Boris Johnson dhe dilemma e Brexit-it
Kryeminsitri i ri i Anglisë, Boris Johnson ka zhvilluar takime të rëndësishme me zyrtarë të fuqishëm të Evropës, teksa insiston se Britania e Madhe do të largohet nga BE-janë datë 31 tetor, me ose pa marrëveshje. Boris Johnson u tregoi udhëheqësve të BE-së se ka nevojë për një marrëveshje të re për Brexitin kur ai bëri udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si kryeministër. Por pse kryeministri britanik synon të dalë pa marrëveshje nga BE?
Boris Johnson tha se nëse Britania do të largohej nga BE pa një marrëveshje, Londra mund të shmangte pagimin e ndonjë tarife për importet nga Evropa. Pretendimet e Johnsonit janë në kundërshtim me pikëpamjet e ekspertëve të tregtisë. Kështu Mark Carney, guvernatori i Bankës së Anglisë, kundërshtoi pohimin e Johnson. Nëse nuk do të ketë marrëveshje për largim kur Brexit të ndodhë, Britania dhe BE do të duhet të tregtojnë sipas tarifave të OBT-së. Mënyra e vetme për të eliminuar tarifat midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE pas një Brexiti pa marrëveshje është ose nëpërmjet një “marrëveshje të përkohshme” të kufizuar kohore, të cilën vendet e tjera të OBT kanë fuqinë për ta bllokuar , ose që të negociojë një marrëveshje të plotë të tregtisë së lirë që ka të ngjarë të marrë vite për t’u rënë dakord, sepse me siguri do të kërkonte unanimitet nga shtetet e BE. Britania nuk është e përgatitur ligjërisht për një Brexit pa marrëveshje: qeveria duhet të paktën të marrë pesë bonuse përmes parlamentit. Britania do të duhet të rivendosë statusin e saj të pavarur si anëtar i OBT-së, jo domosdoshmërisht i drejtpërdrejtë nëse anëtarët e tjerë të OBT-së përpiqen të nxjerrin koncesione. Dhe pozicioni negociues i Mbretërisë së Bashkuar me BE do të dobësohej ndjeshëm, pasi një marrëveshje e re kalimtare ka të ngjarë të kërkojë një marrëveshje unanime nga shtetet e BE-së, duke përfshirë parlamentet kombëtare dhe rajonale, në vend të shumicës së kualifikuar të kërkuar për marrëveshjen e tërheqjes sipas nenit 50 .
Një Brexit pa marrëveshje do të ketë pasoja shkatërruese ekonomike dhe politike për Britaninë. Për më tepër, një Brexit pa marrëveshje ka rrezikun e shpërbërjes së Mbretërisë së Bashkuar; do të rriste presionin për një votim mbi unitetin irlandez dhe do të ushqejë fushatën për pavarësinë skoceze. Gazeta londineze Sunday Times ka publikuar dokumente qeveritare që kanë njoftuar për paralajmërimin e mungesës së ushqimit, ilaçeve dhe karburanteve në një skenar pa marrëveshje. Ai thotë se dokumenti i Thesarit i përgatitjeve për një Brexit pa marrëveshje, zbulon se Mbretëria e Bashkuar mund të përballet për një kohë të gjatë me ndërhyrje në portet e saj, ndërsa plani për të shmangur një kufi të vështirë midis Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës nuk është i sigurtë dhe i qëndrueshëm. Qeveria britanike tha që dokumenti nuk ishte ashtu siç e priste, por skenarët e përshkruar shikohen si pjesë e përgatitjeve të Boris Johnson për një divorc pa marrëveshje me BE-në.

