi, gjë që konsiderohet jo vetëm shpërblim për ushtarakët amerikanë, por bëhet shkak të shkelet gjaku i viktimave të krimeve të Amerikës në këto vende dhe në vende të tjera të botës kur janë të pranishme forcat ushtarake të Amerikës.

Sipas Sejed Is’hak Delxhu Husejni, ekspert i çështjeve politike në Afganistan, Amerika në asnjë mënyrë nuk është e gatshme të pranojë përgjegjësinë për krimet e forcave ushtarake të saj në Afganistan. Kjo do të thotë se Trump për të fituar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, kryen çfarëdo lloj veprimi të paligjshëm pa matur fare pasojat e vendore, rajonale dhe ndërkombëtare të atyre veprimeve. Në këtë mënyrë nuk është i papritur një reagim më i ashpër nga ana e autoriteteve gjyqësore të Amerikës përball amnistisë së kriminelëve të luftës nga ana e Donald Trump.