Nelson Mandela burri i paqes në botë
(last modified Sun, 28 Jul 2019 09:10:41 GMT )
Korrik 28, 2019 11:10 Europe/Tirane
  • Nelson Mandela burri i paqes në botë

Asambleja e  Përgjithshme e OKB-se në nëntor të 2009 shpalli 18 korrikun si Ditën Ndërkombëtare Nelson Mandela, në njohjen  e kontributit të ish-presidentit afrikano-jugor në  promovimin e kulturës, lirisë dhe paqes në mbarë botën.

Duke njohur vlerat e larta të Nelson Mandeles si dhe përkushtimin e tij në shërbim të njerëzimit, në fushën e zgjidhjes se konflikteve, marrëdhënieve racore, promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, pajtimin, barazinë gjinore si dhe te drejtave të fëmijëve, kontributin e tij për zhvillimin e komuniteteve te varfra, Asambleja e Përgjithshme vendosi qe t’i kushtohet një dite në vit emrit të tij. Duke kushtuar 67 minuta nga koha e tyre, një minute për çdo vit shërbimi publik të Mandeles, njerëzit mund te bëjnë një gjest të vogël të solidaritetit me njerëzimin dhe një hap drejt lëvizjeve më të mira globale. Stafi I OKB-se në mbarë boten thuajse çdo vit ndërmarrin iniciativa te ndryshme në shërbim të njerëzve ne nevoje, duke rindërtuar shtëpi të shkatërruara nga katastrofa natyrore, duke ofruar mjete shkollore, veshmbathje, ushqime si për fëmijët në jetimore apo të braktisur ashtu edhe për te moshuarit, si dhe duke ndërtuar jetimore.

Motoja e tij ishte “askush nuk  ka lindur për te urryer një person tjetër për shkak të ngjyrës së lëkurës se tij, te kaluarës së tij apo për shkak të fesë së tij. Nelson Mandela ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej zezakëve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore. Pas disa ditësh saktësisht më 18 korrik është dita kur lindi në Mvezo të provincës së Kejpit në Afrikën e Jugut, Nelson Rolihlahla Mandela, ky personalitet i madh afrikan i rangut botëror i dy shekujve të fundit, i shquar veçanërisht për qëndresën legjendare gati 30- vjeçare në burgjet e tmerrshme të regjimit racist të aparteidit, prej nga ku edhe drejtoi plot sukses, e mes vështirësish të panumërta, luftën për liri e të drejta të barabarta të popullsisë autoktone me ngjyrë, deri në fitore, kundër diskriminimit racial, e segregacionit.

 

Mandela ka lindur më 18 korrik të vitit 1918. Ditëlindja e Mandelas është edhe Ditë Ndërkombëtare e Nelson Mandelas, e shpallur nga OKB-ja si shenjë mirënjohjeje për kontributin e fituesit të çmimit Nobel për Paqe e pajtimin e arritur në këtë vend. Në këtë ditë afrikano-jugorët zakonisht shënojnë ditëlindjen e liderit të tyre kundër aparteidit, i cili ishte 67 vjet në shërbim publik, kurse qytetarët bëjnë 67 minuta punë për komunitet. Fillimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij. Në vitin 1956 ai u akuzua për "tradhti të lartë" nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë. Procesi zgjati deri më 1961 dhe të gjithë u liruan. Mbas lirimit ai u bë lideri i grupit të armatosur së ANC-së. Në vitin 1962 u burgos dhe u dënua me 5 vjet heqje lirie. Në vitin 1964 u dënua me burg të përjetshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi. Në vitin 1990 mbas një fushate të ANC dhe presionit ndërkombëtar ai u lirua pa kushte. Në vitin 1993 fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 u zgjodh në zgjedhje demokratike, President i Afrikës Jugore dhe me 9 maj u zgjodh si presidenti i parë me ngjyrë në këtë vend. Në vitin 1999 ai dha dorëheqje dhe ishte aktiv për organizata të ndryshme për të drejtat e njeriut.  

 

