Udhëtim në ritet e haxhit
(last modified Sun, 04 Aug 2019 05:10:18 GMT )
Gusht 04, 2019 07:10 Europe/Tirane
  • Udhëtim në ritet e haxhit

Ritualet e Haxhit nuk janë thjesht një akt simbolik dhe dashamirës, por përtej pamjes së tyre, ata në brendësi kanë një kuptim të lavdishëm.

Për vite me radhë, Profeti Ibrahim (as) dhe djali i tij Ismaili kishin prerë vetëm disa pjesë të gurit të zi nga pjesa malore e Mekës dhe i kishin vendosur ato në mënyrë të thjeshtë mbi njëri-tjetrin. Kështu ata ndërtuan një shtëpi të thjeshtë dhe të madhe nën urdhrat e Zotit, që quhej Qabeja. Qabeja thjesht simbolizonte monoteizmin dhe zemrën e botës. Një pikë e qëndrueshme që solli përreth tij të gjithë ndjekësit, ashtu si galaktikat, të cilat janë ngushëllim i rrethit të Perëndisë. Haxhi është një shenjë lavdërimi i universit për Perëndinë. Haxhi është një histori e gjatë e shumë sekreteve dhe të fshehtave. Kongreset dhe tubimet shumëkombëshe dhe shume fetare kanë një ritual universal që në fund të fundit konsiston në pohimin e monoteizmit dhe kjo mund të jetë një burim i afrimit të të gjitha feve të mëdha hyjnore. Në ajetin 27 të sures Haxh thuhet:

« وَأَذِّنْ فِی النّاسِ بِالْحَجِّ یَأتُوکَ رِجالا وَعَلى کُـلِّ ضامِر یَأْتِیْـنَ مِنْ کُـلِّ فَجٍّ عَمیق ثُمَّ لْیَقْضُوا تَفَثَهُمْ وَلْیُوْفُوا نُذُورَهُمْ وَلْیَطَّوَّفُوا بِالْبَیْتِ الْعَتِیْقِ ـ  الحجّ 29 ـ 27

27. Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta.  

Ritualet e Haxhit nuk janë thjesht një akt simbolik dhe dashamirës, por përtej pamjes së tyre, ata në brendësi kanë një kuptim të lavdishëm. Megjithëse  nëse ky rit që është riti që tregon fuqinë e madhe dhe më madhështore të botës islame, kapet vetëm në pamjen e saj, ajo do të jetë e lirë nga efektet dhe freskuese dhe nxitëse. Mendimi dhe karakteristika e ritualit të haxhit atë e bëjnë një mësim të mirë që ka gjuhë, lëvizje dhe personalitet kryesor dhe Ibrahimi, Haxheri dhe Ismaili janë personazhet e tij. Lëvizjet bëhet drejt Masxhedul’heramit, Safasë, Mervsë, Arafatit, Masharit dhe Menasë. Është e habitshme se të gjithë mund të lëvizin në këtë ritual. Burra dhe gra, të varfër e të pasur, të bardhë e zezakë dhe çdokush tjetër që ndodhet në ritualin e Haxhit, ka një rol kryesor. Të gjithë ndodhen në pozitën e atyre personaliteteve të mëdha të historisë që kanë rezistuar përballë shirkut dhe mëkatit dhe kanë testuar besimin e tyre.

Pelegrinët për të kryer ceremoninë e haxhit në fillim mblidhen në vendin e quajtur Mikat dhe veshin rrobat e haxhit. Atyre u jepen dy rroba të thjeshta dhe të bardha që nënkupton heqjen e çdo elementi mburrje dhe për të treguar veten dhe që kanë për qëllim çlirimin e pelegrinit nga çdo lloj varësie tek elementët jo hyjnorë dhe bashkimin e tij me perëndinë. Në kohën kur pelegrini vesh rrobat e haxhit ai me vetëdije bën kujdes në lëvizjet dhe sjelljet e tij, tregon moral të lartë, flet fjalë të mira dhe është i vetëpërmbajtur. Disa çështje në kuadër të ceremonisë së Haxhit janë bojkotuar me qëllim që të forcohet rezistenca e njeriut përballë dëshirave dhe preferencave të tij personale. P.sh. në këtë kohë është e ndaluar ngacmimi apo dhunimi i kafshëve, ndalohet gënjeshtra, ndalohet konflikti verbal me të tjerët, apo me bashkëshorten.

