Toka e shenjtë e Haxhit
(last modified Sun, 04 Aug 2019 05:33:33 GMT )
Gusht 04, 2019 07:33 Europe/Tirane
  • Toka e shenjtë e Haxhit

Toka e shenjtë është vizituar nga një grumbull i madh njerëzisht nga e gjithë bota. Grupe të ndryshme njerëzisht me gjuhë dhe raca të ndryshme, janë mbledhur nga qytetet dhe fshatrat dhe kanë shkuar në tokën e shenjtë. Ata janë njerëz që nuk njihen me njëri-tjetrin dhe që nuk janë parë ndonjëherë më parë.

Toka e shenjtë është vizituar nga një grumbull i madh njerëzisht nga e gjithë bota. Grupe të ndryshme njerëzisht me gjuhë dhe raca të ndryshme, janë mbledhur nga qytetet dhe fshatrat dhe kanë shkuar në tokën e shenjtë. Ata janë njerëz që nuk njihen me njëri-tjetrin dhe që nuk janë parë ndonjëherë më parë.  Përreth Qabesë, tek hazreti Muhamed, në lartësitë e maleve Hera dhe Thur, në pllajën Arafat dhe Mena, o Zot çfarë thotë ky grup i madh njerëzisht dhe çfarë do? Për çfarë kanë ardhur këta njerëz me kaq dashuri, këtu?

Një haxhi nga Indonezia thotë: Qëllimi i haxhit nga aspekti personal është arritja e ndriçimit dhe i së mirës. Këtu vetja përfshihet nga spiritualiteti dhe bashkimi me Zotin e madhërishëm dhe kulmon lutja dhe bindja ndaj Tij. Çdokush që synon të arrijë perfeksionimin nëpërmjet rrugës së drejtë hyjnore, duhet të ecë në këtë rrugë. Ky është qëllimi kryesor i Haxhit.

Një pelegrin nga Gjermania, thotë se shfrytëzimi i këtij kapitali dhe rezerve të madhe spirituale është përtej aspekteve personale dhe thotë: Ndikimi që mund të lë ky tubim i madh është jo vetëm për të gjithë myslimanët por për të gjithë njerëzit në botë dhe kjo ka vlera shumë herë më të rëndësishme sesa të mirat personale. Në kohën kur me miliona njerëz në një kohë të caktuar dhe në një vend të caktuar mblidhen së bashku, kjo me padyshim ka vlera dhe qëllime shumë herë të larta, një prej të cilave është mënyra e formimit të kombit islam.

Zoti në ajetin 96 të sures Ali-Imran Qaben e cilëson vendin e udhëzimit dhe thotë:

«إِنَّ أَوَّلَ بَیْتٍ وُضِعَ لِلنَّاسِ لَلَّذِی بِبَکَّةَ مُبَارَکًا وَهُدًى لِّلْعَالَمِینَ"

96. Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme  udhërrëfyese për mbarë njerëzimin.

Në ajetin 97 të sures Maide, haxhi dhe ceremonia e saj cilësohet mjet për të forcuar dhe organizuar punët dhe veprimet e njerëzve. Kjo nënkupton se njerëzit pa i kushtuar rëndësi pamjes së jashtme, ngjyrës dhe racës, në këtë vend marrin mësime për sjellje të veçanta dhe të gjithë së bashku lëvizin drejt një qëllimi të caktuar. Haxhi mund të cilësohet një objektiv i qëllimshëm dhe me vetëdije drejt unifikimit. Objektivi kryesor i kësaj lëvizjeje është Zoti dhe lidhja e njeriut me Zotin dhe qëllimi është krijimi i një baze të fortë spirituale në jetën dinjitoze të njeriut.

Kurani në komentimin e objektivit dhe filozofisë së Haxhit në përgjithësi flet për qëllimet sociale të haxhit dhe ndikimin e tyre në të gjithë shoqërinë. Nga pikëpamja e Kuranit, filozofia e ndërtimit të Qabesë dhe e ceremonisë së haxhit është lëvizja për të plotësuar interesat e njerëzve. Në ajetin 28 të sures Haxh thuhet:

««لِیَشْهَدُوا مَنَافِعَ لَهُمْ ..»