Më 21 mars 1960, pas një proteste të mijëra njerëzve të paarmatosur, ndodhi masakra e Sharpeville ku u vranë 69 protestues (10 fëmijë e 8 gra), e u plagosën 180 të tjerë (31 gra dhe 19 fëmijë). Kjo është koha kur pas ndalimit me ligj të KKA, Mandela dhe shokët e tij përsërisin thirrjet për rezistencë të armatosur. Me gjithë vetëmbrojtjen e shkëlqyer të të akuzuarve dhe të treshes së famshme të avokatëve Joel Joffe, Arthur Chaskalson e George Bizos, kësaj here gjykatësit racistë të regjimit nuk mund t’u jepnin më pafajësinë madje përkundrazi, në përfundim të gjykimit, më 12.07.1964 i dënuan me burgim të përjetshëm, apo afate shumë të gjata burgimi. Në 16 korrik të vitit 1976, një tjetër masakër, kësaj radhe akoma më e madhe ndodhi në Soweto, gjatë së cilës vetëm ditën e parë u vranë 23 protestues paqësorë, ndër të cilët adoleshenti 13-vjeçar Hektor Pieterson, heroi dhe simboli i protestës. Kjo masakër e regjimit racist e kryeministrit Vorster mori përmasa shumë më të mëdha se ajo e Sharpeville, ngaqë numri i të vrarëve shkoi rreth 500, e ai i të plagosurve mbi 1000. Edhe pse i izoluar, Mandela vazhdonte i paepur qëndresën në të gjitha format e mundshme, e plot 6 vite pas burgosjes, ia mbërriti të hartonte e shpërndante nga burgu një manifest të KKA. Në shkurt të 1985-ës, ai refuzon me neveri dhe hedh poshtë lirimin me kusht nga burgu, në këmbim të heqjes dorë nga lufta

 

. Do të ishte 11 shkurti i 1990-s, dita kur pas urdhrit të presidentit F.W. de Klerk, Mandela, tashmë pa asnjë kusht, lirohet nga burgu. Kishin kaluar jo pak, por 27 vite të një izolimi të tmerrshëm, mes dhunës e lagështirës së tre burgjeve, që i shkaktuan edhe tuberkulozin e rëndë. Por ai mbijetoi plot dinjitet, duke hapur një tjetër faqe, jo më pak të lavdishme të jetës së tij. Ende pa dalë nga burgu, më 1988, Mandelës i akordohet çmimi ‘Sakharov’ për Lirinë e Mendimit, më pas shumë e shumë çmime e dekorata të larta, ku më i rëndësishmi mbetet ai Nobel për Paqe më 1993. Interesant mbetet fakti se ky çmim iu akordua në të njëjtin vit edhe presidentit të kohës, F. W. de Klerk, me të cilin Mandela negocioi deri sa ia mbërriti qëllimit, organizimit të të parave zgjedhje të përgjithshme multiraciale demokratike, të fituara nga

 

Partia e Mandelës, që u zgjodh dhe presidenti i parë me ngjyrë i Republikës së Afrikës së Jugut,(27.04.1994 – 14.06.1999) me zv.president të parë Thabo Mbeki dhe të dytë ish-presidentin de Klerk, gjest shume domethënës ky, por jo sa krijimi i Komisionit të së Vërtetës e Ripajtimit Kombëtar, ku dhe u shfaq e plotë madhështia e personalitetit të Mandelës, si lider gati unikal në botë. Ai e kreu detyrën e presidentit nga 10 maj 1994-16 qershor 1999 de facto, pra vetëm një mandat. Në zgjedhjet e reja president doli Mbeki, që u rizgjodh edhe për një mandat të dytë, i cili ia dorëzoi mandatin presidentit të ri, vetëm për një ditë (Ivy Matsepe-Casaburri 24-25 shtator 2008), pas të cilit, deri në maj të 2009-ës,

Kgalema Motlanthe, që zëvendësohet nga Jakob Zuma, deri më 14 shkurt 2018. Gjatë presidencës së tij, kur edhe diskriminimi racial mori fund e u ngrit Komisioni i së Vërtetës e Ripajtimit Kombëtar, bota demokratike i njohu merita të jashtëzakonshme Nelson Mandelës, këtij lideri gati unikal, ndërsa vetë ai kishte peng të jetës dështimin e institucioneve dhe autoriteteve shtetërore në luftën ndaj HIV/AIDS-it (u dyfishua numri i të prekurve prej saj, nga 7.6% në 14.2%), edhe pse ai këmbënguli me të madhe në mos diskriminimin e tyre. Pengu tjetër i tij ishte vendimi për pjesëmarrjen e trupave afrikano-jugore në kundërshtimin e grushtit të shtetit në Lesoth-1998, që rezultoi i gabuar dhe kontravers. Mandela ishte zgjedhur për një vit, 1998-1999 sekretar i përgjithshëm i të Paangazhuarve, ndërkohë që prej korrikut ’91-dhjetor ’97-të qëndronte në funksionin edhe të presidentit të Kongresit Kombëtar Afrikan. Pas tërheqjes nga Presidenca, ai i vazhdoi angazhimet e tij për të drejtat shoqërore e civile të njeriut, Nelson Mandela njihej dhe vlerësohej përpos të tjerave, edhe për inteligjencën e madhe dhe kulturën e thellë. Ai ishte një studiues e lexues i palodhshëm, admirues apasionat i letërsisë, madje janë ruajtur shumë lirika, poezi e poema të tij në holandisht e anglisht. Mandela vdiq pas një sëmundjeje të gjatë më 5 dhjetor 2013 në shtëpinë e tij në Johannesburg në moshën 95 vjeçare.