Në kohën kur Profeti i Islamit (s.a.v.s) nisi udhëtimin e meraxhit, një zë qiellor atij i tha: A nuk të gjeti ty Zoti jetim dhe të strehoi? A nuk të gjeti të humbur dhe të udhëzoi? Në atë kohë profeti tha la bejk ( aprovoi) dhe tha: O Zot të bindem ty. Të gjitha falënderimet, vlerësimet dhe lavdërimet janë për Tu. Ti nuk ke partner dhe unë zbatoj çdo urdhër Tëndin. Në ambientin hyjnor të haxhit tingujt e fjalës La Bejk, janë tingujt më të bukur. Këto janë fjalë dashurie që burojnë nga thellësia e shpirtit dhe shprehen nga gjuha e mijëra njerëzve të pastër që i janë drejtuar Zotit. Kjo fjalë tregon gatishmërinë e tyre për të zbatuar të gjitha urdhrat e Zotit. Pelegrinët nga brendësia e shpirtit të tyre i përgjigjen zërit të Zotit, atë e quajnë pa partner dhe janë të gatshëm të bëjnë tavafin e Qabesë.

Tavafi përreth Qabes është riti i parë i ceremonisë së haxhit. Pelegrinët me një lëvizje të koordinuar dhe njëkohësisht të gjithë së bashku, kryejnë tavafin dhe pohojnë se Zoti është boshti dhe burimi i gjithësisë, e cila i dedikohet Atij. Në kohën e Tavafit njerëzit lavdërojnë Zotin dhe duket se të gjitha grimcat e botës janë të njëzëri me ata. Të gjithë rrotullohen që të kalojnë boshtin e brendësisë së tyre dhe të futen në boshtin e mirësisë së Zotit dhe pas kësaj ata falin namazin e Tavafit dhe përkulen përballë Zotit Një dhe Mëshirues dhe e falënderojnë Atë.

Safa dhe Merve është një tjetër rit i ceremonisë së haxhit në të cilën besimtarët përshkojnë 7 herë rrugën që ndodhet mes këtyre dy maleve. Udhëtimi është simbol i përpjekjes për marrjen e mëshirës së pafundme të Zotit ku në rrugën e thatë dhe shkretinore, Haxheri është munduar të gjejë ujë për fëmijën e etur të saj. Pasi përshkoi 7 herë rrugën mes dy maleve, papritur u shfaq një burim me ujë të kulluar i quajtur Zam Zam që ishte mirësia e Zotit për Haxherin dhe fëmijën e saj. Zoti në ajetin 158 të sures Bekare thotë:

158. Safa dhe Mervea janë nga shenjat (për adhurim) e All-llahut, e kush e mësynë shtëpinë për haxh (Qaben për haxh), ose për umre (vizitë jashtë kohës së haxhit), nuk është mëkat për te t’i vizitojë ato dyja  (të ece në ato dy vende). E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s’ka dyshim se All-llahu është shpërblyes i gjithëdijshëm. 

Në këtë rit, pelegrinët duke rikujtuar atë mësim të madh mundohen të mësojnë mësimin e tevhidit, durimit dhe besimit në Zot dhe të shikojë shenjat e mëshirës hyjnore.

