Speciale për ditën botërore të shurdhmemecëve
(last modified Fri, 11 Oct 2019 14:27:51 GMT )
Tetor 11, 2019 16:27 Europe/Tirane
  • Speciale për ditën botërore të shurdhmemecëve

Me rastin e manifestimit të ditës botërore të shurdhmemecëve, data 30 shtatori për çdo vit, është emëruar Dita Botërore e Shurdhmemecëve. Federata Botërore e Shurdhmemecëve (WFD) për herë e ka manifestuar këtë ditë në vitin 1958, ndërsa më pas kjo ditë është zgjeruar në Javën Botërore të Shurdhmemecëve dhe që nga ajo kohë e deri më tani, për çdo vit java e fundit e muajit shtator manifestohet me këtë temë.    

Me rastin e manifestimit të ditës botërore të shurdhmemecëve, data 30 shtatori për çdo vit, është emëruar Dita Botërore e Shurdhmemecëve. Federata Botërore e Shurdhmemecëve (WFD) për herë e ka manifestuar këtë ditë në vitin 1958, në qytetin e Romës në Itali, ndërsa më pas kjo ditë është zgjeruar në Javën Botërore të Shurdhmemecëve dhe që nga ajo kohë e deri më tani, për çdo vit java e fundit e muajit shtator manifestohet me këtë temë. Aktualisht WFD në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është njohur si organizatë joqeveritare botërore në të gjithë botën. Qëllimi i manifestimit të kësaj dite është tërheqja e vëmendjes së politikanëve, autoriteteve dhe e të gjithë qytetarëve të shoqërisë ndaj sukseseve dhe të arriturave të personave shurdhmemecë. Në këtë javë, organizatat dhe shoqatat e shurdhmemecëve në anë e mbanë botën prezantojnë progresin dhe sukseset e tyre për të gjithë publikun në botë si dhe bëjnë informimin e publikut në lidhje me kërkesat dhe nevojat e tyre. Organizimi i këtij manifestimi e forcon më tepër unitetin dhe solidaritetin mes personave shurdhmemecë dhe përkrahësve të tyre dhe e përshpejton procesin e realizimit të të drejtave të shurdhmemecëve në të gjithë botën.

Të folurit është një prej karakteristikave dalluese të njeriut dhe njeriu nëpërmjet të folurit, komunikon me individët e tjetër të shoqërisë, kupton dhe i bënë të tjerët që ta kuptojnë. Edhe Shurdhmemecët mundohen që me një metodë të veçantë të komunikojnë me të tjerët. Gjuha e shenjave është gjuha e komunikimit të shurdhmemecëve e cila bëhet shkak këta persona të komunikojnë me njëri-tjetrin. Sot shumë prej shurdhmemecëve e përdorin gjuhën e shenjave për të komunikuar me të tjerët dhe pikërisht për këtë arsye është e nevojshme që të merren parasysh dhe të respektohen të drejtat e këtyre individëve në të gjitha vendet e botës. Gjuha e shenjave është sistem arbitrar i veçantë i rregulluar dhe i sofistikuar gjuhësor i cili për transmetimin e kuptimit, në vend të modeleve të zërit apo të shkrimit në gjuhë, përdor modelet e shenjave të dukshme.

Në botën e sotshme me përhapjen e gjuhës së shenjave, problemi i shurdhmemecëve në komunikimin me të tjerët është zgjidhur deri në një masë të madhe, mirëpo problemi kryesor i këtyre personave është komunikimi me individë që dëgjojnë dhe flasin. Pikërisht për këtë arsye Shoqata Botërore e Ndërlidhësve të Gjuhës së Shenjave WASLI dhe Federata Botërore e Shurdhmemecëve (WFD), kanë marrë ndihmë nga ndërlidhësit me kredibilitet të IS që janë pikërisht ata ndërlidhës shurdhmemecë të cilët janë konfirmuar nga WFD-WASLI si ndërlidhës dhe komentatorë përkatës. Edhe pse shpenzimet për punësimin e këtyre ndërlidhësve me kredibilitet bien në sy më shumë, mirëpo duke marrë parasysh faktin se edhe pasojat e përkthimit jo të drejtë nuk janë aspak të vogla, ato shpenzime duket të arsyeshme. Personat shurdhmemecë të cilët marrin pjesë në mbledhje dhe takime të niveleve më të larta, vetëm atëherë mund të kenë qasje të duhur në informacione dhe t'i prezantojnë pikëpamjet e tyre kur cilësia e përkthimit të jetë e përshtatshme dhe në nivel të duhur. Për të perceptuar më mirë rëndësinë e kësaj çështje mund të përmendet transmetimi online i videove nga ana e OKB në Nju Jork duke shfrytëzuar ndërlidhësit me kredibilitet të WFD-WASLI.