Për të rifilluar negociatat, Londra e konsideron thelbësore që Brukseli të rinegociojë dhe të mos kërkojë me ngulm një marrëveshje e cila konsiderohet nga Londra "jodemokratike dhe e papajtueshme me sovranitetin Britanik". Për sa i përket marrëveshjes, kryeministri Johnson është i sigurt se ‘No Deal’ do të ketë pasoja që do të reflektohen edhe te qytetarët që do të duan të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar nga nëntori e tutje. Në lidhje me lëvizjen e lirë të qytetarëve nga kontinenti për në ishull dhe anasjelltas, Kryeministri britanik tha se “numri i të huajve që mbërrijnë në Britaninë e Madhe do të jetë i kontrolluar në mënyrë demokratike dhe Londra nuk do të bëhet armiqësore ndaj imigracionit". Ndërkohë qeveria britanike po planifikon të prezantojë rregulla të rrepta për të mbajtur jashtë kriminelët e BE-së dhe të braktisë premtimin e Theresa May për të zgjatur sistemin aktual të lëvizjes së lirë. Rregullat aktuale që u japin qytetarëve të BE të drejtën për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar për të jetuar, punuar ose studiuar do të shfuqizohen më 31 tetor.
Por, për të mos lënë negociatat në plan të dytë, ndërkohë që zërat kundër po fermentohen, kryeministri britanik i ka shkruar dhe një letër Presidentit të Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, në të cilën ai shpreh shqetësimin për një backstop, i cili do të shkaktonte krizë në kufirin delikat midis Irlandës Veriore Britanike dhe Republikës së Irlandës. Nga ana e tij, Donald Tusk ka thënë se ai "nuk ofron zgjidhje që parandalojnë kthimin e kufirit në Irlandë"."Ne e mirëpresim angazhimin e treguar nga qeveria britanike për të arritur një marrëveshje mbi Brexit," thuhet në mesazhin e Tusk për Johnson. "Ne besojmë me vendosmëri se kjo është në interes të Mbretërisë së Bashkuar dhe BE. Sidoqoftë, duhet të kemi parasysh që letra e Kryeministrit nuk përmban një zgjidhje ligjore operative për të parandaluar kthimin e një kufiri në ishullin e Irlandës. Ai nuk përshkruan marrëveshje alternative për këtë qëllim dhe në të vërtetë pranon se nuk ka garanci që marrëveshje të tilla mund të arrihen deri në fund të një periudhe kalimtare. Sidoqoftë, siç kemi thënë në shumë raste, ne mbetemi të gatshëm të punojmë në mënyrë konstruktive me Britaninë e Madhe brenda kornizës së mandatit tonë ".
Nëse kufiri i ardhshëm i BE-së do të kalojë përmes ishullit irlandez (gjë që Brukseli e refuzon në mënyrë strikte në interes të anëtares së BE, Irlandës) apo mes Irlandës së Veriut dhe Britanisë së Madhe (e pamendueshme për Londrën) – kjo është një nga çështjet e mëdha të hapura, të cilat kryeministrja e mëparshme, Theresa May donte t’i rregullonte përmes një marrëveshjeje të negociuar me BE. Një tjetër ujdi prekte lirinë e lëvizjes së qytetarëve të BE: statusin e atyre që jetojnë prej një kohë të gjatë në Britaninë e Madhe si edhe lirinë e lëvizjes. Kryeministri i ri, Boris Johnon nuk e do marrëveshjen që negocioi Theresa May. Ka kohë që ai ka bërë të qartë, se ai as që mendon t’i përmbushë detyrimet financiare të vendit të tij kundrejt BE, nëse BE nuk ndërron qëndrim. Edhe për qytetarët e BE mund të bëhet e vështirë nga fundi i tetorit hyrja në Britaninë e Madhe. Qeveria në Londër ka bërë të ditur, se në rast të një Brexit pa marrëveshje më 31 tetor, ajo do t’i japë fund menjëherë lirisë së lëvizjes për qytetarët e rinj nga BE. Të drejtat e qytetarëve të BE që jetojnë ndërkohë në Britaninë e Madhe nuk preken nga rregulloret e reja. Ende po punohet për detajet e kritereve të reja të udhëtimit, tha një zëdhënëse në Londër. “Ne për shembull do të praktikojmë menjëherë rregulla strikte kundër kriminalitetit, për njerëzit që duan të hyjnë në Britaninë e Madhe”. “Qytetarët e BE që duan të jetojnë në vend do të zgjidhen në bazë të një sistemi pikësh sipas modelit australian.” Se si do t’i dallojnë në të ardhmen policët kufitarë qytetarët e BE me të drejtë qëndrimi nga ata pa leje qëndrimi mbetet e paqartë. Në Britaninë e Madhe nuk ka detyrim regjistrimi. Deri më tani janë të regjistruar afër 1 milionë nga 3,5 milionë qytetarë nga BE. Afati për këtë mbyllet në fund të vitit 2020. Ky afat nuk ka për të ndryshuar, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Iniciativa “3 milionët” që angazhohet për të drejtat e qytetarëve të BE në Britaninë e Madhe kritikoi, se mund të ketë vështirësi për qytetarët e BE që nuk janë regjistruar në rast të një Brexiti pa marrëveshje.