Udhëtimi mes Safa dhe Merve që bëhet sot në ceremoninë e haxhit

Mëngjesin e 9 Dhil’haxhe, sipas kalendarit hënor, karvani i madh i haxhit si një lum i rrjedhshëm i bashkohet detit të njerëzve në Arafat. Arafati është vendi i njohjes. Një prej karakteristikat e njohjes është njohja e vetvetes dhe haxhiu në Arafat kupton vetveten. Ai llogarit gjendjen, veprimet dhe punët e tij dhe nëse aty sheh ndonjë gabim, ai pendohet në formë reale. Në shkretëtirën e Arafatit shfaqet dita e kiametit dhe duke rikujtuar llogarinë e asaj dite tek haxhiu krijohet një gjendje pendimi dhe lutjeje gjë e cila e ndryshon atë. Thuhet se nëse në Arafat, shpirti dhe zemra e njeriut ndryshojnë duke qëndruar në Mashar dhe duke kujtuar Zotin kjo gjendje plotësohet dhe haxhiu kryen një haxh të pranueshëm.

Pamje nga shkretëtira Arafat në vitin 1439

Përballja me djallin dhe dëbimi i tij nga vetja është metoda e hazretit Ibrahim dhe një traditë e përhershme dhe plot kuptim e ceremonisë së haxhit. Rami Xhamara në zonën Mena nënkupton dëbimin e djallit dhe bindjes së gjithanshme përballë Zotit Një. Pelegrinët hedhin gurë në drejtim të vendit simbolit të djallit dhe në këtë formë ata duhet të dëbojnë djallin dhe duke shprehur bindjen dhe besimin e plotë të tyre për Zotin, ashtu si hazreti Ibrahim (as) dëshmojnë se kurrë nuk do të bien pre e ambicieve djallëzore. Imam Kazemi (as) thotë: Në këtë vend ( Rami Xhamarat) Ibilisi iu shfaq hazretit Ibrahim (as) dhe atë e inkurajoi për të mos bërë kurban kokën e Ismailit. Mirëpo Ibrahimi duke i lëshuar një gurë, atë e dëboi nga vetja. Me fjalë të tjera rami Xhamarat është simbolikë e njohjes së armikut dhe i dëbimit të armikut. Sot kur fuqitë hegjemonistë me metoda të ndryshme thurin komplote kundër myslimanëve, njohja e armiqve dhe e taktikave të përballjes me ta është e domosdoshme dhe neglizhenca përballë armiqve është një gabim i madh dhe i parikuperueshëm që mund të çojë në përçarjen e myslimanëve dhe dëmtimin e madhështisë së islamit.

Kryerja e kurbanit në ditën e Kurban Bajramit dhe prerja e flokëve dhe e thonjve, është riti i fundit i ceremonisë së haxhit. Në ditën e festës së Kurban Bajramit, ata që kanë kryer një haxh të pranueshëm gëzojnë dhe falënderojnë Zotin. Pas kësaj një valë e madhe pelegrinësh edhe një herë kryejnë tevafin përreth Shtëpisë së Zotit dhe falënderojnë për kryerjen e ceremonisë së haxhit. Në atë kohë, Qabeja si një magnet që tërheq pas vetes çdo grimcë hap krahët e saj dhe i përmbledh të gjithë haxhinjtë.

Në këtë mënyrë ceremonia e haxhit që është treguese e madhështisë së Islamit, ndikon në ndryshimin e njerëzve dhe shton qetësinë psikike dhe shpirtërore dhe atij i jep siguri duke kujtuar Zotin dhe duke e afruar atë akoma më pranë Zotit duke u distancuar nga çështjet materialiste. Përveç kësaj ajo i shton njeriut ndjenjën e dinjitetit dhe vlerave njerëzore. Profeti i nderuar i Islamit duke vlerësuar lart haxhinjtë dhe ceremoninë e haxhit thotë: qëllimi i kryerjes së namazit, haxhit, tavafit dhe i riteve të tjera është përkujtimi i përhershëm i Zotit. Atëherë nëse zemra jote nuk arrin të kuptojë madhështinë e Zotit që është objektivi kryesor i çdo lutjeje, atëherë përmendja e Tij në formë verbale çfarë përfitimi sjell?

Tags