Në Iran Qendra e Shurmemecëve është themeluar në vitin 1960, e cila në realitet është degë e Federatës Botërore të Shurdhmemecëve në Iran. Kjo qendër ka 30 zyra në qytete të ndryshme të Iranit që secila prej tyre në bazë të kushteve dhe potencialeve që posedojnë, mund t'i ofrojnë shërbime përkatëse qytetarëve dhe klientëve të tyre. Gjithashtu Organizata Kombëtare për Mirëqenien e Shurdhmemecëve Iranianë e cila është një organizatë që vepron nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, është themeluar në vitin 1971.Qëllimi i themelimit të kësaj organizate është krijimi i një koordinimi mes institucioneve shtetërore, joqeveritare dhe bamirëse për aktivitet në këtë drejtim. Në programin e kësaj organizate, prioritet janë parandalimi, kurimi, arsimimi dhe gjithashtu sigurimi i punës dhe mirëqenies sociale për personat shurdhmemecë, gjysmëshurdhmemecë dhe për ata të cilët kanë problem në të folur.

Më vonë u formua edhe Komiteti i Hulumtimit dhe Zhvillimit të Gjuhës Persiane të Shenjave në vitin 1973 në Organizatën Kombëtare për Mirëqenie Sociale të Shurdhmemecëve që aktualisht selinë e ka në Universitetin e Shkencave të Mirëqenies Sociale dhe Rehabilitimit të Iranit. Në këtë komitet, janë mbledhur disa ekspert shurdhmemecë që të hulumtojnë dhe studiojnë rreth shenjave iraniane dhe persiane të cilat për shkak të gjerësisë gjeografike dhe dallimeve kulturore, kanë larmi shumë të madhe. Ata në këtë hulumtim merrnin pjesë në forume dhe takim kolektive të shurdhmemecëve ose në diskutime shoqërore, ekonomike, kulturore dhe argëtuese të tyre në mënyrë që të mblidhnin informacione për mënyrën e përdorimit të shenjave për secilën fjalë të përdorur. Pas mbledhjes dhe regjistrimit të shenjave, ato janë shqyrtuar dhe analizuar në mbledhjet profesionale të Organizatës. Në këto mbledhje për një fjalë shqyrtoheshin dhe analizoheshin disa shenja duke marrë parasysh kulturën e rajoneve të ndryshme të vendit dhe miratoheshin në përgjithësi ato shenja të cilat merrnin konfirmimin e duhur nga aspekti shkencor, estetik dhe nga aspekti i lehtësisë. Sot në Iran përdoren tre lloj shenja në kuadër të kësaj gjuhe. Shenjat natyrore të cilat konsiderohet si mjet kryesor për komunikim mes personave shurdhmemecë ndërsa personat që dëgjojnë dhe flasin nga njëherë i përdorin ato shenja në rast nevoje si mjet ndihmues për të kuptuar dhe shpjeguar gjërat. Një lloj tjetër i atyre shenjave, janë shenjat zyrtare të cilat vërehen kryesisht në programet televizive të shurdhmemecëve si në lajmet e shurdhmemecëve dhe lloji tjetër i shenjave, janë shenjat e shkruara. Ky lloj i shenjave janë mjet ndihmues për ta bërë të kuptueshme të folurin që përdoret në formë titrash për filma ose në programet televizive.  

Xhabar Baghçeban është personi i parë në Iran i cili ka futur mësimin optik dhe akustik në aparatin arsimor të këtij vendi dhe për herë të parë ka filluar të mësojë dhe edukojë fëmijët shurdhmemecë në Iran. Ai cili ka filluar të punojë si arsimtar në vitin 1919, me regjistrimin e tre fëmijëve shurdhmemecë, mori hapin e parë në arsimimin e këtij grupi të personave shurdhmemecë. Xhabar Baghçeban u mësoi nxënësve të tij që në vend se të dëgjojnë me veshë, të mësojnë duke shikuar me sy në mënyrë që të kenë më shumë mundësi për të mësuar dhe për të folur. Prandaj, për ta bërë zërin e perceptuar për nxënësit e tij shurdhmemecë, ai mori ndihmë nga shqisa e të shikuarit dhe prekjes dhe pas shumë mendimeve dhe punës së madhe dhe zbulimit të sekreteve të tingujve të gjuhës persiane, zanorët e gjuhës persiane i klasifikoi në dy grupe, zanorët e laringut dhe zanoret e frymëmarrjes.

