Ziof Al Rahman
(last modified Sun, 04 Aug 2019 05:05:13 GMT )
Gusht 04, 2019 07:05 Europe/Tirane
  • Ziof Al Rahman

Haxhinjtë vizitojnë shtëpinë e Zotit dhe janë shembull i qartë i “Ziof Al Rahman” dhe meritojë lavdërim dhe nderim.

 

Një nga shembujt më të bukur të udhëtimit drejt Zotit është pelegrinazhi i haxhit. Ndonëse Zoti mund të adhurohet kudo, por Ai ka zgjedhur dhe përgatitur disa vende dhe kohë për tubime dhe pritje, sic është haxhi.

 

Haxhi është obligim për myslimanët dhe tubon miliona pelegrinë të vendeve të ndryshme islame, përfshirë pelegrinë iranianë, të cilët kalojnë kohën e tyre në Mekë dhe kryejnë ritualin e haxhit. Nga dita në ditë, numri i "Ziof Al Rahman" shtohet në tokën e sigurt hyjnore. Titulli "Ziof al-Rahman" përmban shumë kuptime për haxhilerët. Ata janë pelegrinët e një shtëpie, pronari i të cilës është lavdëruar për cilësi të tilla të larta si Rahim, Ghafur, Karim, Fattah dhe të ngjashme. Në pelegrinazh, këta pelegrinë janë mysafirë të Zotit "Rahman". Ai që ka mëshirë për të gjitha krijesat dhe të gjitha qeniet njerëzore, qoftë besimtarë apo jobesimtarë, madje edhe ata që mohojnë ekzistencën e Tij, janë subjekt i mëshirës së Tij dhe marrin bekimet e Tij. Tani Ziof Al Rahman ka ardhur në vendin e zbulesës.

 

Dhjetëra mijëra njerëz të dashur nga qytete dhe vende të ndryshme dalin përpara shtëpisë së Zotit. Ata nuk kanë të bëjnë fare me strukturën e bardhë të Ihramit, sepse pa mëshirën e Zotit, nuk ka asnjë që është i qetë dhe i mëshirshëm. Ata vijnë për të përdorur mallrat e hirit hyjnor dhe se mallrat dhe shërbimet janë vendosur nën flamurin e monoteizmit.

 

Kur Zoti i Plotfuqishëm rrëfen bekimet e mëdha në Kur'an, i thotë Profetit, mbani mend këto bekime, siç tha për bekimet e Fëmijëve të beni israilëve: O bijtë e israilit, kujtoni (jini mirnjohës për) të mirat e Mia, të cilat ua dhurova juve dhe zbatoni premtimin që më keni dhënë Mua. Unë zbatoj atë që u premtova dhe të më keni frikë vetëm Mua. (ajeti 40 i sures Bekare). Ndërsa në ajetin 125 të po të njëjtës sure, Zoti i Plotëfuqishëm thotë:  Dhe kur shtëpinë (Qaben) e bëmë vendkthim dhe vendsigurie për njerëzit, (u thamë) Vendin ku qëndroi Ibrahimi pranonie për vendfalje! Ibrahimin dhe Ismailin i urdhëruam: ju të dy pastrone shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty.  

 

Mund të merren bekimet e mëdha të haxhit para muajit Dhi al-Hixhah, në lutjet që bëhen në muajin e shenjtë të Ramazanit. Në muajin e shenjtë të Ramazanit, një nga lutjet më të shquara është lutja për Haxhin. Në këtë lutje thuhet: O Zot a mundëso që cdo vit të kryejmë ceremonitë e Haxhit.

 

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, Mikëpritësi, i cili është Zoti i Plotfuqishëm, mëson shërbëtorët e Tij të drejtë për të kërkuar Haxhin prej tij. Pastaj, në ritualin e haxhit, ai do t'i plotësojë dëshirat e tyre. Imam Sexhadi (as) në lutjet e tij, nga Zoti i Plotëfuqishëm kërkon: O Zot, mos më largo nga vendet e mëdha nga ku kryej lutjet e Haxhit dhe vizitojë varrin e Profetit Tënd.

 

Prandaj, tubimi i ka dy faza: Njëra është ajo që mikpritësi i thotë mysafirëve kërkoni dicka nga Unë dhe tjetra ajo që mikëpritësi atë që mysafiri e ka kërkuar, Ai ia plotëson.