Marrëveshja e negociuar mes BE dhe Britanisë së Madhe u refuzua tre herë nga parlamenti britanik. Nëse nuk do të ketë ujdi deri më 31 tetor, Britania e Madhe do të dalë pa marrëveshje. BE e sheh veten të përgatitur për një dalje “no deal”, tha një zëdhënëse e Komisionit të BE. Sigurisht që një dalje pa marrëveshje e Britanisë së Madhe “do të krijojë vështirësi të mëdha për qytetarët dhe bizneset”, por kjo do të prekë më shumë Britaninë e Madhe se 27 vendet e tjera të BE. Backstop-i parashikon, që Britania e Madhe të jetë pjesë e unionit doganor me BE, për sa kohë që është gjetur një zgjidhje tjetër, që i shfuqizon kontrollet. Për Irlandën e Veriut përveç kësaj do të ketë pjesërisht rregullore të tregut të brendshëm të BE. Përfaqësuesit e vijës së ashpër të Brexit mes konservatorëve mendojnë se Backstop-i do ta lidhë për një kohë të pacaktuar Britaninë e Madhe me BE. Një politikë e pavarur tregtare do të ishte kështu e pamundur. Johnson kërkon heqjen Backstop-it. Në vend të kësaj, të dyja palët duhet të angazhohen ligjërisht që të mos ketë më kontrolle kufitare mes të dyja pjesëve të Irlandës. Deri në fund të periudhës kalimtare duhet të gjenden “ujdi alternative”, që e bëjnë të parëndësishëm Backstop-in dhe janë pjesë e një marrëveshje të mëvonshme tregtare. Për rastin, nëse kjo nuk mjafton, Johnson thotë se do të mbetej “konstruktiv dhe fleksibël për të parë, se cilat detyrime do të ndihmonin”, por nuk jep hollësi.
BE i ka refuzuar deri më tani bisedimet e reja për marrëveshjen. Ajo këmbëngul tek Backstop-i, për të përjashtuar mundësinë, që pas Brexit të vendosen kontrolle doganore mes Irlandës, anëtare e BE dhe Irlandës së Veriut, pjesë e Britanisë së Madhe, edhe për shkak të ruajtjes së paqes e mos shpërthimit të konfliktit mes protestantëve katolikëve në Irlandën e Veriut. Të pasqaruara janë edhe të drejtat e peshkimit për peshkatarët e BE në ujërat britanike. Brukseli pret në rast një daljeje pa marrëveshje radhë të gjata e pritje me orë në kufirin britanik për shoferët e kamionëve. Në turneun e parë të tij në Evropë që filloi në Berlin dhe Paris, kryeministri britanik Boris Johnson siguroi mbështetjen nga kancelarja gjermane Angela Merkel, për gjetjen e një zgjidhjeje lidhur me kufirin irlandez, që është edhe pika më e kontestuar e britanikëve në marrëveshjen e Brexit-it. Shefja e ekzekutivit gjerman sugjeroi përgatitjen e një plani brenda 30 ditësh gjatë një konference të përbashkët me Johnson. Ky i fundit tha se ekziston një “hapësirë e mjaftueshme për të arritur një marrëveshje të re”. Por, pak orë më vonë, Presidenti francez Emmanuel Macron preu shpresat për një rinegocim të mundshëm, duke thënë se ky nuk ishte një opsion. Emmanuel Macron, tha se koha nuk është e mjaftueshme për të negociuar një marrëveshje të re për Brexitit-in, por gjithsesi u shpreh i hapur për të gjetur një zgjidhje për çështjen e kufirit irlandez. “Askush nuk do të presë deri më 31 tetor pa provuar të gjejë një zgjidhje të përshtatshme,” shtoi Macron duke ia prerë hovin kryeministrit britanik.