E meta në të dëgjuar është një prej të metave më të përhapura me të cilën lindin njerëzit me një përhapje 1 në 500 foshnje. Kjo e metë ndodhe si rezultat i një zhvillimi në disa gjene. Faktorët gjenetik, ambienti ose të dy së bashku luajnë rol në shfaqjen e kësaj të mete dhe mbi 50% e shkaqeve të mosdëgjimit lidhen me faktorët gjenetik. Janë zhvilluar shumë studime të ndryshme në lidhje me ndikimin negativ dhe të vazhdueshëm të shurdhimit në komunikim dhe cilësinë e jetës së personave shurdhmemecë. Prej masave të mara për mënjanimin e kësaj të mete mund të veçohet kullimi gjenetik i individëve dhe përdorimi i mjeteve për dëgjim si aparatet që vendosen në vesh. Masat e tjera janë marrë me përdorimin e medikamenteve përkatëse që aktualisht një numër i tyre janë duke i kryer testet e fazës përfundimtare.  

Prej masave më të rëndësishme në këtë drejtim është kurimi gjenetik. Kurimi gjenetik është një metodë kuruese shpresëdhënëse e cila është duke u shqyrtuar për mënjanimin e shumë sëmundjeve trashëguese. Kjo metodë posedon mundësinë për rikthimin e shqisës së të dëgjuarit duke ngadhënjyer mbi të metat funksionale të krijuara nga zhvillimi gjenetik. Përveç kësaj, kurimi gjenetik në mënyrë potenciale mund shfrytëzohet për t'i detyruar qelizat e flokëve që të rindërtohen nëpërmjet transferimit të gjeneve të domosdoshme për t'i dalluar qelizat e flokëve në aparatin e veshit, gjë që në këtë drejtim janë kryer testime dhe eksperimente të suksesshme.  

Që nga viti 2018, me miratimin dhe zyrtarizimin e gjuhës së shenjave nga ana e OKB, data 23 shtator, është emëruar Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave dhe manifestohet si një pjesë e Javës Ndërkombëtare të Shurdhmemecëve. Në vitin 2019, tematika e përgjithshme e ditës ndërkombëtare të gjuhës së shenjave është "Të Drejtat Gjuhës së Shenjave për të Gjithë". Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave përkon me Javën Ndërkombëtare të Shurdhmemecëve dhe në secilën ditë të kësaj jave, do të thotë nga 23 deri më 29 shtator, janë caktuar tematika të ndara si të drejtat e gjuhës së shenjave për të gjithë, të drejtat e gjuhës së shenjave për të gjithë fëmijët, të drejtat e gjuhës së shenjave për të moshuarit shurdhmemecë, të drejtat gjuhës së shenjave për individët e verbër shurdhmemecë dhe për shurdhmemecët me të meta fizike, të drejtat e gjuhës së shenjave për grat shurdhmemece, të drejtat e gjuhës së shenjave për refugjatët shurdhmemecë etj..

Sa i përket rëndësisë së shqisës së të dëgjuarit, kjo thënie e Helen Keller flet më shumë se çdo fjalim tjetër. Helen Kelle si një prej individëve të veçantë më të suksesshëm, ka qenë edhe e verbër edhe shurdhur. Helen Keller ka thënë: "Nëse do të më jepet mundësia që të rimarrë njërën prej këtyre dy shqisave, do të preferoja të mbes e verbër, por të dëgjoj". Nëse do të privohemi nga mirësia e të dëgjuarit, edhe pse arsimimi për ne nuk do të jetë i pamundur, por është shumë i vështirë.  Prandaj përkushtimi në këtë mirësi hyjnore e cila është një prej rrugëve shumë të rëndësishme për të mësuar dhe kuptuar, na bënë të gjithë neve që të jemi falënderues dhe mjafton vetëm të paramendojmë të jemi të shurdhër, atëherë e kuptojmë me të vërtetë se çfarë vlere ka shqisa e të dëgjuarit. Prandaj, Zoti i madhëruar në Kur'anin e shenjët ka thënë: "Nëse Zoti do t'ua marrë juve shqisën e të dëgjuarit dhe të shikuarit dhe t'ua mbyllë zemrat tuaja, atëherë cili zot mund t'ua kthejë juve këto shqisa?!".