 

Ajetollan Xhevadi Amoli, komentues i madh i Kur’anit thotë: Ajo që gjatë rrjedhës së haxhit i referohet Ziof Al Rahman, ka të bëjë me faktin se thelbi i “Akdas” pranon nnë mënyrë direkte pritjen e mysafirëve të Tij... Banketi hyjnor është i njejtë në mënyrë që në të njëjtën kohë, një person mund të jetë mysafirë dhe mikëpritës, në Meke dhe në muajin e bekuar të Ramazanit, njeriu mund të jetë edhe mysafirë hyjnorë, si dhe mikëpritës i Zotit, sepse zemra e njeriut në Mekë dhe po ashtu edhe gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, është e gatshme për të marrë dhe për të pritur mësime hyjnore, kështu që kjo mikpritje është e përzier me pritjen e mysafirëve dhe mikëpritjen.

 

Në mikpritjet e zakonshme, mysafirët janë nën tryezën e pronarit të shtëpisë. Gjithkush pranon mysafirin. Por në festat hyjnore dhe shpirtërore, mëshira e pronarit të shtëpisë është kaq e gjerë sa ai i jep atij çdo gjë që dëshiron.

 

"Rahman" është një fjalë e bekuar që përmendet vazhdimisht në Kuranin e Shenjtë. Gjendet 113 herë në fillim të secilës sure me Bismilah dhe 56 herë në mesin e ajeteve të sureve të Kur'anit. Nga këndvështrimi i komentuesve, zgjedhja e fjalës Rahman në vend të All-llah është për shkak të pranisë së shërbëtorëve që janë bekuar me mëshirë hyjnore, ata që shkojnë në qendër të mëshirës, mësojnë mëshirën hyjnore në botë dhe mëshirën e veçantë hyjnore në ahiret. Dhe si shiu që është kudo, gëzon të gjitha bekimet e Tij. Zoti i Madhërishëm në ajetin 75 të sures Furkan thotë: Për shkak se duruan, të tillët shpërblehen me një shkallë të lartë (Xhennet) dhe aty priten me përshëndetje të selamit.

 

Prezantimi i fuqisë dhe i unitetit të myslimanëve, është një prej ndikimeve të karakterit politik të Haxhit. Në këtë ceremoni myslimanët nga të gjitha vendet islamike dhe jo islamike, mblidhen për të treguar fuqinë e tyre përballë armikut. Myslimanët për tu njohur me njëri-tjetrin, për të njohur pikëpamjet dhe mendimet e njëri-tjetrit dhe për të eliminuar keqkuptimet, duhet të jenë të bashkuar dhe haxhi krijon këtë mundësi. Armiqtë e islami bëjnë përpjekje të shumta për të përçarë myslimanët dhe haxhi është një mundësi që myslimanët edhe pse me prirje të ndryshme fetare të zgjidhin keqkuptimet dhe të afrojnë pikëpamjet e tyre. Në këtë mes dijetarët dhe mendimtarët fetarë luajnë një rol të rëndësishëm dhe me efikasitet të lartë në unitetin islame. Fatkeqësisht mundësia që krijon haxhi, për shkak të neglizhencës së sauditëve, nuk përdoret seriozisht për unifikimin e myslimanëve apo për afrimin e pikëpamjeve të tyre. Megjithatë haxhi është vendi i përshtatshëm për afrimin e zemrave, mendimeve, për unifikimin dhe bashkimin islam.

 

Në këtë drejtim, Lideri suprem i Revolucionit Islamik në takim me zyrtarët e Haxhit ka thënë: Ata që janë përgjegjës për zonat e haxhit, Meka dhe Medina dhe të ngjashmet, - qeveria saudite - kryejnë detyra të rënda, por është edhe detyra e tyre për të siguruar sigurinë e haxhinjve, për të siguruar nderin dhe dinjitetin e tyre. Dinjiteti i haxhiut është i rëndësishëm, ata janë mysafirë të Zotit, respektimi i tyre duhet të jetë i posacëm. Sjelljet që dëmtojnë këtë dinjitet dhe  fyerjet ndaj haxhinjve duhet të eliminohen. Natyrisht mjedisi nuk duhet të sigurohet, të respektojnë sigurinë e haxhinjve, por mjedisin mos ta bëjnë një mjedis të sigurt, por ta bëjnë një mjedis të qetë, mjedis për jetes të mirë.

 

Një tjetër pikë e rëndësishme është sjellja e pelegrinëve. Ata janë vizitgorë dhe udhëheqës krenarë e të lavdishëm të Islamit. Ata duhet të paraqesin shembullin e lavdishëm të moralit të mirë dhe nderimit hyjnor në samitin e lavdishëm dhe të portretizojnë imazhin e vërtetë musliman me përulësi, miqësi, unitet, dashuri dhe besim.

 

Tags