28. (vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra, prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfrin.

Pra haxhi është një lëvizje sociale për të zgjidhur nevojat dhe problemet dhe për të rritur dhe zhvilluar shoqërinë. Në shpjegimin e fjalës Interesa, dijetari i njohur Alame Taba’tabai thotë: Interesat e haxhit janë si interesa të kësaj bote por edhe të ahiretit. Interesat e kësaj bote të kësaj ceremonia janë të qarta pasi në këtë ceremoni njerëz nga e gjitha bota mblidhen së bashku dhe njihen me njëri tjetrin dhe kjo nënkupton unitetin në fjalën e drejtë dhe lutja e të gjithëve ndaj Zotit duke u drejtuar nga Qabeja. Ky bashkim i tyre spiritual krijon bashkimin fizik dhe verbal të tyre. çdokush me aq mundësi sa ka mundohet të zgjidhë problemet e të tjerëve, të mësojë nga të mirat e tjerëve dhe të nxitojë për të dhënë ndihmë. Në këto kushte një shoqëri e vogël kthehet në një komb të madh dhe asnjë faktor dashakeq nuk mund t’i dalë përpara këtij kombi. Rasti i dytë i interesave të haxhit është interesi i ahiretit që është pikërisht afrimiteti në rrugën e Zotit të Madhërishëm.

Ish kreu i universitetit Al Az’har, sheik Muhamed Shaltut lidhur me këtë thotë: interesi i parë i ceremonisë së haxhit që është e qartë dhe që është filozofia e parë e organizimit të haxhit, është kuptimi i gjerë i cili kurrë nuk përkufizohet në lloj dhe karakteristika por ai është gjithëpërfshirës dhe përmbledh të gjitha interesat personale dhe sociale. Nëse rritja dhe përafrimi në rrugën e Zotit janë interesa, këshillimi në rrugën e zgjerimit të dijes dhe kulturës gjithashtu është interes dhe nëse këto konsiderohen interesa, atëherë ftesa e myslimanëve për të gjithë është përpjekje për përhapjen e islamit që gjithashtu është interes. Si rezultat këto interesa varen gjithmonë nga koha dhe gjendja e myslimanëve në çdo periudhë.

Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik, ka një këndvështrim akoma më të gjerë dhe thotë: Në ceremoninë e Haxhit ekziston si lutja, bindja, udhëtimi Sai, Tavafi por edhe bashkimi i njerëzve. Kjo është shumë e rëndësishme. Nëse Zoti do të donte që njerëzit të shkojnë në haxh vetëm për të kryer ritet e tyre spirituale dhe fetare, nuk do të ishte e nevojshme përcaktimi i një kohe të caktuar dhe gjatë vitit çdo njeri sa herë që do të dëshironte mund të shkonte në haxh. Mirëpo haxhi ka një kohë të caktuar. Në këtë kohë myslimanët nga e gjithë bota mblidhen pranë njëri-tjetrit dhe ky urdhër ekziston përgjatë gjithë historisë. Kjo nënkupton se objektivi i këtij tubimi dhe i afrimit me njëri-tjetrin për Zotin ka rëndësi. Kjo është ajo që Zoti dëshiron. Kjo do të thotë krijimi i kombit islam, ndërsa Haxhi është pasqyrim i këtij kombi.

Profeti i nderuar i Islamit thekson se arritja e perfeksionimit real mund të realizohet duke zbatuar 5 programe një prej të cilave është haxhi. Ai thotë: Faleni namazin dhe mbani agjërimin, dhuroni zeqatin dhe kryeni haxhin në Shtëpinë e Zotit me qëllim që të futeni në parajsën e Zotit. Profeti duke përmendur Haxhin thekson përdorimin e  tij për ruajtjen e shëndetit të shoqërisë. Ai në hytben e njohur Hoxhatul’veda i ka këshilluar myslimanët që të heqin dorë nga kryerja e disa veprimeve që dobësojnë rrethin islam dhe ata i ka këshilluar që të mos i kundërvihen njeri-tjetrit dhe të mos e ndezin zjarrin për shkak të disa traditave fisnore dhe për shkak të hakmarrjes. Ai thotë: deklaroj se gjakmarrja dhe hakmarrja dhe të gjitha fenomene të tilla të periudhës së injorancës janë të papranueshme dhe i shkel ligjet e tyre. o Zot, ti je dëshmitar. O njerëz, jini të vetëdijshëm dhe pas meje mos iu ktheni mëkatit dhe disa prej jush të preni kokat e të tjerëve. Unë tek ju kam lënë diçka amanet të cilën nëse e mbani fort nuk do të humbisni dhe nuk do të devijoheni dhe ai është libri i Zotit tuaj.

Hazreti Ali (as) gjithashtu haxhin e cilëson flamurin e islamit. Flamuri është simboli që përmbledh karakteristikat dhe përmasat e një kulture dhe është tregues i saj. Imam Aliu në një fjalim të tij flet për ndikimet personale dhe sociale të haxhit. Në hytben 192 ai thotë

«... جَعَلَهُ اللَّهُ سَبَباً لِرَحْمَتِهِ»

O Zot i Madhërishëm, Haxhin vendose objekt për mëshirën Tënde.

Ai hazret në urtësinë 252 të Nahxhul’balaghasë thotë:

«رَضَ اللّهُ... وَالْحَجَّ تَقْربَةً لِلدِّین»

Zoti për afrimin dhe bashkimin e myslimanëve haxhin e ka bërë të obligueshëm

Analizimi i karakteristikave të haxhit nga pikëpamja e islamit, është karakteri dhe përmasa e tij botërore. Çdo vit me miliona myslimanë shkojnë në Mekë, e cila është vizituar nga profeti, Ibrahimi, Ismail dhe Haxheri dhe kjo do të thotë se çdokush mund të pyes veten se Ibrahimi dhe Muhamed kush ishin dhe çfarë kanë bërë? Si arritën që bukurinë, paqen, dinjitetin dhe sigurinë t’ia dhurojnë njerëzimit dhe si arritën të ndryshojnë botën? Ose, nga ne çfarë kanë kërkuar?

Duke pasur parasysh këto karakteristika, haxhi në mesin e ceremonive fetare ka vend të veçantë. Një nga të mirat e ibadetit dhe lutjes në ceremoninë e haxhit në krahasim me ceremonitë e tjera është se ato janë të përgjithshme për të gjithë shoqërinë. Haxhi është një ibadet që në të mësohet mësimi i xhihadit dhe sakrifikimit të pasurisë dhe jetës, si dhe lëvizet drejt Zotit. Haxhi është vendi i virtyteve ku njerëzit zgjohen nga gjumi i materializmit dhe ndriçohen duke përmendur dhe bashkuar me Zotin. Veprimi i haxhit është pastrimi i zemrës së njeriut nga të gjitha të këqijat, mëkatet, lakmitë. Ai është rruga e ku këmbëngulësit përkulen dhe pendohen dhe kjo është metoda më e mirë për krijimin e një shoqërie të drejtë dhe dinjitoze të myslimanëve.

Dr. Golam’ali Afruz psikolog nga Irani thotë: në ceremoninë e haxhit çdo pengesë që ndalon zhvillimin dhe rritjen e njerëzit, duhet të pastrohet dhe largohet nga vetja. Një njeri që kërkon të kryejë haxhin, nuk mburret. Ai veten e tij e çliron nga prirja për supremacia apo përçarja. Ai heq dorë nga kënaqësia dhe rehatia me qëllim që të arrijë një personalitet të shëndoshë dhe tolerant. Haxhi do të thotë personaliteti superior, i zhvilluar, plotësuar, i duruar dhe me amanet.

 

Tags